TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2024, 11:01

Rrëzohet interpelanca me Ramën, Bardhi i kthehet Nikollës: Po shkel Kushtetutën, e ke bërë traditë!

Shkruar nga Pamfleti

Rrëzohet interpelanca me Ramën, Bardhi i kthehet Nikollës:

Partia Demokratike dorëzoi dje një kërkesë për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, kërkesë që nuk është votuar sot në Kuvend.

Kreu i Grupit parlamentar Gazment Bardhi akuzoi kryeparlamentaren Nikolla se po shkel Kushtetutën pasi çdo kërkesë e opozitës për interpelancë me kreun e shtetit, refuzohet.

"Po ta shihni gjatë të gjithë kësaj periudhe, sa herë deputetet për shkak të një vendimi të një frikacaku që flet vetëm me veten por s’ka guxim të vijë e të përballet me opozitën, ju refuzoni çdo interpelancë me kryeministrit. Kjo shkel Kushtetutën, jeni aty jo për t’i shërbyer kryeministrit. Kur jeni betuar në Kushtetutë keni thënë se do mbroni më shumë të drejtat e opozitës së të mazhorancë. Tani keni bërë traditë në mënyrë arbitrare e kundraligjshme të refuzoni çdo kërkesë për interpelancë. Asnjë kërkesë për informacion"-u shpreh Bardhi.

 

Lini një Përgjigje