TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2025, 09:42

Zgjedhjet në Vlorë, 5 emrat e propozuar nga PD për kandidatë

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet në Vlorë, 5 emrat e propozuar nga PD për kandidatë
Zgjedhjet në Vlorë, 5 emrat e propozuar nga PD për kandidatë

Dega e Partisë Demokratike në Vlorë po vijon konsultimet për përzgjedhjen ekandidatit të kësja force politike në zgjedhjet e pjesshme lokale për këtë bashki.

Nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës me fokus procesin e përzgjedhjes së kandidatit për kryetar bashkie në zgjedhjet e pjesshme. Konsultimet po vijojnë edhe sot, jo vetëm me të gjitha forumet e degës, por edhe me mbledhjet nëpër rajone të ndryshme të qytetit e qarkut.

Emrat e propozuar si kandidatë potencialë për bashkinë e Vlorës janë:  Eralba Kreshpa, Alta Azizi Haluci, Atird Hoxha, Genti Hamzaraj, Rezembrik Serjani.

Procesi i diskutimeve dhe konsultimeve me forumet e PD-së dhe me rajonet pritet të vazhdojë në ditët e ardhshme, me synim finalizimin e kandidaturës që do të përfaqësojë demokratët në garën për kryetar bashkie në Vlorë.

Më pas 5 emrat e vendosur do t’i propozohen kryesisë e cila do të zgjedh kandidaturën më të përshtatshme për këto zgjedhje.

Në avantazh për garën për kryetar bashkie është Atird Hoxha i cili ishte pjesë e garës për deputet, por me votat e diasporës humbi vendin e deputetit. Sot, rreth orës 12:00 përfaqësues zyrtarë të PD Vlorë pritet të kenë një deklaratë për media.

5 emrat e propozuar nga pd për kandidatë

Lini një Përgjigje