
Një sulm i rëndë me armë zjarri ka tronditur Australinë, ndërsa 16 persona, përfshirë edhe një fëmijë, humbën jetën në Bondi Beach. Viktimat ishin të moshave nga 10 deri në 87 vjeç, ndërsa të plagosur mbetën 40 persona.
Ngjarja e përgjakshme ndodhi në kohën kur në zonë po zhvillohej një aktivitet publik për shënimin e fillimit të festës hebraike Hanukkah. Policia e New South Wales ka bërë të ditur se rasti po trajtohet si një akt terrorist.
Sipas autoriteteve, në sulm ishin të përfshirë dy persona, babë e bir. Njëri prej tyre, një burrë 50-vjeçar, i cili u qëllua nga efektivët e policisë dhe ndërroi jetë në vendngjarje. Ndërsa autori i dytë, djali i tij 24-vjeçar, mbeti i plagosur rëndë dhe ndodhet në spital nën mbikëqyrje të rreptë policore. Ndërkohë, një person i tretë i dyshuar për ngjarjen është në kërkim.
Komisioneri i Policisë së New South Wales, Mel Lanyon, deklaroi se hetimet kanë përparuar gjatë natës dhe se autoritetet nuk po kërkojnë më persona të tjerë të përfshirë në sulm.
“Dy autorët ishin babë e bir, përkatësisht 50 dhe 24 vjeç. 50-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa 24-vjeçari ndodhet në gjendje kritike në spital”, tha Lanyon.
Kryeministri i shtetit të New South Wales, Chris Minns, konfirmoi gjatë një konference për shtyp në Sydney se 15 persona të pafajshëm kanë humbur jetën, ndërsa viktima e 16-të është një nga autorët e sulmit. Ai bëri të ditur se moshat e viktimave variojnë nga 10 deri në 87 vjeç dhe se 42 persona të tjerë vazhdojnë të trajtohen në spital.
Minns u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë solidaritet në këto momente të vështira, duke theksuar se komuniteti duhet të qëndrojë i bashkuar pas kësaj ngjarjeje tragjike.
“Është e rëndësishme t’u tregojmë se australianët e zakonshëm janë pranë tyre dhe po mendojnë për ta, pas këtij sulmi të tmerrshëm dhe të qëllimshëm, në një ngjarje që duhej të ishte festive dhe që ata kishin çdo të drejtë ta ndanin me komunitetin në Bondi Beach”, tha ai.

Një nga personat e armatosur që sulmuan Bondi Beach në Sydney ishte në listën e mbikëqyrjes së ASIO, agjencisë australiane të inteligjencës. Një person i tretë është në kërkim
Dy burrat që hapën zjarr në plazhin Bondi në Sydney, duke vrarë të paktën 16 persona persona dhe duke plagosur 40 të tjerë, ka të ngjarë të jenë me origjinë pakistaneze.
Ky informacion është raportuar nga disa burime të informuara, të cilat konfirmojnë se sulmi kishte në shënjestër komunitetin hebre.
Një person i tretë që dyshohet se ka punuar me dy sulmuesit e identifikuar është gjithashtu në kërkim.
Policia australiane neutralizoi dy sulmuesit. Njëri besohet të jetë vrarë, ndërsa tjetri është plagosur. Ky i fundit, Naveed Akram, 24 vjeç, besohet të jetë me origjinë pakistaneze. Në makinën e përdorur nga sulmuesit u gjetën eksplozivë të prodhuar në shtëpi.
Dy persona, një burrë dhe një grua, u arrestuan gjithashtu në shtëpinë e tyre. Hetuesit besojnë se ata janë të lidhur me sulmin.
Njëri nga sulmuesit ishte i njohur
Ndërkohë, është mësuar se emri i njërit prej sulmuesve ishte në listat e mbikëqyrjes së ASIO, agjencisë australiane të inteligjencës. Kjo u konfirmua nga Drejtori i Përgjithshëm Mike Burgess, siç raportohet nga ABC News.
"Ashtu si me Policinë e NSW, një nga këta individë ishte i njohur për ne, por jo në aspektin e një kërcënimi të menjëhershëm, kështu që duhet të hetojmë se çfarë ndodhi."
"Siç është praktikë standarde, po shqyrtojmë identitetin e sulmuesve dhe ku dihet ky. Po përpiqemi të kuptojmë," tha ai, "nëse ka dikush në komunitet me qëllime të ngjashme. Është e rëndësishme të theksohet se, në këtë kohë, nuk kemi asnjë tregues për këtë, por është diçka që po e hetojmë në mënyrë aktive."
"Nuk shoh ndonjë ndryshim në këtë fazë," tha ai, duke shtuar "e mundshme do të thotë se ka 50% shanse që të ndodhë një akt terrorist. Dhe për fat të keq e pamë atë akt të tmerrshëm të ndodhte në Australi sonte."

Zbardhen detaje të reja nga sulmi terrorist në plazhin Bondi në Australi ku mbetën të vrarë 16 persona dhe 40 të tjerë të plagosur.
Policia njofton se fëmija që u konfirmua i vdekur pak më parë ishte një vajzë 10-vjeçare. Ajo ishte një nga dy personat që vdiqën në spital, së bashku me një burrë 40-vjeçar. Ndërsa 13 personat e tjera ndërruan jetë në vendngjarje.
Një total prej 42 personash u dërguan në spital pas sulmit, përfshirë katër fëmijë. Pesë persona ndodhen në gjendje kritike, ndërsa të tjerët mbeten në gjendje të rëndë dhe disa në gjendje stabël.
Policia dha gjithashtu më shumë detaje mbi autorin e ngjarjes, i cili u vra nga oficerët në vendngjarje, duke thënë se ai ishte një burrë 50-vjeçar.
Disa oficerë shkëmbyen zjarr me dy autorët, ndërsa dy prej tyre mbetën të plagosur. Personi tjetër që qëlloi me armë, një 24-vjeçar, u plagos rëndë dhe u dërgua në spital nën mbikëqyrjen e policisë.
Oficerët e policisë kanë gjetur dhe sekuestruar tre armë zjarri në vendngjarje.
16 persona të vdekur dhe 40 të plagosur është bilanci i sulmit terrorist në Australi, në plazhin Bondi, Sidney.
Ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Ryan Park, njoftoi se numri i personave që kanë humbur jetën nga të shtënat me armë në plazhin Bondi, në Sidney, ka shkuar në 16. Mes viktimave, edhe një fëmijë. Ndërkohë, numri i personave që mbetën të plagosur ka shkuar në 40.
Sulmi ndodhi në kohën kur në zonë po zhvillohej një aktivitet për fillimin e festës hebraike Hanuka, ndërsa policia konfirmon se ngjarja po trajtohet si një akt terrorist.
Sipas Ryan Park, i cili foli për televizionin publik ABC, numri i viktimave është rritur në 16, megjithatë ende nuk dihet nëse ky bilanc përfshin ndonjërin nga autorët e dyshuar.
Policia deklaroi më herët se një nga sulmuesit u vra, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje kritike.
Ministri i Shëndetësisë shtoi gjithashtu se katër fëmijë u dërguan në spital pas sulmit në Bondi Beach, disa prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë.
“Shpresojmë dhe lutemi që këta njerëz t’ia dalin në orët në vijim”, deklaroi ministri i Shëndetësisë.

Të paktën 12 persona humbën jetën dhe rreth 30 të tjerë u plagosën si pasojë e një sulmi terrorist gjatë një feste hebraike në plazhin Bondi të Sidnejt. Sulmi, i cilësuar si terrorist nga Australia, është dënuar nga e gjithë bota.
Por mediat izraelite raportojnë se sulmi ishte paralajmëruar nga shërbimi sekret izraelit Mossad, madje autoriteteve australiane i ishin dhënë njoftime në muajt e fundit. Në anën tjetër, zyrtarë të policisë autraliane mohojnë që të kenë pasur në dispozicion informacione të tilla.
Media izraelite Jerusalem Post shkruan se Mossadi e ka paralajmëruar Australinë rregullisht për muaj të tërë rreth komploteve terroriste.
Që në gusht, Mossadi i dha paralajmërime të dobishme Australisë në lidhje me kërcënimet terroriste nga Irani.
Kryeministri australian Anthony Albanese dhe shefi i inteligjencës australiane Mike Burgess kanë diskutuar publikisht kërcënimin nga Irani dhe të tjerët kundër komunitetit vendas hebre.
Ndonjëherë, ata madje janë referuar edhe te inteligjenca e dobishme që kanë marrë nga palë të treta për të luftuar fenomenin.
Pavarësisht dështimit të Australisë për të parandaluar sulmin terrorist të së dielës, nuk kishte konfirmim që Mossadi paralajmëroi posaçërisht për sulmin terrorist të së dielës; përkundrazi, theksi ishte në një sërë paralajmërimesh me kalimin e kohës në lidhje me valën në rritje dhe infrastrukturën terroriste që po ndërtohej në Australi.
Në fakt, burimet treguan se bashkëpunimi i Mossadit me inteligjencën australiane ka qenë i shkëlqyer, edhe kur marrëdhëniet midis kryeministrave të dy vendeve kanë qenë të dobëta.
Në gusht, zyrtarët e Albanese dhe të zbatimit të ligjit pretenduan në një konferencë për shtyp se Republika Islamike ishte truri pas të paktën dy sulmeve të mëdha zjarrvënëse antisemite në Australi dhe ka të ngjarë të jetë përgjegjëse për më shumë incidente në mesin e një vale episodesh anti-hebraike në vend që nga masakra e 7 tetorit. Albanese deklaroi më tej se, si pasojë, ambasadori iranian në Australi do të dëbohej dhe Trupat e Gardës Revolucionare Islamike do të ligjëroheshin si një organizatë terroriste.
Organizata Australiane e Inteligjencës së Sigurisë kishte mbledhur të dhëna të mjaftueshme për të përcaktuar se regjimi islamik kishte drejtuar sulmin me zjarrvënie në sinagogën Adass Israel më 6 dhjetor 2024 në Melbourne dhe sulmin me zjarrvënie në kuzhinën Continental të Leëis më 20 tetor 2024 në Sydney.
“Këto ishin akte të jashtëzakonshme dhe të rrezikshme agresioni të orkestruara nga një komb i huaj në tokën australiane”, tha Albanese.

Mbreti Charles tha se ai dhe Mbretëresha Camilla janë “të tmerruar dhe të trishtuar nga sulmi më i terrorist antisemit” që shënjestroi komunitetin hebre në Bondi Beach në ditën e parë të Hanukkah.
Në një mesazh dërguar popullit australian, monarku shprehet se "zemrat tona janë me të gjithë ata që janë prekur, përfshirë oficerët e policisë që u plagosën teksa mbronin anëtarët e komunitetit të tyre”.
Ai vlerësoi gjithashtu komunitetin dhe mbështetjen që treguan ndaj të prekurve në Australi, duke shtuar se drita e festivalit Hanukkah do të triumfojë gjithmonë mbi errësirën e një të keqeje të tillë.
“Në kohë dhimbjeje, australianët gjithmonë bashkohen në unitet dhe vendosmëri. E di që fryma e komunitetit dhe dashurisë që shkëlqen kaq fort në Australi dhe drita në zemër të festivalit të Hanukës do të triumfojë gjithmonë mbi errësirën e një të keqeje të tillë”, tha ai.
Princi William dhe Princesha Catherine e Uellsit dërguan gjithashtu një mesazh, duke thënë se "mendimet e tyre janë me çdo australian sot".
Ata shprehën ngushëllimet për viktimat dhe persona e plagosur, duke thënë se mendimet e tyre janë me popullin australian dhe me familjet e prekura.
12 persona kanë mbetur të vrarë përfshirë një nga autorët, dhe 29 të tjerë janë plagosur.
Sulmi terrorist në Australi i cili ndodhi pasditen e së dielës në një nga plazhet më të njohura të vendit, gjatë festimit të Hanukkah, deri më tani raportohet për 12 persona të vrarë, përfshirë një nga autorët, dhe 29 të plagosur. Ky është sulmi më vdekjeprurës në vend që nga prilli i vitit 1996, kur 35 persona u vranë dhe 23 u plagosën në një sulm me armë në Port Arthur, Tasmani.
Raportohet se rreth 1,000 njerëz kanë qenë në plazh kur terroristët e armatosur hapën zjarr, duke qëlluar me breshëri për më shumë se 10 minuta, ndërsa pamjet nga vendi i ngjarjes janë tronditëse, megjithëse kishte oficerë policie aty pranë.
Në video shihen dy terroristët, teksa njëri prej të cilëve kishte një pushkë gjahu, duke qëlluar nga një urë drejt njerëzve, përfshirë fëmijë të vegjël.
???? Last 24 hours:
— Global Dissident (@GlobalDiss) December 14, 2025
???????? Australia: Sydney police say 12 killed, 29 injured in an Islamist terror attack on Jewish Australians
???????? USA: Brown University shooting kills 2, injures 9. Suspect still at large
???????? Germany:5 men arrested for plotting a vehicle attack at a Christmas market pic.twitter.com/EQMXNcYQbA
Një i mbijetuar izraelito-australian tha se të shtënat vazhduan për 20 minuta.
"Njëzet minuta me katër policë atje, askush nuk u përgjigj me zjarr. Asgjë, sikur ishin të ngrirë", tha dëshmitari, i cili tregoi se mbuloi fëmijët e tij me trupin e tij ndërsa shikonte ngjarjen e tmerrshme.
"Katër policë atje nuk u përgjigjën me zjarr. Nuk e kuptoj pse. Ata po shënjestronin të gjithë hebrenjtë. Burrat, të moshuarit, fëmijët, të gjithë. Nuk ka rëndësi", u shpreh ai.
Vetëm kur një shitës frutash vendas, në një përpjekje heroike çarmatosi një nga terroristët, policia u shfaq për t'iu kundërpërgjigjur zjarrit.
Njëri nga terroristët, i veshur me të zeza, bie papritmas përtokë. Terroristi tjetër shihet më vonë i rrethuar nga oficerët e policisë ndërsa bërtet "mos qëlloni".
Një video tjetër tregon një të mbijetuar i cili shqelmon autorin e dyshuar në kokë ndërsa ai është shtrirë në tokë me pranga, përpara se policia ta shtyjë.
Pamjet e mëtejshme tregojnë një hero që çarmatos një nga terroristët përpara se t’i drejtojë armën e tij.
Një video e postuar në rrjetet sociale filmoi një burrë duke u fshehur pas makinave përpara se të sulmonte njërin prej personave të armatosur, duke i rrëmbyer armën nga duart dhe duke ia drejtuar atij teksa largohej me makinë.
Narvid Akram, një burrë nga Bonnyrigg e Sidneit, është identifikuar si një nga personat e armatosur, raportoi ABC, duke cituar një burim të lartë të paidentifikuar policor. Autoritetet thuhet se bastisën shtëpinë e Akramit pas të shtënave.
Policia njoftoi se njëri nga personat e armatosur ishte në listën e mbikëqyrjes së Organizatës Australiane të Inteligjencës së Sigurisë (ASIO), por nuk konsiderohej një "kërcënim i menjëhershëm".
Policia tha gjithashtu se nuk kishte kërcënim aktiv, por i paralajmëroi njerëzit të qëndronin larg zonës ndërsa po punonin për të çaktivizuar disa pajisje shpërthyese të improvizuara. Pajisjet u gjetën të shpërndara përreth zonës së të shtënave dhe brenda makinës së të dyshuarve për terrorizëm.
Breaking
— Jennifer Coffindaffer (@CoffindafferFBI) December 14, 2025
Another Mass shooting. This time at Bondi Beach Australia
12 Dead
2 shooters
A brave bystander risked his life to takeover one killer.
Mass shootings happen in other countries too, sadly.
It is an epidemic.#bondibeach#bondi#Australia pic.twitter.com/KSIaprXBk5
Kryeministri australian Anthony Albanese dënoi ashpër sulmin teksa e cilësoi si të neveritshëm dhe një moment të errët për kombin.
"Ky është një sulm i synuar kundër australianëve hebrenj në ditën e parë të Hanukkah, e cila duhet të jetë një ditë gëzimi, një festë besimi", tha Albanese në një konferencë për shtyp në Canberra.
"Një akt antisemitizmi satanik, terrorizmi që ka goditur në zemër të kombit tonë. Një sulm ndaj australianëve hebrenj është një sulm ndaj çdo australiani dhe çdo australian sonte do të jetë, ashtu si unë, i shkatërruar nga ky sulm ndaj mënyrës sonë të jetesës. Nuk ka vend për këtë urrejtje, dhunë dhe terrorizëm në kombin tonë. Më lejoni të jem i qartë, ne do ta zhdukim atë”, shtoi ai.
Ndërsa presidenti izraelit Isaac Herzog e cilësoi tragjedinë një sulm mizor ndaj hebrenjve./ Përgatiti "Pamfleti"
Ai ishte fshehur pas një makine për të vlerësuar situatën. Pastaj bëri ndërhyrjen e tij vendimtare: imobilizoi dhe çarmatosi njërin nga dy sulmuesit që kishin hapur zjarr gjatë një festimi të Hanukkah-ut, ku mbetën të vdekur të paktën 12 persona.
Ai priti momentin e duhur, duke u fshehur pas një makine të parkuar, ndërsa të shtënat kishin krijuar panik në turmë.
Pastaj, me një qetësi të jashtëzakonshme, ai iu hodh njërit prej sulmuesve, duke arritur ta nënshtronte dhe t'i merrte pushkën.
Personi që shpallet si hero është Ahmedi, një arab australian që drejton një lokal.
Ahmeti i plagosur, por një hero
Burri që çarmatosi njërin nga dy sulmuesit në Bondi Beach u qëllua dy herë . Ai tani është në spital dhe do t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, por pritet të jetë mirë.
7 News raportoi lajmin pasi e identifikoi atë pas intervistimit të kushëririt të tij, Mustafës.
Ahmed al Ahmed, është 43 vjeç, i martuar dhe baba i dy fëmijëve. Ai u qëllua me dy plumba në krah.
Ahmedi çarmatosi njërin nga dy personat e armatosur, i cili, siç mund të shihet në imazhet e postuara në internet, më pas u largua drejt sulmuesit tjetër. Ky i fundit më pas qëlloi në drejtim të tij, duke e goditur me shumë gjasa Ahmedin.
"Ai është ende në spital dhe ne nuk e dimë çfarë po ndodh brenda", tha kushëriri i tij, i intervistuar jashtë spitalit, duke shtuar se “mjekët thanë se do të jetë mirë".
"Do të na lejojnë të shkojmë ta shohim brenda dy orëve të ardhshme. Ai ka nevojë për operacion, por shpresojmë se do të jetë mirë. Ahmeti është një hero, 100% një hero, sepse ajo që shohim në rrjetet sociale tregon se është 100% një hero!", shtoi ai.
Pasi e çarmatosi sulmuesin dhe e shtyu përtokë, burri e mbajti situatën nën kontroll, duke ia drejtuar armën sulmuesit dhe duke telefonuar menjëherë policinë në celular. Pamjet e skenës, të kapura nga disa kalimtarë, u bënë shpejt virale në mediat sociale.
Ndërhyrja e tij i lejoi forcat e rendit të arrestonin njërin nga dy autorët e sulmit. Sipas vlerësimeve paraprake, ende të përkohshme, të shtënat rezultuan me të paktën 12 të vdekur, si dhe shumë të plagosur. Operacionet e sigurisë dhe të shpëtimit vazhduan për orë të tëra përgjatë gjithë zonës së plazhit.

Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka reaguar lidhur me sulmin tragjik ka ndodhur në plazhin Bondi në Sydney, plazhin më të famshëm të Australisë.
Ajo tha se u trondit nga të shtënat vdekjeprurëse në plazhin ikonik Bondi të Sidneit. Diplomatja më e lartë e bllokut dënoi ashpër aktin dhe e cilësoi si “akt të tmerrshëm dhune” kundër komunitetit hebre.
Ajo thekson se Evropa qëndron përkrah Australisë dhe komuniteteve hebraike kudo që janë
“Evropa qëndron përkrah Australisë dhe komuniteteve hebraike kudo që janë. Ne jemi të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes. Ky akt i tmerrshëm dhune kundër komunitetit hebre duhet të dënohet pa mëdyshje”, shkroi Von der Leyen në “X”.
12 persona mbetën të vrarë dhe 29 të tjerë janë plagosur pas disa të shtënave me armë në plazhin Bondi të Australisë, e cila kishte në shënjestër komunitetin hebre. Sulmi, i cili ndodhi teksa qindra njerëz u mblodhën për të festuar ditën e parë të Hanukkah, është cilësuar si sulm terrorist.
Një sulm terrorist ndodhi në Australi, në plazhin Bondi, ku dy persona të armatosur, hapën zjarr ndaj turmave, duke shkaktuar minimalisht 12 të vdekur dhe rreth 30 të plagosur.
Mes të plagosurve janë edhe dy oficerë.
Së fundmi janë publikuar pamje të reja rreth asaj që ka ndodhur, ndërsa ka një video duke një person civil, i cili konsiderohet hero, i cili ka çarmatosur një nga terroristët.
Nga videot e publikuara, personi civil, i shkon nga pas terroristit, përleshet disa sekonda dhe arrin ti marrë armën.
Pamjet e pabesueshme tregojnë burrin, e veshur me një këmishë blu të çelët dhe pantallona të zeza, i ulur pas një automjeti të parkuar pranë personit të armatosur, i cili është përballë tij dhe qëllon me armën e tij.
Menjëherë pasi personi i armatosur qëllon, burri me bluzë blu vjen nga pas, e kap nga qafa, ndërsa përpiqet t’i rrëmbejë armën e zjarrit.
Personi që po regjistron momentet merr frymë thellë dhe thërret "o Zot", ndërsa burri me bluzë blu ia heq armën nga duart qëlluesit dhe e shtyn personin e armatosur përtokë.
Pastaj ai e kthen armën dhe e drejton nga personi që qëllon, i cili bie në gjunjë dhe kthehet për të parë burrin me bluzë blu.
Të shtëna me armë zjarri mund të dëgjohen gjatë gjithë videos, me sa duket nga një person i dytë që qëllon i pozicionuar në një urë aty pranë.

Një tjetër kalimtar e regjistron incidentin nga një kënd pak më ndryshe, duke treguar një person tjetër të veshur me bluzë të kuqe që vrapon drejt burrit me bluzë blu, me sa duket për të ndihmuar, ndërsa një grua bërtet në sfond, "jo".
Burri me bluzë blu i afrohet personit që ka qëlluar tashmë të çarmatosur me armën e drejtuar në drejtim të tij, ndërsa personi i dytë bie përtokë.
Personi që qëllon ngrihet në këmbë dhe tenton të largohet, duke u kthyer për të parë shkurtimisht burrin me bluzë blu i cili ende ia drejton armën.
Personazhi që ka qëlluar me armë duket se ka veshur një lloj jeleku dhe ka një çantë të varur mbi shpatulla.
Burri me bluzë blu ngre dorën lart, si për të treguar trimfin, përpara se ta vendosë armën në një pemë.
Personi që qëllon, i cili është ndalur pas një shtylle metalike, vazhdon ta shikojë burrin me bluzë blu.
Çuditërisht, një person i dytë, i cili gjithashtu duket si civil, vrapon drejt të shtënave drejt personit që qëllon, tani i paarmatosur, dhe i hedh një objekt.
Pamja më pas zhvendoset drejt urës për të treguar personin e dytë që vazhdon të qëllojë ndërsa përkulet për t'u fshehur ndërsa dëgjohet një tjetër e shtënë me armë.
@nbcnews Video appears to show one of the shooters at Australia’s Bondi Beach being disarmed. At least 11 people were killed in the shooting. Officials said the shooting was “designed to target” the Jewish community.
♬ original sound - nbcnews

Një ngjarje e rëndë terroriste tronditi Sydney-n të dielën, kur dy persona të armatosur hapën zjarr kundër një turme që po festonte Hanukkah në plazhin e famshëm të Bondi Beach.
Autoritetet australiane kanë konfirmuar se ngjarja është një akt terrorist i synuar drejt komunitetit hebre dhe se deri tani të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur, përfshirë dy oficerë policie. Një nga sulmuesit është vrarë në vendngjarje nga policia, ndërsa tjetri është arrestuar në gjendje kritike dhe po mbahet në spital për trajtim mjekësor.
Policia e New South Wales e ka shpallur këtë ngjarje si një incident terrorist, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të verifikuar nëse sulmuesit kishin bashkëpunëtorë të tjerë dhe për të përcaktuar motivet e plota të sulmit. Autoritetet gjithashtu kanë gjetur dhe çaktivizuar pajisje shpërthyese të improvizuara brenda një automjeti të lidhur me sulmuesit, duke theksuar rrezikun e mëtejshëm që kishte kërcënuar zonën.
Ngjarja ndodhi në një aktivitet të quajtur “Chanukah by the Sea 2025”, i organizuar nga organizata Chabad e Bondit, ku morën pjesë mijëra anëtarë të komunitetit hebre dhe qytetarë të tjerë. Pamjet dhe dëshmitë e mbledhura tregojnë se dy persona të veshur me të zeza qëlluan disa herë drejt turmës nga një urë pranë Campbell Parade, duke shkaktuar panik dhe kaos ndër të pranishmit që u përpoqën të strehoheshin apo të largoheshin.
Reagimet e qeverisë dhe udhëheqësve lokalë
Kryeministri australian Anthony Albanese e dënoi sulmin si akt mizor dhe të papranueshëm terrorizmi, duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat dhe familjet e tyre. Ai theksoi se qeveria do të përdorë të gjitha mjetet për të mbrojtur sigurinë e komuniteteve dhe për të ndihmuar të plagosurit.
Kryeministri i New South Wales, Chris Minns, theksoi se motivi ishte përzierje e urrejtjes dhe terrorizmit, duke bërë thirrje për unitet kombëtar dhe reagim të fuqishëm ndaj dhunës.
Liderë të opozitës dhe figura politike të ndryshme dënuan ngjarjen dhe mirëpritën apelimet për qetësi dhe solidaritet mes komuniteteve.
Reagime nga komuniteti hebre dhe shoqëria civile
Liderë të komunitetit hebre në Australi shprehën dhimbje dhe pasiguri për të ardhmen, duke nënvizuar se sulmi prek ndjenjën e sigurisë së komuniteteve fetare. Përfaqësues të organizatave hebraike thanë se incidenti ishte një goditje tragjike teksa festohej Hanukkah, një festë që simbolizon dritën dhe bashkimin.
Organizatat fetare të komuniteteve të tjera, përfshirë Këshillin Kombëtar të Imamëve në Australi, dënuan gjithashtu sulmin dhe bënë thirrje për bashkëpunim ndër-fetar dhe unitet, duke refuzuar dhunën në çdo formë dhe duke ofruar mbështetje për viktimat dhe familjet e tyre.
Reagime ndërkombëtare dhe solidaritet global
Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Liderë të vendeve perëndimore kanë dënuar ashpër sulmin dhe kanë shprehur mbështetjen për Australinë dhe komunitetin hebre.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, ministrat izraelitë dhe figura nga Bashkimi Evropian dhe SHBA kanë shprehur solidaritet me Australinë dhe kanë bërë thirrje për intensifikimin e luftës kundër antisemitizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Situata e sigurisë dhe hetimet vazhdojnë
Autoritetet po vijojnë hetimet intensive për të identifikuar lidhjet e mundshme të sulmuesve me grupe ekstremiste. Drejtori i Shërbimit të Zbulimit Australian ka bërë të ditur se njëri prej sulmuesve ishte i njohur nga shërbimet e sigurisë, por nuk konsiderohej kërcënim i menjëhershëm përpara sulmit.
Policia dhe shërbimet e emergjencës kanë forcuar praninë e tyre në zona të ndjeshme, ndërsa qytetarët janë këshilluar të shmangin zonën e plazhit dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
Ngjarja ka ngjallur debat të thellë në shoqërinë australiane mbi sigurinë, ekstremizmin dhe bashkëjetesën ndërkomunitare, ndërsa autoritetet angazhohen për të garantuar që një tragjedi e tillë të mos përsëritet më.

Situata në Bondi Beach, Sydney, ka marrë përmasa dramatike. Kryeministri i Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, konfirmoi zyrtarisht se sulmi me armë ishte një atentat i qëllimshëm ndaj komunitetit hebre të qytetit, pikërisht në natën e parë të festës Hanukkah.
Sipas komisionerit të policisë së New South Wales, Mal Lanyon, të paktën 12 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë janë plagosur në atë që tani zyrtarisht është klasifikuar si akt terrorist.
“Sonte në orën 21:36, kam shpallur këtë sulm si një incident terrorist. Kam autorizuar gjithashtu përdorimin e kompetencave speciale sipas nenit 5 dhe 6, për të parandaluar çdo akt të mundshëm të mëtejshëm, nëse ekziston një autor i tretë, një pistë që po hetohet aktualisht”, tha Lanyon para gazetarëve.
Ai shtoi se nuk mund të konfirmojë nëse ka një atentator të tretë në kërkim, por hetimet po vijojnë me intensitet maksimal.
Kryeministri Minns theksoi se sulmi është një plagë e rëndë morale dhe komunitare për qytetin:
“Ky sulm ishte planifikuar për të goditur komunitetin hebre të Sidneit. Në natën e parë të Hanukkah, kur familjet duhet të ishin bashkë për paqe e gëzim, ky akt i tmerrshëm e i lig e shkatërroi gjithçka.
Në një tjetër zhvillim të rëndë, policia ka zbuluar një automjet të braktisur në zonën Campbell Parade të Bondit, ku dyshohet se ndodhen disa pajisje shpërthyese artizanale. Njësia e specializuar për çmontimin e bombave ndodhet në vendngjarje dhe operacioni është ende në zhvillim.
“Besojmë se në mjetin e gjetur ka disa pajisje shpërthyese të improvizuara. Ekipet tona të shpëtimit dhe njësia për bombat janë në vendngjarje, duke punuar për çaktivizimin e tyre”, tha Lanyon.
Janë publikuar pamjet e rënda nga plazhi i Bondit në Australi, ku dy persona qëllojnë me armë zjarri, duke regjistruar deri më tani 10 viktima, ndërsa raportohet se shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mediat australiane raportuan se ndërsa njëri nga të dyshuarit hapi zjarr pranë parkingut Campbell Parade, kalimtari u zhvendos drejt tij. Ndërsa të shtënat vazhduan, një burrë i veshur me pantallona të zeza dhe një këmishë të bardhë përdori automjetet e parkuara si mbulesë, duke u zhvendosur me kujdes në parkingun e makinave.
Kur iu afrua në një distancë të afërt, shtetasi u sul drejt personit të armatosur, e rrëzoi përtokë dhe u përfshi në një përleshje fizike me të, derisa arriti t’ia rrëmbente armën dhe ta paralizonte. Më pas, duke e drejtuar armën drejt autorit të krimit, e detyroi të tërhiqej drejt një ure fqinje, ku dyshohet se ndodhej një bashkëpunëtor i dytë.
*Kujdes, pamje të rënda
Bondi Beach Shooting.
— Frenchy (@FrenchyBam) December 14, 2025
The moment a civilian disarms one of the active shooters in an attack in Bondi. A second shooter can be seen on the bridge retaliating.
pic.twitter.com/jUha64AMQ4
Sipas përshkrimit të videos nga mediat lokale, qytetari më pas e mbështeti armën në një pemë dhe u largua nga vendi i ngjarjes, ndërsa një person tjetër ndoqi të dyshuarin që po ikte dhe i hodhi një objekt.
Sipas të njëjtave informacione, njëri nga autorët u arrestua dhe është në gjendje kritike, ndërsa i dyti u vra nga zjarri i policisë. Mediat lokale raportojnë për të paktën 10 të vdekur dhe 12 të plagosur. Një rabin është midis viktimave.
Mbetet e paqartë se sa kalimtarë u plagosën, me autoritetet që konfirmojnë se dy oficerë policie dhe një fëmijë janë midis të plagosurve.
*Kujdes, pamje të rënda
BREAKING ????????#Sydney / #Australia
— OC Scanner ???????? ???????? (@OC_Scanner) December 14, 2025
Graphic video of shooters firing on the crowd at Bondi Beach pic.twitter.com/FlxdvHMo31
Autoritetet e përshkruan incidentin si “në zhvillim e sipër”, duke i nxitur njerëzit të evakuoheshin menjëherë nga zona. Sipas radios lokale, u dëgjuan deri në 20 të shtëna, ndërsa një dëshmitar okular i tha një gazete lokale: “Pashë të paktën dhjetë persona në tokë dhe gjak kudo”.
Policia e Uellsit të Ri Jugor tha se hetimet për rrethanat dhe motivet e sulmit ishin duke vazhduar.
*Kujdes, pamje të rënda
Mass Shooting at Bondi Beach, Sydney
— RB. (@rahul4bisht) December 14, 2025
GRAPHIC ⚠️ pic.twitter.com/p5JMnyTuH3

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen dy burra të veshur me të zeza që qëllojnë drejt turmës në plazh.
Dalin detaje të reja nga sulmi në Australi. Dy persona të armatosur kanë hapur zjarr në Bondi Beach, plazhi më i njohur i Sydney-t dhe një nga zonat më të frekuentuara turistike të vendit. Ngjarja ka shkaktuar panik masiv mes qindra qytetarëve dhe turistëve që ndodheshin në zonë.
Sipas një raporti zyrtar fillestar, ka të paktën 12 të vdekur dhe të paktën 29 të plagosur. Policia tha se kishte "neutralizuar" dy të dyshuar. Nga dy sulmuesit, njëri u vra, ndërsa tjetri është në gjendje kritike.
View this post on Instagram
Policia e shtetit të Uellsit të Ri Jugor njoftoi se ka reaguar menjëherë pas disa sinjalizimeve dhe se dy persona të dyshuar janë neutralizuar, ndërsa operacioni i sigurisë vijon ende. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonën dhe të qëndrojnë të strehuar.
"Një operacion policor është duke vazhduar pas të shtënave me armë zjarri në një vend publik nga dy burra në plazhin Bondi më herët gjatë ditës së sotme. Dhjetë persona janë konfirmuar të vdekur, përfshirë një burrë që besohet të jetë një nga autorët e sulmit. I dyshuari i dytë është në gjendje kritike. Aktualisht, raportohet se janë plagosur edhe 11 persona të tjerë, dy prej të cilëve janë oficerë policie", tha fillimisht policia, por bilanci u përkeqësua më pas.
Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale shihen dy burra të veshur me të zeza që qëllojnë drejt turmës në plazh. Në video dëgjohen të paktën 12 të shtëna, ndërsa njerëzit largohen me vrap në panik. Në disa pamje të tjera duken persona të shtrirë në tokë, pranë një automjeti të bardhë dhe rreth tavolinave të kampingut. Gjendja e tyre shëndetësore nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.
Sipas dëshmive, dy sulmuesit u zhvendosën më pas në një urë që lidh parkimin me zonën e plazhit, duke vazhduar të shtënat, deri në momentin kur u përballën me forcat e rendit dhe u qëlluan nga policia.
Dëshmitarët përshkruajnë skena kaosi dhe frike. “Menduam se ishin fishekzjarrë, por ishte diçka shumë më e keqe”, tha për ABC News Elizabeth Mealey, ish-gazetare, e cila ndodhej në restorantin Icebergs pranë plazhit. “Njerëzit filluan të vraponin, askush nuk dinte çfarë po ndodhte. U desh shumë kohë derisa të dëgjonim sirenat. Ishte një kaos i vërtetë dhe jashtëzakonisht e frikshme”, tha ajo.
Sipas BBC, në zonë po zhvillohej një aktivitet publik për ditën e parë të festës hebraike Hanukkah, i quajtur “Chanukah by the Sea 2025”, i organizuar nga qendra hebraike Chabad e Bondit. Aktiviteti ishte planifikuar të mbahej pranë parkut të lojërave për fëmijë dhe përfshinte argëtim dhe veprimtari familjare. Disa nga pjesëmarrësit dyshohet se janë mes të plagosurve, ndërsa shumë të tjerë janë shpërndarë ose janë fshehur për t’i shpëtuar të shtënave.
AUSTRALIAN HERO TOOK GUN OFF SHOOTER
— Drew Pavlou ???????????????????????????????? (@DrewPavlou) December 14, 2025
TERROR ATTACK SYDNEY AT LEAST TEN DEAD
AUSTRALIAN HERO TOOK DOWN GUNMAN pic.twitter.com/nFqTc94l0U
Bondi Beach, e vendosur në lindje të Sydney-t, është një simbol i jetës bregdetare australiane, e njohur për surf, turizëm dhe atmosferë të qetë. Sulmi i sotëm ka tronditur rëndë opinionin publik në Australi, një vend që tradicionalisht konsiderohet me nivel të lartë sigurie dhe kontrolle të rrepta për armët.
Autoritetet kanë paralajmëruar se hetimet janë në vazhdim dhe se do të japin informacion të plotë sapo situata të stabilizohet.
Qr...20 faqe artikull...Duhet me von flamuron qifut ne profile tashi...stand with us?! Po per femijet palestineze a e ngriti njeri zerin?! Hipokrite!