Kandidati për të drejtuar SPAK, Klodian Braho gjatë intervistimit nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë foli për drejtuesit e mëparshëm të SPAK, Altin Dumani dhe Arben Kraja.
I pyetur se cilat janë veçoritë që do merrte nga ata, Braho tha se nga Dumani do merrja pro-aktivitetin dhe vendosmërinë, ndërsa nga Kraja do merrja qetësinë në kryerjen e detyrës.
Pjesë nga biseda:
Arta Mandro: Çfarë do të merrnit nga drejtuesit e mëparshëm?
Klodian Braho: Nga Dumani do merrja pro-aktivitetin dhe vendosmërinë. Edhe nga Kraja do merrja qetësinë në kryerjen e detyrës.
Arta Mandro: Çfarë nuk do merrnit prej tyre?
Klodian Braho: Të dy kanë ushtruara të njëjtën detyrë kur institucioni nuk ka qenë i njëjti. Në kohën e zotit Krajës institucioni duhet të ishte më aktiv. Edhe pse çështjet duan kohën e tyre. Në krahasim me zotin Dumani, duke vlerësuar punën e tij, do ti merrja anën e pro-aktivitetin, e kam të vështirë që nuk do të doja ta kisha. Nuk jam konformist, por po tregohem i sinqertë.
Prokurori Klodian Braho iu përgjigj pyetjeve të anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë pasi prezantoi platformën e tij për drejtimin e SPAK-ut.
Braho tregoi pikën e tij të fortë që është lufta me korrupsionit dhe si pikë të dobët që do ta shikojë në vazhdim është komunikimi në publik.
“Si pikë e fortë do përmend faktin që kam eksperiencë të gjatë në veprat penale me korrupsionin. Kam që në vitin 2012 që jam marrë kryesisht me këtë vepër. Kam patur qetësinë dhe qartësinë e duhur dhe maturinë jo vetëm njerëzore, por edhe procedurale në kryerjen e hetimeve. Sa i përket pikës së dobët do tregohem i sinqertë. Prokuroria nuk ka qenë më përpara siç është sot. As ne nuk kemi qenë të përgatitur për këtë lloj komunikimi publik, për këtë lloj vëmendje publike dhe mendoj është një nga pikat e mia, nuk do thosha të dobëta, por që do i kushtoja rëndësi në të ardhmen, mënyra e komunikimit me publikut, mënyra e komunikimit me median. Ka të bëjë me situata të tilla që ne si trupë prokurorësh nuk kemi qenë të mësuar dhe përgatitur. Drejtuesi është ai që përfaqëson, por prokurorët nuk e kanë pasur atë mundësi”, tha Braho.
Kandidati për kreun e SPAK, Klodian Braho ka folur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë në lidhje me përvojën e tij në hetimin e çështjeve të rëndësishme që përfshijnë zyrtarë të lartë të shtetit dhe funksionarë të drejtësisë.
Braho theksoi se në një sërë rastesh, kërkesat e tij për masa sigurie nuk janë pranuar nga gjykata, por pas ankimeve të paraqitura nga ai, Gjykata e Apelit ka vendosur sipas kërkesave të prokurorisë.
Më tej, kandidati Braho nënvizoi edhe punën e bërë në drejtim të goditjes së pasurive të fituara nga veprimtari kriminale, duke theksuar një rast të rëndësishëm të vitit 2023, ku u konfiskuan 18.4 mln euro, nje shume sa dyfishi i buxhetit të SPAK në atë kohë.
"Disa nga çështjet janë zhvilluar para se të krijohej SPAK. Ju kam paraqitur cështje penale me zyrtarë të lartë shtetërore dhe funksionarë të drejtësisë, për të cilët jo gjithmonë gjykata ka pranuar kërkesat për masë dënimi. Në këto raste kam paraqitur ankim dhe Apeli ka vendosur sipas kërkesës së prokurorit.
Lidhur me zyrtarë të lartë apo të krimit të organizuar kam kërkuar konfiskimin e pasurive. Dua të sjell në vëmendje vetë një rast në 2023 është konfiskuar një shumë prej 18.4 mln euro, ne origjine nga veprimtaria kriminale, të cilat i përkisnin një organizatë kriminale. Sjell në vëmendjen tuaj se kjo shumë është sa dyfishi i buxhetit të SPAK në atë vit që ka qenë 8.9 mln euro", tha Braho.
KLP zgjedh sot kreun e ri të SPAK-ut dhe sapo ka nisur prezantimin e platformës së tij, kandidati i katërt në radhë, prokurori Klodian Braho.
Në garë janë katër kandidatë, Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho. Secili prej tyre do të ketë 45 minuta kohë në dispozicion, për të prezantuar vizionin dhe platformën e tyre për drejtimin e SPAK-ut, ndërsa më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Këshillit.
Braho ka ushtruar detyrën në disa zyra të ndryshme të vendit si Berat, Vlorë, Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe në Prokurorinë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ai ka ndjekur një sërë çështjesh penale Kundër funksionarë publikë të çdo niveli, por edhe në lidhje me krimin e organizuar. Braho sqaroi edhe vizionin e tij.
“Sa i përket vizionit sqaroj që ky kandidim për drejtimin e SPAK është angazhim kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. Vizioni im përfshin organizimin dhe konsolidimin e SPAK, ndërtimin e një strukture model e aftë dhe e përgatitur për sfidat e reja të krimit të organizuar dhe korrupsionit duke ofruar rezultate të matshme duke respektuar standardet ndërkombëtare të drejtësisë për të fituar besimin e qytetarëve dhe respektin e tyre si dhe të institucioneve në Shqipëri dhe partnerëve ndërkombëtarë”, tha Braho.
Braho citoi edhe kornizën strategjike të SPAK dhe se do të çojë në zbatim ato dokumente.
“SPAK ka një kornizë të miratuar. Plani Strategjik 2024-2027, strartegjia e komunikimit dhe strategji për trajtimin e çështjeve të mbajtura. Do ndërmarr masat për vënien në zbatim të këtyre tre dokumenteve që janë dokumente të mirëmenduar dhe mirëdiskutuara edhe me ndihmën e partnerëve ndërkombëtare. Sa i përket ushtrimit të ndjekjes penale së pari në cilësinë e drejtuesit të SPAK, do të garantoj zbatimin e parimit të barazisë para ligjit dhe askush nuk është mbi ligjin. SPAK do vazhdojë të ushtrojë të drejtën penale, të ngrejë akuza të bazuara në ligj dhe në prova ndaj cilitdo që ka kryer veprën penale pavarësisht pozitës së tyre”, tha Braho.
Pas prezantimeve dhe pyetjeve, KLP kalon në votim. Drejtuesi i ri zgjidhet me shumicën e votave, me kushtin që të jenë të pranishëm të paktën 7 anëtarë.
Emri shpallet sot, ndërsa marrja zyrtare e detyrës dhe ceremonia e dorëzimit të kompetencave do të zhvillohet më 19 dhjetor 2025.
Kandidati për kreun e SPAK, Elvin Gokaj u pyet nga anëtarët e KLP-së për drejtuesin e SPAK, Altin Dumanin dhe Arben Krajën.
Gokaj i vlerësoi duke thënë se kurrë nuk kanë ndërhyrë në asnjë çështje dhe theksoi se kjo do jetë një karakteristikë që do ta ndjekë edhe ai vetë nëse do zgjidhet në krye të Prokurorisë së Posaçme.
“Një nga karakteristikat që unë vlerësoj është se s’kanë ndërhyrë kurrë në asnjë çështje, asnjë ndikim nga drejtuesit për çështje konkrete dhe kjo do jetë edhe linja me që do t'i qëndroj”, tha Gokaj.
Prokurori Elvin Gokaj, një prej kandidatëve për drejtimin e SPAK, deklaroi se parimi kryesor i drejtimit të tij do të jetë integriteti dhe mbështetja e plotë e prokurorëve.
Ai u shpreh se përvoja e tij mbi 10-vjeçare në drejtimin e prokurorive në disa rrethe të vendit e ka mësuar rëndësinë e punës në grup dhe të pavarësisë profesionale brenda sistemit. Ai foli edhe për pikat e tij të forta dhe të dobëta.
“Pikat e mia të forta, puna, integriteti dhe mirënjohja ndaj njerëzve që punojnë dhe derdhin djersë për këtë vend. Pika e dobët janë programet kompjuterike që kanë avancuar, por me ndihmën ekspertëve do ta kalojmë këtë fazë.”, tha Gokaj.
Ai vlerësoi se Arben Kraja dhe Altin Dumani nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në çështjet e prokurorëve. Këtë linjë tha se do ta ndjekë edhe vetë nëse zgjidhet.
“Nuk kanë ndërhyrë asnjëherë në asnjë çështje. Nuk kemi pasur asnjë ndikim nga drejtuesit e mëparshëm për çështje konkrete. Për këtë mendoj që do të jetë edhe linja ime që do t’i qëndroj”, tha Gokaj.
Sipas tij, më e rëndësishme në punën e një drejtuesi është puna në grup.
“Praktikat më të mira të punës së një drejtuesi është puna në grup. Sot pavarësisht se SPAK ka 20 prokurorë, për mendimin tim janë 20 drejtues aty sepse e ka rregulluar ligji dhe kushtetuta. Drejtuesi mund të rrijë vetëm në mbështetje të prokurorëve”, tha ai.
Një nga pikat e dobëta që sheh te vetja ai tha se janë programet kompjuterike që kanë avancuar. Ai u shpreh se me ndihmën e ekspertëve edhe kjo fazë do të arrihet të kalohet në SPAK.
Kandidati për kreun e SPAK, Elvin Gokaj ka nisur intervistimin para anëtarëve të KLP, ku të pranishëm në sallë janë dhe ndërkombëtarët.
Prokurori i posaçëm e nisi prezantimin me profilin e tij dhe karrierën në sistemin e drejtësisë si dhe çështjet që ka hetuar.
“Veprimtaria ime do fokusohet në luftën kundër krimit, përmirësimin e strukturës dhe shtim kapaciteti njerëzor, forcim i marrëdhënies dhe bashkëpunimit me ndërkombëtarët dhe forcimi i besimit te publiku. Drejtimi i ri i SPAK do të nisë me analizë, që do të ndihmojë në hartimin e një strategjie zhvillimi për tre vitet e ardhshme”, tha ai ndër të tjera teksa prezantoi platformën e tij.
Më tej, Gokaj foli edhe për çështjet e suksesshme që ka trajtuar dhe presionet që ka hasur përsa i përket rolit të tij në drejtësi.
Pjesë nga pyetjet që i janë drejtuar nga anëtarët e KLP:
Cilat do të ishin praktikat më të mira?
Gjokaj: Puna në grup. Pavarësisht se SPAK ka 20 prokurorë, për mendimin tim janë 20 drejtues.
Cili tipar mendoni se do duhet t’ju identifikonte gjatë drejtimit të detyrës nëse zgjidheni?
Gjokaj: Mendoj se kolegët e mi kanë dhënë gjithë energjitë e tyre, nëse do zgjidhem vetë, më përket radha mua dhe do të japë gjithë energjitë e mia. Nuk kemi pasur asnjë ndërhyrje nga drejtuesit e mëparshëm për çështjet që ne kemi pasur, mendoj se kjo do të jetë dhe linja ime nëse zgjidhem.
Para se të merrni detyrën, çfarë keni pasur ndonjë çështje të rëndësie të veçantë që ju e konsideroni çështje të suksesshme?
Gjokaj: Duke pasur një karrierë të gjatë si prokuror, në përgjithësi në rrethet e mëdha kam qenë pjesë në grupet hetimore. Vetë kam pasur çështje të rëndësishme dhe kam kërkuar dhe burgim të përjetshëm të personave të krimit në zonën e veriut.
A keni pasur ndonjë rast presioni, nëse po, si keni reaguar?
Gjokaj: Mendoj se një prokuror me karrierë prej 26 vitesh në këtë detyrë, nuk mbetet më për të pritur presione nga çështje konkrete. Presionet nuk mendoj se mund të bëhen nëse nuk bie në kontakt me palët.
Elvin Gokaj, kandidati i tretë në garën për kreun e SPAK, ka nisur të paraqesë platformën e tij para anëtarëve të KLP-së, ndërsa u shpreh se shmangia e ndërhyrjeve në procesin e punës së Prokurorisë së Posaçme, është themeli.
Ai ka premtuar rritje të mbështetjes për skuadrat hetimore si dhe shtimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.
“Goditje të krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Gokaj para anëtarëve të KLP-së, ndërsa shtoi se gjithashtu duhet të shtohet komunikimi i SPAK me publikun përmes mediave.
Gokaj e konsideron detyrën e prokurorit si të shenjtë, qoftë përballë Zotit ashtu edhe shoqërisë.
“Angazhohem që nëse zgjidhem kryetar i SPAK, do të mbështes stafin që të vijojë punën në mënyrë të pandikueshme”, tha Gokaj.
Ai vlerësoi se puna në grup është mjaft e rëndësishme, ndërsa tha se sot në SPAK ka 20 prokurorë, që të gjithë janë drejtues.
“I gatshëm ti shërbej drejtësisë shqiptare dhe ta udhëheq drejt një faze të re pjekurie ku efikasiteti dhe llogaridhënia të jenë standarde. Drejtësia është e shenjtë dhe e pandarë nga integriteti dhe morali. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë institucion që ruan pavarësinë dhe mbron të drejtat dhe liritë themelore të çdo qytetari. Zotimi im të konsolidoj SPAK, pavarësinë dhe besueshmërinë, që ky institucion vepron shpejt ty ku duhet dhe me masën e duhur. Ky është angazhimi im dhe vizioni që ofroj për drejtimin e SPAK", tha ai.
Gjatë seancës së pyetje-përgjigjeve në KLP, lidhur me zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, prokurorja Doloreza Musabelliu, e cila është një nga 4 kandidatët në garë, ka cilësuar si një armë të fortë në drejtimin e Prokurorisë Speciale, eksperiencën e saj të gjatë në hetimin e krimeve dhe krimit të organizuar.
Ndërsa foli për çështjet që ka hetuar në SPAK, Musabelliu përmendi edhe një dosje që ka të bëjë me kriptomonedhat.
“Kam hetuar një sërë çështjes në SPAK, ku ndër më të spikaturat vrasje me paramendim për hakmarrje dhe vrasje në rrethana cilësuese të kryera në kuadër të grupit të struktura kriminal.
Në dy çështje janë lidhur marrëveshje bashkëpunimi me bashkëpunëtorë, kanë qenë armë për zbardhjen e ngjarjeve.
Rasti i parë që ka shkuar për gjykim organizatë kriminale dhe janë sekuestruar kriptomonedha digjitale 10 mln dollarë, kishim problematikë sepse nuk kishim ku ti ruanim për shkak se na mungon portofoli dixhital”, tha Musabelliu.
Doloreza Musabelliu është një prej prokuroreve që garon për kreun e Prokurorisë së Posaçme.
Ajo është një prej prokuroreve e cila është marrë në mbrojtje për shkak të dyshimeve se grupi i Laert Haxhiut do të kryente atentat ndaj saj.
Ajo u shpreh se që nga momenti që ka nisur punë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda ka pasur një jetë të kufizuar dhe nuk e ka pasur problem.
Megjithatë sa i përket këtij kërcënimi theksoi se në fillim ishte tronditje për të, por problem ishte mënyra si e përballoi familja më vonë.
“Qe një tronditje për mua, por në atë rast kisha zbatuar rigorizisht ligjin, më tepër problematikat kaluan te familjarët e mi. U mësova me atë situatë, ndërsa familjarët e patën problem atë situatë”, tha ajo.
Gjatë prezantimit të saj në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, kandidatja për kreun e SPAK-ut, Doloreza Musabelliu, u pyet për debatin e fundit publik dhe politik që lidhet me masat e sigurisë, veçanërisht atë të arrestit me burg, e cila është përmendur edhe në rezolutën e Kuvendit.
Musabelliu sqaroi se drejtuesi i SPAK-ut nuk ka kompetencë të ndikojë në masat e sigurisë të kërkuara nga prokurorët apo të vendosura nga gjykata.
Anëtarja e KLP-së dhe kandidate për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, është pyetur mbi krahasimin mes drejtuesve të mëparshëm, Altin Dumanit dhe Arben Krajës.
Ajo tha se një krahasim i tillë është i vështirë dhe mund të jetë i padrejtë, pasi të dy kanë punuar në kushte të ndryshme.
“Në këndvështrimin tim, të bësh një krahasim mes dy drejtuesve që kanë qenë në periudha të ndryshme është e vështirë ta bësh, sepse iu heq ose shton merita kot. Kur u zgjodh zoti Kraja ishim në fillim, ndryshuam godinën, nuk kishim hetuesit, pastaj ishte periudha e Covidit. Të bësh krahasime duhet të jenë kushtet e njëjta. Unë e vlerësoj edhe z. Kraja dhe Dumanin, por nuk kanë punuar në kushte të njëjta dhe nuk bëj dot krahasime sepse do të ishte padrejtësi, dhe unë padrejtësitë nuk i toleroj në veprimtarinë time,” u shpreh Musabelliu.
Ajo shtoi se nuk e krahason veten me të tjerët dhe fokusohet te puna dhe integriteti: “Për të dalë te vetja ime, asnjëherë nuk e krahasoj veten time me një person tjetër. Unë bëj atë që mundem të bëj, bëj të mirën time, maksimumin tim, por nuk krahasoj se e kam bërë si ky, apo do e bëj si ai. Unë respektoj Kushtetutën me paanshmëri, por krahasime nuk bëj.”

“Kam si element shumë të fortë komunikimin, sikundër edhe presioneve jam mësuar ti bëjë ballë”.
Kështu u shpreh Doloreza Musabelliu, kandidate për kreun e SPAK, gjatë seancës së pyetjeve me anëtarët e KLP-së, duke theksuar se ka cilësitë e duhura për të drejtuar strukturën e posaçme.
Musabelliu ka vlerësuar Altin Dumanin, i cili drejtoi SPAK për 3 vite, duke theksuar se gjatë periudhës së tij të drejtimit shumë nga çështjet, madje edhe sensitive ecën me një ritëm më të shpejtë.
Ajo tha se suksesi i një prokurori nuk matet me një dosje, porn ga performanca e tij.
“Për mua suksesi i një prokurori matet nga qasja që ka jo vetëm me dosjen, por me mënyrën se si ai i qaset strukturës, sin dan detyrat. Një prokuror mund të dështojë me një dosje, por mund të ketë shumë sukses me dosjet e tjera, sikundër anasjelltas, mund të shkëlqejë me një dosje, por ka një performancë të dobët. Prokurori duhet të jetë shumë i drejtë dhe shumë i saktë që të quhet i suksesshëm”, tha Musabelliu.
Lidhur me luftën ndaj korrupsionit, ajo tha se një hetim i tillë pa anën financiare është i paplotë.
“Në rastet e korrupsionit duhet një hetim i plotë, një hetim i anës financiare, pasi në të kundërt nuk mund të kemi një hetim të plotë”, tha ajo.

Gjatë raportimit para KLP-së, kandidatja për kreun e SPAK, Doloreza Musabelliu, ka prezantuar disa prej çështjeve sensitive që ajo ka ndjekur si prokurore.
Musabelliu tha se eksperienca e saj ka qenë në hetimin e krimit të organizuar, por edhe çështje të vrasjeve që kanë të bëjnë me gjakmarrjen. Ajo tha se ka hetuar edhe çështje të korrupsionit, ndërsa u shpreh asnjë funksionar nuk qëndron mbi ligjin.
“Kam pasur çështje të trafikut të narkotikëve prej 2004-ës. Mund të përmend një çështje të vitit 2005. Ka qenë çështje senisitive, një çështje tjetër e 2015 për herë të parë u evidentua rasti i trafikut ajror të lëndëve narkotike, u dërguan për gjykim 7 persona dh enjë oficer policie gjyqësore që u dënuan me vendim të formës së prerë.
Janë identifikuar të gjithë personat e përfshirë në rastin e trafikut të narkotikëve. Këto hetime të karakterit ndërkombëtar, kanë forcuar aftësinë time për të menaxhuar çështje komplekse dhe për të arritur rezultate konkrete. Lufta kundër trafikut është bërë prioritet global dhe kërkon qase të avancuara hetimore, të cilat kam pasur mundësinë ti aplikoj që në nisje të karrierës sime.
Kam patur në hetim çështje vrasjes, për motive familjare, për shkak të cilësive të veçanta të viktimës vrasje për hakmarrje, në rrethana të tjera cilësuese apo gjakmarrje. Vrasje ndaj një funksionari të forcave operacionale të drejtësisë etj.
Pas vitit 2014 dhe ndryshimeve ligjore, kam pasur mundësinë të hetoj çështje të korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të drejtësisë. Asnjë funksionar publik nuk qëndron mbi ligjin”, tha Musabelliu.

Doloreza Musabelliu, kandidate për kreun e SPAK, duke paraqitur platformën e saj para KLP-së, tha se me këtë kandidim synon të ofrojë një pavarësi të plotë të institucionit, si dhe një thellim të hetimeve qoftë në luftën ndaj korrupsionit ashtu edhe ndaj krimit të organizuar.
E dyta në rradhë sa i takon raportimeve, Musabelliu ka përmendur eksperiencën e saj të punës si prokurore, ndërsa tha se është diplomuar shkëlqyer nga Fakulteti i Drejtësisë.
“Jam marrë me hetimin e krimit të organizuar, me bandat dhe zbardhjen e krimeve të rënda, veçanërisht si pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kam një përvojë të konsoliduar pune. Pavarësisht vështirësive që shoqërojnë hetimet, kam vijuar me këmbëngulje në përmbushjen e detyrave të mia.
Përvoja ime më vendos në një pozitë optimale për të marrë drejtimin e SPAK-ut. Drejtimi i këtij institucioni kërkon më shumë se një vizion, duhet të njohësh me rrënjë sistemin”, tha Musabelliu.
Ajo tha se “kandidimi vjen si rrjedhojë e natyrshme e një karriere 21 vjeçare, synoj të ofroj një drejtim të pavarur dhe në rezultate konkrete në luftën kudër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.
Teksa mbledhja në KLP ka nisur për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, përfaqësues të ambasadës gjermane nuk kanë mbërritur ende, duke lënë vendet bosh.

Mësohet se ata pritet të jenë prezentë vetëm gjatë votimit.

Ndërkohë pjesë në mbledhje po marrin përfaqësues të SHBA, BE, Holandës dhe Britanisë së Madhe.
Katër janë kandidatët që kanë aplikuar për tu përzgjedhur si drejtues të SPAK, Elvin Gogaj, Adnand Xholi, Doloreza Musabelliu dhe Klodian Braho.
Për herë të parë një grua kandidon për drejtuese të SPAK. Aktualisht është kandidati Adnan Xholi që po prezanton platformën e tij para anëtarëve të KLP, ku premtoi se do të çojë para luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Xholi tha se është e rëndësishme të çrrënjoset kultura e pandëshkueshmërisë, ndërsa si prioritet paraqiti edhe mbrojtjen e prokurorëve për të cilët tha se janë pre e sulmeve të padrejta.
Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.
Adnan Xholi, një prej 4 kandidatëve për kryetar i SPAK-ut, duke iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KLP-së, tha se shpresonte të mbahej mend si prokurori që nuk i ka rënë njeriu në qafë, që ka dënuar dikë pa prova.
I pyetur nëse ka qenë ndonjëherë nën presion, Xholi tha se “kam qenë dhe do të jem në mbrojtje të prokurorëve ndaj sulmeve të padrejta që i janë bërë dhe po i bëhen”.
“Nuk ndikohemi nga presionet, thjesht na bëjnë më të fortë. Nuk ia arrijnë qëllimit, qoftë politika ashtu edhe krimi i organizuar, përmes presioneve. Situata të tilla presionesh ne na bëjnë më të fortë”, tha Xholi.
Gara për kreun e ri të SPAK ka hyrë sot në fazën vendimtare, teksa kandidatët po japin deklaratat dhe përgjigjet e tyre përpara KLP.
Gjatë fjalës së tij, Adnan Xholi, vlerësoi dy paraardhësit e Prokurorisë së Posaçme, Arben Krajën dhe Altin Dumanin si drejtues me aftësi të veçanta, ndërsa theksoi se synon të marrë prej tyre cilësitë më të mira për t’i çuar përpara në drejtimin e SPAK-ut.
Gjatë seancës, anëtarja e komisionit Arta Mandro e provokoi Xholin se si do të garantonte pavarësinë e tij, nëse pas votimit ajo do të paraqitej në zyrën e tij për një çështje personale.
Xholi u përgjigj se përballë ligjit të gjithë janë të barabartë dhe se pozita e askujt nuk do të kishte ndikim te vendimmarrja e tij. Ai shtoi me humor se do ta respektonte si zonjë dhe do ta “sajdiste me një kafe”, por vendimi do të ishte gjithmonë strikt ligjor.
Pjesë nga biseda:
Xholi: Vlerësoj punën e të dyve paraardhësve (Dumanit dhe Krajës), të dy kanë aftësi të veçanta, Kraja ka periudhë më të gjatë në detyrë. Dumani erdhi në një kohë tjetër, kur e kishte stafin më të plotësuar dhe të konsoliduar, ndihmat përkatëse, bashkëpunimi me ndërkombëtarët. Do kërkoj që të marr nga të dy këta drejtues ato cilësi që dua ti përçoj edhe më tutje.
Arta Mandro: Nëse do votoja sot për ju dhe nesër do të vija në zyrën tuaj për një çështje personale, si do të kujdeseshit ju për të mos cenuar pavarësinë?
Xholi: E vlerësoj pozitën që keni, por para ligjit nuk keni asnjë pozicion, do ju respektoj femër, do ju sajdis si grua me një kafe. Por zgjedhja do jetë ligjore. Shumicës u pëlqen kafeja në SPAK.
Arta Mandro: Unë nuk e pi kafenë fare
Xholi: Akoma më mirë
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi në prezantimin e platformës së tij përpara KLP, ka shpalosur gjithashtu dhe karrierën e tij të gjatë në sistemin e drejtësisë.
Adnan Xholi është i pari i cili ka nisur prezantimin dhe përpara KLP rrëfeU çështjet e bujshme që ka hetuar deri tani.
“Prokuroria është organi i decentralizuar, prokurorët janë të pavaruar, drejtuesi është menaxhet i cili si i barabartë mes të barabartëve ka detyrimin ligjor dhe moral të sigurojë kushtet e punës, të orientojë burimet njerëzore dhe të godasë paligjshmërinë.
Roli i drejtuesit ka në fokus arritjen e rezultateve të suksesshme me qëllim rritjen e besimit të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për shkak të strukturës dinamike të kriminalitetit, duhet një vëmendje e shtuar. Kjo trupë prokurorësh duhet të bëjë gjithçka që në përballje me opinionin publik të jetë e sigurt që po bën aq sa duhet. Vijoj sot para jush me një eksperiencë mbi 27 vite pa shkëputje në sistemin e drejtësisë. Karriera ime ka një ngritje konstante dhe të vazhdueshme. Kam udhëhequr disa hetime për një gamë të gjerë çështjesh të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Kam përfaqësuar prokurorinë në të gjitha shkallët e gjykimit dhe përpara se të bëhem pjesë e SPAK.
Për shkak të pozicionit që kam pasur si drejtor, kam qenë pjesë përbërëse e të gjitha vendimeve që do të merreshin nga GJL. Qënia ime si prokuror, si drejtues në disa prokurori, më ka bërë të mundur që të kem aftësi në prodhimin e akteve administrative. Kam pasur në konsideratë që të njihem me problematikat, me kolegët për t’i dhënë zgjidhje. Kam udhëhequr hetime të rëndësishme. Jam drejtues i 5 skuadrave të përbashkëta hetimore.
Jam prokuror që kam pasur hetime paralele me shumicat e vendeve në rang global. Kam pasur hetime paralele përsa i përket çështjeve të lëndëve narkotike, të armeve, të pastrimit të parave, të qenieve njerëzore. Kam bashkëpunuar me homologët e huaj për të goditur grupet kriminale në shtrirje të gjerë. Kam administruar aktë voluminoze është bërë i mundur arrestimi i autorëve, dënimi dhe konfiskimi e sekuestrimi i aseteve kriminale. Jam angazhuar dhe në ndryshimin e reformës në drejtësi.
Drejtuesi krahas rolit menaxherial duhet të japë shembull për marrjen përsipër të përgjegjësive të shtuara. Të qenurit drejtues në nivele të ndryshme të prokurorisë, më ka dhënë mundësinë që nga pikëpamja e ligjit të thelloj njohuritë e mia duke treguar një kujdes të veçantë në zbatimin e ligjit. Suksesi i prokurorit matet në gjykatë”, tha Xholi.
Ai tregoi edhe disa nga çështjet e bujshme që ka hetuar:
“Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’ në vitin 1997, një grup kriminal i armatosur me shtrirje në aksin Vorë-Tepelenë kishin krijuar mekanizëm për të grabitur shtetasit shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, dhe u zinin kurth në pikën kufitare. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e prisnin ne rrugë. Katër shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar të gjithë, për ekzekutorin kam kërkuar ’dënim të përjetshme’.
Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e biznesmenëve. Dy biznesmenë u rrëmbyen, një në fshatin Peshkopi dhe një në qytetin e Gjirokastrës. I rrëmbyen për një periudhë 9-18 ditë, ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike. Duke i detyruar të hapnin varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuara, ishin 100 mln dhrami. Hetimi ishte pezulluar. E rihapa dhe u identifikuan, arrestuan dhe dënuan autorët. Rasti tjetër ka të bëjë me një pengmarrje, ku pengu u ekzekutua, por autorët vijuan të kërkonin para. U identifikua autori dhe u kërkua dënim përjetë për të”.
Ai kujtoi edhe disa prej ngjarjeve më të rënda që ka hetuar kur ishte pjesë e Prokurorisë së Krimeve të Rënda. “Ngjarjet e 97, të njohura si “masakra e Cërrikut”, ku janë vrarë 6 efektivë të Gardës dhe “masakra e Qafë gjashtës”, ku u vra një efektiv policie dhe u tentua të vritet një drejtues policie. Ndodheshim në një presion të jashtëzakonshëm të familjarëve të të pandehurve, që ndjeheshin të paprekshëm në qytetet e tyre dhe të familjarëve të viktimave, që kërkonin drejtësi”.

Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, duke iu përgjigjur pyetjeve të një prej anëtarëve të KLP-së, Vatë Staka, tha se duhet të ketë një ndryshim në kompetencën lëndore, por edhe një shtim të numrit të prokurorëve.
“Duhen ndryshime sa i takon kompetencës lëndore të punës së SPAK, pasi kemi një Prokurori Speciale që duhet të merret me çështje elitë. Por në anën tjetër duke pasur parasysh se çështjet e krimit të organizuar, për shkak se hetimi është kompleks, zgjasin me vite, janë me qindra për të mos dhënë me mijëra fashikuj në duart e prokurorëve, atëherë mendoj se duhet të kemi një shtim të numrit të prokurorëve që të kemi hetime cilësore”, tha Xholi. Në këtë kuadër ai tha se duhet të ketë një gërshetim mes faktit se duhet të ketë një ndryshim të kompetencës lëndore, por edhe sa I takon shtimit të numrit të prokurorëve.
I pyetur se cila është pika më e fortë në raport me kandidatët e tjerë, Xholi evidentoi eksperiencën drejtuese prej 16 vitesh në zyra dhe nivele të ndryshme.
Ai tha se pjesa akademike është anti-stres.
“Nuk jam ekspert në fushën e hetimit të kripto-valutave”, tha ai, duke iu përgjigjur pyetjes se cila është pika e tij më e dobët.
Ai ka vlerësuar punën qoftë të Arben Krajës ashtu edhe të Altin Dumanit. “Kraja kishte eksperiencën e gjatë. Do të marrë nga të dy drejtuesit cilësitë e mira që kanë pasur”, tha Xholi.
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, gjatë paraqitjes së platformës së tij para KLP-së, tha se ka treguar ekspertizë ligjore, ndërsa ka renditur disa nga çështjet më të rëndësishme që ka hetuar, kryesisht në grupeve dhe organizatave kriminale.
Xholi u shpreh se në eksperiencën e tij 27-vjeçare ka hetuar edhe rastet të lidhura me terrorizmin, por edhe në zbardhjen e ngjarjeve që konsiderohen të vjetra, përfshi edhe atë të vrasjes së oficerëve të policisë së shtetit.
“Prokuroria është organi i decentralizuar, prokurorët janë të pavaruar, drejtuesi është menaxher, i cili si i barabartë mes të barabartëve ka detyrimin ligjor dhe moral të sigurojë kushtet e punës, të orientojë burimet njerëzore dhe të godasë paligjshmërinë.
Roli i drejtuesit ka në fokus arritjen e rezultateve të sukseshme me qëllim rritjen e besimit të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë. Për shkak të strukturës dinamike të kriminalitetit, duhet një vëmendje e shtuar. Kjo trupë prokurorësh duhet të bëjë gjithçka që në përballje me opinionin publik të jetë e sigurtë që po bën aq sa duhet.
Karriera ime ka një ngritje konstante dhe të vazhdueshme. Kam udhëhequr disa hetime për një gamë të gjerë cështjesh të krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Kam përfaqësuar prokurorinë në të gjitha shkallët e gjykimit dhe përpara se të bëhem pjesë e SPAK.
Për shkak të pozicionit që kam pasur si drejtor, kam qenë pjesë përbërëse e të gjitha vendimeve që do të merreshin nga Gjykata e Lartë.
Qënia ime si prokuror, si drejtues në disa prokurori, më ka bërë të mundur që të kem aftësi në prodhimin e akteve administrative. Kam pasur në konsideratë që të njihem me problematikat, me kolegët për t’i dhënë zgjidhje. Kam udhëhequr hetime të rëndësishme. Jam drejtues i 5 skuadrave të përbashkëta hetimore.
Jam prokuror që kam pasur hetime paralele me shumiat e vendeve në rang global. Kam pasur hetime paralele përsa i përket cështjeve të lëndëve narkotike, të armeve, të pastrimit të pavave, të qenieve njerëzore.
Kam bashkëpunur me homologët e huaj për të goditur grupet kriminale në shtrirje të gjerë. Kam administruar akte voluminoze është bërë i mundur arrestimi i autorëve, dënimi dhe konsifsikimi e sekuestrimi i aseteve kriminale. Jam angazhuar dhe në ndryshimin e reformës në drejtësi.
Drejtuesi krahas rolit menaxherial duhet të japë shembull për marrjen përsipër të përgjegjësive të shtuara.
Të qenuesit drejtues në nivele të ndryshme të prokurorisë, më ka dhënë mundësinë që nga pikëpamja e ligjit të thelloj njohuritë e mia duke treguar një kujdes të vecantë në zbatimin e ligjit. Suksesi i prokurorit matet në gjykatë”, tha Xholi.
Kandidati për kreun e SPAK, Adnan Xholi, bëri një përmbledhje të punë së tij të nisur që nga viti 1997.
Prokurori Adnan Xholi paraqiti para anëtarëve të KLP-së disa prej hetimeve të tij kur ka qenë drejtues i Prokurorisë së Gjirokastrës, prokuror pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe SPAK.
Ndër punët e tij, ai tregoi goditjen e një grupi kriminal që grabiste shqiptarët që vinin nga Greqia në vitin ’97. Një tjetër ishte edhe zbardhja e disa rrëmbimeve të biznesmenëve në Gjirokastër, po të njëjtin vit, ku u mbajtën peng për disa ditë.
"Jam emëruar në vitin 1999 si prokuror në Gjirokastër. Jam angazhuar në hetimin e çështjeve sensitive që kishin ndodhur në vitin 1997. Kam prezantuar rastin e vrasjes të quajtura si ‘vrasja e Glinës’ në vitin 1997, një grup kriminal i armatosur me shtrirje në aksin Vorë-Tepelenë kishin krijuar mekanizëm për të grabitur shtetasit shqiptarë që punonin dhe jetonin në Greqi, dhe u zinin kurth në pikën kufitare. Njëri nga anëtarët hiqej si taksist dhe bashkëpunëtorët e prisnin ne rrugë. Katër shtetas shqiptarë u vranë nga ky grup. Janë identifikuar autorët dhe janë dënuar të gjithë, për ekzekutorin kam kërkuar ’dënim të përjetshme’.
Dy çështje të tjera kanë të bëjnë me rrëmbimin e biznesmenëve. Dy biznesmenë u rrëmbyen, një në fshatin Peshkopi dhe një në qytetin e Gjirokastrës. I rrëmbyen për një periudhë 9-18 ditë, ushtruan dhunë psikologjike dhe fizike. Duke i detyruar të hapnin varrin e tyre me qëllim të merrnin shumat monetare të kërkuara, ishin 100 mln dhrami.”, u shpreh Adnand Xholi.
Madje ai deklaroi se hetimet e pezulluara janë rifilluara nga ai, duke identifikuar autorët dhe duke i dënuar ata.
Sa i përket Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ai deklaroi se ka hetuar dy masakrat, atë të Cërrikut dhe Qafë Gjashtës, duke dënuar autorët.
Për punën në SPAK, ai deklaroi ndjekjen penale të një kryetari bashkie që përfshihej në ligjin e dekriminalizimit dhe nuk kishte deklaruar dënimin. Po ashtu foli edhe për hetimet ndaj grupeve të strukturuara kriminale që merreshin me trafik droge.
Po ashtu përmendi edhe dënimin e një ish-deputeti i cili ishte zbuluar në SKY ECC se furnizonte grupet kriminale me informacione dhe në shkëmbim shpërblehej me vota.

Adnan Xholi u shpreh se Prokuroria e Posaçme ndodhet në këto momente në një fazë të rëndësishme konsolidimi ku implementimi i strategjive të institucionit lidhet drejtpërdrejtë me luftën pa komprosi të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.
Xholi u shpreh se prokurorët do të kenë mbështetjen e tij pavarësisht votimit sot.
“Secili prej tyre është kandidat potencial për të drejtuar të atë strukturë, e thashë më lart jo për arsye subjektive, por për shkak të rezultateve që kanë arritur, të cilët falë angazhimit personal kanë arritur rezultate konkrete në luftën ndaj kriminalitetit. Gjej rastin të shpreh mbështetjen maksimale. Jam krenar që punoj me ta dhe do i mbështes në çdo situatë të aktivitetit të institucionit pavarësisht votimit sot. Punën e kemi me njëri-tjetrin dhe ata janë familja ime në sistemin e drejtësisë. Më tepër qëndroj me ta se me familjen biologjike”, tha Xholi.
Kujtojmë se ai po jep një intervistë para anëtarëve të KLP-së, të cilët do të vendosin kreun e ri të SPAK.

Adnan Xholi ishte i pari mes 4 kandidatëve në garën për kreun e SPAK që u paraqit para anëtarëve të KLP-së, duke bërë fillimisht një panoramë të eksperiencës së punës së tij.
Lufta pa kompromis ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar, është cilësuar si një nga prioritetet kryesore nga Xholi, ndërsa shtoi se edhe mbrojtja e prokurorëve dhe institucionit gjithashtu është shumë e rëndësishme.
“Privilegj që të aplikoja në këtë pozicion. Plotësoj të gjitha kriteret e përcaktuara. Kemi arritur suksese në mënyrë të padiskutueshme, por ka ardhur koha për hetime cilësore, që do të çojnë në identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive të krimit”, tha Xholi, i cili e cilësoi SPAK si ‘familjen e dytë’, duke sqaruar se më shumë kohë kalon me kolegët e tij Prokurorë se sa me familjen biologjike.
Kandidati për kreun e SPAK kërkoi një vëmendje maksimale nga të gjitha institucionet në luftën ndaj krimit të organizuar, ndërsa theksoi se duhen hetime të shpejta dhe paraqitjen e provave të pakundërshtueshme në Gjykatë.
“SPAK ndodhet në një periudhë të rëndësishme konsolidimi ku implementimi i strategjive të institucionin lidhet drejtëpërdrejtë me luftën pa kompromis të korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe krimit të organizuar.
Vlerësoj të gjithë kandidatët dhe pavarësisht rezultatit të sotëm, do t’i mbëhstes në punën e tyre.
Punën e kemi me njëri tjetrin dhe ata janë familja ime në systemin e drejtsisë. Më shumë kaloj kohë me ta se sa me familjen biologjike”, u shpreh ai.
Me një eksperiencë prej 27 vitesh në organin e prokurorisë, Xholi tha se e ka nisur nga roli bazë në funksionet më të larta drejtuese në sistemin e Prokurorisë shqiptare.
“Kam udhëhequr disa hetime në një gamë të gjerë, qoftë ndaj korrupsionit ashtu edhe ndaj krimit të vorganizuar”, tha Xholi.
Ai tha se është drejtues i 5 skuadrave të përbashkëta hetimore me vende të Bashkimit Europian dhe Mbretërinë e Bashkuar.
“Kam hetuar çështje që lidhen me trafikun ndërkombëtar të drogës, jam përballur me subjekte me rrezikshmëri të lartë, ndërsa hetimet kanë çuar në sekuestrimin dhe më pas konfiskimin e aseteve të grupeve kriminale”, tha Xholi.
Ai tha se suksesi i çdo prokurori matet në Gjykatë dhe jo nga numri i personave që arreston apo procedimet që nis.
Në garë janë katër kandidatë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Adnan Xholi dhe Elvin Gokaj. Ashtu siç ishte planifikuar, në orën 09.00 nisi seanca dëgjimore me secilin prej tyre. Sipas KLP-së, intervistat do të zhvillohen në rend alfabetik, dhe secili kandidat do të intervistohet për 45 minuta.
Në seancën dëgjimore janë të papranishëm përfaqësuesja amerikane, Van Horn dhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato.
Pas seancave pritet të bëhet votimi, ku fitues do të shpallet kandidati që merr më shumë vota. Gara për drejtimin e SPAK ka ngjallur interes të lartë, për shkak të peshës së këtij institucioni në hetimin e korrupsionit në nivele të larta dhe dosjeve sensitive që ka në dorë.
“Në prag të zgjedhjes së nesërme të kreut të ri të SPAK, ku Ambasadori Gonzato do të jetë i pranishëm së bashku me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së, ai shprehu besimin se anëtarët e KLP-së do të tregojnë nivelin më të lartë të përgjegjshmërisë dhe do të sigurojnë që Prokuroria e Posaçme të drejtohet nga një person me integritet të padiskutueshëm, i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve më të mira të BE-së”, njoftoi ambasada e BE.
Ditën e sotme do të zgjidhet kreu i ri i SPAK, Strukturës së Posaçme Antikorrupsion.
Adnand Xholi ka mbërritur në KLP dhe do të jetë i pari kandidat në garë për kreun e ri të SPAK që do të japë intervistën e tij, e cila do të monitorohet edhe nga ndërkombëtarët.
Mbledhja e KLP
Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet sot në orën 09:00 për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK, ndërsa mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor. Procesi do të zhvillohet në një mbledhje të hapur për mediat, ku katër kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre përpara anëtarëve të KLP-së, përfaqësuesve të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Në garë janë katër prokurorë të SPAK-ut, Adnan Xholi, Klodian Braho, Elvin Gogaj dhe Doloreza Musabelliu, kjo e fundit, gruaja e parë që synon drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Të gjithë kandidatët kanë eksperiencë të gjatë në hetime të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Xholi njihet për dosjet e krimit të organizuar dhe hetimin e atentatit ndaj prokurorit Ndoja. Braho ka drejtuar çështje të bujshme si inceneratorët dhe “Toyota Auris”. Gogaj është autor i hetimeve ndaj ish-ministrit Ahmetaj dhe abuzimeve në tenderë publikë. Musabelliu ka qenë pjesë e hetimit të “Plumbit të Artë” dhe masakrës së Lushnjës.
Kreu i ri i SPAK do të zgjidhet me shumicën e votave të KLP-së, në një proces që partnerët ndërkombëtarë kërkojnë të jetë i drejtë dhe transparent.
Pritshmëritë e ndërkombëtarëve
Zhvillimi i sotëm ka marrë vëmendje të veçantë edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë një takimi me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, theksoi rëndësinë e procesit dhe nevojën për integritet maksimal.
Ai u shpreh besimplotë se KLP-ja do të tregojë përgjegjshmëri të lartë dhe do të sigurojë që SPAK të drejtohet nga një person i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve që kërkon BE-ja.
Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe reagoi përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale, duke e cilësuar zgjedhjen e kreut të SPAK “një hap të rëndësishëm për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”. Ambasada britanike theksoi se procesi duhet të jetë “i lirë, i drejtë dhe transparent”, ndërsa shtoi se pret të bashkëpunojë me cilindo prej pretendentëve që do të marrë postin.
Reagime ka patur edhe në skenën politike. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili më 1 dhjetor u paraqit në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për çështjen “Partizani”, komentoi procesin e zgjedhjes së kreut të ri. I pyetur nga gazetarët nëse do ta njohë drejtuesin që do të zgjidhet këtë muaj, Berisha tha se shpreson që ai “të mos jetë i kapur nga krimi”, duke shtuar se ai respekton çdo institucion që zbaton ligjin.
Sot do të zgjidhet kreu i ri i SPAK dhe ekipet e ndërkombëtarëve që po monitorojnë procesin janë në sallë.
Sipas rendit alfabetik, para anëtarëve të KLP-së do të paraqiten Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho.
Secili prej tyre do të ketë mundësinë të prezantojë vizionin dhe platformën e drejtimit të SPAK-ut, ndërsa më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Këshillit, siç parashikohet nga procedurat zyrtare.
LIVE nga KLP:
Adnand Xholi është pari kandidat në garë për kreun e ri të SPAK që do të japë intervistën e tij, e cila do të monitorohet edhe nga ndërkombëtarët.
Mbledhja e KLP
Këshilli i Lartë i Prokurorisë nisi në orën 09:00 për të zgjedhur drejtuesin e ri të SPAK, ndërsa mandati i Altin Dumanit përfundon më 18 dhjetor. Procesi do të zhvillohet në një mbledhje të hapur për mediat, ku katër kandidatët do të prezantojnë platformat e tyre përpara anëtarëve të KLP-së, përfaqësuesve të institucioneve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Në garë janë katër prokurorë të SPAK-ut, Adnan Xholi, Klodian Braho, Elvin Gogaj dhe Doloreza Musabelliu, kjo e fundit, gruaja e parë që synon drejtimin e Prokurorisë së Posaçme. Të gjithë kandidatët kanë eksperiencë të gjatë në hetime të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Xholi njihet për dosjet e krimit të organizuar dhe hetimin e atentatit ndaj prokurorit Ndoja. Braho ka drejtuar çështje të bujshme si inceneratorët dhe “Toyota Auris”. Gogaj është autor i hetimeve ndaj ish-ministrit Ahmetaj dhe abuzimeve në tenderë publikë. Musabelliu ka qenë pjesë e hetimit të “Plumbit të Artë” dhe masakrës së Lushnjës.
Kreu i ri i SPAK do të zgjidhet me shumicën e votave të KLP-së, në një proces që partnerët ndërkombëtarë kërkojnë të jetë i drejtë dhe transparent.
Pritshmëritë e ndërkombëtarëve
Zhvillimi i sotëm ka marrë vëmendje të veçantë edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë një takimi me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, theksoi rëndësinë e procesit dhe nevojën për integritet maksimal.
Ai u shpreh besimplotë se KLP-ja do të tregojë përgjegjshmëri të lartë dhe do të sigurojë që SPAK të drejtohet nga një person i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve që kërkon BE-ja.
Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe reagoi përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale, duke e cilësuar zgjedhjen e kreut të SPAK “një hap të rëndësishëm për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”. Ambasada britanike theksoi se procesi duhet të jetë “i lirë, i drejtë dhe transparent”, ndërsa shtoi se pret të bashkëpunojë me cilindo prej pretendentëve që do të marrë postin.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili më 1 dhjetor u paraqit në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për çështjen “Partizani”, komentoi procesin e zgjedhjes së kreut të ri. I pyetur nga gazetarët nëse do ta njohë drejtuesin që do të zgjidhet këtë muaj, Berisha tha se shpreson që ai “të mos jetë i kapur nga krimi”, duke shtuar se ai respekton çdo institucion që zbaton ligjin.
Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvillon këtë të enjte, 11 dhjetor 2025, një nga mbledhjet më të rëndësishme të vitit, atë për zgjedhjen e drejtuesit të ri të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).
Procesi nis në orën 09:00, me intervistimin e katër kandidatëve që garojnë për postin më të lartë të strukturës speciale.
Ndërkohë kanë mbërritur në mbledhje përfaqësuesit e SHBA-së të cilët do të monitorojnë procesin.
Sipas rendit alfabetik, para anëtarëve të KLP-së do të paraqiten Adnan Xholi, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj dhe Klodian Braho (lexo më shumë për katër kandidatët). Secili prej tyre do të ketë mundësinë të prezantojë vizionin dhe platformën e drejtimit të SPAK-ut, ndërsa më pas do t’u përgjigjen pyetjeve të anëtarëve të Këshillit, siç parashikohet nga procedurat zyrtare.
Pas përfundimit të intervistimeve, KLP-ja do të kalojë në votim për të përzgjedhur drejtuesin e ri të SPAK-ut, i cili zgjidhet me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm. Për zhvillimin e mbledhjes duhet të jenë të pranishëm të paktën shtatë anëtarë të Këshillit.
Pasuesi i Altin Dumanit, detyra merret më 19 dhjetor
Emri që do të zëvendësojë kreun aktual, Altin Dumanin, pritet të shpallet brenda ditës së sotme. Megjithatë, marrja zyrtare e detyrës do të ndodhë më 19 dhjetor 2025, datë në të cilën do të zhvillohet edhe ceremonia e dorëzimit të kompetencave përmes një daljeje publike për mediat.
Kreu i ri i SPAK-ut do të ketë kompetencën të emërojë drejtuesit e dy seksioneve kryesore: atë të Korrupsionit dhe atë të Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit. Aktualisht, shef i seksionit të Korrupsionit është Klodian Braho, ndërsa shef i seksionit të Krimit të Organizuar dhe zv/drejtues i SPAK-ut, Adnan Xholi. Po ashtu, drejtuesi i ri do të zgjedhë koordinuesin e marrëdhënieve me jashtë, post i mbajtur aktualisht nga prokurorja Dorina Bejko.
Pritshmëritë e ndërkombëtarëve
Zhvillimi i sotëm ka marrë vëmendje të veçantë edhe nga partnerët ndërkombëtarë. Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, gjatë një takimi me anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë, theksoi rëndësinë e procesit dhe nevojën për integritet maksimal.
Ai u shpreh besimplotë se KLP-ja do të tregojë përgjegjshmëri të lartë dhe do të sigurojë që SPAK të drejtohet nga një person i pavarur, profesionist dhe i përkushtuar ndaj standardeve që kërkon BE-ja.
Edhe Ambasada e Britanisë së Madhe reagoi përmes një deklarate zyrtare në rrjetet sociale, duke e cilësuar zgjedhjen e kreut të SPAK “një hap të rëndësishëm për forcimin e shtetit të së drejtës dhe luftës kundër korrupsionit”. Ambasada britanike theksoi se procesi duhet të jetë “i lirë, i drejtë dhe transparent”, ndërsa shtoi se pret të bashkëpunojë me cilindo prej pretendentëve që do të marrë postin.
Reagime ka patur edhe në skenën politike. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili më 1 dhjetor u paraqit në SPAK në zbatim të masës “detyrim paraqitje” për çështjen “Partizani”, komentoi procesin e zgjedhjes së kreut të ri. I pyetur nga gazetarët nëse do ta njohë drejtuesin që do të zgjidhet këtë muaj, Berisha tha se shpreson që ai “të mos jetë i kapur nga krimi”, duke shtuar se ai respekton çdo institucion që zbaton ligjin.

Mbledhja e sotme e KLP pritet të zhvillohet me një monitorim të “rreptë” të diplomatëve dhe dhe përfaqësuesve të disa prej misioneve apo strukturave që monitorojnë punën e SPAK
KLP pritet të përcaktojë sot drejtuesin e ri të Prokurorisë Speciale, ndërsa mandati i Altin Dumanit si drejtues i SPAK përfundon zyrtarisht në 18 dhjetor.
Në garën për kreun e SPAK janë 4 kandidatë: Adnan Xholi, Doloreza Musabellium, Elvin Gokaj dhe , Klodian Braho.
Secili prej kandidatëve do të ketë 45 minuta në dispozicion për të paraqitur platformën e tij të drejtimit, por edhe për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të KLP-së.
Në përfundim të këtij procesi, anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të votojnë për drejtuesin, i cili zgjidhet me shumicë të thjeshtë votash. Kjo është hera e parë që në garën për kreun e SPAK marrin pjesë 4 kandidatë. Në rastin e zgjedhjes së Dumanit në garë ishin 3 kandidatë, një prej të cilëve edhe Adnan Xholi që sot do të synojë të marrë drejtimin e SPAK, ndërsa për 3 vite drejtoi seksionin e luftës kundër krimit të organizuar.
Mbledhja e sotme e KLP pritet të zhvillohet me një monitorim të “rreptë” të diplomatëve dhe dhe përfaqësuesve të disa prej misioneve apo strukturave që monitorojnë punën e SPAK. Tre vite më parë ishin amerikanët që monitoruan procesin, ndërkohë që këtë vit ka një interesim të shtuar jo thjesht të misionit të BE-së, por edhe të vendeve të veçanta, anëtare të Bashkimit Europian.
Përveç përfaqësuesve nga ambasadat e SHBA, Mbretërisë së Bashkuar dhe misionit të BE-së, pritet që mbledhja e KLP-së të monitorohet edhe nga përfaqësues të ambasadës gjermane, italiane, franceze, si dhe të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta.
Delegacioni i BE në Tiranë dhe ambasada e Mbretërisë së Bashkuar bënë thirrje që gara e sotme të zhvillohet në mënyrë të drejtë dhe transparente. Përmes reagimeve, ato kërkojnë përzgjedhjen e një drejtuesi të pavarur, profesionist dhe të përkushtuar ndaj standardeve më të mira.
Një ditë më parë, SHBA vlerësoi punën e Altin Dumanit pas një takimi të zyrtarit të DASH, Zv.drejtori për Çështjet e Europës Perëndimore Qendrore, Lyn Debevoise.
SHBA vlerësoi punën e Dumanit në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke theksuar se ai vendosi standardin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Altin Dumani është zgjedhur në krye të SPAK më 18 dhjetor 2022 dhe është prokurori i dytë që ka drejtuar SPAK që nga themelimi i Strukturës së Posaçme, pas Arben Krajës. Mandati i kryeprokurorit është 3-vjeçar dhe pa të drejtë rikandidimi.
Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, Këshilli me pjesëmarrjen e të gjithë anëtarëve të pranishëm, kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.
Per mua jo.duhete te bej testicle diploma dhe reforma te tjera