TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 8 Janar 2026, 20:26

Agravon zjarri te “5 Maji”, angazhohen 11 mjete zjarrfikëse; kërkohet ndërhyrja e ushtrisë

Shkruar nga Pamfleti
5 MUAJ ME PARE

Vështirësohet neutralizimi i flakëve, krijohet një tjetër vatër zjarri te “5 Maji”

Agravon zjarri te “5 Maji”, angazhohen 11 mjete zjarrfikëse;
Zjarri te “5 Maji”

Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë magazinat në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë, duke shkaktuar panik te banorët dhe bizneset e zonës.

Mësohet se është krijuar një tjetër vatër zjarri, çka vështirëson punën e zjarrfikësve për ta shuar.

Flakët janë të përmasave të mëdha dhe po rrezikojnë seriozisht edhe disa biznese që ndodhen pranë tregut.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse dhe përforcimeve nga Kamza, Durrësi dhe Elbasani, situata mbetet e vështirë për t’u vënë nën kontroll.

 

5 MUAJ ME PARE

Ende me përmasa të frikshme zjarri te "5 Maji", kërkohet ndihmë nga Durrësi, Kamza, Vora dhe Elbasani

Agravon zjarri te “5 Maji”, angazhohen 11 mjete zjarrfikëse;

Zjarri te tregu i rrobave të përdorur te rruga “5 Maji” vijon të ketë përmasa të frikshme.

Edhe pse prej gati 2 orësh po punohet për normalizimin e tij, situata mbetet e rëndë për këtë arsye është kërkuar ndihmë nga Elbasani, Durrësi, Voar dhe Kamza, për sjellë makina zjarrfikëse.

Mësohet se aktualisht janë angazhuar 11 mjete, teksa është kërkuar dhe ndihma e ushtrisë. Shumë banorë janë evakuuar dhe frika është se flakët mund të përhapen te magazinat përreth.

 

5 MUAJ ME PARE

Zjarri te "5 Maji", flet prefekti i Tiranës: Flakët janë masive, magazinat nuk kanë materiale të rrezikshme!

Agravon zjarri te “5 Maji”, angazhohen 11 mjete zjarrfikëse;
Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro ka deklaruar se zjarri në zonën e ish-Uzinës Dinamo, te tregu i 5 Majit, është masiv dhe po përfshin një magazinë të madhe ku operojnë disa biznese.

Në vendngjarje janë angazhuar 11 mjete zjarrfikëse, rreth 60 efektivë, si dhe i gjithë efektivi i zjarrfikësve të Tiranës dhe Kamzës.

Po ashtu, po vijnë forca dhe mjete ndihmëse nga Elbasani, Vora dhe ushtria, ndërsa botet e ujit të Bashkisë po sigurojnë furnizimin me ujë.

Sipas tij, në magazina ndodhen rroba dhe materiale të tjera jo të rrezikshme, nuk ka persona të lënduar dhe policia ka vendosur perimetrin e sigurisë.

“Zjarri po vazhdon, është masiv dhe kërkon kohën e vet për t’u neutralizuar,” u shpreh ai, duke shtuar se shkaqet do të përcaktohen nga ekspertët.

Prefekti i Tiranës, Afrim Qendro: Kemi një zjarr masiv te ish-uzina dinamo. Në një magazinë goxha të madhe, po punojnë 11 makina zjarrfikës, 60 forca policie. Komplet efektivi i zjarrfikësve të Tiranës dhe Kamzës janë prezent. Botet e ujit të bashkisë janë duke ardhur për të furnizuar me ujë. Po mundohemi ta ndërpresim të mos vazhdojë në pjesën fundore të magazinës. Dhe të ruhet dhe objekti. Është një magazinë e madhe që funksionojnë disa biznese. Deri për momentin janë rroba dhe materiale të tjera jo materiale të rrezikshme. Po punojnë me kapacitet maksimal po vijnë dhe nga Elbasani, Vora dhe zjarrfikëset e ushtrisë. Do an ndihmojnë me furnizim me ujë.
Nuk flas për dyshime janë ekspertët që do japin vlerësimin ligjor. Nuk ka persona të dëmtuar. Forcat e rendit kanë siguruar një perimetër. Zjarr po vazhdon, po punohet për ta ndërprerë. Është zjarr masiv dhe kërkon kohën e vet.

 

5 MUAJ ME PARE

Situatë kaotike te ‘5 Maji’, dalin të tjera pamje nga tregu i rrobave (Video)

Agravon zjarri te “5 Maji”, angazhohen 11 mjete zjarrfikëse;

Të tjera pamje janë publikuar zjarri

Vijojnë flakët e frikshme që kanë përfshirë tregun e rrobave të përdorura te 5 Maji.

Ndërkohë të tjera pamje janë publikuar nga vendi i ngjarjes.


Policia ka zgjeruar perimetrin e sigurisë, pasi flakët sa vijnë e përhapen.

Mësohet se janë evakuuar banorët që jetojnë përreth tregut që po shkrumbohet.

E gjithë zona është e mbushur me kabuj elektrikë.

Dëmet raportohet të jenë shumë të mëdha.

 

 

 

5 MUAJ ME PARE

Zjarri te “5 Maji’, evakuohen banorët përreth; policia rrethon zonën

Agravon zjarri te “5 Maji”, angazhohen 11 mjete zjarrfikëse;
Zjarri te "5 Maji"

Prej afro një orë e gjysmë vijon zjarri te tregu i rrobave të përdorura te “5 maji”. Mësohet se policia ka vendosur shirita sigurie duke ndaluar futjen e personave të tjerë në zonë. Bëhet me dije disa banorë janë evakuuar, pasi banesat e tyre janë shumë pranë zjarrit.

Mësohet se disa tregtarë janë “përplasur” dhe me policinë, pasi kanë kërkuar të shohin nga afër dëmin e shkaktuar. Aktualisht zjarrfikësit janë duke punuar që flakët të mos hapen në magazinat e tjera. Dyshimet janë se zjarri ka rënë në një prej dyqaneve dhe është përhapur më pas.

 

5 MUAJ ME PARE

Zjarri i madh te tregu te ‘5 Maji’, publikohen pamjet e frikshme (Video)

Agravon zjarri te “5 Maji”, angazhohen 11 mjete zjarrfikëse;
Pamje nga vendi i ngjarjes

"Pamfleti" ka publikuar pamjet apokaliptike nga zjarri i frikshëm në zonën e ‘5 Majit’

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e ‘5 Majit’.

Ndërkohë "Pamfleti" ka publikuar pamjet apokaliptike nga vendi i ngjarjes.

Zjarri është përhapur me shpejtësi, duke përfshirë disa biznese.

30 forca dhe 6 mjete të shërbimit zjarrfikës janë në vendngjarje për shuarjen e zjarrit të madh, i cili mësohet kanë nisur prej më shumë se 30 minutash.

Po ashtu kanë mbërritur në vendngjarje edhe zjarrfikëse nga Elbasani. 

Duhet theksuar ekziston frika se situata mund të dalë jashtë kontrollit. Prandaj është kërkuar edhe ndërhyrja e ushtrisë.

Agravon zjarri te “5 Maji”, angazhohen 11 mjete zjarrfikëse;

Deri më tani, raportohet për dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo për të lënduar.

Bëhet me dije disa banorë janë evakuuar, pasi banesat e tyre janë shumë pranë zjarrit.

Mësohet po ashtu se disa tregtarë janë “përplasur” dhe me policinë, pasi kanë kërkuar të shohin nga afër dëmin e shkaktuar. Aktualisht zjarrfikësit janë duke punuar që flakët të mos hapen në magazinat e tjera.

Dyshimet janë se zjarri ka rënë në një prej dyqaneve dhe është përhapur më pas.

Ende nuk është i qartë shkaku i zjarrit, por nuk përjashtohet edhe pista e zjarrvënies së qëllimshme. 



5 MUAJ ME PARE

Zjarr i madh në Tiranë, përfshihet nga flakët tregu i rrobave të përdorura te “5 Maji” (Video)

Agravon zjarri te “5 Maji”, angazhohen 11 mjete zjarrfikëse;
Pamje nga vendi i ngjarjes

Nuk raportohet për të lënduar, 6 makina zjarrfikëse në terren...

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në Tiranë.

Mësohet se është përfshirë nga flakët tregu i rrobave të përdorura te rruga “5 Maji”. Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, teksa janë vënë në alarm shërbimet zjarrfikëse të kryeqytetit.

Duke qenë se tregu ka sipërfaqe të madhe dhe brenda ka materiale shumë të djegshme, ekziston frika se situata mund të dalë jashtë kontrollit. Po ashtu përreth tij ka biznese, pallate, magazina dhe shume objekte të tjera.

Mësohet se janë angazhuar 6 makina zjarrfikëse dhe për momentin ndodhen 30 efektivë në terren për menaxhimin e flakëve.

Sipas burimeve, po punohet intesivisht për të ndaluar përhapjen e flakëve te hapësirat e tjera. Deri tani nuk raportohet për persona të dëmtuar. 




1 Komente

  1. D
    Ducja

    Po nderhyri ushtria jemi ne rregull. Ky Piro Vengu me jep siguri maksimale. Djale azgan.

    Lini një Përgjigje