Aktivistja Evi Kokalari shkruan se Sali Berisha po bën pazar me Edi Ramën për Bashkinë e Tiranës.
Ajo iu referohet emrave që kanë dalë këto ditë, si kandidatë nga PD për Bashkinë e Tiranës.
“Filloi tallja masive me zgjedhjet e radhës. Po riciklojnë të njëjtat figura që aktivizuan kur i trëmbi dalja ime veç në 2023.
Atëherë ju thashë kush ishte pas tyre. Tashmë, pa pikë turpi, dhe Binaj dhe Çepani janë prapë në lojë.
Kësaj radhe për bashkinë, ose e thënë më qartë, për të përçarë votën e opozitës dhe për t’i siguruar fitoren Ramës në bazë të pazareve të radhës.
Ka një bojkotim të brëndshëm në atë opozitë dhe pa luftuar djallin që keni në shtëpi, nuk do fitoni kurrë kundër Ramës”, shkruan ajo.
Aktori i humorit Florjan Binaj, ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Në një deklaratë publike të shpërndarë në rrjetet sociale, Binaj tha se vendimi i tij vjen si një thirrje për ndryshim dhe për t’i rikthyer qytetarëve besimin tek institucionet lokale.
Binaj i fton qytetarët, intelektualët, të majtë e të djathtë, si dhe partitë politike që sipas tij “duan realisht ndryshimin”, të mbështesin nismën e tij.
Binaj hyn në këtë garë duke pasur përballë kandidaten e Partisë Socialiste, Ogerta Manastirliu si dhe Arlind Qorin nga Lëvizja Bashkë.
Lini një Përgjigje