TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Tetor 2025, 13:49

Gara për Tiranën, Berisha: Mbështes modelin më konsensual nga opozita, nuk flas për emra

Shkruar nga Pamfleti

Gara për Tiranën, Berisha: Mbështes modelin më konsensual

Kreu demokrat, Sali Berisha, gjatë konferencës për mediat, foli lidhur me kandidatët e opozitës për zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 6 bashki të vendit më 9 nëntor.

Berisha tha se me aleatët kemi diskutuar për modelin që do ndjekim në këto zgjedhje.

“Këto janë emra shumë të mirë. Janë personalitete me vlera qytetare dhe morale të pakrahasueshme.

Partia Demokratike siç unë kam shpjeguar këtu para jush, gjatë këtyre kohëve është marrë me modelin, jo me emrat. Me aleatët tanë ne kemi diskutuar për modelin që do ndjekim.

Dmth; do të jetë një kandidaturë politike e PD apo nuk do të jetë? Do të jetë një kandidaturë politike e koalicionit apo nuk do të jetë? Do të jetë një kandidaturë e pavarur që do e mbështesin të gjitha partitë e koalicionit apo nuk do jetë?

Pra, ku është ujdia më e madhe, me cilin model. Por ne kandidatura kemi, kemi të pakrahasueshme me korbën e kovidit.

Dhe ne nga gara nuk tërhiqemi.

Unë i rezervoj vetes të drejtën që të mos prononcohem. Jam i gatshëm të mbështes modelin që pranohet më gjerësisht nga opozita”, tha Berisha.

Në vijim ai shtoi se në të gjitha Bashkitë ku ka zgjedhje më 9 nëntor, PD do paraqesë kandidaturat më të mira.

“Kudo Partia Demokratike i ka kandidatët e gatshëm. i ka.

Kjo është forca politike kryesore e vendit. Po merren strukturat, por merren me këtë dhe PD do të paraqesë kandidatët më të mire”, tha ai.         

Lini një Përgjigje