
Ermal Hasimja ka shpallur kandidaturën e tij për kryetar të Bashkisë së Tiranës.
Hasimja iu drejtua drejtpërdrejt Sali Berishës, duke e njoftuar publikisht se pranon të kandidojë sipas kritereve që kreu i PD-së përcaktoi këtë të shtunë.
Hasimja u shpreh se kërkon mbështetjen e Berishës dhe të partive opozitare, duke paraqitur kandidaturën e tij si një kandidat të pavarur dhe përbashkues për opozitën.
“Me duket pozicioni logjik është që një opozitë e bashkuar të dalë me një kandidat të pavarur, i cili do të mbështetet nga një shumicë sa më e madhe e partive opozitare. Berisha ka kërkuar që edhe kandidatët e tjerë të shprehin dëshirat dhe ambiciet e tyre. Duke pasur këtë mundësi, unë po i drejtohem zotit Berisha dhe kryesisë së PD-së, si dhe forcave të tjera opozitare, duke ju paraqitur publikisht kandidaturën time për kreun e Bashkisë së Tiranës, me të njëjtat kritere që ai ka përcaktuar: kandidat i pavarur, pa logo specifike partie, i mbështetur nga shumica e opozitës. Prandaj, zoti Berisha mund ta quajë kandidaturën time të paraqitur dhe ta shqyrtojë”, tha Hasimja për Euronews Albania.
BRAVO ERMAL....DOTE KESHE.MBESHTETJEN E GJITHE QYTETARISE SE DJATHTE TE TIRANES...PERSONALISHT TIMEN.FAMILJES ..DHE TE SHOQERISE QE UN KAM.. NJE POROSI ASHTU SI JU DREJTOVE DOKTORIT... BEJE HAPUR EDHE PER LULZIM BASHEN SE NE ZGJEDHJET E 2021 E VOTUN 760000 TE DJATHTE ..BEJE EDHE PER TE KRYETARET E PARTIVE TE DJATHTA ..PER PENSJONISTET NE VECANTI ..DHE PER MAJTET QE E REFUZOJNE HAJDUTIN RAMA