Avokat Spartak Ngjela është i bindur se pas Arben Ahmetajt, tani SPAK do fillojë të godasë ish-ministra të qeverisë “Berisha”.
Gjatë një interviste, ai tha se nëse SPAK ecën me këtë doktrinë, pra me goditjen e rangjeve të larta të politikës, shumë shpejt ketë edhe në radhët e opozitës që do të bien në rrjetën e SPAK.
Sipas Ngjelës, shumë ish-ministra dhe funksionare në kohën e Berishës janë deputetë në Parlament dhe vijojnë të hyjnë te rangu i zyrtarëve të Lartë.
“Ata janë nivel i lartë edhe sot. 98% e atyre që kanë abuzuar janë deputetë. Si të jesh ministër si të jesh deputet, nga ngarkesa juridike janë e njëjta gjë. Problemi është shumë i thjeshtë, të shikojmë si do të të ecin ngjarjet në lidhje me këtë arrest. Do shkojnë djathtas? Patjetër që do të shkohet dhe djathtas. Kur fillon lufta kundër një krimi që është bërë fenomen i një qeveria qoftë dhe korrupsioni fillohet nga pushteti. Fillohet nga pushtet. SPAK nuk mund ta fillojë nga opozita, por nga pushteti, deri tani jemi majtas. Pra ka filluar majtas, tani majtas u ngrit dhe më tepër rangu. Doktrina është e Bonapartit ai filloi majtas, pastaj i ra fisnikërisë. E ka hapur doktrinën tani dhe në shikojmë që SPAK-u po ecën me këtë të doktrinë, procesi për goditjen e rangjeve të larta të politikës”, tha Ngjela.
SPAK ka kërkuar arrest për Ahmetajn duke ngritur 3 akuza ndaj tij. Kërkesa ka shkuar në gjykatë dhe ende nuk ka një vendimmarrje nëse do pranohet masa e arrestit me burg. Vetë Ahmetaj ka ikur jashtë vendit dhe maksimumi që do të bëjë SPAK është ta shpallë atë në kërkim.
Lini një Përgjigje