TAGS-AT E JAVËS

Politike15 Korrik 2023, 09:51

Koka e mbretit është e prerë: nuk ka gjak në fytyrë!

Shkruar nga Pamfleti
Koka e mbretit është e prerë: nuk ka gjak në fytyrë!
Edi Rama

Ky “civilizim” i degraduar i safetëve dhe rrajave, do të mbytet nga gjaku i vet. E mbretit gjak nuk i ka mbetur në fytyrë, sepse i ka ikur “Tigri”, të cilin e kishte planifikuar me magjistricën që do ta kthente në ‘kurban gjaku’, për të ushqyer vampirët e çartur...

Edi Rama e ka vonuar fjalën e tij ndaj Arben Ahmetajt, vetëm sepse e donte në burg njeriun që në vitin 2022 e largoi me egërsi nga posti i zv-kryeministrit.

Dhe siç e tha vetë publikisht pak kohë më pas “do ta çonte për veshi në SPAK”. Por Ahmetaj, nuk pranoi që të bëhet aktor i teatrit absurd e tragjik të Edi Ramës për njerëzit më të afërt të tij. Ben Ahmetaj, i ka bërë të ditur se nuk është ‘mish për të ftuarit e tij mishngrënës’, pavarësisht se nofkën e ka Tigri.

Ben Ahmetaj, i bëri të ditur Edi Ramës se ai nuk është një pre e kanibalizmit të tij, madje shtoi se nëse “koka e mbretit nuk pritet, revolucioni ka dështuar”.

Kjo ishte realisht fraza që e ka ç’akorduar Edi Ramën, i cili e di më shumë se kushdo se çdo të mund thotë njeriu që siç e tha vetë ka ndarë më shumë se kushdo me të.

Arben Ahmetaj, ka bërë të ditur se nuk do të jetë pre e lehtë e ritit tip Rraja të Ramës që bën sakrifica njerëzore, por do të arratisej duke vrapuar, si ai personazhi i filmit të Mel Gipsonit “Apokalipto”, kur një njeri i lirë, nuk pranon të bëhet kurban i ritit kanibalesk të kupolës së mbretërisë Maja.

E jo thjesht sipas filmit të Gipsonit, civilizimi Maja u rrëzua pikërisht nga njeriu i parë që kundërshtoi dhe u rebelua kundrejt ritit kanibalesk të sakrificës njerëzore. I cili në filmin e Gipsonit ishte Jaguari, por në rastin tonë është “Tigri” Arben që nuk po pranon ritet gjakatare të ‘Kurbanit’ por zbaton fjalën e vjetër shqiptare: “këmbët e lehta e faqja e bardhë”.

Dhe këtë Tigri po e bën jo vetëm për vete, por edhe për të tjerët. Se nëse sakrifikohet Tigri, e njëjta gjë ndodh me gjithë familjen, gjënë e katandinë. E kështu si në Apokalipton Maja, kur bota u përmbys me ardhjen e Colombit e konolizatorëve, edhe këtë herë, ky “civilizim” i degraduar i safetëve dhe rrajave, do të mbytet nga gjaku i vet. E mbretit gjak nuk i ka mbetur në fytyrë, sepse i ka ikur “Tigri”, të cilin e kishte planifikuar me magjistricën që do ta kthente në ‘kurban gjaku’, për të ushqyer vampirët e çartur.

“Tigri” ka hapur lojën e “këmbës së lehtë dhe faqes së bardhë”. Sa më shumë që i ikin “Mbretit Montezuma”, aq më shumë shpëtojnë, e koka e çartur nuk ushqehet me gjak shokësh që kërkon t’i bëjë kurban, si libri që ju fiksua që e sjell në pushtet. E kjo nuk se është legjendë. Edi Rama e nisi pushtetin me një kurban ekselekt si kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika. Të cilit i nxiu jetën, edhe pse më pas ju lut për influencën që ai kishte te socialistët e qytetit jugor por edhe të labërisë. / Pamfleti

koka e mbretit gjak kurban edi rama arben ahmetaj

Lini një Përgjigje