TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2025, 09:50

Beteja për Tiranën, Rama: Zgjedhje të jashtëzakonshme për shkak të drejtësisë brutale ndaj Veliajt

Shkruar nga Pamfleti

Beteja për Tiranën, Rama: Zgjedhje të jashtëzakonshme

Ogerta Manastirliu, e cila është zyrtarizuar si kandidate e PS-së në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës, që do të mbahen në 9 nëntor, ishte e ftuara e parë e Edi Ramës në podcastin e tij ‘Flasim’ që e ka rikthyer pas disa muajsh.

Në fillim të podkastit, Rama ka folur dhe për zgjedhjet e parakoshme që do të zhvillohen në Bashkinë e Tiranës dhe jo vetëm. Shkarkimin e Veliajt ai e ka konsideruar si një domosdoshmëri për Tiranën, por burgosja e tij erdhi si pasojë e një procesi të dyshimtë që po zhvillohet nga drejtësia.

“Më 9 nëntor qytetarët e Tiranës dhe disa bashki të tjera do të votojnë për kryebashkiak. Të tjerat janë zgjedhje krejt normale ndërsa në Tianë janë të jashtëzakoshme dhe jo sepse Tirana është kryeqyteti, Tirana mbeti pa kryebashkiak për shkak të një zhvillimi brutal të drejtësisë. Veliaj u mor nga zyra pa gjyq dhe u çua në parabugim ku po mbahet ende prej muajsh mes një procesi me standarte që janë të dyshimta”, tha Rama.

Nga 10 shkurti i 2025, Veliaj ndodhet në paraburgimin e Durrësit, ndërsa së fundmi ka një betejë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me vendimin për shkarkimin e tij si Kryebashkiak i Tiranës.

Veliaj ka refuzuar vendimin e Qeverisë që e shkarkon nga detyra, një proces i dirigjuar me kujdes nga Edi Rama, për gati 2 dy javë deri në formalizimin e kërkesës nga Këshilli Bashkiak i Tiranës dhe më pas vulosjen nga Këshilli i Ministrave me një vendim.

Lini një Përgjigje