TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2025, 10:43

Si e priti familja kandidimin si Kryebashkiake? Manastirliu rrëfen bisedat e para me vajzat dhe bashkëshortin

Shkruar nga Pamfleti

Si e priti familja kandidimin si Kryebashkiake? Manastirliu rrëfen bisedat

Tirana nuk do të ketë vetëm të parën kryetare grua në zgjedhjet e 9 nëntorit, por Ogerta Manastirliu do të hyjë në grupin e atyre njerëzve që do të bëjnë histori. Kështu u shpreh Kryeministri Edi Rama në podcastin ‘Flasim’ në të cilën kishte të ftuar Ogerta Manastirliun, deputeten socialiste, e cila në 11 shtator u shpall nga kreu socialist si kandidatja e PS-së për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës.

Duket se Rama ka nisur fushatën për Tiranën nga podcasti i tij 'Flasim' që e ka rikthyer pas disa muajsh ndërprerjeje.

Kryeministri ka zgjedhur këtë mënyrë për t'i dhënë një hov fushatës për zgjedhjet e pjesshme, madje duke fajësuar 'brutalitetin e drejtësisë' për situatën që çoi në shkarkimin e Erion Veliajt si Kryebashkiak i Tiranës, edhe pse për rreth dy javë ishte Edi Rama që dirigjoi me kujdes çdo vendimmarrje, nga salla e Këshillit Bashkiak, deri në vulosjen e vendimit nga Qeveria. 

Për më shumë se 1 orë, Rama i dha kohën e mjaftueshme Manastirliut për të bërë rrëfimin e saj, që nga fëmijëria, por edhe për të evidentuar kontributet e saj në PS apo institucione. 

Manastirliu ka bërë një rrëfim të gjatë, që nga fëmijëria, angazhimi si aktiviste në Partinë Socialiste, dhe më pas karrierën e saj në Bashkinë e Tiranës, gjatë kohës kur ajo drejtohej nga Edi Rama (mandati i dytë si Kryebashkiak) dhe më pas karrierën politike.

Gjatë intervistës, Manastirliu ka rrëfyer se si ka reaguar familja e saj lajmin për kandidimin.

“Altea më tha: Si ka mundësi që nuk të pyeti, Emil më tha: Nuk ke çfarë t’i bësh tani, do ta bësh edhe këtë gjë.

Ermali ishte i vetmi që ndryshe nga herët e tjera nuk më shkroi direkt, por më pas patëm një bisedë të gjatë”, tha ajo.

Ndërkohë kryeministri Rama u shpreh se arsyeja se përse nuk ia ka thënë më parë lajmin se sa ta dëgjonte live në Asamblenë e Partisë Socialiste, ishte fakti se nuk ka njeri perfekt.

Pjesë nga biseda

Ogerta Manastirliu: Me Ermalin jam dashuruar në gjimaz. Kemi ndërtuar jetën tonë së bashku. I thamë po njëri-tjetrit në 2005, 20 vite më parë. Mbasi mbaruam shkollën. Familja e dinte, kanë qenë të hapur. Shkoja tek shtëpia, nuk kishim pengesa. U bëra nënë po në të njëjtin vit që u martuam. Ndërsa vajza e dytë erdhi në vitin 2009. Cdo gjë duhet të ketë kohën e vet. Të marrit vendime për të pasur familje më të madhe duhet të kesh kohë për t’iu përkushtuar. Koha ime ka qenë e limituar për shkak të këtij rrugëtimi. Familja është forca ime e madhe. Ermali është kolona ku mbështetem dhe gjej prehjen sepse më ka lehtësuar nga angazhimet që duhet të kisha si nënë në raport me vajzat. Komplimentojmë njëri-tjetrin.

Edi Rama: E di cfarë domethënë të kesh burrin kryetar bashkie e kryeministër. Është një peshë dhe një sakrificë që askush nuk e kupon. Unë përpiqem deri diku ta kuptoj po as un nuk e kuptoj. Sesi është për burrin që ta ketë gruan në një detyrë që kërkon kohë e energji. Ti nuk je njeri orari që shkon në punë në 8 dhe në 4 mbyll derën.

Ogerta Manastirliu: Do të ishte mirë që të merrnim një bashkëvuajtës për ta kuptuar tamam.

Edi Rama: Nuk kam kurajo ta bëj këtë përballje se jam fajtori kryesor.

Rama: Ti do jesh kryetarja e re e Bashkisë së Tiranës. Qoftë ata që na ndjekin, por edhe unë, kemi të drejtë të dimë pak më shumë për historinë tënde. Unë di historinë që nga dita kur jemi takuar në atë furgonin e vogël të zgjedhjeve të para për Tiranën. Ku ke lindur?

Manastirliu: Është jo e lehtë të flasësh për veten, kam lindur në Tiranë, në një familje të thjeshtë tiranase, dy prindërit e mi, mamaja valltare në ansamblin e Operas dhe Baletit, babai ushtarak. Në familjen tonë të vajzërisë, në një shtëpi ku ka mbizotëruar harmonia me dy karaktere të kundërta edhe për arsye të profesioneve të tyre, por që në atë harmoni dhe simbiozë jemi rritur të shëndetshëm dhe me shumë njerëz përreth, familja jonë ka qenë më e madhe se vetë familja e vogël, tek shtëpia jonë 70 metër katror në ish-kinemanë Partizani. Unë jam rritur mes dy gjysheve të mia, hallave, xhaxhait, dajave, tezeve, një familje e madhe që në fakt më ka mësuar se si të jetosh dhe të duash njerëzit, edhe të kesh mundësinë që të marrësh shumë dashuri, gjë që më ka plotësuar dhe kam pasur gjithmonë mbështetje.

Ajo rruga “Luigj Garakuqi” ka një histori, ato janë pallatet e artistëve, kemi jetuar në shkallën tonë me të madhin Çesk Zadeja, dy pallate në tutje me të mëdhenjtë Avni Mula. Inva më vonë, ime më artiste, valltare e ansamblit. Fëmijërinë time kujtoj një kohë të madhe e kam shpenzuar në korridoret e Teatrit të Operas dhe Baletit. Kam parë se si artistët lodheshin aq shumë për të bërë një performancë, nga ana tjetër

 

 

 

2 Komente

  1. A
    Admir

    Na hapet barkun me keto show-t alla psikopat. Na vjen me vjedh dhe me dhjerr. Shpifesire qeveri, cdo gje fallco. Ca hajduter ordinere qe bejne moral.

    1. b
      blerta

      Aman mos vuani kaq shume per kete popull. Njeri ka 25 vjet ne pushtet nga te cilat 12 vjet dhe vazhdon kryeminister. Vuan per dite, pune me orar te zgjatur, qe femijen e shikon vetem ne gjume. Kjo tjetra 10 vjet ministre, leke pa hesap. Vetem % e laboratoreve intermedica dhe spitali Amerikan te analizave te covid, jane shuma marramendese, pa llogarit asgje tjeter. Tani e ka zene nje hall me i madh. Do zgjidhet kryetare bashkise Tiranes. Te dy keq e me keq. Si e marrin persiper. Po me sa duket vetem keta e bejne. Zot i madh ruaji nga gjithe kjo tafma e madhe, grykesi, zullum ku jane futur dhe nuk dine si do dalin. Zhytur ne afera zullum intrige korrupsion.

      Lini një Përgjigje