TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 14:49

Padia e Erion Veliajt, deputeti demokrat: Gjykata duhet të shprehet urgjent, dekreti shkeli Kushtetutën

Shkruar nga Pamfleti
Padia e Erion Veliajt, deputeti demokrat: Gjykata duhet të shprehet
Erion Veliaj

Deputeti demokrat Saimir Korreshi dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të dekretit të Presidentit Bajram Begaj, nga avokatët e Erion Veliaj, për zgjedhjet e 9 nëntorit, e sheh si urgjencën më të madhe për Kushtetuesen, shprehjen për këtë çështje.

Ai deklaroi se dekreti i Presidentit është marrë në kundërshtim flagrancë me Kushtetutën e Shqipërisë.

"Nuk ka urgjencë më të madhe për Gjykatën Kushtetuese, se sa të ndjekë kërkesën e mbi 30 deputetëve për kundërshtimin e dekretit të Presidentit. 

Që në krye të herës, që thotë se e kemi marrë në shqyrtim duket qartë se Gjykatën Kushtetuese loz me interpretim. 

Gjykata Kushtetuese duhet të kishte pezulluar urgjentisht shkarkimin e Erion Veliaj. 

Gjykata Kushtetuese la shteg dhe artificën që kanë përdorur, duke mos bërë shkarkimin direkt Këshilli i Ministrave por Këshilli Bashkiak, është artificë e pakuptimtë dhe nuk ha çështje interpretimi. 

Është prapë vendimi i Këshillit të Ministrave ai që atakohet. Nëse ankimohet vendimi i Këshillit të Ministrave, që është ai finali, atëherë patjetër që duhet të ketë pezullim të shkarkimit. 

Ka shkelur ligjin nuk ka ardhur në punë, ndaj është shkarkuar. Gjykata Kushtetuese duhet të heqë një herë dekretin e Presidentit se ka një ankimim. 

Dekreti i Presidentit është marrë në kundërshtim flagrancë me Kushtetutën e Shqipërisë. Nuk mund të kthehet Kushtetuta si një letër pa vlerë në këtë farë feje.", tha Korreshi.

erion veliaj padia në kushtetuese

1 Komente

  1. S
    S...Xh.

    Nuk dime Anglisht. .....Shkkruani ne shqip...

    Lini një Përgjigje