TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 3 Janar 2026, 18:33

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në Venezuelë, nafta në qendër të planit amerikan

Shkruar nga Pamfleti
5 MUAJ ME PARE

Trump përjashton Machado-n si lidere të Venezuelës

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në
Machado

I pyetur nëse Machado, fituesja e Çmimit Nobel për Paqe dhe liderja më e spikatur e opozitës, mund të jetë udhëheqësja e ardhshme e vendit, Trump u përgjigj prerë:

Mendoj se do të ishte shumë e vështirë për të që të jetë lidere. Nuk ka mbështetje apo respekt të mjaftueshëm brenda vendit. Është një grua shumë e mirë, por nuk ka respekt.”

Deklarata përbën një ndryshim të beftë nga sinjalet e mëhershme të administratës për Machado-n, e cila konsiderohej si një figurë e mundshme për tranzicionin demokratik pas rrëzimit të Maduro-s. Mosbesimi i Trump-it duket se shkon më thellë, duke lënë të hapur mundësinë që SHBA të mos dorëzojë pushtetin menjëherë tek opozita tradicionale, por ta administrojë direkt vendin përmes një strukture të kontrolluar.

Më pas, Trump u kthye tek tema e naftës, për të cilën nuk fshehu më asnjë qëllim: “Nuk do të na kushtojë asgjë. Paratë që dalin nga toka janë shumë të mëdha. Kompanitë amerikane të naftës do të investojnë, dhe ne do ta marrim përsëri naftën. naftën që, sinqerisht, duhet ta kishim marrë shumë kohë më parë”.

Ai shtoi: “Do të rimbursohemi për gjithçka që shpenzojmë. Për gjithçka.”

Në mbyllje, Trump e përshkroi ndërhyrjen si një “gjë të madhe” që do të sjellë përfitime të mëdha për SHBA-në – dhe në fund, “përfituesi më i madh do të jetë populli i Venezuelës.”

 

5 MUAJ ME PARE

Pas Venezuelës, Trump mesazh paralajmërues për Kubën dhe Kolumbinë

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka zgjeruar ndjeshëm tonin paralajmërues të administratës së tij pas sulmit ushtarak ndaj Venezuelës dhe kapjes së Nicolás Maduro-s, duke dërguar mesazhe të drejtpërdrejta edhe ndaj vendeve të tjera të Amerikës Latine.

Gjatë konferencës për shtyp, Trump u ndal shkurt te Kolumbia dhe presidenti i saj, Gustavo Petro, për të cilin përdori një gjuhë të pazakontë edhe për standardet e tij. “Ai duhet të ketë kujdes. Po prodhon kokainë dhe po e dërgon në Shtetet e Bashkuara,” tha Trump, duke shtuar se qëndron plotësisht pas deklaratave të tij të mëparshme ndaj udhëheqësit kolumbian.

Këto komente vijnë në vazhdën e narrativës që Uashingtoni po ndërton pas ndërhyrjes në Venezuelë, ku Trump ka theksuar se SHBA po “rikthen rendin dhe stabilitetin” në hemisferën perëndimore dhe nuk do të tolerojë regjime apo qeveri që, sipas tij, ushqejnë krimin e organizuar dhe trafikun e drogës drejt territorit amerikan.

I pyetur nëse mesazhi i “rrethimit me stabilitet” vlen edhe për Kubën, Trump u përgjigj pa hezitim, duke e përfshirë Kuba në të njëjtën linjë presioni politik. Ai e përshkroi Kubën si “një shtet në dështim” dhe tha se çështja kubane “do të jetë patjetër në tryezë”.

Duam të ndihmojmë popullin kuban, por edhe ata që u detyruan të largohen nga Kuba dhe sot jetojnë në Shtetet e Bashkuara”, deklaroi Trump, duke e krahasuar situatën me atë të Venezuelës para ndërhyrjes ushtarake.

Në këtë pikë, presidenti amerikan ftoi pranë tij sekretarin e shtetit Marco Rubio, i cili vjen nga një familje emigrantësh kubanë. Rubio e përforcoi mesazhin me tone të ftohta diplomatike: “Kur presidenti flet, duhet marrë seriozisht. Nëse do të jetoja në Havana dhe do të isha pjesë e qeverisë, do të isha i shqetësuar”.

 

5 MUAJ ME PARE

“Jemi në biznes”, Trump: Do të shesim sasi të mëdha nafte nga Venezuela

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në
Donald Trump

Presidenti Donald Trump ka thelluar deklaratat e tij lidhur me planet për industrinë e naftës në Venezuelë, duke e bërë të qartë se objektivi i Shteteve të Bashkuara nuk është vetëm stabilizimi i vendit, por edhe shitja në shkallë të gjerë e naftës venezuelane në tregjet ndërkombëtare.

Ne jemi në biznesin e naftës. Do ta shesim. Nuk do të themi që nuk do të shkojmë. Me fjalë të tjera, do të shesim naftë, dhe ndoshta në sasi shumë më të mëdha,” tha Trump gjatë konferencës së shtypit në Mar-a-Lago.

Ai sqaroi se për shkak të infrastrukturës së degraduar të epokës së Maduro-s, Venezuela nuk kishte kapacitet të prodhonte sasi të konsiderueshme të naftës. Tani, me hyrjen e kompanive amerikane, prodhimi pritet të rritet ndjeshëm dhe të shndërrohet në një burim të qëndrueshëm për eksport.

Do të shesim sasi të mëdha të naftës për vende të tjera. Shumë vende e përdorin tani, por do të thosha që shumë më shumë do të vijnë”, tha Trump, duke sinjalizuar një rol të ri të SHBA-së si menaxhere direkte e burimeve natyrore të Venezuelës.

Deklarata e presidentit përforcon bindjen se ndërhyrja ushtarake në Venezuelë nuk kishte vetëm objektiva politike dhe humanitare, por është pjesë e një strategjie të zgjeruar për rikthimin e kontrollit energjetik në hemisferën perëndimore, në një kohë kur rivalë si Kina dhe Rusia kanë tentuar të fitojnë terren në rajon.

 

5 MUAJ ME PARE

“Një kriminel në arrati” Rubio: Maduro nuk është president legjitim

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në
Rubio në konferencë shtypi

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, duke folur nga Florida pas konferencës së presidentit Trump, ka theksuar se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë njohur kurrë Nicolás Maduro-n si president legjitim të Venezuelës, duke kujtuar se që nga viti 2020, ai është nën aktakuzë federale dhe i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga drejtësia amerikane.

Nicolás Maduro nuk është president i Venezuelës. Nuk është njohur nga administrata e parë Trump, as nga administrata Biden, dhe as nga administrata e dytë Trump. As Bashkimi Europian nuk e njeh si të tillë. Ai është një i arratisur nga drejtësia amerikane, me një shpërblim prej 50 milionë dollarësh për kapjen e tij”, deklaroi Rubio.

Ai zbuloi gjithashtu se Maduro kishte pasur disa mundësi për të shmangur këtë skenar. “Atij iu ofruan disa mundësi – shumë, shumë bujare – për të dalë në mënyrë të qetë dhe me dinjitet. Por zgjodhi të sillej si i tërbuar, të luante me kohën dhe me fatin. Rezultati është ai që pamë sonte”, tha Rubio.

5 MUAJ ME PARE

"Vendosmëri Absolute", zbulohet emri i operacionit në Venezuelë

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në
Sulmi në Venezuelë

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të SHBA, gjenerali Dan Caine, ka zbuluar sot emrin zyrtar të misionit që çoi në rrëzimin dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s: Operacioni “Absolute Resolve” (Vendosmëri Absolute).

Duke folur nga Uashingtoni pas presidentit Trump, gjenerali Caine deklaroi se ky operacion u zhvillua në fshehtësi të plotë, me saktësi të lartë dhe gjatë orëve më të errëta të 2 janarit, duke e përshkruar si kulmin e një procesi të gjatë përgatitjeje.

Operacioni, i njohur si Absolute Resolve, ishte diskret, preciz dhe u zhvillua gjatë natës më të errët të 2 janarit. Ishte përfundimi i muajve të tërë planifikimi dhe stërvitjeje intensive – një operacion që, për ta thënë qartë, vetëm ushtria amerikane mund ta realizonte,” tha Caine.

 

5 MUAJ ME PARE

Maduro ndalet në Guantanamo përpara se të dërgohet në Nju Jork

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në

Burime të afërta me autoritetet amerikane kanë konfirmuar për CNN se Nicolás Maduro, aktualisht në bordin e luftanijes USS Iwo Jima, do të bëjë një ndalesë të shkurtër në bazën ushtarake të SHBA-së në Guantanamo Bay, përpara se të transferohet përfundimisht në Nju Jork.

Ndalesa në “Gitmo”, siç njihet shpesh kjo bazë e vendosur në juglindje të Kubës, është pjesë e një plani për përshpejtimin e transferimit të Maduro-s, duke shmangur procedura të ndërmjetme dhe duke e dërguar direkt me avion ushtarak në Nju Jork.

Sipas burimeve, Maduro do të akomodohen përkohësisht në qendrën federale Metropolitan Detention Center në Brooklyn, ndërsa paraqitja e tij e parë në gjykatën federale të Distriktit Jugor të Nju Jorkut (SDNY) pritet të ndodhë të hënën.

Maduro është nën aktakuzë që nga viti 2020, për akuza që përfshijnë narco-terrorizëm, trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion në nivel shtetëror. Një aktakuzë e re e zgjeruar u bë publike të shtunën, menjëherë pas arrestimit të tij nga forcat amerikane në Caracas.

Ky zhvillim shënon një kapitull historik për marrëdhëniet SHBA–Amerikë Latine, me një lider të fuqishëm rajonal që jo vetëm rrëzohet me forcë, por sillet për gjykim në tokën amerikane, në një precedent të paprecedentë në dekadat e fundit.

5 MUAJ ME PARE

“150 avionë u hodhën në veprim njëkohësisht”, Dan Caine: Sulmi ndaj Venezuelës ishte planifikuar prej muajsh

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në
Dan Caine & Trump

Pas presidentit Trump dhe Sekretarit të Mbrojtjes Pete Hegseth, para mediave doli gjenerali Dan Caine, oficeri më i lartë i Forcave të Armatosura të SHBA, i cili zbuloi përmasat reale të operacionit më kompleks ushtarak në hemisferën perëndimore në dekadat e fundit.

Në një deklaratë të detajuar, gjenerali Caine tha se punimet ndërinstitucionale për këtë ofensivë kishin nisur prej muajsh, dhe kishin ndërtuar mbi dekada përvoje në integrimin e operacioneve ajrore, tokësore, detare dhe hapësinore.

Ky ishte një operacion i planifikuar me përpikmëri, ku CIA, NSA dhe Agjencia Kombëtare e Krimeve (NCA) bashkëpunuan ngushtë për të ndërtuar një strukturë ndërveprimi të patëmetë,” deklaroi Caine.

Ai bëri të ditur se më shumë se 150 avionë u hodhën në veprim njëkohësisht nga pika të ndryshme të hemisferës perëndimore, në një operacion të sinkronizuar me precizion ekstrem, me një qëllim të vetëm: futjen e një force ndërhyrëse në zemër të Karakasit duke ruajtur surprizën taktike.

Dështimi i një komponenti të vetëm do të rrezikonte gjithë misionin dhe për forcat e përbashkëta amerikane, dështimi nuk është kurrë një opsion,” deklaroi me tone të ashpra gjenerali Caine.

Deklarata e tij konfirmon qartë se ndërhyrja në Venezuelë nuk ishte reagim i menjëhershëm, por pjesë e një strategjie të gjerë të ndërtuar me mjeshtëri, ku janë përfshirë të gjitha nivelet e aparatit të sigurisë kombëtare të SHBA.

5 MUAJ ME PARE

“Maduro iku, Venezuela është e lirë”, Trump: Po riafirmojmë fuqinë amerikane në rajon

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në

Në mbyllje të konferencës së jashtëzakonshme për shtyp, presidenti Donald Trump ka dhënë mesazhin më të fortë politik dhe ideologjik lidhur me ndërhyrjen ushtarake që çoi në rrëzimin e Nicolás Maduro-s dhe vendosjen e kontrollit amerikan në Venezuelë.

Jemi duke riafirmuar fuqinë amerikane në mënyrë shumë të fuqishme, në rajonin tonë, në shtëpinë tonë”, tha Trump, duke i referuar kështu Hemisferës Perëndimore si sferë e natyrshme e ndikimit të SHBA-së.

Në një përplasje të drejtpërdrejtë me trashëgiminë e Maduro-s, Trump deklaroi se “ky njeri nuk do të jetë më kurrë në gjendje të kërcënojë një qytetar amerikan apo ndokënd në Venezuelë.” Ai akuzoi regjimin chavist për një strategji kriminale të eksportimit të kriminelëve dhe trafikantëve të drogës drejt SHBA-së, duke thënë se “ata boshatisën burgjet dhe dërguan njerëzit më të dhunshëm dhe më të rrezikshëm për të vjedhur jetë amerikane. Por kjo nuk do të ndodhë më.”

Trump përsëriti gjithashtu akuzën se Venezuela “vodhi naftën amerikane”, duke pretenduar se ishin kompanitë amerikane ato që ndërtuan industrinë e energjisë në këtë vend, por më pas u përjashtuan dhe u grabitën nga regjimi chavist.

Duke u ndalur në bazën ideologjike të këtij veprimi, Trump e lidh ndërhyrjen me Doktrinën Monroe, një doktrinë thelbësore e politikës së jashtme amerikane që daton që prej vitit 1823 dhe që synonte të pengonte ndërhyrjet europiane në Amerikën Latine. “E kishim harruar paksa, por ishte shumë e rëndësishme. Tani po e rikthejmë.”

Në mbyllje, ai deklaroi me një ton ceremonial: “Diktatori dhe terroristi Maduro është larguar më në fund, dhe populli venezuelan është i lirë. Janë sërish të lirë. Ka kaluar shumë kohë për ta, por tani janë të lirë. Amerika është më e sigurt këtë mëngjes, dhe Hemisfera Perëndimore është sot një vend shumë më i sigurt për të jetuar.”

Kjo deklaratë finalizon qëndrimin e ri të Shteteve të Bashkuara për një hemisferë të dominuar qartazi nga Uashingtoni, ku ndërhyrjet ushtarake dhe ekonomike justifikohen si pjesë e një politike rajonale të rivendosur pas dekadash mosveprimi.

5 MUAJ ME PARE

Trump: Operacioni për kapjen e Maduro-s ishte spektakolar, pa asnjë humbje për SHBA

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka lavdëruar ndërhyrjen ushtarake që çoi në kapjen e Nicolás Maduro-s si një sukses të plotë ushtarak dhe logjistik, duke theksuar se operacioni u realizua pa asnjë viktimë në radhët e forcave amerikane dhe pa humbje të pajisjeve ushtarake.

Duke folur nga resorti i tij në Mar-a-Lago, Florida, Trump tha se “nëse do të kishit parë atë që pashë unë mbrëmë, do të ishit thellësisht të impresionuar”, duke shtuar se ajo që ndodhi ishte “diçka e pabesueshme për t’u parë”.

Sipas presidentit, operacioni përfshiu “shumë helikopterë, shumë avionë dhe shumë, shumë trupa të përfshirë në luftim”, duke nënkuptuar se ishte një ndërhyrje e koordinuar në shkallë të gjerë me përfshirje të kapaciteteve të shumta të ushtrisë amerikane.

Trump theksoi edhe një herë se nuk pati asnjë viktimë dhe asnjë mjet ushtarak të dëmtuar, një arritje që e përshkroi si dëshmi të fuqisë dhe profesionalizmit të forcave të armatosura amerikane.

Deklaratat e tij vijnë në një klimë të tensionuar ndërkombëtare, pas ndërhyrjes që rrëzoi regjimin chavist dhe vendosi SHBA-në në pozicion drejtues të përkohshëm mbi Venezuelën, me synimin e shpallur për një tranzicion “të sigurt dhe të kontrolluar”.

 

5 MUAJ ME PARE

“Dritat në Karakas u fikën”, Trump tregon si u kap Maduro

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në
Trump-maduro

Presidenti Donald Trump ka zbuluar një tjetër detaj dramatik nga operacioni ushtarak që çoi në kapjen e Nicolás Maduro-s në zemër të Karakasit, duke e përshkruar natën e sulmit si një demonstrim absolut të superioritetit ushtarak amerikan.

Në konferencën e mbajtur sot, Trump tha: “Ishte errësirë, dritat e Karakasit u fikën në pjesën më të madhe falë një eksperience të veçantë që kemi ne. Dhe ishte vdekjeprurëse.”

Ai theksoi se asnjë vend në botë nuk do të kishte mundur të kryente atë që SHBA realizoi në një kohë kaq të shkurtër, duke paralizuar tërësisht kapacitetet ushtarake të Venezuelës dhe duke kapur Maduro-n në mesnatë, pa viktima dhe pa humbje materiale nga ana amerikane.

“Në bashkëpunim me forcat tona të zbatimit të ligjit dhe ushtrinë, ne arrestuam Maduro-n me sukses, në terrin total. Kjo është ajo që Amerika mund të bëjë”, deklaroi presidenti, duke lavdëruar personelin e përfshirë në operacion si “njerëz të jashtëzakonshëm që e realizuan misionin në mënyrë të përsosur”.

Deklarata e tij shton intensitetin e narrativës që po ndërton Uashingtoni rreth kësaj ndërhyrjeje, një aksion i stilit kirurgjikal, i motivuar jo vetëm politikisht, por edhe strategjikisht, në një nga vendet më të pasura me naftë në botë.

5 MUAJ ME PARE

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në Venezuelë, nafta në qendër të planit amerikan

 

 

 




5 MUAJ ME PARE

Trump konfirmon: Nafta, një prej arsyeve të sulmit në Venezuelë

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në

Në vazhdim të deklaratave të tij për mediat, presidenti Donald Trump ka zbuluar një nga qëllimet kryesore pas ndërhyrjes ushtarake amerikane në Venezuelë: shfrytëzimin strategjik të industrisë së naftës.

Duke folur nga Mar-a-Lago, Trump theksoi se kompanitë më të mëdha të naftës në SHBA do të hyjnë në Venezuelë për të investuar miliarda dollarë në rindërtimin e infrastrukturës së shkatërruar, që ai e përshkroi si “katastrofike” pas dekadash nën regjimin chavist.

Do të fusim kompanitë tona të mëdha të naftës, më të mëdhatë në botë. Ato do të shpenzojnë miliarda për të rregulluar infrastrukturën e dëmtuar rëndë të naftës dhe do të fillojnë të gjenerojnë para për vendin,” deklaroi Trump.

Ky pohim, i bërë hapur dhe pa rezerva, përforcon zërat që ndërhyrja e SHBA-së në Venezuelë ka pasur një komponent të qartë ekonomik dhe energjetik, përveç aspektit politik dhe të sigurisë.

Venezuela ka rezervat më të mëdha të provuara të naftës në botë, por prodhimi i saj është rrënuar nga dekada keqmenaxhim, korrupsion dhe sanksione ndërkombëtare. Trump nënvizoi se pas largimit të Maduro-s, vendi do të hapet për investime amerikane me qëllimin për ta kthyer industrinë e energjisë në “motor të zhvillimit ekonomik dhe të rindërtimit institucional”.

Deklarata përbën një pranim të drejtpërdrejtë se nafta është pjesë e qendrës së strategjisë së SHBA-së në Venezuelë, dhe se kontrolli i saj do të jetë thelbësor për periudhën e tranzicionit që do të menaxhohet nga Washingtoni.

5 MUAJ ME PARE

Trump mesazh mbështetësve të Maduros: Të gatshëm për një valë të dytë sulmi, shumë më të madhe

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në

Presidenti Donald Trump ka dhënë detaje të reja nga sulmi ushtarak i natës së kaluar në Venezuelë, duke e përshkruar operacionin si një ndër më të sofistikuarit dhe më të suksesshmit në historinë ushtarake amerikane. Në deklaratën e bërë në Mar-a-Lago, ai ka zbuluar se gjatë ofensivës, “dritat e Karakasit u fikën në mënyrë të koordinuar përmes një eksperience të veçantë që kemi ne”, duke e përshkruar ambientin si “të errët dhe vdekjeprurës”.

Nëse do të kishit parë çfarë pashë unë mbrëmë, do të ishit të mahnitur,” tha Trump, duke shtuar se ndonëse pamjet nuk do të bëhen publike menjëherë, ajo që ndodhi ishte “diçka e jashtëzakonshme për t’u parë”.

Ai nënvizoi se nuk pati asnjë viktimë mes forcave amerikane dhe asnjë humbje pajisjesh ushtarake, duke e konsideruar këtë si një nga operacionet më të pastra në historinë e ndërhyrjeve të SHBA-së.

Por paralajmërimi më i rëndësishëm erdhi më pas: “Jemi të gatshëm për të ndërmarrë një valë të dytë sulmesh – dhe këtë herë, shumë më të madhe – nëse do të jetë e nevojshme.”

Trump tha se planifikimi ushtarak kishte parashikuar që një valë e dytë mund të kërkohej, por efikasiteti i operacionit të parë ishte aq i lartë, sa që ndoshta nuk do të jetë e nevojshme.

“Megjithatë,” shtoi ai, “ne jemi gati për valën e dytë – një valë shumë më të madhe.”

Kjo deklaratë sinjalizon se SHBA po mban ende gjendje gatishmërie të lartë dhe se, pavarësisht suksesit të parë, asgjë nuk është përfundimtare për stabilitetin në Venezuelë. Situata mbetet e tensionuar, ndërsa forcat amerikane dhe komponentët e administrimit të përkohshëm po konsolidojnë kontrollin në terren.

5 MUAJ ME PARE

Trump: SHBA do të drejtojë Venezuelën derisa të sigurohet një tranzicion i sigurt

“Vendin do ta drejtojmë ne”/ Trump sqaron sulmin në
Donald Trump

Presidenti amerikan konfirmon kontrollin e përkohshëm të vendit pas rrëzimit të Maduro-s, duke përjashtuar kalimin e menjëhershëm të pushtetit

Presidenti Donald Trump ka bërë të qartë gjatë konferencës së tij për shtyp se Shtetet e Bashkuara do të marrin kontrollin e drejtpërdrejtë të Venezuelës, pas sulmit ushtarak që çoi në rrëzimin dhe arrestimin e Nicolás Maduro-s.

Ne do të drejtojmë vendin derisa të jemi të sigurt se mund të bëjmë një tranzicion të sigurt, të duhur dhe të matur,” deklaroi Trump para gazetarëve, duke shtuar se SHBA nuk dëshiron të përsërisë gabimet e së kaluarës duke lejuar që pushteti të kalojë tek “dikush tjetër që do të sjellë të njëjtin regjim.”

Presidenti theksoi se synimi nuk është të instalohet menjëherë një qeveri e re vendase, por që procesi të kontrollohet nga Uashingtoni deri në garantimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend.

Kemi parë çfarë ka ndodhur për shumë vite me radhë në Venezuelë, dhe nuk mund të lejojmë të ndodhë sërish. Prandaj, ne do të drejtojmë vendin, me përgjegjësi dhe forcë, derisa të vijë momenti për një tranzicion të qëndrueshëm”, tha Trump.

Kjo deklaratë forcon sinjalin e qartë se SHBA ka marrë jo vetëm përgjegjësinë për rrëzimin e regjimit të Maduro-s, por edhe për fazën pasuese të qeverisjes, duke vendosur Venezuelën nën administrim të përkohshëm amerikan.

Në këtë fazë, nuk është sqaruar ende se çfarë forme do të ketë ky “menaxhim i përkohshëm” i shtetit venezuelan, as se sa do të zgjasë, por burime nga Departamenti i Shtetit kanë paralajmëruar një strukturë kalimtare të mbështetur nga forca ndërkombëtare dhe aktorë të opozitës së besueshme.

1 Komente

  1. F
    Feti Dema

    Tramp hodhi një 'pushkë' në Venezuelë.Pushka ju bëftë top. Fati i Maduros do ndjek gjithë autokratët në oborrin e mbrapmë të SHBA. Se nuk mjafton të mbash oborrin tënd pastër, ndërkohë që kojshia ta hedh qesen me plehra në themelin tënd të shtëpisë. Qeverisja amerikane për një periudhë tranzicioni do jetë e domosdoshme. Makado sikur ta dija ,para gati një muaji e kam paragjykuar thjesht si frikacake, pasi u fsheh dhe nuk udhëhoqi opozitën . Në vënd të modernizonte ekonominë dhe industrinë nxjerrëse të naftës, Madurro u kthye në kapo të kokainës. Në vënd të bashkëpunonte me SHBA ftonte Kinën nga pi... a e s'ëmës për partneritet. Populli i Venezuelës me siguri në një të ardhme të afërt do ketë përmirësim të jetës , më shumë liri dhe atëhere do njohi Maduron dhe sistemin e tij në gjithë dimensionin e vetë dëmbërës.

    Lini një Përgjigje