TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 6 Prill 2026, 20:28

Kaos apo paqe, cili do të jetë fati i luftës? Trump lë gjithçka të hapur, e marta ditë vendimtare

Shkruar nga Pamfleti
2 MUAJ ME PARE

"Nuk do të kenë ura dhe centrale", Trump: Nëse Irani refuzon paqen, i pret "Epoka e Gurit"

Kaos apo paqe, cili do të jetë fati i luftës? Trump lë
Trump në konferencë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, konfirmoi nga konferenca për shtyp në Shtëpinë e Bardhë kërcënimin e tij për ta kthyer Iranin “në Epokën e Gurit”, nëse nuk arrihet një marrëveshje brenda afatit të vendosur.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, Trump tha se kishte vendosur të zgjaste me një ditë afatin 10-ditor për Iranin, duke e lidhur vendimin me festën e Pashkëve.

Vendosa ta shtyj deri nesër, për të qenë një njeri i mirë,” u shpreh ai.

Megjithatë, ai paralajmëroi se pas skadimit të këtij afati, pasojat do të jenë të rënda.

Nuk do të kenë ura. Nuk do të kenë centrale energjie. Epoka e Gurit,” deklaroi Trump, duke iu referuar drejtpërdrejt goditjeve të mundshme ndaj infrastrukturës kritike të vendit.

Në të njëjtën konferencë, presidenti amerikan u shpreh gjithashtu se nuk dëshiron përfshirjen e forcave kurde në konfliktin aktual.

Deklaratat e Trump përforcojnë tonin e ashpër të administratës amerikane në këtë fazë të luftës, duke kombinuar presionin diplomatik me kërcënime të hapura për përshkallëzim ushtarak.

2 MUAJ ME PARE

Trump sulmon NATO-n dhe aleatët: Jam shumë i zhgënjyer, Koreja me Japoninë më lanë në baltë

 

Kaos apo paqe, cili do të jetë fati i luftës? Trump lë
Trump në konferencë shtypi

Gjatë konferencës për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ashpërsuar tonet ndaj NATO-s, duke deklaruar se lufta me Iranin ka lënë një “shenjë që nuk do të zhduket kurrë” në marrëdhëniet me aleancën.

Jam shumë i zhgënjyer nga NATO,” u shpreh Trump para gazetarëve, duke e lidhur drejtpërdrejt këtë qëndrim me mungesën e mbështetjes nga aleatët europianë gjatë konfliktit.

Ai shtoi se përfaqësues të NATO-s pritet ta takojnë të mërkurën, duke nënvizuar se, sipas tij, aleanca po ndryshon qëndrim vetëm pasi zhvillimet në terren kanë anuar në favor të SHBA-së.

Tani, papritur, duan të ndihmojnë,” deklaroi presidenti amerikan, duke sugjeruar se vendet anëtare kishin zgjedhur të qëndronin në distancë derisa të ishte e qartë rezultati i luftës. Ai tha se nuk ka nevojë tani që po fiton. "NATO është një tigër prej letre. Rute është një numër i mrekullueshëm por nuk patëm ndihmë", tha Trump.

Më tej sulmoi aleatët në Azi: "Nuk na dhanë asnjë ndihmë as Koreja, as Japonia, as Australia. Ne kemi trupat në Kore dhe Japoni për ti brojtur nga Kim Jong Un, me të cilin unë shkoj mirë". 

Këto deklarata përforcojnë përplasjen e hapur mes Uashingtonit dhe aleatëve të tij tradicionalë, të cilët në pjesën më të madhe kanë refuzuar të përfshihen drejtpërdrejt në operacionet kundër Iranit, duke e konsideruar konfliktin jashtë kornizës së NATO-s.

Qëndrimi i Trump ndaj aleancës është bërë gjithnjë e më kritik gjatë javëve të fundit, duke përfshirë edhe paralajmërime për rishikim të rolit të SHBA-së në NATO, në një moment që analistët e konsiderojnë si një nga krizat më të thella në historinë e saj.

2 MUAJ ME PARE

Donald Trump: Fati i luftës varet se si do sillet nesër Irani!

Kaos apo paqe, cili do të jetë fati i luftës? Trump lë
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se fati i luftës varet se si do sillet nesër Irani.

Trump bëri të ditur se Irani është një “pjesëmarrës aktiv dhe i gatshëm” në negociatat për t’i dhënë fund luftës. 

“Nuk mund të flas për armëpushim, por mund t’ju them se kemi një pjesëmarrës aktiv dhe të gatshëm nga ana tjetër. Ata do të donin të arrinin një marrëveshje. Nuk mund të them më shumë se kaq”, u shpreh Trump.

Ai shtoi se kontaktet me ndërmjetësit për zgjidhjen e konfliktit janë në zhvillim dhe, sipas tij, “po shkojnë mirë”.

Presidenti theksoi se ekziston një afat kohor për ecurinë e negociatave, duke përmendur se pala tjetër ka kohë deri në orën 20:00 të ditës së ardhshme sipas kohës lindore të SHBA-së.

Trump konfirmoi gjithashtu përfshirjen e zëvendëspresidentit JD Vance, të dërguarit special Steve Witkoff dhe Jared Kushner në kontaktet me vendet ndërmjetëse lidhur me konfliktin në Iran.

"Në thelb ata kanë kohë deri në orën 8 nesër në mbrëmje, sipas kohës lindore, por ne po merremi me ta. Mendoj se po shkon mirë. Z. Witkoff është këtu dhe JD është i përfshirë në marrëveshje. Z. Witkoff është ulur këtu dhe mendoj se po shkon mirë, por do të duhet ta shohim", tha ai.

Sipas deklaratave të presidentit, procesi diplomatik mbetet në fazë aktive, ndërsa rezultati i negociatave mbetet ende i paqartë.

Trump tha gjatë fjalës së tij  se populli iranian “duhet të ngrihet kundër regjimit”, duke shtuar se pasojat e një veprimi të tillë do të ishin “të shkëlqyera”.

Ai hodhi poshtë kritikat ndaj strategjisë së tij ndaj Iranit, duke theksuar se “gjithçka është menduar nga ne”.

I pyetur për ndikimin e mundshëm të shënjestrimit të infrastrukturës civile në Iran nga ana e SHBA-ve, ai u shpreh se qytetarët iranianë do të ishin “të gatshëm të vuanin për të pasur lirinë e tyre”.

Presidenti shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara kanë siguruar “përgjime të shumta” që, sipas tij, tregojnë se ekziston një kërkesë nga brenda Iranit për sulme të mëtejshme kundër regjimit.

2 MUAJ ME PARE

Trump: Iranianët duan që ne t'i bombardojmë

Kaos apo paqe, cili do të jetë fati i luftës? Trump lë
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, po i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve nga Shtëpia e Bardhë, ku ka mbrojtur qasjen e tij ndaj luftës me Iranin dhe ka lëshuar deklarata të forta për situatën në vend.

I pyetur se si do të reagonte nëse populli iranian do të ngrihej kundër regjimit, Trump u shpreh hapur në mbështetje të një skenari të tillë.

Ata duhet ta bëjnë këtë,” tha ai, duke shtuar se pasojat do të ishin “të mëdha”.

Presidenti amerikan hodhi poshtë kritikat ndaj planit të tij ushtarak, duke theksuar se çdo veprim është menduar në detaje.

“Gjithçka është menduar nga ne,” deklaroi ai.

I pyetur për pasojat e mundshme të goditjeve ndaj infrastrukturës civile në Iran, Trump argumentoi se popullsia iraniane është e gatshme të përballojë vështirësi në këmbim të ndryshimit politik.

Ata janë të gatshëm të vuajnë për të pasur lirinë,” u shpreh ai.

Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara kanë interceptuar komunikime që, sipas tij, tregojnë se qytetarë iranianë po kërkojnë vazhdimin e goditjeve ndaj regjimit.

Në lidhje me operacionin e shpëtimit të ushtarakëve amerikanë, Trump pranoi se jo të gjithë brenda ushtrisë ishin dakord me ndërhyrjen.

Kishte njerëz në ushtri që thoshin se nuk duhet ta bësh këtë,” tha ai, duke paralajmëruar se rreziku për humbje të mëdha ishte real.

Megjithatë, ai theksoi se vendimi përfundimtar ishte i tij.

“Unë vendosa ta bëj,” deklaroi Trump, duke shtuar se, pavarësisht rrezikut, ai e konsideroi operacionin të justifikuar.

Deklaratat e tij pasqyrojnë një linjë të qartë të administratës amerikane: mbështetje për presion maksimal ndaj Iranit dhe gatishmëri për të marrë vendime me rrezik të lartë në terren.

2 MUAJ ME PARE

Hegseth, më shumë lëvdata për Trump sesa detaje për operacionin në Iran

Kaos apo paqe, cili do të jetë fati i luftës? Trump lë
Pete Hegseth

Konferencat për shtyp të presidentit Donald Trump po ndjekin një model të njohur: përveç mesazheve mbi luftën, ato shndërrohen shpesh në një platformë lajkash për vetë presidentin.

Këtë herë, në krah të Trump ishte sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, i cili gjatë prezantimit të operacionit të shpëtimit të ushtarakëve amerikanë theksoi rolin e presidentit në çdo fazë të vendimmarrjes.

Sipas tij, Trump kërkoi veprim “të shpejtë dhe vendimtar” dhe vuri në dispozicion të ushtrisë të gjitha mjetet e nevojshme për suksesin e operacionit.

Deklaratat e Hegseth u bënë ndërsa Trump qëndronte pranë tij, në një skenë që përsëritet shpesh në dalje të tilla publike, ku zyrtarët e lartë theksojnë rolin dhe vendimet e presidentit.

Në këtë rast, fokusi nuk ishte vetëm te operacioni ushtarak, por edhe te mënyra se si ai prezantohet politikisht — me theks të veçantë te lidershipi presidencial dhe rezultatet në terren.

 

2 MUAJ ME PARE

Zbuloi rrëzimin e pilotit amerikan në Iran, Trump kërcënon me burg gazetarin

Kaos apo paqe, cili do të jetë fati i luftës? Trump lë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se administrata e tij po zhvillon përpjekje intensive për të identifikuar personin që ka zbuluar informacione lidhur me ushtarakët e zhdukur në Iran.

Ai e cilësoi rrjedhjen e informacionit si një çështje serioze të sigurisë kombëtare, duke theksuar se pasojat mund të kenë qenë të rënda për operacionet në terren. “Ata e vunë misionin në rrezik të madh”, u shpreh Trump.

Gjithashtu, presidenti amerikan paralajmëroi edhe gazetarin që publikoi lajmin, duke kërkuar zbulimin e burimit të informacionit. Ai la të kuptohet se refuzimi për të bashkëpunuar mund të çojë në pasoja ligjore.

Trump theksoi se administrata është e vendosur të shkojë deri në fund të kësaj çështjeje, duke e konsideruar prioritet identifikimin e përgjegjësve për publikimin e informacionit të ndjeshëm.

"Do t'i drejtohemi kompanisë mediatike që e publikoi dhe do t'i themi 'sigurisë kombëtare, dorëzojeni ose shkoni në burg.  Për të gjetur anëtarin e zhdukur të shërbimit edhe më të vështirë. Ne duhet ta gjejmë atë që ka nxjerrë informacionin sepse është një person i sëmurë; ndoshta nuk e kuptuam shkallën e keqe të situatës... Ata e vunë këtë mision në rrezik të madh", tha Trump.

2 MUAJ ME PARE

Operacioni i shpëtimit të pilotëve, kreu i CIA-s tregon dredhinë që u bënë iranianëve

Kaos apo paqe, cili do të jetë fati i luftës? Trump lë
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe dhe Donald Trump

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, e ka përshkruar operacionin për shpëtimin e pilotit amerikan të zhdukur si një “garë kundër kohës”, duke theksuar kompleksitetin dhe urgjencën e ndërhyrjes.

Në deklaratat e tij, Ratcliffe nënvizoi se ishte thelbësore që piloti të gjendej sa më shpejt, ndërsa paralelisht duhej të shmangej ndërhyrja e forcave iraniane. Për këtë arsye, sipas tij, u përdorën taktika mashtruese për të mbajtur “armiqtë të keqorientuar”.

Ai bëri të ditur se u zhvillua një fushatë e qëllimshme dezinformimi për të ngatërruar autoritetet iraniane, të cilat po kërkonin pilotin.

Ratcliffe shtoi se, sipas vlerësimit të tij, pala iraniane doli e “turpëruar” nga rezultati i operacionit, ndërsa ritheksoi parimin se Shtetet e Bashkuara nuk lënë asnjë nga qytetarët e tyre pas dore.

Deklaratat e tij pasqyrojnë rëndësinë strategjike të operacionit, si dhe përdorimin e metodave të inteligjencës në një mjedis të ndërlikuar ushtarak.

2 MUAJ ME PARE

Kërcënon Trump: Iranin e zhdukim brenda një nate... dhe kjo mund të ndodhë nesër!

Kaos apo paqe, cili do të jetë fati i luftës? Trump lë
Trump në konferencë shtypi

Presidenti amerikan: SHBA mund ta godasë Iranin që nesër...

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, doli në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë ku po flet për zhvillimet e fundit në luftën me Iranin, duke lëshuar një nga deklaratat më të forta deri më tani.

Ai u shpreh se Irani mund të “zhduket brenda një nate”, duke shtuar se një operacion i tillë mund të ndodhë edhe “që nesër në mbrëmje”, nëse merret një vendim i tillë.

Gjatë konferencës, Trump theksoi se Shtetet e Bashkuara po performojnë “jashtëzakonisht mirë” në kuadër të operacionit “Epic Fury”, të cilin e përshkroi si një ndërhyrje në një nivel të paprecedentë.

Presidenti ndaloi veçanërisht te operacioni i shpëtimit të një piloti amerikan të mbetur në territorin iranian për rreth 48 orë. Ai tha se u mobilizua një operacion i gjerë ushtarak, duke përdorur edhe taktika devijimi për të mashtruar forcat iraniane mbi vendndodhjen reale.

Në një demonstrim të jashtëzakonshëm aftësie dhe saktësie, ushtria amerikane ndërhyri në zonën reale, përfshiu armikun, shpëtoi oficerin dhe neutralizoi çdo kërcënim,” deklaroi Trump.

Sipas tij, operacioni u realizua pa humbje për palën amerikane, pavarësisht se forcat e shpëtimit u përballën me zjarr të rëndë dhe një helikopter u godit.

Ai dha edhe detaje mbi përmasat e ndërhyrjes, duke përmendur përdorimin e 155 avionëve, përfshirë bombardues, avionë luftarakë, tanke furnizimi në ajër dhe mjete shpëtimi.

Nuk ka askush tjetër pajisjet që kemi ne. Jemi ushtria më e fuqishme në botë, me diferencë”, theksoi presidenti amerikan.

Deklaratat e tij, të bëra drejtpërdrejt nga konferenca për shtyp, vijnë në një moment tensioni të lartë dhe sugjerojnë se administrata amerikane po mban të hapur opsionin e një përshkallëzimi të shpejtë të konfliktit.

 

2 MUAJ ME PARE

Trump jep detaje nga operacion i rrezikshëm në Iran: Mund të kishte viktima, një nga helikopterët u godit gjatë ndërhyrjes!

Kaos apo paqe, cili do të jetë fati i luftës? Trump lë
Donald Trump

Presidenti amerikan e cilëson shpëtimin e dy ushtarakëve si vendim të rrezikshëm, por të domosdoshëm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjatë konferencës për shtyp ka vlerësuar operacionin për shpëtimin e dy ushtarakëve amerikanë të rrëzuar me një avion F-15 në Iran, duke e cilësuar atë si “shumë historik”.

Trump theksoi se ndërhyrja ishte një “vendim i vështirë për t’u marrë”, duke nënvizuar parimin se Shtetet e Bashkuara nuk braktisin qytetarët e tyre në zona konflikti.

Ai paralajmëroi për rrezikun e lartë të operacionit, duke deklaruar se ekzistonte mundësia që numri i viktimave të ishte shumë më i madh.

Sipas tij, ekipet e shpëtimit u përballën me “zjarr shumë të rëndë armik”, ndërsa një nga helikopterët u godit nga plumbat gjatë ndërhyrjes.

Deklaratat e presidentit vijnë në një moment tensioni të shtuar në rajon, ndërsa operacionet ushtarake dhe incidentet në terren vazhdojnë të komplikojnë situatën.

2 MUAJ ME PARE

Festë në oborr, luftë në deklarata; kontrast i thellë në Shtëpinë e Bardhë!

Kaos apo paqe, cili do të jetë fati i luftës? Trump lë
Donald Trump, së bashku me bashkëshorten e tij Melania

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, së bashku me bashkëshorten e tij Melania Trump, kanë kryesuar ceremoninë tradicionale të rrotullimit të vezëve të Pashkëve në Shtëpinë e Bardhë, në një atmosferë festive që këtë vit është shoqëruar edhe me komente mbi luftën në Iran.

Siç raporton gazetari Bernd Debusmann Jr. nga Shtëpia e Bardhë, kjo ngjarje e përvitshme, e organizuar për herë të parë në vitin 1878, zakonisht ka karakter të lehtë dhe familjar, ku pjesëmarrës janë stafi, të ftuar dhe gazetarë së bashku me fëmijët e tyre.

Edicioni i këtij viti përfshin aktivitete të zgjeruara për fëmijët, si gjuetia e vezëve të Pashkëve, stacione edukative si “Nga pula në shtëpi”, ku prezantohen zogj të vegjël, si dhe aktivitete për shkrimin e kartave për ushtarët dhe eksperienca të lidhura me eksplorimin hapësinor.

Megjithatë, kjo atmosferë festive bie në kontrast me deklaratat e Presidentit Trump mbi situatën në Iran. Ai ka sugjeruar se Irani nuk është “aq i fortë” pas më shumë se një muaji bombardimesh të vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.

Sipas raportimit, pritet që presidenti të japë komente më të detajuara mbi konfliktin gjatë një konference për shtyp më vonë gjatë ditës. Ndërkohë, ai e ka paraqitur operacionin e fundit kompleks të kërkim-shpëtimit brenda Iranit si një sukses të dukshëm.

Zhvillimet e fundit tregojnë se, pavarësisht deklarimeve për arritje në terren, konflikti në Iran mbetet i ndërlikuar dhe me pasoja të paqarta për opinionin publik amerikan.

trump lufta irani

Lini një Përgjigje