TAGS-AT E JAVËS

Politike 5 Tetor 2025, 09:40

Rama për Diellën: Histori suksesi, e ka kryer misionin edhe sikur mos bëjë asnjë punë

Shkruar nga Pamfleti

Rama për Diellën: Histori suksesi, e ka kryer misionin edhe sikur mos

‘Diella është një histori e bukur suksesi”, u shpreh Kryeministri Edi Rama në podcastin e tij “Flasim” që e ka rikthyer në prag të mbajtjes së zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashki, përfshi edhe Tiranën.

Duke folur për ‘Diellën’, Rama tha se kurrë nuk ka ndjerë aq shumë kërkesa për intervista nga mediat ndërkombëtare se sa këto të javët e fundit, nga momenti që ai lançoi ministren e prodhuar nga Inteligjenca Artificiale.

“Jemi vendi i parë në Botë që kemi një ministër të Inteligjencës Artificiale”, tha Rama, duke mos fshehur gëzimin që i ka shkaktuar jehona në mediat ndërkombëtare. Madje Kryeministri tha se edhe sikur Diella të mos bëjë asnjë punë tjetër, ajo me kaq jehonë sa i bëri Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, e ka arritur misionin e saj.

“Diella mori vëmendje sapo doli dhe do të vazhdojë të ketë vëmendjen”, tha Rama, duke mos lënë jashtë vëmendjes as ironizimet ndaj kritikëve të ministres së Inteligjencës Artificiale, veçanërisht ndaj atyre që zbuluan se ‘Diella’ kishte 6 gishta.

“Nuk ka pasur asnjëherë më shumë kërkesa në adresën time p[ër një intervistë më shumë se sa ka pasur për Diellën.

Nuk ka pasur një lajm tjetër nga Shqipëria që ka kapur të gjithë antenat dhe faqet e internetit. Ka kuriozitet të madh për ministren tonë dhe çudira që Diella ka 6 gishta.

Diella do të jetë një histori e bukur suksesi por në kaq pak kohë ka bërë aq shumë për imazhin e Shqipërisë në botë sa do të mjaftonte për ta bekuar edhe nëse nuk do të bënte asgjë tjetër”, tha Rama.

Lini një Përgjigje