TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 21:07

Emrat e përfolur për Tiranën, shpërthen Murrizi: Deklaroni publikisht që PD e ka mbyllur 'dyqanin', boll u tallët!

Shkruar nga Pamfleti

Emrat e përfolur për Tiranën, shpërthen Murrizi: Deklaroni

Murrizi, i revoltuar ka shkruar se boll janë tallur dhe se duhet një kandidat me peshë politike për Tiranën.

Myslim Murrizi ka reaguar për emrat e përfolur këto ditë, si kandidatë të Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës.

Murrizi, i revoltuar ka shkruar se boll janë tallur dhe se duhet një kandidat me peshë politike për Tiranën.

Ndryshe, deklaroni publikisht që PD e ka kryer misionin dhe e ka mbyllur “dyqanin” e mos na çani trurin e të na hapni barkun me letra që nuk kanë asnjë mik e asnjë shok apo shoqe në jetën e tyre dhe nuk i voton as familja e tyre, nëse kanë familje”, shprehet Murrizi.

I habitur kur dëgjoj lloj-lloj skuthi politik që kanë ardhur në politikë me të paguar, që propozojnë emra si soji i tyre për kandidat për kryetar bashkie në Tiranë, në emër të PD.

Çfarë fitojnë demokratët nëse bëhet një kryetar bashkie që nuk i njeh, nuk i vlerëson, nuk i respekton dhe, më e keqja, i ka tallur e urryer demokratët prej 12 vitesh në opozitë?

Nga ndryshon ky ose kjo kandidat/e “gjithëpërfshirëse” nga kandidatja e Rilindjes?

Apo nga emri dhe nga ngjyra e flokëve!!!

Kandidati për bashkinë e Tiranës, por edhe për çdo bashki tjetër, duhet të jetë një nga personat më me peshë politike në PD në bashkinë përkatëse.

Ndryshe, deklaroni publikisht që PD e ka kryer misionin dhe e ka mbyllur “dyqanin” e mos na çani trurin e të na hapni barkun me letra që nuk kanë asnjë mik e asnjë shok apo shoqe në jetën e tyre dhe nuk i voton as familja e tyre, nëse kanë familje.

Boll u tallët me emra leshi.

A nuk ju mjaftoi “tenderi” për listat e mbyllura të deputetëve si varianti Hoti në Shkodër e të tjerë që kapërcyen renditjen sekondat e fundit”, shkruan Murrizi në Facebook.

Lini një Përgjigje