
Mbledhja e Kryesisë e PD duket se ka trazuar situatën brenda partisë. Ervin Salianji është përplasur fort me Sali Berishën dhe Flamur Nokën. Pas mbledhjes ky i fundit nuk i kurseu sulmet ndaj Salinjit, teksa shkoi deri aty sa përmendi Grida Dumën, e cila sipas tij ka lobuar te PS që të votohej Endri Shabani si Avokat Populli. Duma dhe Salianji dihet që janë bashkë.
Noka: Kjo mbledhje kishte si qëllim për të diskutuar dhe për t’i vënë në transparencë shqiptarëve.
Sulmi i këtyre ditëve dhe presioni që i është bërë Kushtetueses, reforma në drejtësi ka vdekur, Edi Rama është legjislativi dhe narkosi.
I bëjmë thirrje shqiptarëve që në 22 dhjetor në orën 17:00 të vërshojnë në bulevard. Nuk do të jetë vetëm një protestë do të vijojmë protestën. Pa zgjedhje të lira asgjë tjetër nuk ka kuptim dhe as demokracia.
Gazetarët: A ju është kërkuar dorëheqja në mbledhjeje?
Po flas këtu për agjendën e PD, ju po flisni për agjendën e qeverisë. Sot dorëheqja e vetme që kërkohet nga gjithkush është ajo e Edi Ramës. Asnjë tjetër nuk e qetëson shpirtin e shqiptarëve të vjedhur. Dorëheqja ime apo e dikujt tjetër qetëson vetëm Ramën dhe shërbëtorët e tij, kjo është mëse e qartë. Për firmat për avokatin e popullit ne kërkuam ndjesë.
Gazetarët: Ju e ndjeni veten përgjegjës?
Kini durim. Ne kemi kërkuar ndjesë, kanë kërkuar edhe shumë nga firmëtarët. Ndjesa është për arsye sepse në ngutje e sipër dhe në një moment e emocional që ishte çështja e Bashkisë…
Flamur Noka ka debatuar me çdo firmëtar, është kundër dhe është shprehur kundër. Kam qenë ndër të vetmit që kam kërkuar llogari.
Sot në mbledhje kanë thënë pesë deputetë që i ka telefonuar dhe e pranoi dhe vetë Salianji. Madje ka gojëdhëna që vetë Grida është negociatore te Rama për Endri Shabanin. Gojëdhëna... Gojëdhëna... Ka gojëdhëna. Tani kjo është histori që nuk intereson fare. Ju sqaroj ju sqaroj kaq: Flamur Noka, në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe të deputetit ka debatuar me çdo firmëtar, ka qenë kundër dhe është kundër. Flamur Noka, ka një vullnet të shprehur tek Adriana Kalaja, Besim Ndregjoni dhe anëtarët e tjerë

Salianji u shpreh i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusi nga protesta.
Pas disa orësh, ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PD, e cila u shoqërua me tensione mes anëtarit të Kryesisë Ervin Salianji dhe kreut të PD, Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka.
Pas përfundimit të mbledhjes, në një prononcim për mediat, Salianji u shpreh i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusi nga protesta.
“Kishte mendime të ndryshme. Do eci përpara, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuze do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë”-tha ndër të tjera ai.
Salianji: Jam i keqardhur që mbledhja e Kryesisë e zhvendosi fokusin nga protesta. Kishte mendime të ndryshme. Do eci përpara, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrifica. Çdo akuze do t’i përgjigjemi me fakte konkrete dhe me emra konkretë. Vendimmarrja e PD e cila ishte e paqartë në mjaft situata e bën përgjegjës Flamur Nokën. Kur u zgjodh Bamir Topi president, në momentin që 6 deputetë të PS votuan, pati dorëheqje të menjëhershme. Nuk mund të rrimë peng i interesave… Po bëj përgjegjës drejtuesit e PD për paqartësinë në vendimmarrje të caktuara.
Gazetarët: Mbledhje kundër jush?
Salianji: Jo kishte mendime të ndryshme, do ecim pra, çdo ndryshim nuk vjen pa sakrificë dhe përplasje, çdo akuzë dhe çdo idiotësi do i përgjigjemi me fakte konkrete.
Mësohet se dy deputetët Blendi Himçi dhe Elda Hoti kanë pretenduar se kanë firmosur për kandidaturën e Endri Shabanit si Avokat Populli, pasi ua ka kërkuar Ervin Salianji.
“Firmosëm për Endri Shabanin se na e kërkove ti. Na more në telefon dhe na kërkove si nder që ti japim firmën. Pastaj dole ne TV dhe the dhënia e firmave ishte gabim”, mësohet të kenë thënë ata në mbledhje.
Akuzat iu mohuan nga Ervin Salianji pas mbledhjes së Kryesisë.
“Edhe firmat i kam firmos unë që s’jam deputet”, tha ai.

Tension dhe përplasje të forta në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike, ku Ervin Salianji ka dalë hapur kundër liderit të opozitës Sali Berisha dhe Sekretarit të Përgjithshëm Flamur Noka.
Teksa mbledhja vijon, vijojnë të dalin detaje të forta. Sipas burimeve brenda mbledhjes, Salianji ka kërkuar llogari për pengesat ndaj aktivitetit të tij në bazë, duke sfiduar drejtëpërdrejt Berishën me pyetjen: “Cili nen i statutit ndalon anëtarët e kryesisë të takojnë demokratët?”. Ai ka akuzuar drejtimin aktual për sjellje përjashtuese dhe ka theksuar se “demokratët e neglizhuar duhen dëgjuar, jo përjashtuar si te PS; kush mendon ndryshe është vlerë dhe jo problem”.
Përplasja ka vazhduar edhe më ashpër, kur Salianji ka deklaruar se “sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrëzuar Ramën, e paskeni me mua”, duke akuzuar drejtuesit për zhvendosje të qëllimshme të vëmendjes nga pushteti. Në reagim, Flamur Noka i është kthyer me fjalët: “Me këtë që po bën, po u shërben atyre që ke përballë”.
Përgjigjja e Salianjit ka qenë akoma më e drejtpërdrejtë: “Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë; gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.
Këto zhvillime reflektojnë përçarjen e thellë brenda PD-së dhe tensionet e pazgjidhura që po e mbajnë peng opozitën në një moment kur vendi përballet me kriza të shumta.

Debat mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka.
Mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike që u zhvillua ditën e sotme është shoqëruar me tensione dhe debate.
Konkretisht mësohet se ka pasur një përplasje mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe Sekretarit të Përgjithshëm të partisë, Flamur Noka.
Noka i ka thënë Salianjit: “me këtë që po bën ti je duke bashkëpunuar me ata që kemi përballë”.
Ndërsa Salianji i është drejtuar duke i thënë:"Jep dorëheqjen, Flamur, e ke shkatërruar partinë, dhe gabimi me Avokatin e Popullit është përgjegjësi e jotja”.
Ai e akuzoi Nokën për shkatërrimin e partisë, teksa tha se “sot mendova se e kishim mbledhjen për të rrezuar Ramën, e paskeni me ne”.
Salianji ka kërkuar që analiza të bëhet brenda strukturave të partisë dhe “të mos dalë anash”.
Kujtojmë që Ervin Salianji i ka ndërmarrë në javët e fundit një tur takimesh me ata simpatizantë dhe anëtarë të PD në të gjithë vendin, takime që kreu i partisë, Sali Berisha, i ka cilësuar si nisma personale dhe pa lidhje me partinë.
Pavarësisht kësaj lëvizjeje, Salianji ka qenë i pranishëm në foltoren e fundit të PD në bulevard.
Po ashtu para nisjes së mbledhjes së Kryesisë, Salianji dha edhe një deklaratë për mediat, ku tha se PD duhet të fokusohet tek protesta, revolta dhe përballja me qeverinë.
Ndër të tjera, Salianji ironizoi Berishën, duke theksuar se foltoret para Kryeminstrisë nuk janë rruga e duhur.
“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.
Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë", shprehet Salianji.
Ndërkohë para nisjes së mbledhjes, Berisha njoftoi zhvillimin e një proteste kombëtare kundër qeverisë për në datën 22 dhjetor.
Kreu demokrat Sali Berisha, nga kryesia e PD-së, ka deklaruar se protestat janë e vetmja rrugë që i ka mbetur kësaj force politike për rrëzimin e Edi Ramës.
Berisha tha se çdi rrugë tjetër është zjarrfikësish.
“Dy ditë më parë, u zhvillua ofensiva diplomatike më e madhe që kam parë ndonjëherë për të siguruar zgjedhjen e kryetarit të Prokurorisë Speciale, çka të bën me të drejtë të mendosh se Edi Rama duket se kishte bërë gjithçka të zgjidhte njeriun që ai ka bërë marrëveshje për mbylljen e dosjes së tij. Sepse e vërteta është se Dumani mbylli disa dosje të Edi Ramës, kjo është e pamohueshme.
Dumani mbylli dosjen e Edi Ramës, duke akuzuar Arben Ahmetajn për djegësin e Tiranës, të cilin ai e kishte kundërshtuar 4 herë, megjithëse e kishte firmosur Edi Rama.
Dumani mbylli dosjen Alabar, dhe shqiptarët do e marrin vesh mirë se çfarë krimi në përmasa gjigante po kryhet me portin e Durrësit, çfarë goditje të rëndë po i jepet çdo shqiptari me portin e Durrësit, për aq sa ka peshë transporti i mallrave në çmimin e tyre.
Pa llogaritur vjedhjet e tmerrshme që po bëhen. Dumani mbylli dosjen e Olsi Ramës, e nxori tjetër.
Pra, Edi Rama duket se duhet me çdo kusht të kishte atë me të cilin ishte marrë vesh. Por u garantoj se nuk ka asnjë vështirësi të realizojë skenarin që realizoi me të parin. Nuk duhet të kemi iluzion.
Pra, përpjekja ndërkombëtare ishte shumë e drejtë, që qeveria të mos kapë kryetarin e Prokurorisë Speciale. Por problemi nuk është aty, problemi është se pse Edi Rama do ta kapë me çdo kusht atë.
Ne jemi para një realiteti shumë të zymtë. Një realitet në të cilin vjedhja e shqiptarëve nuk ka më frena. Është licencë. Se kjo që bëri me pezullimin e pezullimit, gjykata mori përsipër Apelin dhe Gjykatën e Lartë dhe të pezullojë masën e sigurisë. Imagjinoni ju tani se çfarë i mbetet themelit. Nuk ka akt më të rëndë ndaj taksapaguesve shqiptarë se sa ky. Nuk ka veprim më dëshpërues se ky. Nuk ka veprim më poshtërues se ky nga Edi Rama. Ndaj dhe kemi vetëm një rrugë, dhe kjo është rruga e protestave”, tha Berisha.
Demokrati Ervin Salianji, ka dhënë një deklaratë për mediat para nisjes së mbledhjes së Kryesisë së PD.
Salianji është shprehur se PD duhet të fokusohet tek portesta, revolta dhe përballja me qeverinë. Ndër të tjera, Salianji ka ironizuar Berishën, duke theksuar se foltoret para Kryeminstrisë nuk janë rruga e duhur.
“Është momenti që të fokusohemi tek protesta, tek revolta, përballja me qeverinë, te dëgjesa e çdo shqetësimi qytetar. Nëse nuk jemi të aftë t’i përkthejmë në energji shqetësimet e demokratëve, do ta kemi të vështirë siç po e kemi për të bërë protesta.
Rruga e duhur janë revoltat, jo foltoret para Kryeministrisë. Shpresoj që kjo të jetë vendimmarrja e kryesisë i kam thënë në çdo mbledhje e do i them sërish. Kam qenë në çdo protestë dhe i jam nënshtruar vendimmarrjes së partisë", shprehet Salianji.
Deputeti Ervin Salianji ka krijuar së fundmi tensione brenda Partisë Demokratike, pas lëvizjeve të tij politike. Fillimisht në takime jashtë ambientave zyrtare dhe më pas me organizime dhe mbledhje të demokratëve në Durrës. Këto takime sollen 'përplasje' pasi u konsiderua si një lëvzje që synonte krijimin e një rryme paralele.

Mblidhet sot Kryesia e Partisë Demokratike. Kreu i Partisë Demokrarite Sali Berisha, ditën e djeshme, nga Elbasani njoftoi se sot në orën 13:00 do të mblidhet me urgjencë kryesia e PD-së për të vendosur datën e fillimit të protestave.
Berisha ka paralajmëruar disa herë protesta kombëtare për rrëzimin e Ramës, por deri tani ka mbajtur foltore para Kryeministrisë me një pjesëmarrje të reduktuar.
Kreu i PD-së u ndal ditën e djeshme tek zgjedhjet 11 majit teksa i cilësoi si një “farsë”, duke akuzuar qeverinë se ka përdorur mjetet e pushtetit ekzekutiv për të ndikuar votën e qytetarëve.
Sipas tij, punësimet e përkohshme, lejet e ndërtimit, certifikatat e pronësisë dhe lejet e legalizimit janë përdorur për të siguruar vota.
“Nesër në drekë mblidhet Kryesia e PD-së. Vendoset me urgjencë për fillimin e revoltave dhe protestave”, u shpreh Berisha, duke theksuar se protestat nuk do të ndalen deri në largimin e qeverisë.
Ai shtoi se ka qytetarë të gatshëm për të protestuar që tani.
“Edhe nëse janë 3 mijë shqiptarë që nesër dalin të përballen, ne me ta do të ngrihemi. Dhe do të shtohemi. Nuk mund të qëndrojmë më përballë një farse”, deklaroi Berisha, teksa e cilëson situatën si të papranueshme në një vend demokratik.
Kreu i PD-së bëri gjithashtu thirrje për angazhimin e të rinjve në aktivitetin politik dhe protestues.
“Të rinjtë përmbysën diktaturën e Enver Hoxhës. Duhet të bëjmë gjithçka për organizimin tonë dhe për përfshirjen e të rinjve”, theksoi Berisha.
Pordh me rigon ket pun kan kto dhe pa dale Sali Salianji. Hidhu pirdhu nje grop ne mes bejne. Me Berishen e Mulin ne kry demokratet e ndershem jane deri ne fyt. Me ket gangon pispilluq te viteve '30 Salianjin jane gjeri ne gryk, por nje gje esht e vertete per te qeruar gjatovinen mashtrues Ed Rama duhet be bashke. Perndryshe s'leviz nga istikami i qeverise ai se esh i dhim e i perlym nga zullumi i dardhave e molleve qka kput vet. Nisni revolten protesten dhe te shohim nese do tju vlej lekura me shume se pjesemarrja ne foltoret.