TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES28 Dhjetor 2025, 15:50

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë, pjesëmarrja mbetet e ulët!

Shkruar nga Pamfleti
5 MUAJ ME PARE

Historia e zgjedhjeve në Kosovë, 18 procese në 25 vjet!

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, në kuadër të programit special “Maratona Zgjedhore” në Klan Kosova, ka folur për historikun e këtij komisioni përgjatë viteve.

Siç thotë ai, përgjatë 25 vjetëve të fundit, në Kosovë janë mbajtur 18 procese zgjedhore, ku 10 prej tyre për Kuvendin e Kosovës, derisa tetë të tjera për zgjedhje lokale, transmeton Klankosova.tv.

“Historia e zgjedhjeve në Kosovën e lirë ka filluar në vitin 2000 me organizimin e zgjedhjeve të para për Kuvendet Komunale, dhe gjatë kësaj periudhe 25-vjeçare janë organizuar 10 procese zgjedhore për Kuvendin e Kosovës. Këtu përfshihet edhe ky proces zgjedhor i datës 28 dhjetor”.

“Pastaj tetë procese zgjedhore për Kuvende Komunale, dhe gjashtë të tjera për kryetarë të komunave. Zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe Kuvende Komunale nga viti 2007 kanë filluar të organizohen njëkohësisht. Në nivel vendi gjatë kësaj periudhe 25-vjeçare janë 18 procese zgjedhore, 10 për Kuvendin e Kosovës dhe 8 të tjera për zgjedhje lokale”, tha Elezi.

Pos tjerash, ai bëri të ditur se në vitin 2007, në një ditë ishin mbajtur plot tri palë zgjedhje.

“Disa nga këto procese zgjedhore kanë ndodhur në të njëjtën ditë. Për shembull në vitin 2007, në të njëjtën ditë janë mbajtur tri palë zgjedhje në nivel veni, për Kuvendin e Kosovës, për Kryetarë të Komunave dhe Kuvende Komunale”, u shpreh ai.

Ndër të tjera, Elezi foli edhe për përparimin e KQZ-së ndër vite.

5 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ KQZ-ja përditëson shifrat, mbi 573 mijë kanë ushtruar të drejtën e votës

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat e përditësuara për pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, ku deri në orën 15:00 raportohet se kanë votuar 573, 694 qytetarë, nga gjithsej 1,999,204 votues të regjistruar në Listën e Votuesve.

Sipas këtyre shifrave, pjesëmarrja në rang vendi është 28.60%, çka tregon një interes relativisht të ulët të qytetarëve për të ushtruar të drejtën e votës deri në këtë fazë të procesit.

Ndërkohë, procesi i votimit po zhvillohet në pjesën më të madhe të vendit, me 2,484 vendvotime të përpunuara nga 2,557 gjithsej, ose 97.15 e tyre.

Procesi zgjedhor po monitorohet nga vëzhgues vendorë dhe ndërkombëtarë, ndërsa pritet që orët e pasdites të sjellin rritje të numrit të votuesve në qendrat e votimit.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,

5 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, pjesëmarrje e ulët deri në orën 14:00!

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,

Procesi i votimit në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po vazhdon rregullisht. Sipas të dhënave të Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) deri në orën 14:00 kanë votuar 18.35 për qind e qytetarëve.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen e KQZ-së deri në këtë orë të drejtën e tyre për të votuar e kanë shfrytëzuar 366 mijë e 876 qytetarë nga 1 milion e 999 mijë e 204 qytetarë sa kanë të drejtë vote.

Ndërkohë që procesi po monitorohet nga Policia e Kosovës, Prokuroria, si dhe vëzhgues vendorë e ndërkombëtarë.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,

5 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë, 6 komunat me pjesëmarrjen më të lartë në votime

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,

Për të dytën herë brenda një viti, Kosova zhvillon sot zgjedhjet parlamentare. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës, deri në orën 13:00, dalja më e lartë e qytetarëve në votime është regjistruar në të paktën 6 komuna të vendit.

Në Prishtinë kanë votuar 10.90 përqind e qytetarëve, ose 23 935 nga 219 000 me të drejtë vote. Sipas mediave në vend, pjesëmarrja në votime në komunën e Shtimes ka shënuar 10.12 përqind (2 812 votues) deri në orën 13:00, ndërsa në Gjilan kanë votuar 9.37 përqind  ose 9 831 votues. Në Podujevë kanë votuar 9.30 për qind ose 7 845 votues.

Pjesëmarrje e lartë në votime është regjistruar edhe në Novobërdë me 14.50 për qind (1 455 votues), Mitrovicën  e Veriut me 14.58 përqind ose 2 556 votues dhe Zveçan me 12.52 përqind ose 860 votues.

Ndërkaq, në komunat me shumicë serbe, Zubin Potok dhe Leposaviq, dalja në votime deri në këtë orë ka qenë më e ulët, përkatësisht 1.15 dhe 2.03 përqind.

5 MUAJ ME PARE

Voton Vjosa Osmani: Rezultatet e këtyre zgjedhjeve të çojnë në krijimin e institucioneve

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ushtruar të drejtën e saj për të votuar në zgjedhjet e dyta parlamentare që Kosova zhvillon në vetëm 9 muaj.

Për mediat Osmani bëri thirrje për pjesëmarrje masive ndërsa shton se këto zgjedhje duhet të çojnë në krijimin e qeverisë së re.

“Përshëndetje për të gjithë. Uroj që sot Republika jonë të ketë zgjedhje demokratike. Po ashtu, uroj që të kemi zgjedhje me pjesëmarrje sa më masive. Shpresoj që rezultatet e këtyre zgjedhjeve të çojnë në krijimin e institucioneve. Jam e bindur se të gjitha partitë politike do të gjejnë një rrugë përpara, në mënyrë që të kemi institucione stabile”, u shpreh presidentja Osmani.

Nga ora 7:00 deri në ora 19:00 rreth 2 milionë shtetas kosovarë me të drejtë vote do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Prej tyre, 1,019,891 janë burra dhe 979,314 gra. Jashtë Kosovës ishin regjistruar 77,085 votues te cilët gjithashtu patën mundësi të votojnë përmes procedurave të përcaktuara nga KQZ.

Komuna me numrin më të madh të votuesve mbetet Prishtina me 219,517 qytetarë me të drejtë vote, e ndjekur nga Prizreni me 187,233 dhe Ferizaj me 121,287. Ndërsa komunat me numrin më të vogël të votuesve janë Zveçani me 6,871, Juniku me 5,480 dhe Mamushë me 4,683 votues. Në të gjithë territorin e Kosovës janë caktuar 910 qendra të votimit për votim të rregullt, me gjithsej 2,557 vendvotime. Për votimin me kusht janë paraparë 38 qendra dhe 57 vendvotime.

Në garë janë 24 subjekte politike, prej tyre 18 parti politike, 3 koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandiat i pavarur. Për 120 ulëset e Parlamentit të Kosovës po garojnë 1800 kandidatë. Nga ky numër, një pjesë e konsiderueshme përbëhet nga të rinjtë: 20% janë deri në 30 vjeç dhe 23% në grupmoshën 31–40 vjeç.

Megjithatë, grupi më i madh janë kandidatët në moshën 41–50 vjeç, që përbëjnë 27% të totalit. Një pjesë tjetër, 19%, është midis 51–60 vjeç, ndërsa kandidatët mbi 60 vjeç përbëjnë vetëm 11% të listave zgjedhore, me 5% në moshën 61–64 vjeç dhe 6% mbi 65 vjeç. Sa i përket ndarjes gjinore, 789 ose 67% janë burra, ndërsa vetëm 391 ose 33% janë gra, që është pragu pothuajse minimal i kuotës gjinore prej 30%.

5 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet, raportohen probleme me energjinë elektrike në disa qendra votimi në Kosovë

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,
Foto ilustruese

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi ka bërë me dije se gjatë ditës së zgjedhjeve janë raportuar probleme me mungesë të energjisë elektrike në gjashtë qendra votimi në komunat: Istog, Ferizaj, Viti, Rahovec, Graçanicë dhe Gjilan.

Ai shtoi se komisionet komunale të zgjedhjeve i kanë njoftuar autoritetet përgjegjëse për këto probleme dhe se ato tashmë janë zgjidhur.

Radoniqi i bëri komentet në konferencën për media të orës 11:30, kur edhe njoftoi se pjesëmarrja në votime deri në orën 11:00 ishte 8.27 për qind.

“Nga të dhënat që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 165.404 votues apo 8.27%. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet në shkurt kishin votuar 169.650 votues”, tha Radoniçi.

Konferenca e radhës e KQZ-së do të mbahet në 15:30. 

5 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë, Elezi: Beogradi po ndërhyn në proces, presion qytetarëve serbë

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,
Presidenti Vuçiç

Kosova mban sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, me zgjedhjet e shkuara që u mbajtën vetëm 9 muaj më parë.

Bedri Elezi, Drejtor i Institutit për Siguri, në një lidhje online në “News24 Fundjavë”, ka komentuar nivelin e sigurisë në këto zgjedhje dhe mënyrës se si po zhvillohet procesi i votimit.

Ai ka denoncuar se ndaj qytetarëve serbë në komunat me shumicë serbe, po bëhet presion edhe nga Beogradi zyrtar, me anë të propagandë, presionit dhe shantazhit, në mënyrë që Lista Serbe të marrë më shumë vende në Parlament.

“Deri tani nuk raportohet të ketë probleme, përveç komunave me shumicë serbe, ku raportohet për presion kundrejt qytetarëve serbë, që përmes shantazhit dhe kërcënimeve kërkojnë votimin për këtë subjekt politik. Ka angazhim nga Beogradi zyrtar për preson ndaj qytetarëve serb, sidomos në “Telegram” ku shihet se mjete të ndryshme të propagandës janë të drejtuar kundrejt qytetarëve serbë. Ka angazhim të drejtë për drejtë nga Serbia që Lista Serbe të marrë vende në Kuvend.

Një numër i madh serbësh me shtetësi të dy-fishtë kanë ardhur në Kosovë për të votuar. Një numër i madh serbësh kanë vizituar familjarët në Kosovë duke u diktuar kë të votojnë. Ka edhe qytetarë të lidhur me Strukturat e Sigurisë serbe që i njoftojnë për pasojat nëse nuk do të votojnë për Listën Serbe”, tha Elezi.

5 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë/ Sherr mes votuesve në Gjilan, ndërhyn policia 

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,
Pamje nga sherri

Një përleshje e fortë verbale dhe fizike ka ndodhur në një qendër votimi në Zhegër të Gjilanit.

Ngjarja është shënuar në shkollën “Agim Ramadani” ndërkohë që në vendngjarje ka mbërritur policia për të qetësuar situatën.

Rrahman Agushi, menaxheri i kësaj qendre të votimit, nuk dha arsyet e kësaj përplasjeve por tha për mediat se situata u menaxhua mirë dhe i është rikthyer normalitetit.

Ditën e sotme në  zgjedhje marrin pjesë 22 subjekte politike, 18 janë parti, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Partitë kryesore që garojnë janë Lëvizja Vetëvendosje, VV, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe nga radhët e serbëve të Kosovës Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Në këto zgjedhje garojnë gjithsej 1180 kandidatë për deputetë që i ka certifikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.Qendrat e votimit janë hapur tashmë që prej orës 07:00 për tu mbyllur në orën 19:00 të mbrëmjes. Të drejtë vote, në këto zgjedhje sipas KQZ-së, kanë 2 milionë e 76 mijë e 290 votues. Procesi zgjedhor brenda vendit zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime.

5 MUAJ ME PARE

Kandidati i LDK-së për kryeministër, voton Lumir Abdixhiku: Le të fitojë populli i Kosovës

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, Lumir Abdixhiku, votoi rreth orës 10:45 në Prishtinë.

Adbdixhiku u bëri thirrje qytetarëve që të votojnë për të ardhmen euroatlantike të Kosovës. Ai u shpreh se shpreson që procesi të shkojë mirë dhe në fund të fitojë populli i Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhme euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar këto vite. Shpresojmë që procesi i votimit të shkojë mbarë e mirë, le të fitojë populli i Kosovës”, tha Abdixhiku.

 

5 MUAJ ME PARE

Kurti voton në Prishtinë, apel qytetarëve: Pjesëmarrja të jetë masive

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,
Albin Kurti votoi në Prishtinë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti votoi në Prishtinë rreth orës 9:40.

“Shpresoj që pjesëmarrja të jetë masive.”, tha Kurti para gazetarëve.

Sipas tij, sa më e lartë të jetë pjesëmarrja, aq më e mirë do të jetë cilësia e zgjedhjeve dhe legjitimiteti i institucioneve që do të dalin prej tyre.

“Porsa votova këtu në Fakultetin Ekonomik për legjislaturën e 10-të të Kosovës. Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme, andaj ftoj qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre për përbërjen e Kuvendit të ardhshëm.", u shpreh Kurti.

Ai gjithashtu shprehu shpresën që institucionet e reja të formohen sa më shpejt.

“Uroj dhe besoj që të punojmë që legjislatura e 10-të ta konstituojë sa më shpejt Kuvendin e ardhshëm dhe njëkohësisht të formojë qeverinë e re.", tha ai.

5 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet në Kosovë, Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,
Lista Serbe nis votimin kolektiv në Mitrovicën e Veriut

Pjesëtarë të Listës Serbe, partisë më të madhe serbe në Kosovë, kanë dalë për të votuar në mënyrë kolektive nga qendra e Mitrovicës së Veriut, në krye me kryetarin e partisë, Zllatan Ellek.

Votimi kolektiv është bërë një praktikë e zakonshme sa herë që Lista Serbe merr pjesë në zgjedhje.

Në garë për dhjetë vendet e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, përveç Listës Serbe, janë regjistruar edhe Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit dhe Lidhja Kosovare e Goran Marinkoviqit.

Nga ora 7:00 deri në ora 19:00 rreth 2 milionë shtetas kosovarë me të drejtë vote do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Prej tyre, 1,019,891 janë burra dhe 979,314 gra. Jashtë Kosovës ishin regjistruar 77,085 votues te cilët gjithashtu patën mundësi të votojnë përmes procedurave të përcaktuara nga KQZ.

Komuna me numrin më të madh të votuesve mbetet Prishtina me 219,517 qytetarë me të drejtë vote, e ndjekur nga Prizreni me 187,233 dhe Ferizaj me 121,287. Ndërsa komunat me numrin më të vogël të votuesve janë Zveçani me 6,871, Juniku me 5,480 dhe Mamushë me 4,683 votues. Në të gjithë territorin e Kosovës janë caktuar 910 qendra të votimit për votim të rregullt, me gjithsej 2,557 vendvotime. Për votimin me kusht janë paraparë 38 qendra dhe 57 vendvotime.

Në garë janë 24 subjekte politike, prej tyre 18 parti politike, 3 koalicione, dy iniciativa qytetare dhe një kandiat i pavarur. Për 120 ulëset e Parlamentit të Kosovës po garojnë 1800 kandidatë. Nga ky numër, një pjesë e konsiderueshme përbëhet nga të rinjtë: 20% janë deri në 30 vjeç dhe 23% në grupmoshën 31–40 vjeç.

Megjithatë, grupi më i madh janë kandidatët në moshën 41–50 vjeç, që përbëjnë 27% të totalit. Një pjesë tjetër, 19%, është midis 51–60 vjeç, ndërsa kandidatët mbi 60 vjeç përbëjnë vetëm 11% të listave zgjedhore, me 5% në moshën 61–64 vjeç dhe 6% mbi 65 vjeç. Sa i përket ndarjes gjinore, 789 ose 67% janë burra, ndërsa vetëm 391 ose 33% janë gra, që është pragu pothuajse minimal i kuotës gjinore prej 30%.

Një raport i Institutit të Kosovës për Drejtësi mbi integritetin e listave zgjedhore thotë se 28 kandidatë janë identifikuar si të përfshirë në çështje penale, përkatësisht rreth 2.37% e totalit. Prej tyre, 19 kandidatë përballen me aktakuza aktive, ndërsa 12 të tjerë kanë pasur dënime të formës së prerë, disa prej të cilëve gjithashtu me aktakuza aktive.  Lëvizja Vetëvendosje ka listuar 13 kandidatë të përfshirë në raste penale, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka 6 kandidatë, Nisma Socialdemokrate 3 kandidatë, Partia Demokratike e Kosovës 2 kandidatë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, Lista Serbe dhe KDTP secila kanë një kandidat me histori penale.

Raporti i IKD nxjerr në pah se shumë nga akuzat e identifikuara lidhen me abuzim të pozitës zyrtare dhe shkelje që lidhen me përdorimin e armëve ose mjeteve të rrezikshme.

Në bazë të ligjit, e drejta për të kandiduar për deputetë në zgjedhjet parlamentare iu kufizohet vetëm personave të cilët janë dënuar me vendim të formës së prerë me një vit burgim emë shumë në tre vitet e fundit. Për partitë shqiptare pragu mbetet 5% ndërsa për komunitet aplikohet formulë tjetër.

Shqiptarët luftojnë për 100 vende. Dhjetë ulëse iu takojnë serbëve ndërsa 10 të tjerat komuniteteve të tjera joserbe. 

5 MUAJ ME PARE

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, voton kryetari i KQZ: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,
Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë, Kreshnik Radoniçi ka hedhur votën e tij sot në Pejë, ndërsa pas votimit u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të votës.

Ai ka thënë para mediave se përkundër kohës së shkurt dhe sfidave, janë bërë të gjitha përgatitjet  e duhura dhe gjithçka është gati sa i përket KQZ-së.

“Dje e kemi pas procesin e votimit në diasporë dhe gjithçka ka shkuar qetë sipas njoftimeve. Uroj që të jetë një ditë e qetë dhe e  mbarë për të gjithë dhe procesi të mos ketë asnjë problem”, ka thënë ai.

Radoniçi ka thënë se pa përfshirë Amerikën dhe Kanadanë, numri i atyre që kanë votuar në diasporë është mbi 15 mijë.

 

5 MUAJ ME PARE

Kosova në zgjedhje të parakohshme, 2 milionë qytetarë votojnë sot për t’i dhënë fund ngërçit politik

Në zgjedhjet e sotme marrin pjesë 22 subjekte politike, 18 janë parti, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur. Të drejtë vote, në këto zgjedhje sipas KQZ-së, kanë 2 milionë e 76 mijë e 290 votues.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë; procesi vijon i qetë,
Një person kalon pranë një posteri të kryeministrit në largim Albin Kurti në Prishtinë, 23 dhjetor 2025 © Armend NIMANI / AFP

Këtë të dielë të 28 dhjetorit, mbi 2 milionë qytetarë me të drejtë vote, janë ftuar të votojnë për herë të katërt brenda vitit.

Viti 2025 nisi me votime më 9 shkurt për Kuvendin e Kosovës, vazhdoi në vjeshtë me votimin për zgjedhjet lokale të 12 tetorit dhe 9 nëntorit dhe do të mbyllet me votimin e 28 dhjetorit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, të shtunën në mëngjes ka shpërndarë materialin zgjedhor, përfshirë fletëvotimet për në 38 komunat e Republikës së Kosovës.

Zëdhënësi i këtij institucioni, Valmir Elezi ka treguar për hapat e fundit që KQZ është duke ndërmarrë para fillimit të votimit, të dielën, në orën 07:00 të mëngjesit.

“Sipas planifikimeve, materialet zgjedhore që janë vendosur në Qendrat Komunale të Numërimit do të shpërndahen, si zakonisht, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës për në qendrat e votimit. Numri i qendrave të votimit që do të hapen më 28 dhjetor është 948, prej të cilave 910 për votimin e rregullt me 2,557 vendvotime. Po ashtu, do të hapen edhe 38 qendra të votimit me gjithsej 57 vendvotime për të mundësuar votimin me kusht”, njoftoi Elezi.

Kush janë subjektet politike që garojnë dhe masat e sigurisë? 
Sipas KQZ-së, për zgjedhjet e 28 dhjetorit garojnë 22 subjekte politike, prej tyre janë 18 parti politike, 3 koalicione parazgjedhore, si dhe 2 iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur. Ndër partitë kryesore që garojnë në këto zgjedhje janë, Lëvizja Vetëvendosje, VV, Partia Demokratike e Kosovës, PDK, Lidhja Demokratike e Kosovës, LDK, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, AAK, dhe nga radhët e serbëve të Kosovës Lista Srpska, që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Në këto zgjedhje garojnë gjithsej 1180 kandidatë për deputetë që i ka certifikuar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Rreth 67 për qind janë burra, ndërkaq rreth 33 për qind janë gra. Qendrat e votimit ditën e dielë hapen nga ora shtatë e mëngjesit dhe mbyllen në 19-të të mbrëmjes.

Të drejtë vote, në këto zgjedhje sipas KQZ-së, kanë 2 milionë e 76 mijë e 290 votues. Procesi zgjedhor brenda vendit zhvillohet në 948 qendra të votimit, me gjithsej 2.614 vendvotime. Qendra votimi ka edhe jashtë Kosovës, ku votimi fizik organizohet në 16 ambasada dhe 13 konsullata në 18 shtete të botës. Mbi 84 mijë qytetarë jashtë Kosovës kanë aplikuar për votim dhe nga to 76 mijë aplikime janë miratuar, që përfshijnë votimin me postë dhe votimin fizik në ambasada dhe konsullata të Kosovës.

Për të garantuar një proces të drejtë votimi pa probleme, janë të angazhuar qindra forca policore, ndërsa rreth 100 prokurorë janë angazhuar për mbrojtjen e votës në zgjedhjet e së dielës. Zyra e Prokurorit të Shtetit njofton se qëllimi kryesor i angazhimit të 100 prokurorëve është “mbrojtja e votës së lirë të qytetarëve dhe garantimi i integritetit të procesit zgjedhor”.

Policia e Kosovës nga ana e saj thekson, se “në bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare, mbetet e përkushtuar në zbatimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj ligjore në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme, me qëllim të garantimit të ushtrimit të lirë dhe demokratik të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët”

Zgjedhjet në Kosovë, rreth 100 prokurorë të angazhuar në mbrojtje të votës

Në zgjedhjet e sotme parlamentare janë angazhuar rreth 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial, të cilët do të qëndrojnë kujdestarë në mbarë vendin.

Kjo është bërë e ditur të premten nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Ata do të kujdestarojnë deri në përfundim të procesit zgjedhor,  me qëllim të procedimit të çdo parregullsie që mund të ndodhë në këto zgjedhje.

Prokurori i Shtetit i ka ftuar qytetarët, të gjitha subjektet politike, institucionet apo organizatat e ndryshme, që të denoncojnë tek prokuroritë përkatëse, çdo rast, për të cilin kanë dyshime se po keqpërdoret ose manipulohet vota në çfarëdo mënyre dhe nga kushdo qoftë.

Lini një Përgjigje