TAGS-AT E JAVËS

Politike26 Qershor 2024, 21:28

Pse Berisha proteston në mes të korrikut? Arben Meçe: Synon të testojë forcën pas marrjes së vulës

Shkruar nga Pamfleti

Pse Berisha proteston në mes të korrikut? Arben Meçe: Synon

I ftuari i mbrëmjes së sotme ne podkastin “Të Pashoq” është Arben Meçe. Ai ka treguar pazarin Rama-Berisha, i cili sipas tij nis që me marrjen fund të kaosit në Kuvend. Ndërkohë teksa foli për protestën e thirrur më 11 korrik, ai tha se Berisha kërkon të masë forcën.

-Deri ku është marrëveshja?

Kompromis ishte ju hajdeni në Parlament, ne u japim vulën. I dhanë vulën.

-Vula ka qenë në dorë të Ramës?

Jo në dorë të Ramës. Në një shtet, ku flitet për vendimmarrje që garantojnë stabilitet edhe në gjykatë janë politike. Politikën penale kanë gjykata, pro në këtë kuadër ishte një kompromis, i cili që në 1992 deri më sot, vendimmarrjet politike kanë kaluar në ato gjyqësore. Vendimmarrjet politike kanë qenë në përputhje me vendimet gjyqësore. Ne kemi ligjin e Dekriminalizimit, pasi është antikushtetues. Askush nuk ka të drejtë të cenojë të drejtën e zgjedhjes. Është gjykata që sanksionon dënimin me burg dhe më pas heqjen e mandatit. Por kompromisi e solli këtë ligj në sistem. Pra në këtë mënyrë duhen lexuar gjërat. Një vendimmarrje politike që u pasqyrua në një vendimmarrje gjyqësore. Atje u morën me legjitimitetin e palëve. Ne kishim 3 vjet dhe thoshim që po, palët janë legjitime. Gjyqësori del për gjysmë ore dhe thotë Basha nuk ka legjitimitet.

-Pse e do Berisha protestën në mes të vapës?

Kemi protestën para Bashkisë dhe poshtë banesës së Berishës. Pse i duhet? Berisha kërkon që vulën ta kthejë në një aksion politik. Pra vula nuk është aksion. Tani kërkon një aksion për të rienergjinuar PD. Për të futur energji pozitive, për të thënë se me marrjen e vulë do të fillojë kthesa e madhe. Në fakt marrja e vulës nuk ka sjellë asgjë në polin politik. SHQUP që kishet me qera, sot e ka në pronësi. Vetëm kjo ka ndryshuar. Berisha kërkon të përdorë skemën klasike të tij. Gjithë lëvizjet e Berishës kanë qenë produkt i një agresiviteti të shtuar. PD nuk e mori pushtetin me dhunë në 2005, por vendimmarrja e madhe politike i dha pushtetin. Berisha u fuqizua dhe ishte faktor destabiliteti. Shteti ishte i dobët dhe Berisha u tha doni një 14 shtator tjetër? Në 2005 Berisha ishte aq i fortë sa ta rrëzonte qeverinë. Kështu ka funksionuar gjithmonë Berisha: o pushtetin o destabizlim. Tani kërkon të masë forcën e PD nëse ka mbështetje ose jo. Kjo është ajo që do.

 

Lini një Përgjigje