TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2024, 22:47

Nga Balla e Manja te Salianji e Bardhi, lista e deputetëve PS-PD që do të luajnë miqësore me Parlamentin e Kosovës!

Shkruar nga Pamfleti

Nga Balla e Manja te Salianji e Bardhi, lista e deputetëve PS-PD që do

Mësohet lista paraprake e ekipit shqiptar të politikanëve të mazhorancës dhe opozitës që do luajë me deputetët e Kosovës të dielën në orën 19:00 në Kampin Nacional të Federatës së Futbollit të Kosovës në Prishtinë.

Deputetët e PS:

Bledar Çuçi

Florenc Spaho

Eduard Shalsi

Plarent Ndreca

Arkend Balla

Anduel Tahiraj

Ilir Topi

Denis Deliu

Lavdrim Krrashi

Alban Xhelili

Taulant Balla

Xhemal Qefalia

Frrok Gjini

Gledis Çeliku

Ulsi Manja

Deputetët e PD:

Gazment Bardhi

Ervin Salianji

Bledjon Nallbat

Asllan Dogjani

Lefter Gështenja

Saimir Korreshi

Flamur Hoxha

Ramadan Likaj

Xhelal Mziu

Kastriot Piroli

Petrit Doda

Kujtojmë se deputetët socialistë dhe ato demokratë do të bëhen bashkë të dielën e 30 qershorit në Prishtinë për të luajtur një miqësore futbolli me parlamentarët e Kosovës.

A2 CNN në Prishtinë ka mësuar se Federata e Futbollit ia ka miratuar kërkesën qeverisë së Albin Kurtit për këtë miqësore mes shqiptarëve.

Ndeshja nuk do luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” për shkak se po i nënshtrohet një rikosntruksioni, por deputetët e dy Parlamenteve do të zbresin në fushën e blertë të Kampit Nacional të Prishtinës, aty ku zhvillohen edhe ndeshjet e Shpresës së Kombëtarës së Kosvës, U21.

Në këtë përballje të parë të politikanëve në futboll, do të vendoset në fushën e gjelbër se cili Parlament është më i fortë, i Shqipërisë apo ai i Kosovës./A2CNN

Lini një Përgjigje