TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2023, 11:02

U emërua ministër i Brendshëm, Taulant Balla betohet në Presidencë

Shkruar nga Pamfleti

U emërua ministër i Brendshëm, Taulant Balla betohet në

Nga sot Taulant Balla merr detyrën e Ministrit të Brendshëm të Shqipërisë. Dy ditë pasi mori miratimin nga Parlamenti, Taulant Balla është betuar para Presidentit të Republikës si Ministër i Brendshëm, në një ceremoni në Institucionin e Presidentit, ku merrte pjesë kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla si dhe deputetë të PS-së.

Kuvendi miratoi të enjten dekretin e Presidentit të Republikës për emërimin e Taulant Ballës në postin e ministrit të Brendshëm, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim.

Vendimi i kreut të qeverisë për shkarkimin e Bledi Çuçit dhe emërimin e Ballës erdhi pas si pasojë e ngjarjes që tronditi opinionin publik, dhunën e fisit Rraja ndaj kushërinjve Maja për guroren në Krujë për shkak se u ankuan ndaj gurores në Borizanë që po u shkatërronte shtëpitë.

taulant balla

Lini një Përgjigje