TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 16:57

Rama sinjal se nuk ka kthim pas për zgjedhjet në Tiranë, mbledh në takim strukturat e PS!

Shkruar nga Pamfleti

Rama sinjal se nuk ka kthim pas për zgjedhjet në Tiranë, mbledh

Kreu i qeverisë ka mbledhur te Hotel Tirana strukturat e partisë në kryeqytet...

Kryeministri Edi Rama nuk ka ndërmend të bëjë asnjë hap pas sa i takon zgjedhjeve në Tiranë, ndonëse çështja ka shkuar në Kushtetuese.

Ashtu sikundër u paralajmërua që në fillim, Babloku e ka bërë fakt të kryer që Manastirliu do të jetë pasuesja e Veliajt dhe nuk ka gjykatë e ligj që e ndal.

Erion Veliaj ka ankimuar në Kushtetuese dekretin e Presidentit, duke kërkuar pezullim të tij për Tiranën, me argumentin se ka shkelje të Kushtetutës. Por Rama nuk duket se shqetësohet nga kjo pjesë, pasi për të më 9 nëntor do të kemi zgjedhje në kryeqytet.

Rama sinjal se nuk ka kthim pas për zgjedhjet në Tiranë, mbledh

Kreu i qeverisë ka mbledhur te Hotel Tirana strukturat e partisë në kryeqytet, ku do të diskutohet mbi përgatitjen për zgjedhje. Të pranishëm në këtë takim ishin ministra, deputetë dhe ish-deputetë socialistë, të cilëve Edi Rama u kërkoi mobilizim maksimal për të mbështetur kandidaten Ogerta Manastirliu.

Ju njoftojmë se kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, mbledh në takim Strukturat Politike të Tiranës; nesër, e premte, datë 3 tetor 2025 ora 16:30. Vendi: Hotel Tirana International (Salla Akrenia – kati 1). Ju lutem siguroni pjesëmarrjen”, ishte mesazhi që ka shkuar në struktura për takimin e Ramës.

Pritet që Rama të japë direktiva për organizimin e degëve të Tiranës dhe strategjinë që do të ndiqet në këto zgjedhje.

Rama sinjal se nuk ka kthim pas për zgjedhjet në Tiranë, mbledh

Kujtojmë se Veliaj nga ana tjetër ka paralajmëruar se nuk do të dorëzohet. Ai fillimisht ankimoi shkarkimin, por pavarësisht kësaj Presidenti dekretoi zgjedhjet me argumentin se Veliaj u shkarkua për mungesë në detyrë dhe për këtë arsye ai duhet të drejtohet te Gjykata Administrative dhe jo te ajo Kushtetuese.

Por pavarësisht kësaj, avokatët e Veliajt kanë bërë një shtesë në padi, duke kërkuar shpalljen e pavlefshme të dekretit dhe pezullimin e zgjedhjeve në kryeqytet. Tani topi është te Kushtetuesja, e cila vijon të heshtë, ndonëse është çështja më sensitive e momentit. Por Rama po na jep sinjale se çfarëdo të bëjë Kushtetuesja, nuk ka ndërmend të tërhiqet.  /Pamfleti

2 Komente

  1. B
    Brozalini

    Nuk pyet Rama për kurrfarë Kushtetuese. Ai është si Lala Kros: " Vetë shkruan e Vetë vulos". I lumêt, s' ka kë pyet. - Luaje sa ta kesh n' dorë,- thotë popullit, - se pastaj e merr miku.

    1. B
      Besa

      Alibaba mbledh 40 qe jane me shume se 4000 qe do ndajne placken e vjedhur. Nje cete banditesh zullumqare qe krekosen e mburren me leket e vjedhur. Ky eshte morali i pushtetit. Nje njeri i diskretiduar i konsumuar i paafte qe dhe ose pas 12 vjeteve prape do pushtet. Nuk ngopet. Leshohen zuzaret , kriminelet , drejtoret, deputete ministrat, tani me ble vota.

      Lini një Përgjigje