TAGS-AT E JAVËS

Politike27 Qershor 2024, 10:50

Gjenocid në Çamëri, Idrizi mesazh Kyriakos Mitsotakis: Uji fle, hasmi jo

Shkruar nga Pamfleti
Gjenocid në Çamëri, Idrizi mesazh Kyriakos Mitsotakis: Uji fle,
Kyriakos Mitsotakis dhe Shpëtim Idrizi

Kuvendi nisi këtë të enjte me një minutë heshtje. Deputetët u ngritën në këmbë dhe qëndruan në heshtje në përkujtim të ditës së genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë.

“Përpara se të fillojmë me rendin e ditës ju bëj me dije se nisur nga fakti se data 27 Qershor është shpallur në kalendarin kombëtar si dita e genocidit ndaj shqiptarëve të Çamërisë nga grupi parlamentar “Demokraci dhe Integrim” është kërkuar mbajtja e një minutë heshtjeje në përkujtim të viktimave të genocidit”, tha Nikolla.

Për këtë ka folur edhe kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi, i cili i ka dërguar edhe një mesazh kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.

“80 vite nga 1944 ku u masakruan e shpërngulën banorët e Çamërisë.
Genocidi nuk ka moshë. Unë dhe kolegët e mi jemi këtu për të thënë se memoria enjë kombi është më e madhe se ajo e një njeriu. Thuhet se një popull që harron, vdes. Ne e kemi sfiduar harresën. Nuk fajësojmë popullin grek por politikën e kohës dhe qëndrimin e sotëm.
Askush nuk mund të shkelë mbi të drejtën e jetës, kanë 80 vite që shkelin mbi jetët tona të humbura dhe deklarojnë se çështja çame nuk është çështje.E çuditshme se si Greqia kriminelët i shpall heronj dhe u ngre përmendore.
Jam këtu për ti dhënë zë mijëra viktimave që nuk flasin dot më.', tha ai.

Gjenocidi grek kundër Çamërisë ose dëbimi i shqiptarëve nga Greqia ishte shpërngulja e detyruar e mijëra shqiptarëve çamë nga Çamëria, pjesë e rajonit bregdetar të Epirit, pas Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri, në duart e elementëve të rezistencës greke, Lidhja Kombëtare Republikane Greke (EDES) (1944) dhe luftëtarët veteranë të rezistencës EDES (1945).[1] Gati 35,000 Shqiptaresh Çam u depërtuan nga Çamërisë ne ate kohe.

Në periudhën e vonë osmane, tensionet midis çamëve dhe popullsisë greke u shfaqën përmes konflikteve komunale që vazhduan gjatë kaosin në Luftërave Ballkanike, kur një pjesë e rajonit historik të Epirit, atëherë nën sundimin osman, u bë pjesë e Greqisë.

Lini një Përgjigje