TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2025, 21:23

Qori sfidon Ramën dhe Berishën: Garoj për Tiranën si alternativë anti-sistem, jam më optimist se kurrë!

Shkruar nga Pamfleti

Qori sfidon Ramën dhe Berishën: Garoj për Tiranën si

Drejtuesi i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori ka treguar pse ka vendosur që forca e tij politike të hyjë e vetme në garën për Bashkinë e Tiranës.

Qori u shpreh se Lëvizja Bashkë është ndryshe nga partitë tradicionale dhe për këtë ajo do të marrë pjesë me kandidatët e saj në çdo palë dhe lloj zgjedhjeje.

Ai kritikoi partitë e vjetra, që sipas tij janë bashkëpunëtore në të gjitha të këqijat që i kanë sjellë Shqipërisë.

Ne jemi shumë ndryshe nga partitë tradicionale në Shqipëri. Në këto zgjedhje e në çdo zgjedhje tjera, ne do të garojmë me kandidatët tanë”, tha Qori.

“Unë kam kandiduar në vitin 2023 për kryetar dhe patëm një rezultat të mirë. E njoh mirë qytetin, njoh problemet e qytetit dhe i përjetoj vetë ato. Lëvizja BASHKË e projekton veten si një alternativë ndaj sistemit prandaj vendosëm të shkojmë të vetëm në zgjedhje”, tha Qori.

Ai theksoi se besojnë në ideale dhe nuk duan të kenë lidhje me partitë e korruptuara, duke shtuar se “Shqipëria mund të rikthehet në rrugën e saj nëse Lëvizja BASHKË do të ketë mundësi të qeverisë në struktura lokale ose vendore.”

“Sigurisht, në garë hyhet për të pasur sukses. Do të donim të kryesonim Bashkinë e Tiranës, por për ne sukses do të ishte dhe po të merrnim një rezultat më të mirë se herët e tjera. Duam që qytetarët të përqafojnë idetë tona. Jam optimist më shumë se kurrë, dhe kuptoj që pakënaqësia e qytetarëve është kombinuar me shpresën për një ndryshim rrënjësor”, përfundoi Qori.

Lini një Përgjigje