TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2024, 11:08

A do të jetë Enkelejd Alibeaj kryetar i Partisë Demokratike Euroatlantike?

Shkruar nga Adrian Sulo
A do të jetë Enkelejd Alibeaj kryetar i Partisë Demokratike
Enkelejd Alibeaj /

Lulëzim Basha s’mund të kacaviret më pas logos së Partisë Demokratike...

Vula me ndihmën e Edi Ramës ju shit përfundimisht Sali Berishës dhe vazhdimi i betejës institucionale për vulën do ta bëjë Bashën edhe më komik se deri sot.

Vula nuk ishte ndonjë humbje e madhe në fakt.

PD sot është me imazh të rrënuar dhe në kuotat e saj më të ulta pavarësisht keqqeverisjes së Edi Ramës.

Edhe nëse një forcë serioze do konkuronte me atë logo me siguri do humbiste.

Politika është perceptim dhe ai simbol është njollosur aq shumë sa s’ka pastrim kimik ta marrë përsipër.

Ndërsa Lulzim Basha duket i vendosur në komizmin e tij tradicional dhe vazhdon të kërkojë vulën, Enkelejd Alibeaj është dorëhequr nga Partia Demokratike dhe ka publikuar madje edhe ambicien  e tij për një forcë të re, që tashmë duket e zyrtarizuar me emrin Partia Demokratike Euroatlantike.

Do më duket e habitshme që Basha të jetë kryetar i lëvizjes së re pasi reputacioni i tij si politikan është në kuotat afër zeros.

Nuk di nëse është ambicie personale e Alibeajt partia e re apo një marrëveshje e të dyve për të pasur më shumë kredibilitet.

Alibeaj, ishte i pari që bëri lajmin publik dhe kjo më bën të mendoj se ai do të jetë kreu i kësaj lëvizjeje.

Kujtoj se Enkeled Alibeaj vjen nga shtresa e persekutuar dhe ky segment është lehtësisht i arritshëm për subjektin e ri. Ata e kanë braktisur me kohë Sali Berishën dhe votën mund ta kanalizojnë tek një i ngjashëm si Alibeaj.

Shto këtu dhe vota të fituara përmes mekanizmit elektoral, partia Demokratike Euroatlantike mund të bëhet një lloj faktori në politikë.

A do bëhet kjo parti pjesë e koalicionit të "qelbësirave" apo do bashkëpunojë me aktorët e rinj politikë kjo mbetet për t’u parë./Pamfleti

adrian sulo enkelejd alibeaj partia demokratike euroatlantike

Lini një Përgjigje