TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2025, 21:05

Rama ironizon PD, reagon Bardhi: Kryeministër karagjoz

Shkruar nga Pamfleti

Rama ironizon PD, reagon Bardhi: Kryeministër karagjoz

Kryeministri Rama dhe kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, duket se e kanë nisur me meme fushatën për zgjedhjet vendore që do të mbahen më 9 nëntor.

Në një postim në Facebook, Rama ironizoi PD me një foto të një dyqani të nxjerrë në shitje, ku kishin mbetur ende posterat nga koha kur ishte përdorur si degë e Partisë Demokratike gjatë fushatës së zgjedhjeve të përgjithshme të 11 majit.

“Shitet dyqani”, shkruhet në derën e kësaj njësie.

Rama ironizon PD, reagon Bardhi: Kryeministër karagjoz

Pak orë më vonë, Gazment Bardhi postoi një foto të ngjashme, këtë herë të një dyqani në Cërrik, të dhënë me qira.

“Jepet me qera”, shkruhet në derën e kësaj njësie. "Përgjigje për Kryeministrin karagjoz të Shqipërisë", shkruan Bardhi në mbishkrimin e fotos duke iu përgjigjur kështu Ramës.

Rama ironizon PD, reagon Bardhi: Kryeministër karagjoz

Zgjedhjet e 9 nëntorit do të zhvillohet në 6 bashki të vendit, Tiranë, Mat, Cërrik, Berat, Vlorë e Tepelenë. Vëmendja më e madhe është e përqendruar të zgjedhjet e Tiranës, pas shkarkimit të kryetarit Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej shkurtit të këtij viti.

 

Lini një Përgjigje