TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2025, 21:53

Edhe Lapaj në garë për Tiranën? Kreu i Shqipëria Bëhet: Do pres deri në momentin e fundit

Shkruar nga Pamfleti

Edhe Lapaj në garë për Tiranën? Kreu i Shqipëria

Adriatik Lapaj, kreu i Shqipëria Bëhet, nuk e ka përjashtuar mundësinë e një kandidimi për Bashkinë e Tiranës.

I ftuar në studion e “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN, kur u pyet nëse do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, ai tha:  “Nëse përgjigjem, i bie që të paragjykoj procesin që po ndodh. Do pres deri në momentin e fundit që do kemi një kandidat të pavarur në Tiranë, që ai të ftojë edhe të majtët. Ka momente që nuk mund të mendojmë për partinë, por totalisht për Shqipërinë”.

Ai shtoi nëse del një zonjë dinjitoze, e përgatitur, që ka kontribute, dhe shpall kandidaturën e pavarur, do të jem i pari që do dal dhe do e mbështes.

Kur u pyet specifikisht për Edlira Çepanin, Lapaj u përgjigj: “Do e mbështesja patjetër. Menjëherë! Ajo është zonjë dhe nëse është ajo, për vlerat që përfaqëson, do ta mbështesnim sepse mendoj se i vlen qytetit”.

Lini një Përgjigje