TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2025, 10:36

“S’dua që efektivët të mendojnë se disa janë të nënës e disa të njerkës", Rama njofton rritje page për zjarrfikësit

Shkruar nga Pamfleti

“S’dua që efektivët të mendojnë se disa

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar rritje rrogash për forcat zjarrfikëse duke u shprehur se “do të përfshihen në formulën e pagave të FA”.

Rama theksoi se rritja e pagës për zjarrfikësit është e domosdoshme dhe e rëndësishme. Më tej, kryeministri u shpreh se ata përballen me sfida kolosale dhe se pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide.

"Do kalojë në tjetër nivel trajtimi e mbështetje! Zjarrfikësit do të përfshihen në formulën e rritjes së pagave të FA.

Do të bëjmë rritje të vazhdueshme të pagës, e domosdoshme dhe e rëndësishme. S’dua që punonjësit e policisë të mendojnë se do jemi ca të nënës e ca të njerkës, por ndaj zjarrfikësve kemi një borxh që s’mund ta lëmë të thellohet. Ata përballen me sfidë kolosale, gjithnjë e më të madhe çdo stinë vere, pagat e tyre nuk i përgjigjen lartësisë së kësaj sfide", tha Rama.

 

Lini një Përgjigje