TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2025, 15:45

Iu çoi sërish fadromat, Rama kërcënon ndërtuesit në Theth: Do gjeni belanë!

Shkruar nga Pamfleti

Iu çoi sërish fadromat, Rama kërcënon ndërtuesit

Teksa ka publikuar pamjet nga aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje është rikthyer sërish në Theth, kryeministri Edi Rama ka vijuar retorikën e kërcënimit.

Rama ka paralajmëruar ndërtuesit se kushdo që ndërton pa leje do të gjejë belanë.

Kreu i qeverisë shprehet në Facebook: “Kush ndërton më pa leje, investon vetëm për belanë e vet. Theth përsëri dhe kudo përsëri e përsëri, deri në fund, për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian”.

Theksojmë që dhjetëra forca policie bashkë me inspektorët e IKMT, IMT të bashkisë, forcat xhenio dhe fadroma mbërritën që në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin turistik të Thethit duke vijuar aksionin e lënë në mes gjatë verës për prishjen e ndërtimeve pa leje.

Në total janë 8 objekte në listë që priten të shemben fillimisht, godina trekatëshe dhe 7 shtëpiza druri të ndërtuara pa leje për të cilat janë marrë vendimet përkatëse nga IMT.

 

2 Komente

  1. B
    Bravo Pamfleti

    Çfarë po bën trimi ynë për Tiranën, apo dikush i ka kërkuar Thethin, dhe prandaj është yxhym të shkatërrojë?

    1. b
      berti

      Nuk arrij ta kuptoj, sesi mund te besohet dhe te votohet perseri ky monster kryeminister!!!!!!

      Lini një Përgjigje