TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 13:26

Sulmet ndaj drejtësië, Rama: Do merrem sërish, është çështje personale 

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet ndaj drejtësië, Rama: Do merrem sërish, është
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot masat për kontrolline territorit. 

Rama u pyet nga gazetarët edhe lidhur me sulmet ndaj drejtësisë.  Kreu i qeverisë nuk tërhiqet ndaj sulmeve teksa u shpreh se do merret sërish, duke e konsideruar një çështje personale. 

"Jam marrë dhe do të merrem prap me ta për çështje të interesit publik, jo me çështje të një individi. Është edhe çështje personale, sepse ata të Unionit janë ata që kërkojnë rritje pagash në mënyrë të vazhdueshme në mos gabohem, prap kanë kërkuar në Kushtetuese rritje pagash, u tejkalua skema natyrale e çdo shteti që ti jepnim mundësinë të ndiheshin të mirëpaguar, janë më të mirëpaguar në rajon, Por kjo s’do të thotë që duhet të jenë mbi Presidentin dhe nuk do të thotë se nëse rriten pagat e infermierëve e mësuesve të rriten pagat e tyre se duan të kenë paga më të larta.

U shqetësuan ata? Por unë si tia bëj?! Kur qytetarët denoncojnë ‘na kanë zënë rrugën'. Çfarë të bëj unë të rri mos të flas fare, qytetarët që e dhanë mandatin të rrinë me zaptuesin që kap një gjyqtar", tha Rama.

 

edi rama

Lini një Përgjigje