TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2025, 08:51

PD ende pa emër për Tiranën, Ervin Salianji: Kandidati do të zyrtarizohet brenda 2 ditëve!

Shkruar nga Pamfleti
PD ende pa emër për Tiranën, Ervin Salianji: Kandidati do të
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar garën elektorale për Tiranën.

Ai tha se emri i kandidatit të opozitës për Tiranën do të zyrtarizohet brenda 2 ditëve.

“PD do të jetë shumë shpejt e gatshme për të konkurruar dhe për të zgjedhur alternativën më të mirë për qytetarët”, u shpreh ai, duke njoftuar se kandidati mund të zyrtarizohet brenda 2 ditëve.

“Nuk ka asnjë arsye për vonesë, përveçse diskutimeve me partitë e tjera për të pasur një kandidat të përbashkët”, argumentoi ai.

I pyetur për emra konkretë, ai tha se ka disa etapa që duhen kaluar, megjithatë të shumtë janë ata që shprehen të gatshëm.

“Të gjithë emrat, për të mos veçuar dikë ose tre emrat që janë diskutuar publikisht, janë emra me integritet përballë publikut, që nderojnë me profesionin e tyre, me backgroundin e duhur”, u përgjigj Salianji.

Sa i takon kandidates zyrtare të PS-së, Ogerta Manastirliu, ai tha se duhen vlerësuar raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për ish ministren.

"Shihni ç’a bilanci ka në arsim apo në shëndetësi, shihni raportet e fundit, qoftë edhe ato të Kontrollit të Lartë të Shtetit për tmerret në spitale.", tha ai.

Salianji gjithashtu hodhi poshtë çdo aludim për bojkot nga ana e të djathtëve.

“Partitë politike nuk krijohen për të qëndruar në garazh, PD është e detyruar në çfarëdo lloj rrethane të bëjë betejë. Sidomos PD, nuk mund të ketë asnjë lloj frike për t’u përballur!”, përfundoi Salianji.

kandidati do të zyrtarizohet brenda 2 ditëve pd tirana

Lini një Përgjigje