TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Tetor 2025, 10:38

A ka qenë kryeministri në takimin e Arubës? Berisha: Në dosjen belge ka dalë emri i Edi Ramës!

Shkruar nga Pamfleti

A ka qenë kryeministri në takimin e Arubës? Berisha: Në

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se emri i kryeministrit Edi Rama ka dalë në dosjen “Aruba” në Belgjikë.

Jashtë dyerve të SPAK, Berisha u shpreh se një nga pjesëmarrësit e hetuar nga drejtësia belge, ka deklaruar se ka pasur dakordësi më kryeministrin Rama që të paratë e tij të investoheshin në vendin tonë.

"Nuk e kam nga gazetari italian. Të parët që kanë bërë publik dosjen Aruba është gjykata belge ku ka dalë emri i Edi Ramës. Di 100 për qind të sigurt që një nga pjesëmarrësit ka deklaruar që janë marrë vesh me kryeministrin dhe i ka premtuar se do të investojë paratë në Shqipëri", tha Berisha.

Pyetje: A keni dokumente për këtë që thoni?

Sali Berisha: Konfirmimim të plotë nga miqtë e mi kam por dokumente nuk kam ende.

Lini një Përgjigje