TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 1 Dhjetor 2025, 19:09

Protesta e PD-së/ Pankarta dhe akuza ndaj qeverisë, Berisha: Ikim nga sheshi vetëm kur të shpëtojmë shqiptarët!

Shkruar nga Pamfleti
6 MUAJ ME PARE

“Foltorja 3-të”, Berisha: Jemi në një krizë të paimagjinueshme, nuk i ndahem Ramës deri në largimin e tij

Protesta e PD-së/ Pankarta dhe akuza ndaj qeverisë, Berisha: Ikim nga

Kreu demokrat Sali Berisha në ‘Foltoren3’ që po zhvillohet poshtë zyrës së Kryeministrit Edi Rama, tha se ky është misioni i burrave dhe grave të Shqipërisë për të përzënë nga pallati një bandë që është e zhytur në krime dhe grabitje.

Berisha tha se ne kemi njohur shumë pushtime, diktatura dhe mënxyra, por kurrë ndonjëherë nuk kemi shkuar 100 vite pas, sikundër kemi shkuar në këto 10 vite.

"Nuk kemi humbur kurrë më parë 45% të materies kombëtare si këto 10 vite. Nuk jemi varfëruar më shpejt se këto 10 vite. Nuk ka patur një klikë, kaq antishqiptarë në çdo aspekt sa çkemi sot. Jemi dëshmitarë këto ditë të një krize ndër më të paimagjinueshmet. Një krizë e cila zhveshi, lakuriq, hajdutin më të madhe të kombit Edi Ramën.

U desh akuza e bazuar në dokumentet zyrtare të vjedhjes së 50 mln euro nga zv.kryeministrja për të bërë që Edi Rama të thotë shqiptarë se hajduti jam unë dhe se drejtësisë i tregoj bërrylin.

Nuk ka ndodhur kurrë, as mbret as perandor, as diktator të lejojë vetes një akt të tillë. Cilido do kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm., por paratë i ka marrë ai.

I kanë ndarë së bashku. Rama ka dy ditë, ka humbur çdo gjë dhe në një përçartje të neveritshme mbron haptas, po mbroj ministren nuk po mbroj lubinë, por të dy jeni hajdutë. Atë që i bën Kushtetueses, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere", tha Berisha.  

Në vijim ai shtoi “asnjëherë nuk jemi varfëruar më shumë se këto 10 vite, asnjëherë nuk kemi pasur një klikë kaq anti-shqiptare saç kemi sot".

"U desh akuza, bazuar në dokumente zyrtare, të vjedhjes së 50 milionë eurove me tunelin e Llogarasë, që të dilte lakuriq ky hajdut”, tha Berisha.

Ai tha se Edi Rama nuk e largon dot Belinda Ballukun pasi paratë, vjedhjen e ka kryer ai.

“Edi Rama ka dy ditë që ka humbur çdo gjë dhe del në mbrojtje të hajdutëve. Ti atë që bën kundër Gjykatës Kushtetuese fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere. Le ti drejtohemi bashkë shqiptarëve: çfarë do të bëjmë ne, do të pranojmë të vidhemi nga një kusar që nuk ka asnjë normë morale, që kërkon të bllkojë edhe vendimin e Gjykatës, apo nuk do ti ndahemi deri në largimin nga pushteti? E dyta është misioni ynë”, tha Berisha.

Duke folur për buxhetin e 2026, Berisha tha se buxheti i shëndetësisë është ulur me të paktën 500 milionë euro. Ai tha se “ka ardhur koha të themi, zoti e shpëtoftë nga spitalet”.  

Ndërsa e cilësoi si sheshin e lirisë vendin ku protestohet, Berisha tha se “ne nuk e lëshojmë këtë shesh, do të largohemi vetëm kur të shpëtojmë Shqipërinë dhe shqiptarët”.

Pjesë nga fjala e Berishës në protestë

Në ekzistencën tonë të gjatë ne kemi njohur shumë pushtime, kemi njohur diktatura dhe mynxyra, por kurrë ndonjëherë nuk kemi shkuar brenda 10 viteve 100 vite mbrapa siç kemi shkuar këto vite.

Kurrë ndonjëherë nuk kemi humbur ne mbi 45 përqind të materies kombëtare siç kemi humbur këto 10 vite.
Asnjëherë nuk jemi varfëruar më shpejt se këto 10 vite.

Asnjëherë nuk ka pasur një klikë, një grup kaq antishqiptar në çdo aspekt sa ç’kemi sot.

Ne jemi dëshmitarë këto ditë të një krize ndër më të paimagjinueshmet.

Një krize, e cila zhveshi lakuriq para shqiptarëve hajdutin më të madh të kombit shqiptar të të gjitha kohërave, Edi Ramën.

U desh akuza e bazuar në dokumente zyrtare të vjedhjes së 50 milionë euro nga zëvendëskryeministrja, për të bërë që Edi Rama t’u thotë shqiptarëve se hajduti jam unë, se paratë i kam marrë unë dhe se drejtësisë i tregoj bërrylin dhe nuk e lejoj të veprojë.

Nuk ka ndodhur kurrë kjo, as mbret, as perandor, as diktator, as kryeministër, që t’i lejojë vetes një akt të tillë.
Cilido do kishte vetëm një rrugë, largimin e menjëhershëm. Por nuk e largon dot se paratë i ka marrë ai, se vjedhja është bërë me urdhër të tij, se paratë i kanë ndarë së bashku dhe se kjo është vetëm një sasi e vogël e tyre.

Edi Rama ka dy ditë që ka humbur çdo gjë dhe në një përçartje të neveritshme del merr në mbrojtje haptas, po mbroj ministren, nuk po mbroj Lubinë.

Po mbroj kryeministrin, nuk po mbroj Edvinin.

Po të dy jeni hajdutë mor, ku ka hajdutë si ju.

Po ti atë që bën kundër Gjykatës Kushtetuese, fakton se ti je hajduti kryesor i kësaj afere.

Pra, le t’u drejtohemi bashkë shqiptarëve, çfarë do bëjmë ne të dashur qytetarë, të dashur bashkëatdhetare kudo që jeni?

Do pranojmë ne të vazhdojmë të vidhemi nga një kusar që nuk ka asnjë normë morale, që kërkon të bllokojë edhe vendimin e gjykatës, apo nuk do i ndahemi atij gjer ditën e fundit të largimit nga pushteti.

E dyta është misioni ynë.

6 MUAJ ME PARE

Foltorja e PD-së para Kryeministrisë, Kaso: Qeveria ‘Rama’ është problemi më i madh i shqiptarëve!

Protesta e PD-së/ Pankarta dhe akuza ndaj qeverisë, Berisha: Ikim nga

Deputeti i PD-së, Ivi Kaso në fjalimin e tij gjatë foltores së rradhës të mbajtur para Kryeministrisë, duke cituar ish-presidentin amerikan Ronald Reagan se “qeveria është problemi, jo zgjidhja”, ai deklaroi se qeverisja aktuale është kthyer në “hallin më të madh të shqiptarëve”.

 Kaso shtoi se qeveria e Ramës është kthyer në një bandë kaçakësh të veshur mirë që ndjek urdhrat e “kryekaçakut”. Ai theksoi se nëse kryeministri përballet me drejtësinë, do të duhet të japë llogari për një sërë aferash.

“Mirëmbrëma të nderuar qëndrestarë. I nderuar kryetar i Partisë Demokratike, profesor doktor Sali Berisha. Të nderuar deputetë, motra dhe vëllezër demokratë. Mirë se vini sot në takimin e tretë të Parlamentit të Qytetarëve, të Parlamentit tuaj. Në janarin e vitit 81, presidenti i sapozgjedhur Regan në ceremoninë e inaugurimit do të deklaronte: Në këtë krizë të sotme, qeveria nuk është zgjidhja, qeveria është problemi. Dhe në rast se presidenti Regan e thoshte këtë shprehje epike në një vend ku funksionon demokracia dhe ligji, për Shqipërinë tonë është ndryshe. Këtu qeverisja sot është kthyer në hallin më të madh të shqiptarëve. Ne nuk kemi një qeveri të popullit, prej popullit dhe për popullin. Po ne kemi një bandë kaçakësh të veshur mirë që ndjekin qorrazi urdhërat e kryekaçakut, i cili ka një synim të vetëm. Të vjedhi çdo gjë që Zoti ja ka falur pa kursim këtij vendi, të përzërë shqiptarët, të tall fermerët, të katandisë arsimtarët dhe nxënësit në ditën e tyre më të zezë.

Ai ka synim të shuaj çdo zë dinjitoz në këtë vend, të nëpërkëmbë çdo kritikë, ka synim që opozitën ta kthejë në shtojcë të qeverisë. Sot, kryeministri i vendit mashtron publikisht kur thotë se nuk ka ndodhur në asnjë vend të botës që drejtësia të pezullojë një ministër nga detyra. Krejt e kundërta është e vërtetë. E para, se në Evropë nuk ndodh që zëvendëskryeministri të jetë i pandehur dhe të merret në mbrojtje nga shefi kryeministër. Ai ose jep dorëheqjen, ose shkarkohet. Në çdo vend të botës, ligjet parashikojnë që kur shteti dëmtohet nga ndonjë bashkëpunëtor, si ky këtu në godinën këtu mbrapa, atëherë ja se çfarë ndodh. Në Rumani janë pezulluar nga gjykata tre ministra njëherësh pasi ishin nën hetim për korrupsion. Dhe kjo pasi ish-kryeministri socialist Viktor Ponta refuzonte t'i shkarkonte. Në Itali, ish-ministrja e bujqësisë u pezullua nga detyra dhe humbi të drejtën për funksione publike.

Në Francë janë dy ministra të shkarkuar në periudha të ndryshme, njëri prej tyre ministri i Brendshëm. Po ashtu në Belgjikë, Kroaci, Spanjë, dhe për të mos folur pastaj për arrestimin e ish-kryeministrit të Bosnjës në rastin e respiratorëve për pandeminë COVID-19, të cilit prokuroria i vuri prangat në zyrën e tij gjatë hetimeve. Kjo është e vërteta. Por duhet ta kemi të qartë se me refuzimin e tij për të shkarkuar Ballukun, Edi Rama po mbron vetëm veten e tij. Ai kërkon të krijojë një precedent të rrezikshëm i cili rreket të mbrojë jo vetëm atë, por çdo hajdut dhe zullumqar pushteti në këtë vend. Komisioni i Venecias e ka shprehur qartë qëndrimin e tij se askush nuk është mbi ligjin kur bie fjala për veprat e rënda penale siç është korrupsioni. Por Edi Rama e di fort mirë se me arrestimin e Ballukut, sado e cunguar të jetë drejtësia në këtë vend, më pas do të kërkohet koka e tij. Dhe në rast se futet në morsën e drejtësisë, ky njeri që ka uzurpuar këtë godinë do të duhet të përgjigjet edhe për shumë e shumë krime të tjera. Edi Rama është shefi i të gjithë atyre që janë sot nën hetim apo pas hekurave dhe duhet ta ndajmë njëherë e përgjithmonë. Shefi ose e di dhe është i korruptuar, ose nuk di dhe është i mangët nga mendtë e kokës dhe nuk bën për atë punë. Në çdo rast, ai duhet të iki.

Edi Rama do të duhet të përgjigjet për vjedhjen me inceneratorët që nuk ekzistojnë, për tenderat e shëndetësisë që i jep miqve të vet oligarkë, për tigrat e Vlorës, për pastrimin e parave që bëhen me firmën e tij me lejet e ndërtimit. Do t'i duhet të përgjigjet edhe për skandalin me rrugës Qukës, rrugën Qukës-Qafë Ploçë që ka kushtuar 260 milionë euro të paktën dhe që u shemb nga shiu i parë. Në një qeveri të përgjegjshme, siç ishte qeveria e Partisë Demokratike e cila e ideoi atë rrugë, ato 43 km nuk do të kushtonin asnjëherë më shumë se 90 milionë euro të cilat ishin parashikuar. Edi Ramës, në qoftë se do t'i vihet para përgjegjësisë së drejtësisë, do të duhet të përgjigjet edhe për grabitjen e pronave publike. A nuk është vjedhja e tokave të Gjipe-së rasti më flagrant se si një kryeministër vë në rresht të gjithë institucionet e shtetit për të grabitur direkt për interesin e vet 224,000 m² në vendin më të bukur në Shqipëri? Partia Demokratike e ka denoncuar prej më shumë se një viti këtë aferë, por ende nuk ka sot asnjë hetim për këtë. Të dashur motra dhe vëllezër, ne do të vazhdojmë të dalim në këtë foltore për të drejtën e fjalës dhe për të vërtetën që me çdo kusht duhet thënë. Qytetarët, demokratë ose jo, nuk duhet të dekurajohen, ashtu siç nuk u dekurajuam ne për 46 javë me radhë përpara Bashkisë së Tiranës. Faleminderit!”, deklaroi Kaso!

6 MUAJ ME PARE

Berisha nis turin me strukturat e PD, ja ku është ndalesa e parë

Protesta e PD-së/ Pankarta dhe akuza ndaj qeverisë, Berisha: Ikim nga

Kreu demokrat Sali Berisha, ashtu sikundër kishte paralajmëruar, do të nisë turin e takimeve me strukturat e partisë në bazë.

Takimin e parë, Berisha do e zhvillojë në degën 9 të PD-së në Tiranë, ku pasditen e së martës, do të takohet me strukturat e kësaj dege.

Nga burime zyrtare mësohet se takimi do të nisë në orën 18:00 dhe kjo shënon nisjen e një turi takimesh me të gjitha degët e PD-së në të gjithë vendin.

Pritet që Berisha, ashtu sikundër ka deklaruar në konferencat për mediat, të kërkojë hapjen e strukturave kundrejt elementëve të rinj dhe riorganizimin e tyre.   

6 MUAJ ME PARE

Takimi i Salianjit me demokratët lëvizje kundër Berishës? Korreshi: Ne jemi ndryshe nga partitë hermetike!

Protesta e PD-së/ Pankarta dhe akuza ndaj qeverisë, Berisha: Ikim nga

Para Kryeministrisë po zhvillohet sot protesta e Partisë Demokratike, e cila sipas deputetit Saimir Korreshi do të vazhdojë me të njëjtën formë, duke i dhënë qytetarëve mundësinë të flasin në vetën e parë për problemet e tyre.

Sipas tij, opozita nuk ka hapësirë në parlament për të shprehur çdo ditë shqetësimet e qytetarëve, ndaj protesta shërben si tribunë publike.

Në lidhje me “kafen” mes Ervin Salianjit, Ilir Alimehmetit dhe disa kandidatësh të primareve, Korreshi e minimizoi situatën duke thënë se “nuk është çdo kafe lëvizje kundër PD-së”. Për të, PD është parti e hapur dhe dinamike, ndryshe nga “partitë hermetike”, ndaj debatet e brendshme nuk duhen parë si përçarje.

 

 

6 MUAJ ME PARE

“Foltorja e 3-të” poshtë zyrës së Ramës, deputetja e PD: Jo vetëm protesta, të krijojmë një alternativë qeverisëse

Protesta e PD-së/ Pankarta dhe akuza ndaj qeverisë, Berisha: Ikim nga

Manjola Luku, deputete e opozitës në Qarkun e Durrësit, tha se ne protestojmë sepse Qeveria ka dështuar në detyrën e saj më kryesore: të sigurojë mirëqënien për qytetarët shqiptarë dhe sigurinë e tyre.

“Nuk jemi vetëm për miting politik, por edhe për t’i thënë stop abuzimeve, e për të ngritur zërin kundër ligjeve që shkatërrojnë familjet tona dhe moralin kombëtar. Atentatet në Shqipëri nuk janë vetëm rënie e shtetit, por edhe dhunë e vetë shtetit të lidhur me bandat kriminale, si ngjarjet në Rinas dhe atë dje në Elbasan.

A mund të heshtim për aferat e fundit që tronditën themelet e shtetit. Zëvendësja e shtetit, Belinda Balluku është kapur në aferë dhe biseda për këto afera, ku ndajnë tenderat”, u shpreh ajo.

Luku, nga foltorja e cila po zhvillohet në bulevardin Dëshmorët e Kombit, poshtë zyrës së Edi Ramës, tha se qindra raporte ndërkombëtare evidentojnë konfliktin e interesit të qeverisë.

“A nuk jemi ne dëshmitarë për qindra raporte që janë alarmuese dhe e cilësojnë vendin tonë si një narko-shtet? Sistemi ynë është infektuar dhe imazhi i vendit tonë nuk mund të kufizohet vetëm në trafik droge dhe pastrim parash.

Si deputete, si grua dhe përfaqësuese duhet të bëhemi të gjithë bashkë, jo vetëm të protestojmë, por edhe të krijojmë një alternativë të re qeverisëse”, tha Luku.  

6 MUAJ ME PARE

 “Kamp italianëve, shqiptarëve Noc Rrokun”/ Pankartat ‘pikante’ në foltoren e opozitës (Foto)

Protesta e PD-së/ Pankarta dhe akuza ndaj qeverisë, Berisha: Ikim nga

Demokratët janë mbledhur edhe sot për të zhvilluar Foltoren e tretë përpara kryeministrisë.

Disa prej tyre kanë marrë me vete dhe pankarta, ku kërkojnë largimin e Ramës nga qeveria.

Protesta e PD-së/ Pankarta dhe akuza ndaj qeverisë, Berisha: Ikim nga

“Kamp italianëve, shqiptarëve Noc Rrokun”, “Hajdut dhe pallosh dy metra”, “Bela ciao”, “Një komb, dy gjini”, ishin disa nga pankartat ‘pikante’ në foltoren e opozitës.

Protesta e PD-së/ Pankarta dhe akuza ndaj qeverisë, Berisha: Ikim nga

Protesta e PD-së/ Pankarta dhe akuza ndaj qeverisë, Berisha: Ikim nga

 

6 MUAJ ME PARE

Pas 'kafes' me figurat e rëndësishme të PD-së, Salianji i shkon Berishës në protestë

Protesta e PD-së/ Pankarta dhe akuza ndaj qeverisë, Berisha: Ikim nga

Demokratët janë mbledhur edhe sot për të zhvilluar Foltoren e tretë përpara kryeministrisë.

Pas "kafes" që organizoi me figura të rëndësishme të Partisë Demokratike, përfshirë fitues të Primareve dhe kandidatë për deputetë që morën numër të konsiderueshëm votash por nuk arritën të fitonin mandatin më 11 maj, Ervin Salianji është paraqitur në protestën e thirr nga Sali Berisha mbrëmjen e sotme para kryeministrisë.

Ndërkohë në javën e 3-të të foltores së organizuar nga Partia Demokratike, u pa një risi.

Para kryeministrisë u shfaqën imazhet e anëtarëve të Partisë Socialiste, të cilët ose janë aktualisht të izoluar me vendim të GJKKO-së ose të marrë nën hetim nga SPAK kryesisht të akuzuar për korrupsion, pastrim parash, apo shpërdorim detyre.

 

6 MUAJ ME PARE

PD mban Foltoren e ‘tretë’, militantët mblidhen sërish para Kryeministrisë

Protesta e PD-së/ Pankarta dhe akuza ndaj qeverisë, Berisha: Ikim nga

Partia Demokratike ka nisur protestën e saj të tretë para Kryeministrisë.  Militantët e opozitës janë mbledhur sërish mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, në kuadër të turit të tubimeve që kanë nisur dy javë më parë.

Kujtojmë se PD ka vendosur të mbajë çdo javë tubime para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe zv/kryeministres Belinda Balluku.

Ashtu si herën e kaluar, edhe sot tubimi nisi pak pas orës 18.00 dhe pjesëmarrja është e përmasave jo të mëdha. Vetë PD e ka deklaruar se qëllimi i saj nuk është pjesëmarrja, por vendosmëria për të kërkuar largimin e kësaj qeverie.

Ky skenar nisi pas asaj që PD e cilëson bllokadë në Kuvend. Opozita ka kërkuar komisione hetimore, interpelanca apo mocione me debat, por është refuzuar. Për këtë arsye, Parlamenti është zhvendosur te Kryeministria ku flasin përfaqësues të partisë, por jo vetëm.

4 Komente

  1. A
    Argiita

    Problemi kryesor ne Shqiperi eshte se pari, Berishovici. Qerohu ti njehere . pastaj fol per te tjeret

    1. P
      Populli

      Po ku i plasi kriminelit Berishe per popullin, ka hallet e veta dhe te familjes kellira. Po ja “ben” mamin Amerika. E ka luften me Ameriken jo me Ramen. Komunisti miliarder kopuk hajdut

      1. D
        Dakord

        Dhe me vetë zotin që e mban gjallë kërmën deri sa ta shohë populli me pranga në duar.

      2. B
        Bravo Pamfleti

        Shqipëria bëhet kur shpirtzinj si Saliu u hapin rrugën të rinjve që kanë dije dhe dëshirë të ndihmojnë kombin. Ata mund ta pastrojnë atdheun nga kriminelë e të korruptuar.

        Lini një Përgjigje