TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 18:57

Rama ultimatum socialistëve: Mos komentoni dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Rama ultimatum socialistëve: Mos komentoni dekretin e Presidentit për

Kryesocialiti Edi Rama u ka dhënë ultimatum të vetëve që të mos bëjnë asnjë koment lidhur me dekretin e Presidentit për zgjedhjet në Tiranë.

Urdhrin Rama e dha gjatë takimit të sotëm me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit në funksion të fushatës për kryeqytetin.

Rama citohet të ketë deklaruar se dekreti i presidentit është i rregullt dhe duhet të shkohet përpara me fushatën.

Po ashtu kryeministri u ka kërkuar të përveshin mëngët e të prodhojnë një fitore historike për PS në këto zgjedhje në Tiranë me Ogerta Manastirliun.

Kjo mbledhje ka shërbyer për të ndarë skuadrat të cilat do të punojnë në çdo njësi të Tiranës. Si duket Rama ka frikë nga rezultati që mund të marrë në Tiranë, ndaj i ka angazhuar të gjithë socialistët.

 

1 Komente

  1. B
    Blegtori

    Perse i bien kot me qafe presidenti? Ai buke e kos po ha. Mekat ta ngasesh!

    Lini një Përgjigje