TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES26 Maj 2026, 17:53

Protestë në Tiranë në mbështetje të studentëve në Shkup, qindra persona mblidhen para ambasadës maqedonase

Shkruar nga Pamfleti
1 JAVE ME PARE

“Studentët në RMV nuk janë vetëm”/ I riu nga Tirana mesazh në protestë: Do të jemi me ta deri në realizimin e kërkesave

Protestë në Tiranë në mbështetje të
Momente nga protesta

Protesta e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të gjuhës shqipe dhe studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut është shoqëruar me mesazhe solidariteti dhe mbështetjeje nga të rinjtë shqiptarë.

Një prej studentëve të pranishëm në tubim deklaroi se studentët shqiptarë në RMV nuk janë vetëm dhe se bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria dhe Kosova do t’u qëndrojnë pranë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

Ata menduan se studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut janë vetëm, por harruan se një Shqipëri e tërë ka sytë e mendjes e zemrës mbi ta”, u shpreh studenti gjatë fjalës së tij.

Ai akuzoi politikën në Maqedoninë e Veriut se ka injoruar çështjen e gjuhës shqipe dhe problemet e studentëve shqiptarë, ndërsa tha se të rinjtë po bëjnë atë që sipas tij duhet të kishin bërë vetë politikanët.

Shija e pushtetit u bëri gjakun ujë disave dhe i bëri të pyesin nëse vlen ose nuk vlen kauza. Studentë shqiptarë u gjendën nën terror psikologjik, 8 orë rrugëve të Maqedonisë, por nga dëshpërimi për pushtet injoruan atë që i solli në pushtet, gjuhën shqipe”, deklaroi ai.

Sipas studentit, përpjekjet për të minimizuar reagimin e studentëve shqiptarë nuk do të kenë sukses, pasi gjuha shqipe dhe identiteti kombëtar janë të shenjta për shqiptarët.

Për ne gjuha shqipe është e shenjtë. Kapur pas flamurit dhe gjuhës shqipe, shqiptarët i kanë mbijetuar shekujve”, tha ai.

Në fund të fjalës së tij, studenti dha një mesazh të fortë mbështetjeje për studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut.

Shqiptaria nuk di të ndalet, ne do të jemi me ta deri në fund, deri në realizimin e kërkesave të tyre!”, përfundoi ai.

1 JAVE ME PARE

Protesta për gjuhën shqipe/ Gazetari Marin Mema i bashkohet tubimit: Kombi është mbi çdo parti

Protestë në Tiranë në mbështetje të
Marin mema

Gazetari Marin Mema ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Tiranë në mbështetje të gjuhës shqipe dhe në solidaritet me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, duke përcjellë mesazhe të forta për unitetin kombëtar dhe rolin e të rinjve.

I rreshtuar pranë banderolës “Ne jemi bashkë”, një nga simbolet kryesore të protestës, Mema deklaroi se shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar përtej ndasive politike.

Po e nis nga mesazhi që kemi dhënë me këtë banderolë këtu: ne jemi bashkë sepse sot vërtet jemi bashkë përtej çdo partie, çdo force! Kombi është mbi çdo parti, kombi është i shenjtë, kombi është gjaku e shpirti i çdo shqiptari dhe s’ka kurrkush që mundet të na ndajë!”, u shpreh ai.

Gazetari theksoi se shqiptarët, kudo që jetojnë, ndajnë të njëjtin identitet dhe duhet të mbështesin njëri-tjetrin.

Ne do të jemi çdo ditë krah çdo shqiptari në çdo pëllëmbë të trojeve shqiptare, krah vëllezërve tanë në Maqedoni e kudo sepse ne do të jemi një shpirt, një zemër, një histori, një kulturë, një identitet, një gjak, gjak shqiptar, i shenjtë!”, deklaroi Mema.

Ai i kushtoi një pjesë të fjalës edhe të rinjve shqiptarë, duke bërë thirrje që ata të angazhohen më shumë për të ardhmen e vendit dhe të rikthejnë dinjitetin e Shqipërisë.

Është koha që të rinjtë shqiptarë të marrin gjithçka në dorën e tyre, është koha që të rinjtë shqiptarë të kthejnë dinjitetin e Shqipërisë dhe trojeve shqiptare! Shqipëria ka nevojë për gjithë këta të rinjtë”, tha ai.

Në përfundim, Mema apeloi për më shumë dashuri ndaj identitetit kombëtar dhe bashkim mes shqiptarëve.

Shqiptarët kanë nevojë për njerëz që e duan me zemër shqiptarinë, ndaj sa më shumë çdo ditë sepse shqiptarinë e bëjnë vetëm ata që e duan vërtet. Është koha për shqiptari, për çdo pëllëmbë të kësaj toke!”, përfundoi gazetari.

 

1 JAVE ME PARE

"Nuk kërkojmë leje për gjuhën tonë”, studentët marshojnë drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë

Protestë në Tiranë në mbështetje të

Studentë nga Universiteti i Tiranës dhe Universiteti i Prishtinës kanë nisur një marshim në kryeqytet, në mbështetje të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut që kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.

Me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, të rinjtë u mblodhën në sheshin “Skënderbej” dhe më pas marshuan drejt Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Tiranë.

Gjatë tubimit, një student nga Maqedonia e Veriut mbajti një fjalim të fortë në mbrojtje të gjuhës shqipe, duke theksuar se ajo është pjesë e pandashme e identitetit kombëtar shqiptar dhe nuk mund të vihet në diskutim.

“Na thanë se jemi vetëm, se do të lodhemi! E kishin gabim! Kush foli për ju, kush flet për ne, heshtën? Kur vjen dita për të zgjedhur mes karriges dhe gjuhës amtare, zgjedhin karrigen! Ne jo, ne nuk heshtim. Gjuha shqipe është kujtesa jonë, amaneti që na kanë lënë brezat që nuk u përkulën kurrë", u shpreh ai.

Ai theksoi se gjuha shqipe ka qenë elementi që ka mbajtur gjallë shqiptarët ndër shekuj, pavarësisht pushtimeve dhe ndarjeve.

“Gjuha na mbajti gjallë kur perandoritë erdhën dhe ranë. Gjuha na bashkoi kur na ndanë. Sot na thonë se duhet të kërkojmë leje për ta përdorur? Jo, kurrë! Ne s’kemi karrige për të ruajtur! Ne kemi vetëm gjuhën tonë!", vijoi studenti.

Sipas protestuesve, çështja që nisi si problem për studentët e drejtësisë tashmë është kthyer në një çështje kombëtare.

“Ajo që nisi si problem i kolegëve në drejtësi, sot po kthehet në problem kombëtar. Ne nuk kërkojmë privilegje, vetëm barazi dhe respekt për atë që na takon", tha ai.

Studentët deklaruan se protesta nuk ka karakter politik dhe u bënë thirrje personave me bindje politike të mos i bashkohen marshimit. Ata paralajmëruan se nuk do të tërhiqen derisa të garantohet zhvillimi i provimeve në gjuhën shqipe.

“Sot na takon vetëm një mesazh: ne jemi një dhe të tillë do të qëndrojmë! Bashkë në çdo sfidë, në mbrojtje të identitetit, gjuhës!”, shprehen studentët.

1 JAVE ME PARE

Me plisa dhe flamuj, studentët nisin protestën në Tiranë në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut!

Protestë në Tiranë në mbështetje të
Protesta e studentëve në Tiranë

Sheshi “Skënderbej” është mbushur pasditen e sotme me studentë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, të cilët u bashkuan në një protestë solidarizuese në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup.

Tubimi u organizua me moton “Shqiptaria është me Shkupin”, ndërsa pjesëmarrësit kërkojnë respektimin e të drejtave të shqiptarëve në sistemin arsimor në Maqedoninë e Veriut.

Të rinjtë u panë të mbanin flamuj kombëtarë, pankarta dhe simbole tradicionale shqiptare, ndërsa atmosfera e protestës u shoqërua me ritmet e tupanëve dhe thirrje në mbështetje të studentëve shqiptarë në Shkup. Pas grumbullimit në qendër të Tiranës, protestuesit nisën marshimin drejt ambasadës së Maqedonisë së Veriut.

Studentët theksuan se protesta nuk ka karakter politik dhe se qëllimi i saj është vetëm mbështetja qytetare dhe kombëtare ndaj bashkëmoshatarëve të tyre që kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe. Organizatorët u bënë thirrje pjesëmarrësve që të shmangin mesazhet apo simbolet politike gjatë protestës.

Sipas deklaratave të dhëna nga vetë studentët disa ditë më parë, pjesëmarrja në protestë ishte paralajmëruar të ishte më e gjerë, me të rinj që kanë udhëtuar edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut për t’u bërë pjesë e marshimit në Tiranë.

Protesta vjen në një moment kur çështja e përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet arsimore në Maqedoninë e Veriut ka rikthyer debat dhe reagime të shumta në opinionin publik shqiptar.

Lini një Përgjigje