TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Tetor 2025, 14:47

"Janë më të mirë se Ogerta”, Berisha zbulon 3 emrat e kandidatëve të PD për Tiranën  

Shkruar nga Pamfleti
"Janë më të mirë se Ogerta”, Berisha zbulon 3
Sali Berisha

Në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha përmendi disa emra të PD-së, që sipas tij, janë kandidatë më të mirë se Manastirliu.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se forca e tyre opozita ka emra të mirë për të garuar përballë socialistes Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës, por theksoi se do të zgjidhet një figurë e përbashkët e opozitës, siç u shpreh ai, për të mbledhur më shumë vota.

Në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha përmendi disa emra të PD-së, që sipas tij, janë kandidatë më të mirë se Manastirliu.

“U garantoj që çdo qytetar me integritet i Tiranës, është 5 herë, 10 herë i pakrahasueshëm më i denjë se Korba e Korrupsionit për atë kandidaturë. Dhe ne kemi pa diskutim kandidatura shumë të mira. Kanë shfaqur dëshirën e tyre publikisht, Adriana Kalaja, Klevisi, Edi Paloka, që janë të pakrahasueshëm me kandidaturat e PS. Kështu që përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer. Por ka lidhje me rekordin elektoral. Tërësinë e votave si opozitë dhe kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje edhe me një moment të dytë. Qindra e mijëra militantë do donin të kishin kandidat dikë prej jush, por disa të tjera do donin të kishin një kandidat jashtë nesh, jo me qëllimin negativ, por me qëllimin më të mirë që të jemi sa më afër fitores”, deklaroi Sali Berisha.

Kryetari i PD, Sali Berisha sulmoi kandidaten socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu. Berisha tha se vendimet e Manastirliut gjatë drejtimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë në nivelet e krimeve kundër njerëzimit.

Kyedemokrati paralajmëroi se PD mund të dërgojë një dosje në Gjykatën Ndërkombëtare për Manastirliun. Berisha ndër të tjera theksoi se opozita nuk do ta bojkotojë garën për Tiranën.

"Bojkoti i cili është një vendim që para çdo padrejtësie të vjen i pari në mendje, është provuar me një efekt destruktiv për opozitat, për ekzistencën e tyre.Opozita nuk duhet të lëshojë pozicionet e saj. Çdo opozitar e ka për detyrë t’i shpjegojë çdo qytetari çfarë është një diktaturë autokratike dhe ku dallon nga një diktaturë totalitare”, u shpreh Sali Berisha.

Për negociatat me partitë aleate përmes grupit të punës që angazhoi, Berisha shprehet qëllimi ishte të eksplorohej modeli dhe jo të gjendej kandidati.

“Për Tiranën unë ngrita një delegacion për të eksploruar, jo kandidatët, por për të eksploruar modelin. A mund të gjenim një model ku të ishim të gjithë të bashkuar si opozitë. Shanset, nëse e mbështet gjithë opozita, të jenë më të mëdha”, tha ai.

 

sali berisha zgjedhjet per tiranen

2 Komente

  1. X
    X

    Edi Paloka më paraziti i parazitëve, më lajkatari i lajkatarëve, më besniku i Berishës nga që ska ku të shkojë

    1. L
      Lola qirici

      Turp turp te zgjidhni Edi Paloken P.D.ka figura te shkelqyera qe do votonin edhe eletto .gri po edhe te majtet e mencur

      Lini një Përgjigje