Gazetari Artan Hoxha ka ngritur dyshime mbi lojën që po bëhet brenda Partisë Socialiste. Arben Ahmetajn e lëshuan të gjithë, mirëpo sipas Hoxhës, në prapaskenë është duke punuar fort Erion Veliaj.
Sipas tij, a ika lidhur këpucët fort dhe ka filluar presingun lartë, për të mos lejuar që kontrollin e topit ta marrë kundërshtari, për më tepër një kundërshtar gati i shpartalluar, si opozita.
Jemi në stinë kompeticionesh europiane…
Kur njëri bie, tjetri merr kontrollin e lojës…
Me “dëmtimet” e njëpasnjëshme të skuadrës se Padishaut, fusha e lojës po mbetej bosh.
Por mjaftoi vetëm një indicie e vogël, gati krejtësisht periferike, që në “tapetin e gjelbër” të zbriste “asi nën mëngë” i Padishaut.
Lojtari më i rëndësishëm i skuadrës së “djegsave”, është i aftë të luaje si një mesfushor polivalent, në sulm apo në mbrojtje, majtas dhe djathtas, nga krahët, diagonal apo në qendër…
Ai sapo ka hyre në fushën e lojës.
Ka lidhur këpucët fort dhe ka filluar presingun lartë, për të mos lejuar që kontrollin e topit ta marrë kundërshtari, për më tepër një kundërshtar gati i shpartalluar, si opozita…
Pas tij, u shfaq një ushtri e tërë, “tifozësh” patronazhist me profile fals, mediash, portalesh, opinionistësh, specialistesh dhe spin doctor-esh….
Te gjithë këta sëbashku, kane zbuluar “mrekullinë” e fundit që, beri vaki nga këto anët tona në këtë zheg përvëlues korriku..
Kampionati vazhdon…
Lini një Përgjigje