TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES19 Shkurt 2026, 15:56

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet Ramën e Osmanin

Shkruar nga Pamfleti
4 MUAJ ME PARE

Gjenerali Jasper Jeffers: Shqipëria dhe Kosova, mes pesë vendeve të para që angazhojnë trupa për forcën e sigurisë në Gaza

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Jasper Jeffers

Gjenerali Jasper Jeffers, duke folur në mbledhjen e Bordit të Paqes, paraqiti planin operacional për vendosjen e forcës ndërkombëtare të sigurisë në Gaza dhe njoftoi angazhimet e para konkrete nga disa vende.

Ai deklaroi se në afat të shkurtër forcat do të dislokohen fillimisht në sektorin e Rafahut, paralelisht me trajnimin e policisë lokale. Sipas tij, objektivi në afat të mesëm është zgjerimi i misionit “sektor pas sektori”, deri në arritjen e kapaciteteve të plota.

Në planin afatgjatë, Jeffers parashikon ngritjen e një strukture me 12 mijë policë dhe 20 mijë ushtarë të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (ISF).

Gjenerali njoftoi se pesë vende kanë konfirmuar angazhimin me trupa për ISF-në: Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria. Ai shtoi se Egjipti dhe Jordania kanë marrë përsipër trajnimin e forcave policore.

Në afat të shkurtër, planifikojmë të dislokohemi fillimisht në sektorin e Rafahut, paralelisht me trajnimin e policisë. Objektivi në afat të mesëm është të vazhdojmë zgjerimin, sektor pas sektori. E gjithë kjo na çon drejt synimit afatgjatë: 12 mijë policë dhe 20 mijë ushtarë të Forcës Ndërkombëtare të Sigurisë (ISF).

Jam jashtëzakonisht i kënaqur të njoftoj sot se pesë vendet e para kanë angazhuar trupa për të shërbyer në ISF: Indonezia, Maroku, Kazakistani, Kosova dhe Shqipëria. Dy vende kanë marrë përsipër të trajnojnë policinë: Egjipti dhe Jordania", tha ai.

 

4 MUAJ ME PARE

Europa bojkotoi ‘Bordin e Paqes’, Trump: Kemi marrëdhënie të mira!

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Donald Trump

Duke folur për marrëdhëniet ndërkombëtare, presidenti Donald Trump deklaroi gjatë mbledhjes së 'Bordit të Paqes' se raportet me vendet evropiane janë shumë të mira.

“Me Evropën kemi marrëdhënie shumë të mira. Shkojmë shumë mirë,” tha ai, duke përmendur edhe bashkëpunimin me kreun e NATO-s, për të cilin u shpreh pozitivisht.

Ai përmendi gjithashtu Norvegjinë si një vend që, sipas tij, ka mirëpritur iniciativat për paqe dhe ka shprehur interes për t’u përfshirë.

Në fund, Trump deklaroi se nuk është i fokusuar te Çmimi Nobel për Paqen, por te shpëtimi i jetëve njerëzore. Ai shtoi se në Japoni është organizuar një takim për mbledhje fondesh.

"Me Evropën kemi marrëdhënie shumë të mira. Raportet me Evropën janë të mira, ne shkojmë shumë mirë. Ne kemi kreun e NATO-s, kemi raporte shumë të mirë me të, është një njeri shumë i mirë. Norvegjia është një vend që e ka mirëpritur Bordin e paqes dhe ka shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë. Mendova se do më jepnin çmimin Nobel. Unë kujdesem vetëm të shpëtojë jetë njerëzish, dhe nuk ka rëndësi Çmimi Nobel për mua. Japonia është organizuar për një takim për mbledhje fondesh”,-tha Trump.  

4 MUAJ ME PARE

Bordi i Paqes, Donald Trump: 9 shtete janë zotuar për 7 miliardë dollarë për Gazën

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se nëntë shtete kanë zotuar bashkërisht 7 miliardë dollarë si pako të ndihmës për Gazën. Kazakistani, Azerbajxhani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Maroku, Bahrejni, Katari, Arabia Saudite, Uzbekistani e Kuvajti janë shtetet që kanë bërë zotimin sipas tij.

Për çdo dollar të shpenzuar, është një investim në stabilitet dhe shpresë për një rajon të ri e në harmoni”, ka thënë Trumpi.

Kjo është vetëm një pjesë e vogël e shumës së parashikuar prej 70 miliardë dollarësh të nevojshme për të rindërtuar territorin palestinez pas dy vjetësh luftimesh.

Trump deklaroi se SHBA do të kontribuojnë me 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Ai theksoi se, megjithëse shuma është e konsiderueshme, ajo mbetet e vogël krahasuar me koston e luftërave dhe shtoi se ka zgjidhur tetë konflikte .Trump u shpreh se Bordi i Paqes do të bazohet te Kombet e Bashkuara dhe se “askush nuk e ka parë më parë”.

“SHBA do të bëjnë një kontribut 10 miliardë dollarë për Bordin e Paqes. Kemi pasur një mbështetje shumë të madhe për të. Është një mbështetje e vogël kur sheh koston e luftës. Jemi të përkushtuar dhe së bashku mund të arrijmë ëndrrën për të sjellë paqe afatgjatë në rajon. Shpresoj të kthejmë sytë e botës sesi konflikte të tjera mund të zgjidhen. Ne kemi zgjidhur 8. I kemi zgjidhur për pak ditë. Plagët e fundit mund të shërohen. Planeti do të jetë më i sigurt dhe në paqe.

Mendoj se Kombet e Bashkuara kanë një potencial të lartë. Nuk kam folur me asnjë prej tyre për 8 luftërat që zgjidha. Bordi i Paqes do bazohet në Kombet e Bashkuara dhe do shohë nëse ato nuk funksionojnë si duhet. Duhet të sigurohemi që Kombet e Bashkuara janë funksionale dhe të rëndësishme dhe do zgjidhen në potencialin që kanë”, shtoi ai.

4 MUAJ ME PARE

Bordi i Paqes, Trump paralajmëron Hamasin: Dorëzoni armët ose do përballeni me pasoja!

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Donald Trump në Bordin e Paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në Bordin e Paqes se Hamasi është zotuar se do të dorëzojë armët. Trump paralajmëroi se në të kundërtën, Hamasi do të përballet me pasoja.

“Mendoj se Hamasi do të dorëzojë armët. Kjo është ajo që kanë premtuar. Nëse nuk e bëjnë, do të përballen me pasoja,” u shpreh Trump.

Ai shtoi se armëpushimi në Gaza ka funksionuar dhe ka mundësuar kthimin e pengjeve, si të gjallë ashtu edhe të vdekur. Sipas tij, një zhvillim i tillë dukej i pamundur më herët.

“Armëpushimi në Gaza është mbajtur. Pengjet, të gjalla dhe të vdekura, janë kthyer. Kjo dukej e pamundur, por ne ia dolëm,” tha ai.

Trump theksoi se janë bërë përpjekje për të kërkuar dhe gjetur pengjet, duke shtuar se edhe Hamasi ka kontribuar në një pjesë të këtij procesi. Ai deklaroi se prindërit e pengjeve që humbën jetën ishin në dijeni të fatit të fëmijëve të tyre dhe kërkonin kthimin e trupave.

Në përfundim, Trump vlerësoi rolin e administratës së tij, duke thënë se ka ndihmuar në shpëtimin e mijëra jetëve dhe në promovimin e paqes.

4 MUAJ ME PARE

Trump në Bordin e Paqes: Shqipëria dhe Kosova do të kenë trupa në Gaza

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Trump në Bordin e Paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi gjatë mbledhjes së parë të Bordit të Paqes se Shqipëria dhe Kosova do të kenë trupa në terren si pjesë e forcës ndërkombëtare të stabilizimit që synon të veprojë në Gazë.

Ai theksoi se disa vende do të angazhohen drejtpërdrejt në terren për të mbështetur zbatimin e armëpushimit dhe ruajtjen e sigurisë, duke përfshirë edhe Marokun, i cili sipas tij do të kontribuojë në këtë proces.

Trump vijoi duke lavdëruar marrëveshjen e armëpushimit që hyri në fuqi në tetor, duke pretenduar se “lufta në Gaza ka përfunduar”. Megjithatë, deklarata e tij vjen në një kohë kur raportohen shkelje të përsëritura të armëpushimit. Sipas burimeve ndërkombëtare, që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes, mbi 600 palestinezë janë vrarë si pasojë e incidenteve të vazhdueshme.

Presidenti amerikan e përshkroi dhunën e mbetur si “flakë të vogla”, duke sugjeruar se situata është nën kontroll dhe se procesi i paqes po ecën përpara.

Një nga çështjet më të ndjeshme mbetet çarmatimi i Hamasit. Trump deklaroi se beson që Hamasi “do të dorëzojë armët”, duke e cilësuar këtë si hap të domosdoshëm për konsolidimin e paqes. “Nëse nuk e bëjnë, do të përballen me pasoja të ashpra”, tha ai.

Ai shtoi gjithashtu se duhet dhënë “kreditë e duhura” Hamasit për gjetjen dhe kthimin e trupave të pengjeve izraelite në Gazë, duke e paraqitur këtë si një zhvillim pozitiv në kuadër të procesit të negociatave.

 

4 MUAJ ME PARE

Bordi i Paqes, Trump i drejtohet Vjosa Osmanit: Nëse nuk shkoni mirë me Serbinë, më merrni në telefon!

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Donald Trump dhe Vjosa Osmani

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump gjatë fjalimit në “Bordin e Paqes” në Uashington, preku disa çështje të politikës së jashtme, si dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Trump u shpreh se, nëse Kosova dhe Serbia hasin vështirësi në raportet mes tyre, ai është i gatshëm të ndërhyjë personalisht.

“Kosova–Serbia, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim”, iu drejtua Trump Vjosa Osmanit, e cila është e pranishme. 

Trump: Herën e fundit që isha në Kinë, presidenti atje më trajtoi shumë mirë, më organizoi një mikpritje të jashtëzakonshme. Presidentit i thashë që herën tjetër që të vij në Kinë dua një mikpritje edhe më madhështore. Pastaj punësuam Kushnerin dhe ai është i dërguari i paqes. Duke qenë se Irani tani është një çështje e rëndësishme, kemi pasur bisedime me ta, ende nuk kemi arritur një marrëveshje. Duhet të kemi një marrëveshje, përndryshe do të ndodhin gjëra të këqija. Kosova–Serbia, keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Nëse nuk shkoni mirë, më merrni në telefon dhe do ta zgjidhim.

 

4 MUAJ ME PARE

“Është një pikë e nxehtë”, Trump: Nëse Irani ka armë bërthamore, nuk ka paqe në Lindjen e Mesme!

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump, gjatë fjalimit të tij në Bordin e Paqes foli edhe për situatën e diskutimeve me Iranin. Trump tha se Irani është një pikë e nxhetë dhe shtoi se i dërguari special, Steve Witkoff dhe dhëndri i tij, Jared Kushner kanë marrëdhënie të mira me ndihmësit e Teheranit.

Ai theksoi se këto vite kanë vërtetuar se nuk është e lehtë të arrihet një marrëveshje me Iranin, por shtoi se po bëhen përpjekje për të arritur një marrëveshje kuptimplotë.

“Irani është një pikë e nxehtë tani. Ata po takohen dhe kanë një marrëdhënie të mirë me përfaqësuesit e Iranit dhe, e dini, po zhvillohen bisedime të mira. Është vërtetuar gjatë viteve se nuk është e lehtë të bësh një marrëveshje kuptimplote me Iranin. Duhet të bëjmë një marrëveshje kuptimplote, përndryshe ndodhin gjëra të këqija. Ne kemi pak punë për të bërë me Iranin. Nuk mund të kemi paqe në Lindjen e Mesme nëse Irani ka armë bërthamore. SHBA dhe partnerët kanë dërguar një sasi të madhe të ndihmave humanitare.”, tha Trump.

Ushtria amerikane aktualisht po ndërton forca dhe pajisje në Gjirin Persik në nivele të papara, pasi mediat në Izrael dhe gjetkë këmbëngulin se një sulm ndaj Iranit është shumë më afër nga sa po e pranojnë publikisht zyrtarët e administratës Trump.

4 MUAJ ME PARE

Bordi i Paqes, Trump: Po punojmë për një të ardhme më të ndritshme për Gazën

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Trump duke folur në Bordin e Paqes

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, mbajti fjalimin hapës në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes, një iniciativë që ai e prezantoi si platformë bashkëpunimi mes liderëve ndërkombëtarë për të promovuar stabilitetin në Gazë dhe në Lindjen e Mesme.

Gjatë fjalës së tij, Trump deklaroi se synimi i përbashkët është ndërtimi i “një të ardhmeje më të ndritshme për Gazën, Lindjen e Mesme dhe gjithë botën”. Ai theksoi se përpjekjet për paqe kërkojnë koordinim të drejtpërdrejtë mes vendeve dhe angazhim të vazhdueshëm diplomatik.

Presidenti sqaroi se Bordi i Paqes përbëhet kryesisht nga liderë të vendeve të Lindjes së Mesme, si dhe nga përfaqësues të shteteve të tjera, të cilët i cilësoi si figura me reputacion të lartë në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, disa prej këtyre vendeve kanë ofruar mbështetje financiare për iniciativat që lidhen me stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.

Trump theksoi se “asgjë nuk është më e rëndësishme se paqja”, duke e paraqitur atë si prioritet strategjik të administratës së tij. Ai argumentoi se kostoja e luftës është “njëqind herë” më e lartë sesa ajo e paqes, duke nënvizuar se investimi në diplomaci dhe dialog është jo vetëm zgjedhje politike, por edhe ekonomike.

"Ne punojmë së bashku për të siguruar një të ardhme më të ndritur të Gazës, Lindjes së Mesme dhe të gjithë botës. Mendoj se Bordi i Paqes, sepse përbëhet kryesisht nga udhëheqës dhe njerëz jashtëzakonisht të respektuar, por kryesisht nga udhëheqës të vendeve të Lindjes së Mesme, vende nga e gjithë bota, dhe ata kanë qenë shumë bujarë edhe me paratë", shtoi ai.



 

4 MUAJ ME PARE

"Mos luani me mua",Trump mesazh vendeve që refuzuan Bordin e Paqes: Përpiqen të bëjnë si të zgjuar, por do vijnë shumë shpejt!

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Donald Trump

Deklarata e presidentit amerikan vjen pas refuzimit të disa shteteve për t’iu bashkuar nismës së propozuar prej tij.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar me tone të ashpra ndaj disa vendeve që, sipas tij, kanë refuzuar t’i bashkohen një nisme të quajtur “Bordi i Paqes”. Gjatë fjalës së tij, Trump u shpreh: “Mos luani me mua”, duke shtuar se vendet që po përpiqen “të bëjnë pak si të zgjuar” do të rikthehen shumë shpejt në tryezë.

Në mesazhin e tij, Trump sugjeroi se disa shtete po mbajnë një qëndrim refuzues për arsye taktike apo politike, por paralajmëroi se ato do të ndryshojnë qëndrim në një periudhë të afërt. Ai nuk specifikoi se cilat vende i referohej, as arsyet konkrete të refuzimit.

“Pothuajse të gjithë e kanë pranuar, dhe ata që nuk e kanë bërë, do ta bëjnë. Disa po përpiqen të bëjnë pak si të zgjuar, por kjo nuk funksionon, nuk mund të bëni të zgjuarin me mua,” tha Trump.

Deklarata u shoqërua me tone paralajmëruese, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara ose administrata që ai përfaqëson, kanë instrumente ndikimi që mund të përdoren në raport me këto vende.

 

4 MUAJ ME PARE

Bordi i Paqes, Trump përshëndet Ramën dhe Osmanin

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Rama takon Trump

Ka nisur sot mbledhja inauguruese e Bordit të Paqes, një nismë e prezantuar nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, si platformë për bashkëpunim ndërkombëtar me synim dhënien fund të konflikteve.

Në fjalën e tij hapëse, Trump përshëndeti kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, dhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke i falënderuar për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre.

Sot jemi të nderuar që na bashkohet kryeministri Edi Rama... Presidente Osmani e Kosovës, faleminderit edhe ju, dhatë kontribut të shquar. Faleminderit”, u shpreh Trump.

Presidenti amerikan e cilësoi Bordin e Paqes si një nga nismat më të rëndësishme të ndërmarra, duke theksuar se në të janë përfshirë organizata dhe individë të shumtë me qëllim zgjidhjen e konflikteve të gjata.

Kemi pasur një lidhje shumë të mirë dhe jam bërë mik me shumë njerëz. E vlerësoj që jeni këtu, krenar që ky ishte një takim i hapur. Janë bërë miq të jashtëzakonshëm të mi këta liderë. Ndërtuam vendin tonë dhe tani jemi në pikën ku SHBA nuk janë si më parë”, deklaroi ai.

Trump theksoi gjithashtu arritjet ekonomike gjatë mandatit të tij, duke përmendur rritjen e tregjeve financiare dhe performancën e ekonomisë amerikane.

Po bëjmë një punë shumë të mirë. Bordi i Paqes është një nga gjërat më të rëndësishme. Janë përfshirë shumë organizata, njerëz me të cilët kemi punuar bashkë për t’i dhënë fund luftërave. Disa luftëra ishin 32 vite të gjata, ne i dhamë fund për dy ditë, por kemi ende punë për të bërë”, tha ai.

Duke iu referuar situatës në Lindjen e Mesme, Trump e përshkroi Gazën si një çështje “komplekse”, ndërsa vlerësoi punën e bashkëpunëtorëve të tij.

Gaza është komplekse, por Kushner dhe Wittkof kanë bërë punë të mrekullueshme. Kam ekipin më të mirë që është mbledhur”, shtoi ai.



4 MUAJ ME PARE

Trump mban fjalimin hapës në Bordin e Paqes: Po bëjmë një punë shumë të mirë, kemi përfunduar tetë luftëra

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump, në fjalimin hapës të cereomonisë së Bordit të Paqes, deklaroi se kjo nismë ka një synim të vetëm; Paqen. Ai shtoi se që nga nisja e mandatit të tij të dytë ka përfunduar 8 luftëra dhe se Bordi i Paqes është diçka e mirë për botën.

“Ajo që po bëjmë është shumë e thjeshtë, paqja. Quhet Bordi i Paqes. Këta liderë më kanë ndihmuar shumë. I kemi dhënë fund tetë luftërave dhe mendoj se një e nëntë do mbarojë së shpejti. Jeni njerëz të mëdhenj, jemi lider të mëdhenj, dhe njerëzit po na shohin, Jam shumë krenarë që ky është një takim i hapur. Po bëjmë një punë shumë të mirë, Bordi i Paqes është një nga gjërat më të mira”, tha Trump.

Më tej ai shtoi se ka ende punë për t’u bërë për Gazën, të cilën e quajti shumë komplekse. Trump tha gjithashtu sot në Uashington ndodheshin liderët më të mëdhenj të botës dhe disa të tjerë që do t’i bashkohen më tej.

“Kemi ende punë për të bërë dhe po e bëjmë Gaza është shumë kompleksë. Kanë bërë një punë të mrekullueshme. Kam ekipin më të mirë ndonjëherë. Është nder që po ju pres ju këtu. Është bordi më i rëndësishëm. Nuk ka patur gjë tjetër të ngjashme. Këtu janë liderët më të mëdhenj të botës, edhe ata që nuk janë do vijnë së shpejti thjesht po bëjnë të vështirin. Është bordi më prestigjioz ndonjëherë. Kemi cdokënd krerët e shteteve, vec Infantinos dhe biletat për kupën e Botës janë shitur të gjitha. Dua të falenderoj të gjithë  liderët”, shtoi Trump. 

4 MUAJ ME PARE

Nis ceremonia e Bordit të Paqes, Trump takon liderët e pranishëm

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Foto familjare e nismës

 

Punimet e takimit të parë të Bordit të Paqes, nismës së krijuar nga presidenti amerikan Donald Trump, kanë nisur sot në Institutin Amerikan të Paqes “Donald J. Trump” në kryeqytetin amerikan.Presidenti Trump ka mbërritur në sallën e takimit dhe ka përshëndetur personalisht liderët e pranishëm.

Ceremonia filloi me një foto familjare të liderëve, ku Trump u vendos në qendër, i shoqëruar nga zëvendëspresidenti JD Vance dhe Sekretari i Shtetit Marco Rubio. Axhenda parashikon diskutime mbi rindërtimin e Gazës, forcën stabilizuese dhe plane të mëtejshme paqeje.


Takimi përfshin liderë nga mbi 20 vende përfshirë Argjentinën, Azerbajxhanin dhe të tjerë, por ka tërhequr kritika nga disa shtete evropiane dhe aleatë, të cilët e shohin si një strukturë që mund të minojë rolin e OKB-së ose të ketë karakter “pay-to-play”. Trump e ka quajtur atë “organizatën më të rëndësishme ndërkombëtare në histori”.

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet

Takimi vjen pas themelimit zyrtar të Bordit të Paqes në Davos më 22 janar 2026, ku Shqipëria dhe Kosova u bënë pjesë e nismës. Bordi synon kryesisht zgjidhjen e krizës humanitare në Gaza, me premtime për miliarda dollarë për rindërtim, por ka zgjeruar ambiciet drejt promovimit të paqes globale në zona konflikti. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministri Ervin Demon, mori pjesë për të përfaqësuar Shqipërinë si anëtare themeluese.

Shqipëria ka sqaruar se nuk do të kontribuojë financiarisht siç kërkohet për anëtarësim të përhershëm me 1 miliard dollarë, por me “dinjitetin dhe reputacionin ndërkombëtar”. Presidentja Osmani, si përfaqësuese e vetme femër në mesin e themeluesve, theksoi se Kosova qëndron pranë SHBA-së për të çuar përpara paqen, duke kujtuar mbështetjen historike amerikane për pavarësinë e Kosovës.

4 MUAJ ME PARE

Rama në Bordin e Paqes në Uashington, shoqërohet nga ministri Ervin Demo

Mblidhet Bordi i Paqes, Trump mban fjalimin inaugurues; përshëndet
Rama në Bordin e Paqes në Uashington

Ditën e sotme po zhvillohet në Uashington nisma e Presidentit amerikan Donald Trump, i cili njihet si Bordi i Paqes.

Nga një publikim në llogarinë e tij në Facebook, Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore të Shqipërisë, Ervin Demo ka zbuluar se po shoqëron kryeminstrin për në Washington.

Më herët u mësua se Rama do të jetë një ndër folësit kryesorë në takimin me Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump.

 "Krenar për Shqipërinë. Rrugës për në mbledhjen e Bordit të Paqes.", shkruan Demo.

Mes liderëve të pranishëm do të jenë edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Fjalën e mirëseardhjes do ta ketë shefi i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump, si dhe zv.Presidenti i Amerikës.

Mes personaliteteve të pranishëm që do të mbajnë një fjalim janë Sekretari amerikan i Shtetit Rubio,  Steve Witkoff, Tony Blair dhe Jaerd Kushner.

trump bordi i paqes

1 Komente

  1. A
    Ai tipi

    Ramen e injoroi..mos shkruani idiotizma

    Lini një Përgjigje