
Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Qafën e Llogarasë, ku një person ka humbur jetën, pasi automjeti ku ai ndodhej është shkrumbuar nga flakët.
Mësohet se një nga pistat kryesore ku po përqendrohen hetimet është ajo e vetëvrasjes. Sipas dyshimeve paraprake, viktima dyshohet se fillimisht është lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën vetes brenda automjetit.
Gjithashtu, mësohet se viktima dyshohet të jetë banues në qytetin e Beratit, ndërsa identifikimi zyrtar ende nuk është kryer. Autoritetet po presin mbërritjen e familjarëve për të kryer verifikimin e identitetit të tij.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po vijon hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Llogara në Vlorë, ku një person u gjet i vdekur brenda një makine që ishte përfshirë nga flakët.
Raportohet se brenda automjetit nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja, që mund të vërtetonin kryerjen e një vrasje.
Mësohet se pistat e hetimit aktualisht janë vetëvrasja dhe vrasja. Dyshohet se personi që humbi jetën ka qenë ish-efektiv policie.
Viktima dyshohet se është 35 vjeç nga Berati, ndërsa targa e automjetit tip “BMW” është “AA 169 YX”.
Policia ka verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qenë i vetëm kur ka hyrë në Llogora. Ka qenë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë se një makinë po digjej.
Gjithashtu, dyshohet se 35-vjeçari ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij, teksa është shkrumbuar nga flakët. Pritet që kjo pistë të konfirmohet ose jo nga policia.
Nga videot e publikuara nga "Pamfleti", automjeti është gjetur i shkrumbuar totalisht në një zonë me shkurre, në anë të rrugës.
Një ngjarje tronditëse është shënuar pasditen e sotmee në zonën e Qafës së Llogarasë, ku një automjet është gjetur i djegur plotësisht.
Nga informacionet paraprake dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një aksident, por me një vrasje të qëllimshme.
Nga videot e publikuara nga "Pamfleti", automjeti është gjetur i shkrumbuar totalisht në një zonë me shkurre, në anë të rrugës.
Viktima ende nuk është identifikuar dhe nuk ka të dhëna në lidhje me identitetin e tij, por dyshohet të jetë i moshës 30-35 vjeç nga Berati. Targa e makinës së shkrumbuar është AA169YX.
Ndërkohë dy pistat ku hetohet, janë ajo e vetëvrasjes apo atentatit dhe më pas djegia e makinës.
Ka qenë një banor i zonës ai që ka njoftuar policinë se një makinë po digjej.
“Brenda automjetit dyshohet se, si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, i cili ndodhej në sediljen e drejtuesit të mjetit”, bëri të ditur policia.
Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle.

Dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një aksident, por me një vrasje të qëllimshme.
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në zonën e Qafës së Llogarasë, ku një automjet është gjetur i djegur plotësisht.
Nga informacionet paraprake dyshohet se nuk kemi të bëjmë me një aksident, por me një vrasje të qëllimshme.
Nga pamjet e publikuara, automjeti është gjetur i shkrumbuar totalisht në një zonë me shkurre, në anë të rrugës.
Drejtuesi i mjetit, i cili është ende i paidentifikuar, ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, pasi nuk ka mundur të dalë në kohë nga automjeti.
“Brenda automjetit dyshohet se, si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, i cili ndodhej në sediljen e drejtuesit të mjetit”, njoftoi policia.
Blutë njoftuan se rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për një vrasje dhe jo për një aksident rrugor.
Ndërkohë policia ka rrethuar zonën dhe po kryen kontrolle.
Një person u gjet i djegur brenda makinës së tij, mesditën e sotme në Llogara.
Policia e Vlorës ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Llogara.
Sipas policisë, bëhet me dije se mesditën e sotme një automjet është gjetur duke u djegur në “Qafën e Llogarasë” ndërsa brenda tij është konstatuar një person.
Dyshohet se si pasojë e zjarri, ka humbur jetën shoferi i automjetit, ende i paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për identifikimin e viktimës dhe për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Nuk dihet ende nëse është vrasje apo ngjarje aksidentale, por paraprakisht dyshohet se personi është vrarë dhe më pas i është vënë flaka makinës.
“Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur. Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit”, njoftoi policia.
Një person i pajetë është gjetur brenda një makine të djegur në Llogara.
Një automjet tip 'BMW' është përfshirë nga flakët mesditën e sotme në zonën e Llogarasë.
Sipas policisë, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën si pasojë e zjarrit, pasi nuk ka arritur të dalë në kohë nga automjeti.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.
Si pasojë e djegies totale, targa e mjetit nuk ka qenë e identifikueshme ndërsa ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:35. Nuk dihet nëse është vrasje apo ngjarje aksidentale ndërsa shoferi i automjetit nuk është identifikuar ende.
"Rreth orës 14:35, pas një njoftimi të marrë në sallën operative të DVP Vlorë, shërbimet e Policisë janë nisur drejt vendit të quajtur “Qafa e Llogarasë”, ku kanë konstatuar një automjet duke u djegur.
Brenda automjetit dyshohet se si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën dhe është djegur një shtetas ende i paidentifikuar, në sediljen e drejtuesit të mjetit", njoftoi policia.
Me sa pashe fotot duket nje makine e pa djegur.