TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES17 Prill 2026, 20:14

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare, kërkohet largimi i Ramës

Shkruar nga Pamfleti
1 MUAJ ME PARE

Gjuhë brutale, gafa dhe tone fetare: Pete Hegseth, Sekretari i Luftës që mendon se është “i dërguari i Zotit”

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,
Pete Hegseth

I zgjedhur nga Trump për popullaritetin e tij në televizion, ai është bërë një figurë shkatërruese dhe kontraverse. Midis motiveve fetare dhe thirrjeve për dhunë, demokratët kanë bërë thirrje për shkarkimin e tij nga detyra.

Sulme masive ndaj Iranit pa autorizim nga Kongresi, krime lufte për bombardimin e një shkolle për vajza ku humbën jetën 160 të mitura, abuzim me pushtetin në përpjekje për të ndëshkuar dhe larguar zyrtarë që u kujtonin ushtarëve detyrimin për të mos zbatuar urdhra të paligjshëm, si dhe pengim i veprimtarisë së Parlamentit për refuzimin e dorëzimit të dokumenteve dhe dëshmive, përfshirë edhe skandalin “Signalgate” me publikimin e informacioneve ushtarake tepër sekrete: kjo është lista e gjatë e akuzave mbi të cilat demokratët kanë bazuar kërkesën për shkarkimin e Pete Hegseth.

Shefi i Pentagonit nuk rrezikon realisht në Kongres, ku demokratët janë në pakicë, por disa e shohin situatën si një ogur negativ për ish-prezantuesin e Fox News, i kthyer nga Trump në ministër të Mbrojtjes (dhe tashmë edhe të Luftës). Kjo për faktin se edhe dy anëtarë të tjerë të qeverisë, ministrja e Drejtësisë Pam Bondi dhe ajo e Brendshme Kristi Noem, megjithëse u mbrojtën fort nga Trump, më pas u shkarkuan nga presidenti.

A do të ketë i njëjti fat edhe Hegseth? Kjo duket pak e mundshme, megjithëse disa herë, për shkak të gafave dhe qëndrimeve të tij, është përfolur edhe brenda Shtëpisë së Bardhë për një zëvendësim të mundshëm. Fillimisht mendohej se Trump e kishte zgjedhur për popullaritetin e tij televiziv mes konservatorëve, por sot Hegseth është kthyer në një figurë përçarëse, me ndikim që shkon përtej komunikimit publik.

Ai ka ndryshuar edhe mënyrën se si prezantohet roli i Pentagonit, duke përdorur një gjuhë të ashpër dhe kërcënuese, ku fuqia ushtarake amerikane dhe lufta paraqiten si një mision me dimension hyjnor. Sipas raportimeve, ai sfidon kufijtë ligjorë të detyrës së tij, duke deklaruar se në luftë SHBA duhet të injorojë Konventën e Gjenevës dhe të drejtën ndërkombëtare, duke ushtruar “zero mëshirë”.

Nën drejtimin e tij, Pentagoni përshkruhet si një ambient ku përzihen strategjia ushtarake dhe retorika fetare, me lutje dhe referenca biblike që shoqërojnë diskutimet për operacione dhe armë. Në vend të retorikës tradicionale të parandalimit, përdoret gjithnjë e më shumë një gjuhë që i referohet “dhunës dërrmuese” dhe ndëshkimit hyjnor.

Një episod i fundit lidhet me një fjalim të Hegseth në Pentagon, ku ai citoi një varg biblik, që në fakt rezultoi të ishte një version i njohur nga filmi “Pulp Fiction” i Quentin Tarantino. Rasti nuk u interpretua thjesht si gafë, por si pjesë e një tendence për të përdorur referenca fetare për të justifikuar përdorimin e forcës.

Hegseth ka promovuar gjithashtu organizimin e shpeshtë të shërbesave fetare brenda Pentagonit, ku diskutohet njëkohësisht për teologji dhe kapacitete ushtarake. Në këto takime, retorika tradicionale e mbrojtjes së paqes zëvendësohet me referenca për shkatërrim biblik.

Sipas raportimeve, ai i ka atribuar edhe një njësie ushtarake amerikane një lutje ku kërkohet ndihma hyjnore për të ushtruar “hakmarrje të madhe” dhe “dhunë dërrmuese” ndaj kundërshtarëve.

Pentagoni ka mohuar disa nga këto interpretime, por debati mbetet i hapur. Fenomeni i përdorimit të simbolikës fetare në kontekst ushtarak duket se shtrihet edhe përtej Pentagonit, duke reflektuar një prirje më të gjerë në diskursin politik amerikan.

Në këtë kontekst, edhe qëndrimet e fundit politike, përfshirë kritikat e Trump ndaj Papës për thirrjet për paqe dhe komentet e JD Vance ndaj Vatikanit, sugjerojnë se qasja e Hegseth nuk është një rast i izoluar, por pjesë e një linje më të gjerë brenda administratës. /Përshtatur nga "Corriere Della Sera"

1 MUAJ ME PARE

Dhuna në protestë, reagon Berisha: Gangsterë me uniformë hodhën granata ndaj protestuesve!

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,
Sali Berisha

Tensionet në protestë vijojnë, ku protestuesit janë përleshur me policinë. Këtë të fundit kanë qëlluar me shkop gome dhe kanë hedhur gaz losjellës ndaj protestuesve.

Lidhur me këtë përshkallëzim ka reaguar në Facebook, Sali Berisha. Kryedemokrati shprehet se ‘gangsterë me uniformë kanë hedhur granata ndaj protestuesve’.

“Gangster me uniformë hedhin granata ndaj protestuesve! Shikojeni videon që tregon protestuesin e plagosur. Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal të narko-policisë!”-shkruan Berisha në Facebook.

Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha situata në protestën e PD  u tensionua.

Një pjesë e protestuesve hodhën shishe molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së qeverisë. Madje disa të rinj çanë kordionin e policisë. Policia ndërhyri menjëherë duke bërë edhe ndalimet e protestuesve që hodhën lëndët piroteknike dhe molotovët. Nuk munguan edhe goditjet me shkopinj gome ndaj protestuesve.  Po ashtu hodhën ujë shpërndarjen e turmës.

1 MUAJ ME PARE

Shkopa gome dhe spraj djegës, policia sulmon protestuesit; disa deputetë të dëmtuar (Video)

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,
Momenti kur policia ndalon protestuesit

Efektivët kapin në befasi turmën pas molotovëve, përdoren shkopinj gome, gaz lotsjellës dhe spraj djegës; disa të lënduar përfundojnë në spital

Protesta e Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë është përshkallëzuar në përplasje të forta mes policisë dhe protestuesve, ku ndërhyrja e forcave të rendit është shoqëruar me përdorim force dhe mjeteve shpërndarëse.

Sipas zhvillimeve në terren, menjëherë pas përfundimit të fjalës së kreut të PD, Sali Berisha, një grup protestuesish hodhi fishekzjarrë dhe molotov në drejtim të Kryeministrisë. Në atë moment, policia ka ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme dhe të koordinuar nga disa drejtime, duke kapur në befasi personat që po hidhnin mjetet piroteknike dhe duke i neutralizuar.

Nga pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes, shihet qartë ndërhyrja e forcave speciale dhe “Shqiponjave”, të cilat futen në turmë dhe përplasen fizikisht me protestuesit. Në video duken efektivë që përdorin forcë fizike për të shtrirë në tokë dhe neutralizuar persona të ndryshëm.

Gjatë ndërhyrjes, sipas raportimeve nga terreni, policia ka përdorur shkopinj gome ndaj protestuesve, si dhe ka hedhur spraj djegës në drejtim të tyre, duke shkaktuar lëndime. Po ashtu, janë përdorur gaz lotsjellës dhe ujë me presion për shpërndarjen e turmës.

Mes të dëmtuarve raportohen edhe disa përfaqësues të opozitës. Spraji djegës ka prekur rëndë deputetin Flamur Noka, si dhe Luçiano Boçin, Aulon Kalanë dhe Klevis Balliun. Sipas informacioneve paraprake, Boçi, Balliu dhe Kalaja janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Po ashtu dëme kanë marrë disa qytetarë të thjeshtë. 

Ndërhyrja e policisë ka sjellë tensione të forta edhe me deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kanë kundërshtuar veprimet e efektivëve në terren.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë momente të dhunës dhe përplasjes direkte, ku protestues dhe efektivë ndodhen në kontakt fizik, ndërsa situata mbetet e tensionuar.



1 MUAJ ME PARE

Tensionet në protestë, policia lëshon sprajt lotsjellës ndaj Flamur Nokës! (Video)

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,

Përplasja me policinë pas përshkallëzimit të protestës para krymeisnitrisë, nuk ka përfunduar mirë për Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Teksa Noka po përplasje me kodronin e policisë, këta të fundit kanë lëshuar sprajt lotsjellës më sytë e deputetit, i cili më pas u largua menjëherë duke fërkuar sytë.

Më pas deputetë të tjerë të PD-së dhe protestues u afruan për të ndihmuar Nokën, i cili për disa minuta pati probleme me sytë.

Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha situata u tensionua. Një pjesë e protestuesve hodhën shishe molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së qeverisë. Madje disa të rinj çanë kordionin e policisë. Policia ndërhyri menjëherë duke bërë edhe ndalimet e protestuesve që hodhën lëndët piroteknike dhe molotovët. Nuk munguan edhe goditjet me shkopinj gome ndaj protestuesve. Po ashtu hodhën ujë shpërndarjen e turmës.

1 MUAJ ME PARE

Policia me skenar të ri në protestë, kap në befasi hedhësit e moltovëve dhe i neutralizon menjëherë (Video)

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,
Momente nga ndërhyrja e policisë

Tensione janë shënuar gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, ku pas përfundimit të fjalës së kreut të PD, Sali Berisha, një grup protestuesish kanë hedhur mjete piroteknike dhe molotov në drejtim të godinës.

Në reagim të menjëhershëm, forcat e policisë, përfshirë njësitë speciale dhe efektivët e “Shqiponjës”, kanë ndërhyrë duke u futur në turmë dhe duke neutralizuar personat që po hidhnin mjetet. Sipas asaj që vihet re në terren, ndërhyrja ka qenë e shpejtë dhe e koordinuar nga disa drejtime, duke surprizuar protestuesit dhe duke ndalur përshkallëzimin e situatës.

Ndërhyrja e policisë ka sjellë edhe përplasje me protestues dhe përfaqësues të opozitës. Gjatë tensioneve raportohet se është dëmtuar deputeti Flamur Noka.

Situata në zonë mbetet e tensionuar, ndërsa forcat e policisë vijojnë të mbajnë nën kontroll perimetrin përreth Kryeministrisë, me qëllim parandalimin e incidenteve të tjera.

1 MUAJ ME PARE

Tensione në protestën e PD, sulmohet me molotov Kryeministria; policia shpërndan protestuesit (Video)

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,

Skenari i demokratëve përsëritet edhe në tubimin e shtatë. Protestuesit kanë sulmuar sërish me molotovë Kryeministrinë, mbrëmjen e sotme.

Pas përfundimit të fjalimit të kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha situata u tensionua. Një pjesë e protestuesve hodhën shishe molotov dhe fishekzjarrë në drejtim të godinës së qeverisë. Madje disa të rinj çanë kordionin e policisë. Policia ndërhyri menjëherë duke bërë edhe ndalimet e protestuesve që hodhën lëndët piroteknike dhe molotovët. Nuk munguan edhe goditjet me shkopinj gome ndaj protestuesve. Po ashtu hodhën ujë shpërndarjen e turmës.

Kujtojmë që hedhja e molotovëve drejt godinës së Kryeministrisë është një element i përsëritur në protestat e fundit të opozitës, ku direkt pasi mbaron fjalën Berisha, sulmohet Kryeministria.

Disa protestues janë afruar drejt perimetrit të ngritur nga policia dhe kanë hedhur molotovë, fishekzjarrë dhe sende të forta në drejtim të godinës së qeverisë. Si pasojë, në disa raste janë shkaktuar flakë në pjesë të fasadës, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.

Këto persona, janë shfaqur të maskuar, me kapuçë dhe të pozicionuar në vijën e parë, duke përdorur pankarta për t’u fshehur nga identifikimi. Një strategji kjo e përsëritur.

Reagimi i Policisë së Shtetit ka qenë i menjëhershëm në çdo rast, me ndërhyrje për shuarjen e flakëve dhe mbajtjen nën kontroll të situatës. Megjithatë, përshkallëzimi i tensioneve në disa prej këtyre tubimeve ka sjellë përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, ku ka pasur edhe të lënduar edhe të arrestuar.

1 MUAJ ME PARE

Berisha nga protesta: Ja pse nuk mund të krahasohet Shqipëria me Hungarinë

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,
Berisha në protestë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalën e tij në protestën e opozitës përpara Kryeministrisë, duke hedhur akuza të forta ndaj qeverisë dhe duke krahasuar situatën politike në Shqipëri me atë në Hungari.

Në fjalimin e tij, Berisha theksoi se ekziston një dallim thelbësor mes opozitës shqiptare dhe asaj hungareze, duke akuzuar mediat dhe, sipas tij, “mafinë e fjalës së lirë” për manipulim të opinionit publik.

Ka një ndryshim thelbësor midis opozitës në Hungari dhe opozitës në Shqipëri, që nuk e përmend fare mafia e zezë e fjalës së lirë, e cila trillon, manipulon, mashtron 24 orë mbi 24 orë, shtatë ditë në javë, opinionin publik për të mbrojtur padrion e tyre, regjimin që i ushqen”, u shpreh Berisha.

Ai kritikoi krahasimet që, sipas tij, bëhen mes dy vendeve, duke i cilësuar ato të padrejta.

Ata, për t’ju mashtruar, për t’ju dëshpëruar ju, krahasojnë të pakrahasueshmet”, tha ai.

Berisha solli disa shembuj konkretë, duke pretenduar se në Shqipëri janë shënuar zhvillime që, sipas tij, nuk ndodhin në vende të tjera europiane.

Në Hungari nuk u arrestua ndonjëherë lideri i opozitës në vitin zgjedhor, siç ndodhi në Shqipëri dhe në Tunizinë e Zajedit. Nuk u mor vula dhe logoja e partisë kryesore opozitare me urdhër politik”, deklaroi ai.

Kreu i PD-së ngriti akuza edhe për manipulim të procesit zgjedhor dhe blerje vote.

Në Hungari, qeveria nuk shpërndau 100 euro për çdo pensionist për të blerë votën në mes të fushatës elektorale, siç bëri Edi Rama në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, në disa qytete të vendit vota është ndikuar nga grupe kriminale.

Në qytetet e Hungarisë, votën e qytetarëve nuk e kontrolluan kartelet më të mëdha dhe më të rrezikshme në Europë të drogës, siç e kontrolluan ato votën në qytetet e Shqipërisë, në Durrës, Elbasan, Lushnje, Fier, Shkodër”, deklaroi Berisha.

Protesta e opozitës vijon përpara Kryeministrisë, ndërsa pritet që të mbahen edhe fjalime të tjera nga përfaqësues të Partisë Demokratike dhe aleatët e saj.

 

1 MUAJ ME PARE

"Shqipëria e pushtuar nga një sekt kleptomanësh", inxhinierja në protestë: Paratë e pista po ushqejnë krimin!

 

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,
Senada Mehmeti

 

Inxhinierja Senada Mehmeti gjatë fjalës së saj në protestën e opozitës ditën e sotme, ka bërë thirrje që qytetarët të bëhen bashkë kundër të keqes, ndërsa nuk i kurseu akuzat dhe kritikat ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu ajo theksoi se Shqipëria sot është e pushtuar nga një sekt kleptomanësh.

“A mund të ndërtohet shteti me korrupsion? Shqipëria sot po bie sepse është pushtuar nga një sekt kleptomanësh…Paratë e pista po ushqen krimin, korrupsioni po i pi gjakun rinisë dhe indiferenca e intelektualëve po e vret këtë vend”, tha ajo.

Gjithashtu nënvizoi shqiptarët nuk duhet të ndalen por duhet të rrëzojnë murin e korrupsionit.

“Rrëzoni murin e korrupsionit dhe ngrini murin me meritokracisë. Bashkohuni me ne për një Shqipëri meritokratike”, tha ajo.

“Një avion nuk ngrihet në qiell nëse pilotët janë hajdutë. A mund të ngrihet Shqipëria me hajdutë në drejtim? A mund të ngrihet Shqipëria me korrupsion? Fatkeqësisht Shqipëria sot po bie. Është pushtuar nga sekt kleptomanësh", shtoi më tej Mehmeti.

1 MUAJ ME PARE

Grimci nga protesta e PD: Mjaft më me frikë, reagoni kundër hajdutëve

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,
Eda Grimci duke folur në protestë

Gjatë protestës së Partisë Demokratike përpara Kryeministrisë, kryetarja e degës nr. 9 në Tiranë, Eda Grimci, mbajti një fjalim të fortë, duke u bërë thirrje qytetarëve për reagim dhe pjesëmarrje aktive kundër asaj që ajo e cilësoi si padrejtësi dhe largim masiv të të rinjve nga vendi.

Në fjalën e saj, Grimci e cilësoi protestën si një zë qytetarësh të zhgënjyer dhe të lodhur nga situata aktuale, ndërsa theksoi se pjesëmarrja në tubim kërkon guxim.

Të dashur qytetarë, që keni guximin të jeni sot këtu. Të dashura nëna, motra, prindër, të rinj të këtij vendi. Ky nuk është një fjalim, është një thirrje për çdo shqiptar. Një thirrje për ty që je lodhur nga mashtrimi dhe propaganda, për ty që ke heshtur shumë gjatë, por sot po paguan heshtjen”, u shpreh ajo.

Ajo theksoi se qytetarët e pranishëm në protestë përfaqësojnë një zë më të gjerë shoqëror.

Ju që jeni sot këtu, jeni zëri i atyre që nuk flasin dot. Jeni forca e atyre që janë të lodhur, por nuk dorëzohen. Jeni jehona e një populli të vjedhur dhe të tallur. Ky që shihni nuk është turmë, kjo është ndërgjegje”, deklaroi Grimci.

Në vijim, ajo u ndal te fenomeni i emigracionit, duke iu drejtuar veçanërisht prindërve dhe të rinjve.

Mos ikni nga ky vend me valixhe në duar e me dhimbje në zemër. Kjo nuk është mundësi. Kjo është tragjedi, ky është shpopullim, kjo është vrasje e të ardhmes”, tha ajo.

Grimci bëri thirrje edhe ndaj prindërve dhe familjeve që, sipas saj, përballen çdo ditë me pasojat e emigracionit.

Çohuni për fëmijët tuaj, mos lejoni t’ua largojnë. Mos i lejoni më t’ju poshtërojnë, reagoni kundër hajdutëve, mos i votoni më”, u shpreh ajo.

Në fund të fjalës së saj, ajo theksoi se ndryshimi varet nga reagimi i qytetarëve dhe përfshirja aktive në jetën publike.

Mjaft më me nënshtrim dhe frikë, sepse nga sot, këta duhet të kenë frikë nga ju. Kanë frikë nga ty, nga zëri jot, nga qëndresa jote”, deklaroi Grimci para protestuesve.

 

1 MUAJ ME PARE

“Pushtet i korruptuar dhe i rrezikshëm”, Besart Xhaferri: Qeverisja e Ramës si fasadë prej polisteroli

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,

Protesta e opozitës u hap nga fjalimi i deputetit të Partisë Demokratike dhe kryetari i të rinjve demokratë, Besart Xhaferri, i cili tha se ndodhen sot në shesh për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Xhaferri ngriti akuza të forta për korrupsion dhe keqmenaxhim të fondeve publike, duke përmendur veçanërisht procedurat e ndërtimit dhe sigurinë e ndërtesave.

Në fjalën e tij, Xhaferri e përshkroi qeverisjen si të ndikuar nga korrupsioni dhe oligarkia, duke akuzuar se të ardhurat publike nuk shkojnë për shërbime thelbësore si arsimi, shëndetësia dhe infrastruktura, por përfitohen nga një grup i kufizuar interesash.

Xhaferri i bëri thirrje të rinjve që të mos largohen nga Shqipëria, pasi vendi ynë nuk është i varfër, por i vjedhur.

“Sot jemi mbledhur në këtë shesh, jo thjesht për të protestuar kundër një qeverie, por për të dëshmuar se shpirti i shqiptarit nuk blihet, nuk mposhtet dhe nuk dorëzohet përballë një regjimi që po na vjedh të tashmen dhe po na vret të ardhmen. Vetëm dje, në parlamentin e Shqipërisë, ne ngritëm zërin për një vërtetë të hidhur që po rrezikon jetën e qytetarëve tanë çdo ditë. Folëm për fasadat e rrezikshme, për polisterolin që po i kthen pallatet e Tiranës në mina me sahat, duke rrezikuar jetë njerëzish për shkak të babzisë dhe korrupsionit me lejet e ndërtimit. Por a nuk është e gjithë qeverisja e Edi Ramës fiks si ato fasada prej polisteroli? Një shtet i lyer me bojrat e ndezura të propagandës, i bukur për t'u parë nga jashtë, por thellësisht i kalbur, i korruptuar dhe jashtëzakonisht i rrezikshëm nga brenda.

Mjafton një shkëndijë e vetme e së vërtetës, mjafton pak drejtësi e pakapur, që i gjithë ky pushtet prej fasade të shkrumbohet dhe të bjërë në tokë. Të nderuar miq, ata e kanë kthyer Shqipërinë në një çiflig personal. Paratë e taksave tuaja, djersa e prindërve tanë, nuk shkojnë për shkolla më të mira, nuk shkojnë për spitale ku gjen shërim, as për rrugë dhe as për siguri publike. Ato shkojnë drejt dhe në xhepat e një grushti oligarkësh dhe pushtetarësh, përmes tenderave sekret dhe koncesioneve fantazmë. E çfarë po i ofrojnë rinisë sonë sot? Çfarë po ofrojnë bashkëmoshatarëve të mi? Vetëm dy rrugë, nënshtrimin ose emigrimin. Shpopullimi i Shqipërisë nuk është një aksident i historisë, nuk është as edhe një fenomen global siç duan t'jua shesin. Është një projekt i mirëmenduar i këtij sekti në pushtet, për të zbrazur vendin nga të rinjtë rebelë, nga profesionistët e ndershëm, nga mendjet e lira që nuk pranojnë të ulin kokën dhe të kthehen në patronazhistë të bindur.

Por unë si kryetar i Forumit Rinor dhe bashkë me gjithë ju këtu, sot ju them, ne nuk do të ikim. Ky është vendi ynë, kjo është toka jonë. Shqipëria nuk është e varfër, Shqipëria është e vjedhur. Ne nuk mund t'ia lëmë atdheun tonë atyre që e trajtojnë si plaçkë tregu. Rinia e këtij vendi nuk ka lindur për t’u bërë forcë pune e lirë nëpër rrugët e Evropës. Ne kemi inteligjencën, forcën, arsimimin dhe kurajën për ta bërë Shqipërinë një vend të begatë, të denjë për familjet tona. Por për ta bërë këtë duhet të shëmbim murin e pandëshkueshmërisë. Duhet të ngremë një kryengritje morale dhe qytetare, një rebelim kundër të keqes që na ka zënë frymën. Ne jemi këtu për të kërkuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Jemi këtu për t'i thënë atyre që fshihen pas dyerve të atyre godinave të pushtetit që ky pushtet i takon sovranit, i takon popullit dhe jo bandave. Mos kini frikë nga makineria e tyre e propagandës. Ata duken të fortë vetëm kur ne jemi të përçarë, vetëm kur ne heshtim. Por shikoni këtë shesh sot, shikoni forcën e bashkimit. Ky lumë njerëzish është tmerri i tyre më i madh.

Le të jetë ky 17 Prill, dita kur ne i themi mjaft fasadës së kalbur. Dita kur i themi mjaft vjedhjes së shpresës. Dita kur dëshmojmë se Partia Demokratike dhe opozita shqiptare janë e vetmja alternativë e vërtetë për ta rikthyer këtë vend në shinat e Evropës. Ngrihuni, bashkohuni, mos u dorëzoni! Sepse e nesërmja u përket atyre që guxojnë, atyre që nuk heshtin, atyre që e duan Shqipërinë. Zoti ju bekoftë ju, Zoti e bekoftë rininë shqiptare, Zoti e bekoftë Shqipërinë! Fitore!”, tha Xhaferri.

 

1 MUAJ ME PARE

Me maska dhe kapuçë, "grupi i zjarrit" mbërrin në protestë!

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,
‘Grupi i zjarrit’ në protestë

Të fshehur nën kapuçë të zinj, maska dhe pas pankartave, pjesëtarët e këtij grupi shfaqen sërish në protestë, duke ngritur dyshime për përsëritje të skenarëve të mëparshëm me molotovë .

Në protestën që sapo ka nisur para Kryeministrisë, pas mbërritjes së kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, në turmë është vërejtur edhe një grup personash të maskuar, të cilët njihen ndryshe si “grupi i zjarrit”.

Si në protestat e mëparshme, ata janë shfaqur të fshehur nën kapuçë të zinj dhe pas pankartave, në një përpjekje të dukshme për të mos u identifikuar.

Përveç pankartave të mbajtura përpara, disa prej tyre kanë vendosur edhe maska në fytyrë, duke e bërë më të vështirë identifikimin e tyre nga forcat e rendit dhe nga kamerat e pranishme në terren.

Ky grup është përmendur edhe më herët për përfshirje në akte të dhunshme gjatë protestave, kryesisht për hedhjen e molotovëve dhe sendeve të forta në drejtim të institucioneve apo efektivëve të policisë.

Mbetet për t’u parë nëse prania e tyre do të shoqërohet me incidente konkrete, pasi duket se janë të përgatitur për aksion.

Ndërkohë në terren, janë 1500 forca të policisë në gatishmëri, për të siguruar që të mos ketë incidente.

 

1 MUAJ ME PARE

Nis protesta e PD, rikthehen fjalimet

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,
Protesta e PD

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike përpara godinës së Kryeministrisë, ku qindra mbështetës janë grumbulluar në bulevard.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është bashkuar turmës, duke shënuar fillimin e protestës së shtatë kombëtare të opozitës. Ndryshe nga protestat e tjera, sot do të ketë fjalime dhe i pari që mori fjalën ishte Besart Xhaferri.

Ndërkohë, Policia e Shtetit ka marrë masa të shtuara sigurie për mbarëvajtjen e tubimit. Rreth 1500 efektivë janë angazhuar në terren, ndërsa zona është rrethuar me gardhe metalike dhe qarkullimi në bulevard është bllokuar.

Në terren ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili po ndjek nga afër situatën dhe zbatimin e planit të masave.

Protesta e sotme vjen pas një serie tubimesh të mëparshme të opozitës, të cilat në disa raste u shoqëruan me tensione dhe përplasje me policinë. Ndryshe nga ato, këtë herë Partia Demokratike i është rikthyer formatit të fjalimeve, duke synuar një organizim më të përqendruar përpara Kryeministrisë.

 

1 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, Sali Berisha del nga selia dhe niset drejt Kryeministrisë!

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,

Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe së bashku me mbështetësit që e prisnin jashtë, janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë. Ashtu si në protestat e mëparshme kombëtare, Berisha dhe mbështetësit e tij po përshkojnë në këmbë itinerarin nga selia e PD-së deri te Kryeministria ku dhe do të mbahet tubimi.

Protesta është paralajmëruar të zgjasë rreth tre orë dhe vjen pas një serie protestash të mëparshme të opozitës në kryeqytet.

Ndryshe nga protestat e fundit, të cilat u karakterizuan nga lëvizje në formë marshimi nëpër rrugët e kryeqytetit dhe bllokim trafiku, këtë herë Partia Demokratike ka vendosur t’i rikthehet formatit tradicional me fjalime përpara Kryeministrisë. Ky ndryshim vjen pas kritikave dhe mungesës së impaktit të protestave të mëparshme, të cilat në disa raste u shoqëruan me tensione dhe përplasje me policinë.

Nga ana tjetër, Policia e Tiranës ka marrë masat duke angazhuar rreth 1500 efektivë për mbarëvajtjen e protestës. Zona përreth Kryeministrisë është rrethuar me gardhe metalike, ndërsa qarkullimi në bulevard është bllokuar.

 

1 MUAJ ME PARE

PD sërish në shesh, mban protestën e 7-të kombëtare; kërkohet largimi i Edi Ramës

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,
Nis grumbullimi i qytetarëve

Demokratët zbresin sërish në shesh për largimin e kryeministrit...

K nisur protesta e PD para Kryeministrisë. Edhe pse ishte lajmëruar në orën 19.00, tubimi i 7-të kombëtar ka nisur pas afro 40 minutash vonesë. Pak më parë doli nga selia kreu i PD Sali Berisha, teksa qindra qytetarë janë mbledhur në shesh duke kërkuar largimin e kryeminsitrit Rama.  

Ndryshe nga protestat e fundit, të cilat u karakterizuan nga lëvizje në formë marshimi nëpër rrugët e kryeqytetit dhe bllokim trafiku, këtë herë Partia Demokratike ka vendosur t’i rikthehet formatit tradicional me fjalime përpara Kryeministrisë. 

Protesta u hap nga Besart Xhafferi, kru i Forumit Rinor. Deputeti akuzoi qeverinë se e ka kthyer vendin në pronë private dhe se fondet publike po keqpërdoren. “Paratë tuaja nuk shkojnë për shkolla më të mira, për spitale ku gjen shërim, as për rrugë e siguri publike. Shkojnë në xhepat e një grushti personash përmes tenderave sekretë dhe koncesioneve fantazmë”, u shpreh ai.

Në vijim, Xhaferri theksoi se problemi nuk është varfëria, por korrupsioni. “Shqipëria nuk është e varfër, është e vjedhur. Nuk mund t’ia lëmë atdheun tonë atyre që e trajtojnë si plaçkë tregu”, tha ai.

Në terren janë marrë masa të shtuara sigurie nga Policia e Tiranës, e cila ka angazhuar rreth 1500 efektivë për mbarëvajtjen e protestës. Zona përreth Kryeministrisë është rrethuar me gardhe metalike, ndërsa qarkullimi në bulevard është bllokuar. Ndërkohë, është vendosur edhe podiumi nga ku pritet të mbahen fjalimet.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ndodhet vetë në terren, ku po ndjek nga afër zbatimin e planit të masave dhe po koordinon strukturat policore për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë tubimit.

Policia u ka bërë thirrje organizatorëve që të distancohen nga çdo akt dhune dhe të bashkëpunojnë për zhvillimin paqësor të protestës.

Në protestën e gjashtë kombëtare, të zhvilluar pak ditë më parë, tubimi nisi para Kryeministrisë dhe më pas u shndërrua në një marshim në disa akse kryesore të Tiranës, duke shkaktuar bllokim të trafikut për disa orë. Gjatë asaj proteste u shënuan edhe incidente, përfshirë përplasje me policinë dhe përdorim të gazit lotsjellës.

Mbetet për t’u parë nëse protesta e sotme do të zhvillohet pa incidente dhe nëse rikthimi te formati me fjalime do të sjellë një tjetër dinamikë në aksionin opozitar.

1 MUAJ ME PARE

Protesta e PD, Bejko tregon skenarin e Berishës: Nuk do lejojë askënd përballë!


Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,
Roland Bejko

Analisti Roland Bejko është shprehur se me protestën e sotme kreu i PD, Sali Berisha kërkon të dominojë partinë dhe të justifikojë rizgjedhjen e tij në zgjedhjet e brendshme në muajin maj.

Sipas Bejkos, Berisha po bën luftë për pushtet dhe nuk do lejojë Ervin Saliajin dhe as ndonjë tjetër, në garën për kreun e partisë.

“Berisha, u kthye te Foltoret, ky është stili i Berishës. Natyrisht e bën, sepse kërkon t’iu tregojë demokratëve që e dominon ai partinë. Është protesta e shtatë me radhë, ka pasur objektiva për rrëzimin qeverisë dhe zgjedhje, por nuk e ka arritur. Është krizë legjitimiteti brenda PD dhe demokratët reagojnë. Partia e strukturave nuk është e lidhur me partinë e kryetarit, kemi çarje brenda partisë, militantët ndihen të mërzitur, të fyer. Ata mendojnë se partinë e kanë bashkë me Berishën, por ai nuk mendon ashtu. Është luftë e qartë për pushtet e Berishës. Qëllimi i çdo anëtari është të jetë parti pushteti, fituese. Kjo është luftë e pastër për pushtet brenda PD, jemi në kushtet kur kemi kaluar në sulm personal.

I pari që kaloi në sulm personal, ishte Berisha. Edhe Salianji i përgjigjet me të njëjtën monedhë. Është luftë për pushtet. Salianji po e fiton betejën moralisht. Berisha po na dëshmon frikë, ka krijuar akuza ndaj një bashkëpunëtori, por nuk paraqet prova, nuk paraqet fakte. Salianji është në avantazh të brendshëm. Po të zgjidhet Berisha në krye të PD, ai do jetë aty, e para nuk është legjitim, neni Basha e ka larguar nga posti i kryetarit. Salianji tregon se Berishës i janë sosur argumentet, nuk e duron dot garën dhe sfidën. Nuk e pranon, do e refuzojë sfidën me këdo, jo vetëm me Salianjin”, theksoi ai për “Tirana Live”.

 

1 MUAJ ME PARE

Pak orë nga protesta e PD, policia “blindon” Kryeministrinë; Skënder Hitaj zbret vetë në terren

Minutë pas minute/ PD mban protestën e 7-të kombëtare,
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka ndjekur nga afër masat për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita, në aksionin e parë të kësaj natyre që prej marrjes së detyrës. Për mbarëvajtjen e tubimit raportohet se janë angazhuar rreth 1500 efektivë policie.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka zbritur në terren për të ndjekur nga afër masat e marra për protestën e parë të opozitës pas emërimit të tij në krye të policisë.

Sipas informacioneve të bëra me dije, Hitaj ka qenë pranë forcave të policisë të angazhuara në terren, ku mësohet se ka dhënë udhëzime dhe instruksione për efektivët e përfshirë në operacionin për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Forca të shumta policie janë vendosur në godinën e Kryeministrisë, gjithashtu janë vendosur edhe gardh metalik. Në zonë është e vendosur edhe një ambulancë, si edhe autobote uji.

Policia e Shtetit ka njoftuar ditën e djeshme një plan të posaçëm masash për mbarëvajtjen e protestës së thirrur nga opozita, duke angazhuar forca të shumta në pikat kyçe të kryeqytetit, kryesisht pranë institucioneve kryesore shtetërore.

Sipas të dhënave zyrtare, rreth 1500 efektivë policie janë vendosur në terren për garantimin e rendit dhe sigurisë. Në zonat ku pritet zhvillimi i protestës janë vendosur gjithashtu gardhe metalike, ndërsa në gatishmëri ndodhen edhe mjete të emergjencës, përfshirë ambulanca dhe autobote uji.

Për shkak të tubimit, duke nisur nga ora 15:00, disa akse rrugore në qendër të Tiranës janë bllokuar për qarkullimin e automjeteve. Konkretisht, ndalohet lëvizja në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Ndërkohë, masat kufizuese kanë nisur që më herët. Që prej orës 23:45 të mbrëmjes së enjtes është bllokuar lëvizja dhe është ndaluar parkimi i automjeteve në segmentin e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, nga “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.

Kjo është protesta e shtatë kombëtare e organizuar nga PD, e cila kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama pas shumë skandaleve ku është e përfshirë.



 

2 Komente

  1. P
    Protestuesi

    Po dronin ku e keni per te pare kete proteste super madheshtore?

    1. T
      Tony

      Beni zgjedhje te lira e paqesore brenda partise tuaj o qurrashe e pastaj i kerkoni popullit Shqiptar te vendose, sic vendosi 3 legjislaturat e fundit.

      Lini një Përgjigje