
Kreu i PD Sali Berisha, ka realizuar një konferencë me gratë dhe vajzat e PD, ku ka folur lidhur me problematikat e jetës së gruas shqiptare.
Ai tha se pasojat e narkoshtetit i paguajnë gratë, pasi fëmijët dhe burrat e tyre janë larguar.
Ndër të tjera, Berisha nuk la pa përmendur edhe numrin e lartë të vrasjeve dhe dhunës ndaj grave.
"Sot, ato janë punonjëse, punëtore, ekspertet më të keqpaguara në gadishullin e Ballkanit. Por, jeta e gruas shqiptare në narkodiktaturën autoritare të bazuar mbi drogën është me shumë drama, është jashtëzakonisht e dhimbshme. Çfarë ndodh me instalimin e narkoshtetit?
Paraja e drogës, është një para toksike, e cila shkatërron me mijëra e mijëra vende pune, falimenton me qindra ndërmarrje eksporti dhe le si alternativë të vetme për të rinjtë shqiptarë, largimin nga Shqipëria.
Nuk gjen kund në Europë me vatra bosh, sepse fëmijët janë larguar. Nënat kryefamiljare, sepse burrat janë larguar në emigracion. Nuk ka një vend tjetër të dytë, ku dhuna ndaj grave të ketë këtë agresivitet që ka në Shqipëri dhe që kjo, duhet ta pranojmë. Në qoftë se, trashëgimia jonë, nuk është se na bën dhe shumë nder raportet gjinore, por përsa i përket vrasjes, ajo ka qenë eksepsioni i të gjitha ekscepsioneve në traditën tonë.
Kurse sot, ne numërojnë numrin më të lartë të vrasjeve të grave, sepse nuk ka një mbrojtje. Sot dhuna nxitet.
Shqipëria, duhet ta kenë të qartë, se kanë kryeministrin më mizogen në Europë. Kryeministër që agreson, zyrtaret, ministret, edhe gazeret, edhe para kamerave, nuk përmbahet. Agreson fizikisht.
A mund të imagjinoni ju, se si reflektohet ky qëndrim i egër i njeriut që humbet kontrollin kur ndodhet para një gazetareje që i bën një pyetje që nuk i pëlqen, apo një ministre që nuk është dakord me mendimin e tij.
Një njeriu që, po t’ia shohësh kabinetin e ka plot me gra dhe vajza, por e kam thënë dhe e them: më rikujton Gedaffin, i cili nuk mbate badigardë, por mbante badigarde", u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje