TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2025, 14:38

Gara për Tiranën, Berisha sulmon Manastirliun: Ka kryer krime kundër njerëzimit, do ta çojmë në Gjykatën Ndërkombëtare

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Tiranën, Berisha sulmon Manastirliun: Ka kryer krime

Kryetari i PD, Sali Berisha sulmoi kandidaten socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu.

Berisha tha se vendimet e Manastirliut gjatë drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë në nivelet e krimeve kundër njerëzimit.

Kreu i PD, paralajmëroi se PD mund të dërgojë një dosje në Gjykatën Ndërkombëtare për Manastirliun.

"Ndaj dhe unë u ftoj të përqendrohemi në një përgjigje. Koha është jashtëzakonisht e ngushtë, e shkurtër, por duke pasur parasysh se përpara nga organizata kriminale e PS është një nga eksponentët më kryesorë të krimit, që me qëndrimet e saj u garantoj se jo në Shqipëri, dhe do ta konsiderojmë këtë nëse mund të përgatitet një dosje për gjykatën ndërkombëtare, pasi janë lënë të sëmurët në mëshirën e ilaçeve të skaduara, duke ua ndërruar etiketat, ka akte makabre, janë lënë muaj të tërë aparaturat e prishura, të cilat mund të rregulloheshin brenda një jave maksimumi.

Pra, janë shumë akte që për Altin Troplinin nuk përbëjnë vepër penale, por për konventat ndërkombëtare janë akte që ngjiten në krime kundër njerëzimit. Ndaj dhe ne do i konsiderojmë… nuk mund të them se duhet të këshillohemi me juristë me eksperiencë, por për mendimin edhe e meriton plotësisht si një qëndrim ndaj këtij regjimi", tha Berisha.

Lini një Përgjigje