TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES22 Dhjetor 2025, 18:25

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë largimin e Ramës; hidhen bomba molotov

Shkruar nga Pamfleti
5 MUAJ ME PARE

Mbyllet protesta e opozitës, Berisha flet nga selia: Beteja do të vijojë deri në largimin e Ramës

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Pas më shumë se 2 orë, ka përfunduar protesta e opozitës. Me qindra qytetarë u mblodhën rreth orës 18.00 para Kryeministrisë, ku pas fjalimeve pati dhe disa molotovë drejt godinës së Kryeministrisë, por pa dëme.

Më pas kreu i saj Sali Berisha u nis drejt Kuvendit dhe nga aty drejt Selisë së PD ku dhe shpalli fundin e tubimit. Ai u shpreh se do të vijohet me protesta edhe para Kuvendit dhe madje deri në Surrel.

"Ky është mision edhe më i lartë edhe më i rëndësishëm se ai që përmbushëm në 90. Ky do përcaktojë fatin e Shqipërisë fatin e demokracisë e familjes shqiptare, përulem para secilit prej jush dhe të betohemi ta vazhdojmë këtë betejë. Gjer në fitore. Ne jemi të pamposhtur. Nuk mund të mundemi kurrë. Kemi nisur këtë rrugës, si njerëz të pamposhtur. Kemi para një kufomë politike që do i groposim. Do ti arkivojmë aty ku e kanë vendin. Aksionin do e informojmë për çdo hap.

Ky aksion nuk ndalet më kurrë deri në largimin e Edi Ramës. Ai është armiku. 3 do jenë drejtimet, kryeministria, ndërtesa e krimit ku hajdutë mbrojnë njëri tjetrin, firmosin me duart e tyre të zeza shkresat për të vjedhur qytetarët shqiptarë, parlamenti, që asgjëson pluralizmin, Surreli pallati tjetër i krimit. Rrënjët e AKSHI janë në Surrel. Baxhanaku  Ramës janë epiqendra e atyre zhvillimeve në AKSH, një sipërmarrje shtetërore që duhet të ishte model, kush i mori pengjet. Edi Rama urdhëroi Ergys Agasin. Ai ishte më i fuqishëm se çdo ministër. E keni pa dosjen? I kanë hequr, se aty shkonte çdo ministër. Mirlinda është viktimë. Ne do e shpëtojmë Shqipërinë", tha Berisha.

5 MUAJ ME PARE

Incident i frikshëm në protestë, qytetarit i plas molotovi tek këmbët dhe merr flakë (Foto)

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Qytetari merr flakë nga molotovi para Kryeministrisë

Një protestues në tubimin e Partisë Demokratike para Kryeministrisë është djegur nga flakët e molotovëve që janë hedhur drejt Kryeministrisë.

Një incident është shënuar gjatë protestës së opozitës para Kryeministrisë, kur një protestues u godit nga një molotov që shpërtheu pranë këmbëve të tij.

Personi u mbulua nga flakët për disa sekonda, por menjëherë reagoi duke u larguar me vrap.

Ai fillimisht është afruar për të lëvizur molotovin e hedhur para gardhit të krijuar nga policia, po lënda plasëse shpërtheu për pak sekonda.

Më pas ai është ngritur nga zjarri dhe për të shpëtuar, ndërsa koka i kishte marrë flakë.

Po ashtu, njëri prej efektivëve të policisë e ka shpëtuar duke i hedhur tymëse për fikjen e zjarrit.

Po ashtu në protestë mbetën të lënduar dy efektivë policie. 

5 MUAJ ME PARE

Kryeministri-Parlament-Surrel, Berisha tregon itinerarin e protestave të opozitës

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Sali Berisha në protestë

Berisha tha se do i shkojnë Edi Ramës deri në Surrel.

Kreu i PD Sali Berisha, pas mbylljes së protestës para Kryeministrisë ka treguar intenerarin e protestave të opozitës.

Berisha tha se do i shkojnë Edi Ramës deri në Surrel.

Po ashtu ai theksoi se shqiptarët duhet të bashkohet me protesta për të larguar kryeministrin Rama nga pushteti.

Gjithashtu Berisha i ka bërë thirrje të gjitha forcave politike opozitare që të bëhen bashkë kundër regjimit.

“Të largojmë Edi Ramën dhe për të shpëtuar demokracinë dhe familjen shqiptare. Ne jemi sot këtu, sepse ka qytetarë këtu në shesh dhe thonë çfarë do të bëjnë këta me këtë. U them atyre që pyesin, ne do të bëjmë atë ‘ja do vdesim ja të rrëmojmë për liri’. Kur kemi dalë me këtë motiv nuk kemi humbur kurrë. Kemi fituar dhe do të fitojmë. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh që të na nëpërkëmbë ne, nuk mundet një grup hajdutësh që të nxinë Shqipërinë. Ta harrojnë. Kemi dalë në shesh, mos e harro këtë Edi Rama, sheshi është i yni.

Mjerë ai që provohet me ne. Kudo të jesh nuk të ndahemi as këtu as në Surrel, marshim drejt Surrelit, ai na ka shpallur luftë dhe ne i shpallën luftë atij. Të bashkoheni sa më shumë, ftoj të gjithë forcat politike opozitare dhe çdo opozitar dhe çdo guximtarë që të bashkohet në këtë betejë vendimtare për fatin e këtij kombi që po shuhet dhe që po shkretohet. Për familjen shqiptare që duan që ta shkatërrojnë. Dilni në sheh si në ‘91 dhe në ’90, dilni të përballeni sepse kemi detyrime ndaj familjeve tona dhe ndaj qytetarëve që na besojnë, nuk mundet një bandë si këta që të privatizojnë shtetin”, tha ai për mediat.

5 MUAJ ME PARE

Berisha zhvendoset te Kuvendi: Rama është në rrethim, do ta detyrojmë të largohet

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Kreu i PD, Sali Berisha është stancionuar për momentin para Kuvendit. Pas fjalimit te Kryeministria ai u largua drejt godinës së Parlamentit.

I pyetur nga gazetarët ai tha se po u tregon mbështetësve se cila do të jetë rruga e protestave në vijim. Sipas tij, fokus janë Kryeministria, Kuvendi dhe Surreli.

Surreli del me aferat më të paimagjinueshme. Këto 3 qendra do të jenë në fokusin e popullit protestues. Shpëtim nuk ka. Edi Rama është në rrethim. Rama nuk ka shpëtim. Nuk jep dorëheqjen ai? Do ta heqim ne”, tha ai.

 

5 MUAJ ME PARE

Nis shpërndarja e protestuesve, Berisha largohet nga Kryeministria

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Protesta e thirrur nga Partia Demokratike është mbyllur pas rreth 1 orë e gjysmë mbushur me fjalime nga drejtuesit e lartë të PD-së.

Fundi i fjalimit të Sali Berishës shënoi edhe fundin e protestës. Ndërsa Berisha u largua në këmbë drejt selisë së PD-së, i shoqëruar nga mbështetësit dhe deputetët e PD-së.

Gjatë largimit nga protesta, Berisha kaloi para Kuvendit dhe deklaroi për mediat se simbolika e këtij intinerari është për të treguar se shenjestra e tyre do të jetë trinomi Kryeministri-Kuvend-Surrel.  

Vlen të theksohet se pas ikjes së Berishës atmosfera përpara Kryeministrisë u tensionua pasi disa protestues hodhën molotov drejt godinës së Kryeministrisë dhe disa të tjerë tërhoqën gardhin që rrethonte godinën. Megjithatë, pavarësisht incidenteve të vogla, protesta përfundoi pa përplasje serioze.

5 MUAJ ME PARE

“I shpallim luftë armikut”, Berisha kërcënon Ramën: Nuk do të ndahemi, marshimi do të vijojë drejt Surrelit

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka vijuar fjalimin e tij në protestën e opozitës para Kryeministrisë, duke iu drejtuar qytetarëve me tone sfiduese ndaj kryeministrit Edi Rama. Ai tha se pjesëmarrësit në protestë janë në rrugë me të drejtë dhe i siguroi se opozita nuk do të tërhiqet.

Ne jemi këtu sot, jam i bindur se me të drejtë. Disa pyesin ‘çfarë do bëjnë këta?’ – Unë u them: ja do vdesim, ja do rrojmë për liri”, deklaroi Berisha.

Ai theksoi se opozita ka qenë gjithmonë në anën e qytetarëve dhe se nuk ka humbur kurrë kur është nisur me motivin e ndryshimit.

Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh, narkotrafikantësh, të shkëlmojnë mbi dinjitetin tonë dhe të ardhmen tonë. Ta harrojnë! Ne kemi dalë në shesh dhe nuk do të ndalemi”, shtoi ai.

Berisha i drejtoi një mesazh të drejtpërdrejtë Ramës, duke e paralajmëruar për përshkallëzim të aksionit politik:

“Mos e harro këtë Edi Rama. Sheshi është i yni, dhe kudo që të jesh, nuk të ndahemi. S’të ndahemi as në Surrel. Hap sytë dhe shiko këta njerëz. Marshim drejt Surrelit!”

Sali Berisha: Ne jemi këtu sot, jam i bindur se me të drejtë. Jo pa të drejtë, ka qytetarë këtu në shesh, ka të tjerë që na ndjekin dhe thonë: po çfarë do bëjnë këta? Ja u bë kjo, çfarë do bëjnë?

U them atyre që pyesin: keni shumë të drejtë për pyetjen, por ju jap fjalën që ne do bëjmë atë... ja do vdesim, ja do rrojmë për liri! Që provohet me ne. Dhe dijeni mirë, kur ne kemi vepruar me këtë motiv, kurrë nuk kemi humbur. Kemi fituar, do të fitojmë!

Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh të na nëpërkëmbë ne. Nuk mundet kurrë një grusht hajdutësh, narkotrafikantësh, të shkelmojnë mbi dinjitetin tonë, të shkelmojnë mbi të ardhmen tonë, të nxijnë Shqipërinë, ta përzënë nga Shqipëria. Jo kurrë! Jo, jo! Ta harrojnë. Kemi dalë në shesh.

Mos e harro këtë, Edi Rama! Sheshi është i yni. Kudo që të jesh, nuk të ndahemi. S’të ndahemi këtu. Po të jap fjalën: s’të ndahemi as në Surrel. Hap sytë, shih këta njerëz. Marshim drejt Surrelit! Po, po, ju them unë!

Ai na ka shpallur luftë. I shpallim luftë! Ai ka shpallur luftë shqiptarëve. I shpallim luftë armikut!

 

5 MUAJ ME PARE

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin molotovë

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Pamje nga tensionet para Kryeministrisë

Protestuesit hedhin molotovë drejt godinës së Kryeministrisë.

Protestuesit kanë hedhur molotovë para Kryeministrisë, duke i vënë flakën për një moment godinës.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë menjëherë duke shuar zjarrin.

Pas kësaj janë shtuar forcat policore në protestë. Forcat Shqiponja dhe FNSH iu bashkuan forcave të rendit.



Momenti i hedhjes së molotovit

Ky moment tensioni është shënuar direkt pas mbylljes së fjalës së Sali Berishës.

Po ashtu pati edhe një tentativë të protestuesve për të zhvendosur gardhin metalik, por ndërhynë forcat e policisë.

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Tentativa e protestuesve për të zhvendosur gardhin metalik

Me të mbaruar fjalimin, Berisha i është bashkuar turmës dhe po marshon drejt Ministrisë së Brendshme.

Kujtojmë që qindra efektivë të Policisë së Shtetit kanë rrethuar Kryeministrinë në kuadër të masave të sigurisë të marra. 

Protesta ka nisur që në orën 18:00. 

 

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Jemi të vendosur për ta përmbysur këtë narkodiktaturë!

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën kombëtare, akuzoi qeverinë për shndërrimin e zgjedhjeve në një “farsë elektorale” dhe përdorimin e parave publike për interesat e tij personale. Berisha akuzoi qeverinë për faljen e 2 miliardë eurove gjoba dhe kamata për qëllime personale, si dhe për shndërrimin e punonjësve të shtetit në “policë të votës së lirë”.

Më tej, ai theksoi se përmes kontrollit mbi mediat dhe lobistët e kontraktuar, qeveria synon të imponojë një Shqipëri pa opozitë.

"Të dashur miq, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, duke organizuar me paratë tuaja mijëra veprimtari të paligjshme në periudhë elektorale, duke arrestuar liderët kryesorë të partive opozitare, duke përdorur tonelatat e drogës të karteleve, duke shndërruar nëpunësit e shtetit në policë të votës së lirë, duke falur 2 miliardë euro gjoba dhe kamata vetëm për karrigen e tij, ai në një revansh të paparë bëri gjithçka që të mbyllë çdo hapësirë opozitës. Ai mendoi se projektin e tij Shqipëria pa opozitë, tani do e realizojë. Miq, rrallë ndonjëherë ka vendosur, vetëm në disa vende të Afrikës, që qeveritarët të bëhen multi-miliarderë dhe miliarderë dhe qytetarët të varfërohen dhe të braktisin vendin e tyre.

Me paratë tuaja, Edi Rama ka vendosur vellon e zezë të censurës, paguan mediat e tij, të cilat glorifikojnë të keqen, i thurin lavdi krimit të tij, demonizojnë opozitën, mashtrojnë qytetarët. Me paratë që u grabit ju, ky armik i egër i qenies shqiptare, kontrakton lobistë, ish-ministra, ish-kryeministra, diplomatë, ambasadorë, zyrtarë të lartë, për deklarata të paguara, për mashtrime ndërkombëtare, për beteja kundër opozitës. Të gjitha duke besuar se Shqipëria pa opozitë është projekt që do e realizojë së shpejti. Po ja ku jemi sot, më të fuqishëm se kurrë, më të vendosur se kurrë në ekzistencën tonë për të përmbysur këtë narkodiktaturë siç përmbytëm etërit e tij 35 vjet më parë", tha Berisha.

5 MUAJ ME PARE

Berisha: Rama kreu i një bande, ka vendosur të bëhet multimiliarder me paratë e qytetarëve

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Në protestën e organizuar nga opozita para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mbajti një fjalim të gjatë ku e cilësoi situatën në vend si një nga momentet më kritike të kombit në historinë e tij.

 Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama për shkelje të Kushtetutës, zhvatje të pasurive publike dhe për sjellje autokratike ndaj institucioneve.

Nderimin më të madh ju burrave, grave, djemve dhe vajzave që u ngritët sot si një uragan i shpresës dhe besimit. Ju jeni shpëtimi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve,” – deklaroi Berisha para qytetarëve të mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai theksoi se në dhjetë vitet e fundit shqiptarët janë pakësuar më shumë se nga çdo fatkeqësi tjetër, duke përmendur emigracionin, rënien e lindshmërisë dhe largimin masiv të rinisë.

Shqiptarët kanë humbur mbi gjysmën e rinisë së vet. Kanë humbur të ardhmen dhe çdo vit bëhen gjithnjë e më pak në këtë dhe të bekuar”, tha Berisha.

Kreu i PD e akuzoi Ramën për kapje totale të pushtetit, duke e vendosur veten mbi ligjin dhe Kushtetutën.

“Edi Rama, pasi shndërroi zgjedhjet në farsë elektorale, ka vendosur të bëhet multimiliarder me paratë dhe pasuritë tuaja publike. Dhe jo vetëm kaq, por del nga Surreli dhe ju thotë se ju shumëzon me zero,” – u shpreh Berisha.

Po ashtu pati një mesazh të drejtpërdrejtë Ramës: “Hidhi sytë këtij bulevardi. Nga sonte, kurrë më nuk do njihesh si kryeministër, por si kapo bande.”

5 MUAJ ME PARE

“Korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë”, Bardhi:  Nuk ja falim Edi Ramës, koha e tij ka mbaruar

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi gjatë fjalës së tij në tubimin e mbajtuar para Kryeministrisë, deklaroi se korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë.

Bardhi tha se Edi Rama dhe banda e tij kriminale kërkojnë që të frikësojnë dhe t’i ulin kokën qytetarëve që t’i bëjnë të ndihen të pashpresë. Ai theksoi se protesta e mbledhur sot është për të treguar se e keqja do të mposhtet dhe atë që kanë vjedhur paratë e populllit do të marrin ndëshkimin e merituar.

Kjo protestë nuk është vetëm kundër një qeverie të korruptuar, por është për dinjitetin tonë të përbashkët, për besimin tonë dhe për të ardhmen që nuk ja falim Edi Ramës. Ne nuk jemi këtu sepse nuk rrimë dot ngrohtë në shtëpitë tona. Ne nuk jemi këtu sepse na pëlqen të kalojmë kohën në protesta, por ne jemi këtu sepse korrupsioni po na merr frymën.  Korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë, sepse kartelet e drogës, bashkë me qeverinë e tyre, po na vjedhin të ardhmen, po vjedhin të ardhmen e fëmijëve të qytetarëve shqiptarë.

Edi Rama, Belinda Balluku, banda kriminale dhe kartelet e drogës që qëndrojnë pas tyre, duan që ne të kemi frikë, duan që ne të heshtim. Edi Rama don që ne të ulim kokën, duan që të mendojmë se jemi të pashpresë. Bashkë me çetën e tyre të mega hajdutëve, ai do që ne të besojmë se në këtë vend të gjithë janë njësoj, se asgjë nuk ndryshon. Por ne jemi këtu për t'u treguar se ata e kanë gabim dhe se e keqja nuk do të triumfojë. Ne jemi këtu për t'u thënë hajdutëve dhe kriminelëve të qeverisë se koha e tyre ka mbaruar. Tani është koha e qytetarëve të ndershëm të Shqipërisë. Sepse kur pushteti vjedh, nuk vjedh vetëm ca para, vjedh jetën tuaj, vjedh mundësinë tuaj, vjedh të ardhmen e fëmijëve tuaj”, tha Bardhi.

 

5 MUAJ ME PARE

“Qëndresë deri në fund”, Bardhi: Nuk do të dorëzohemi përballë qeverisë

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka mbajtur një fjalim në protestën e opozitës para Kryeministrisë. Ai falënderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe deklaroi se prania në shesh tregon që “shoqëria shqiptare nuk është dorëzuar”.

Ju falënderoj që qëndroni këtu të pathyeshëm. Edhe kur zhgënjimi ka qenë i madh, nuk e keni humbur dinjitetin. Forca juaj është kthyer në shpresën e përbashkët për Shqipërinë”, u shpreh Bardhi.

Ai shtoi se opozita e konsideron protestën si reagim ndaj qeverisjes aktuale, të cilën e cilësoi të kapur nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Shoqëria shqiptare ka ende zemër, ka ende guxim dhe kërkon ndryshimin”, deklaroi Bardhi, duke nënvizuar se besimi dhe sakrifica janë dy shtylla që, sipas tij, do ta çojnë vendin drejt një rruge të re.

Gazment Bardhi: Të dashur qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, motra dhe vëllezër, demokratë dhe qytetarë të lirë të Shqipërisë. Dua t'ju falënderoj nga zemra që qëndroni këtu të pathyeshëm. Ju falënderoj që edhe kur zhgënjimi ka qenë i madh, nuk e keni humbur dinjitetin. Ju falënderoj sepse forca juaj është kthyer gjithmonë në shpresën tonë të përbashkët, në shpresën e Shqipërisë. Mbi të gjitha ju falënderoj për besimin që i jepni Partisë Demokratike dhe opozitës shqiptare në një kohë të vështirë, në kohën e sundimit të kolerës, korrupsionit dhe të krimit të organizuar. Prania juaj sonte në këtë shesh madhështor, proteste, do të thotë vetëm një gjë. Kjo shoqëri, shoqëria shqiptare ka ende një zemër, ka ende guxim e do ndryshimin. Këto ditë kam takuar shumë prej jush, kam dëgjuar shqetësimet tuaja, lodhjen, dilemat tuaja, revoltën tuaj për gjërat që po shkojnë keq. Dhe po, në çdo takim që kam pasur me ju, të dashur demokratë dhe qytetarë të lirë të këtij vendi të stërmunduar, kam marrë prej jush vetëm një mesazh: Ju nuk dorëzoheni! Të gjithë bashkë ne nuk dorëzohemi! Nga ju në këtë shesh dhe në çdo takim kam mësuar leksionin më të madh të jetës sime politike, se sakrifica dhe besimi janë dy vlerat më të mëdha që na kanë mbajtur gjithmonë në këmbë, se sakrifica dhe besimi do të na çojnë përpara.

5 MUAJ ME PARE

Protesta, Hoti: Shqipëria nuk ka qeveri, por një bandë me në krye Edi Ramën!

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Elda Hoti

Në protestën e opozitës në bulevardin e madh “Dëshmorët e Kombit”, mbajti fjalim edhe deputetja e PD, Elda Hoti.

Ndër të tjera, ajo iu drejtua qytetarëve se të flasësh për një popull që është tkurrur nga emigrimi nuk është e lehtë.

Më tej ajo u shpreh se institucionet që duhet të mbrojnë qytetarin janë kthyer inekzistentë.

Deputetja Hoti tha se Shqipëria nuk ka qeveri por një bandë dhe në krye të saj është kryeministri Edi Rama.

“Ne flasim për zhvillim, por çfarë zhvillimi është ky kur pensionistët marrin qindarka dhe çiftet e reja punojnë gjithë jetën për një shtëpi, kurse zv/kryeministrja ka shtëpi që mban vetëm çelësat. Apo verërat e shtrenjta, si ajo që pinte kryeministri. Bodrumi me verë i Gysit sa kosto që i duhet spitalit Onkologjik që të investojë në shërbim të pacientit”, tha Hoti.

 

5 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, ja disa nga pankartat më “pikante” të demokratëve (Video)

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Pankartat në protestë

Opozita ka zbritur në shesh kundër qeverisë. Pas skandaleve që ka zbuluar SPAK, PD vendosi të protestojë kundër Edi Ramës, pasi sipas saj, ai është koka e të gjitha aferave. Para Kryeministrisë janë mbledhur me mijëra qytetarë. Ndërkohë në sy bien disa pankarta të qytetarëve.

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

 

5 MUAJ ME PARE

Protesta para Kryeministrisë, Këlliçi: Po qeverisemi nga një bandë kriminale

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Ka nisur protesta e paralajmëruar nga opozita para Kryeministrisë, ku me qindra qytetarë dhe mbështetës të Partisë Demokratike janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Në podium ka dalë i pari deputeti i PD, Belind Këlliçi, i cili ka mbajtur një fjalim të fortë, duke akuzuar qeverinë se është kthyer në një bandë që funksionon përmes shantazheve dhe regjistrimeve të fshehta.

Gjumi i tyre është prishur përfundimisht. Ata hyjnë e dalin nga kjo godinë jo për të qeverisur, por për dy arsye: për të zhdukur provat e krimeve dhe për të mbledhur prova kundër njëri-tjetrit”, deklaroi Këlliçi nga podiumi, duke vijuar me akuzat.

Sipas tij, ministrat dhe zyrtarët e qeverisë janë duke regjistruar dhe përgjuar njëri-tjetrin për të pasur materiale komprometuese si garanci për mbijetesë politike.

Visi ka ruajtur mesazhet e Ballukut. Balluku ka ruajtur mesazhet e Palloshit, ndërsa Gysi i ka filmuar që të gjithë. Kamera të fshehta, telefonata të regjistruara, USB të ruajtura, përgjime në kasaforta, të gjitha mes bandës kriminale që ende guxon dhe e quan veten qeveri”,  u shpreh ai.

Këlliçi akuzoi drejtpërdrejt Edi Ramën si kreun e kësaj organizate, i cili sipas tij, tashmë është në panik dhe nuk di kë të mbrojë më dhe kë të tradhtojë.

Protesta pritet të vijojë me fjalime të tjera nga figura të larta të opozitës dhe mesazhe drejtuar qytetarëve.

 

5 MUAJ ME PARE

Salianji merr pjesë në protestë: Qeveria është e zhytur në skandale, duhet të rrëzohet!

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Ervin Salianji

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, i është bashkuar protestës kombëtare të opozitës në bulevardin para Kryeministrisë mbrëmjen e sotme.

Ai shprehet se “qeveria është e zhytur në skandale” dhe është koha që të rrëzohet.

“Qeveria ka rënë në të gjitha dimensionet, skandalet e fundit të AKSHI-t dhe Ballukut kanë treguar se gjithçka në këtë vend bëhen për interesa personale të Edi Ramës dhe të një grupi njerëzish dhe për këtë arsye opozita dhe qytetarët, populli, duhet të jetë i gjithi në shesh dhe në përballje me qeverinë ndaj edhe qytetarët të dalin masivisht”,-tha ai nga sheshi.

Salianji ka nisur prej ditësh një foltore me qytetarët dhe mbështetësit demokrat në Shqipëri, teksa ka theksuar se qëllimi nuk është përçarja e opozitës, por bashkimi i saj dhe përballja me qeverinë e korruptuar, me revoltë dhe protesta të fuqishme.

5 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës/ Berisha nis marshimin drejt Kryeministrisë, shoqërohet nga mbështetësit dhe deputetët e PD

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Sali Berisha del nga Selia e PD-së dhe niset drejt Kryeministrisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga selia e PD-së dhe është nisur drejt Kryeministrisë, ku ndodhen protestuesit e thirrur prej tij.

Berisha në marshimin drejt kryeministrisë po shoqërohet nga deputetët e PD-së dhe mbështetësit të cilët ishin mbledhur para Selisës. Në tubimin e thirrur nga PD-ja pritet që të kemi disa fjalime, por pas fjalimeve nuk dihet se si do të vijohet. 

Kujtojmë se pas disa foltoreve të mbajtura të hënave, opozita vendosi të mbajë një protestë kombëtare kundër korrupsionit qeveritar. Data u vendos pas vendimit të SPAK për të kërkuar arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, por edhe daljes së detajeve nga dosja, në të cilën del edhe kryeministri Rama.

5 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, në shesh Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi

Sali Berisha ndodhet në seli, por në shesh është parë vajza e tij dhe dhëndri, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Ndërsa do duhej të kishte nisur protesta kombëtare e thirrur nga PD në ora 18:00, ende po grumbullohen qytetarë.

Sali Berisha ndodhet në seli, por në shesh është parë vajza e tij dhe dhëndri, Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi.

Para Kryeministrisë janë mbledhur me qindra qytetarë dhe nga momenti në moment pritet të nisë tubimi.

Vetë Berisha pak më parë shkoi në godinën e PD dhe nga aty pritet të niset drejt Kryeministrisë.

Aty është ngritur një podium dhe pritet të flasin Berisha, deputetët dhe personalitete të tjera.

 

5 MUAJ ME PARE

Aferat e qeverisë, opozita zbret në shesh; mijëra persona mblidhen para Kryeministrisë

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Qytetarët para Kryeministrisë

Opozita protestë kombëtare para Kryeministrisë

Pas skandaleve të njëpasnjëshme që kanë mbërthyer qeverinë, opozita ka zbritur në shesh. Detajet nga dosja “Balluku”, por edhe skandali me hetimet për AKSHI-n, tregojnë se aferat shkojnë në nivelet më të larta të qeverisjes. Madje, në disa biseda përmendet edhe vetë Rama, teksa opozita pretendon se te dosja “AKSHI” dalin edhe familjarë të tij.


Për shkak të të gjitha këtyre skandaleve, opozita vendosi që sot të mos ketë një foltore si ato të zakonshmet, por një protestë kombëtare, duke kërkuar largimin e Edi Ramës. Për opozitën, fajtore nuk është vetëm Balluku, por koka është Rama sepse abuzimet janë bërë me lejen e tij.

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë

Para Kryeministrisë janë mbledhur me qindra qytetarë dhe nga momenti në moment pritet të nisë tubimi. Vetë Berisha pak më parë shkoi në godinën e PD dhe nga aty u nis drejt Kryeministrisë. Aty është ngritur një podium dhe pritet të flasin Berisha, deputetët dhe personalitete të tjera.

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Qytetarët e mbledhur para Kryeministrisë

Në prapaskenë ka pasur zëra se mund të ketë edhe tensione, por akoma nuk ka një skenar të qartë.

Vetë policia ka marrë masa, duke rrethuar Kryeministrinë. Mbi 1.200 efektivë janë në terren, teksa po ashtu në gatishmëri janë edhe autobotet e ujit. Sipas burimeve nga PD, pritet që në protestë të jenë të pranishëm qytetarët nga gjithë Shqipëria.

 

5 MUAJ ME PARE

Një orë nga protesta e opozitës, gjithçka gati në shesh (Foto)

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Foto nga para Kryeministrisë

Duket se gjithçka është gati në shesh për protestën e opozitës. Podiumi është ngritur, ndërkohë që po ashtu është instaluar edhe ndriçimi. Bien në sy edhe disa pankarta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Nga ana tjetër, përreth godinës qeveritare janë vendosur kordonë metalikë. Gjithashtu, edhe hyrja e Kryeministrisë është blinduar, teksa janë hequr edhe zbukurimet festive nga frika se mund të dëmtohen.

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Pas disa foltoreve të mbajtura të hënave, opozita vendosi të mbajë një protestë kombëtare kundër korrupsionit qeveritar. Data u vendos pas vendimit të SPAK për të kërkuar arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, por edhe daljes së detajeve nga dosja, në të cilën del edhe kryeministri Rama.

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Po ashtu, më pas shpërtheu edhe skandali i AKSHI-t, ku edhe aty bëhet fjalë për shumë abuzime dhe opozita pretendon se dalin familjarë të kryeministrit. Për këtë arsye, të gjithë janë ftuar të dalin në shesh. Berisha, në konferencat për shtyp që ka mbajtur, nuk e ka mohuar se sot mund të ketë edhe tensione. Deri tani nuk ka detaje, por policia është përgatitur për dhunë. Flitet se mund të ketë flakadanë dhe hedhje gurësh ndaj Kryeministrisë, por do të duhet të presim edhe afro 1 orë.

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

 

5 MUAJ ME PARE

Protesta e opozitës, policia 'blindon' Kryeministrinë; në gatishmëri edhe autobotet e ujit (Foto)

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë
Policia pranë Kryeministrisë

Çfarë do të ndodhë në protestën e opozitës?

Teksa na ndajnë afro 2 orë nga protesta e opozitës, policia ka zbritur në terren. Opozita ka thirrur një protestë para Kryeministrisë në orën 18.00, në kuadër të skandaleve të qeverisë. Por në prapaskenë ka pasur zëra se protesta mund të jetë e tensionuar dhe për këtë arsye policia ka marrë masa.

Afro 1200 efektivë policie kanë zbritur në terren, përfshirë forcat speciale. Pas Kryeministrisë dhe te Kryesia e Kuvendit janë vendosur autobote me ujë, ndërsa janë vendosur kamera me rezolucion të lartë në Bulevard. Sipas burimeve, policia i ka dhënë opozitës 3 orë kohë për të protestuar.

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Nga ana tjetër efektivët kanë filluar të vendosen përreth Kryeministrisë, teksa është vendosur dhe një kordon metalik. Deri tani PD nuk ka dhënë asnjë detaj nga skenarët që do të ndiqen, por flitet se mund të ketë molotov dhe hedhje të sendeve të forta drejt godinës qeveritare.

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

 

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Opozita zbret në shesh, mijëra qytetarë kërkojnë

Lini një Përgjigje