TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES 6 Janar 2026, 10:55

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në disa qytete; evakuohen 8 familje

Shkruar nga Pamfleti
5 MUAJ ME PARE

Moti i keq, përmbytet burgu i Durrësit

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Moti i keq, përmbytet burgu i Durrësit

Përmbytjet në Durrës kanë përfshirë edhe katin e parë të paraburgimit në qytetin bregdetar.

Të gjithë të paraburgosurit që kanë pasur qelitë në katin e parë janë zhvendosur në të dytin.

Ndërkohë rruga është bllokuar me shirit nga policia pasi është e pamundur të futesh në zonën e ish-Kënetës për shkak të sasisë së ujit.

Atje kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse për të larguar ujin pas rritjes së nivelit të tij si pasojë e motit të keq.

Për të ndjekur situatën nga afër, në vendngjarje ka mbërritur Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose, së bashku me përfaqësues të lartë nga Ministria e Drejtësisë.

Pritet që në orët në vijim të ketë një reagim zyrtar nga Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për të sqaruar gjendjen e të dënuarve dhe masat e marra për sigurinë e institucionit.

5 MUAJ ME PARE

Reshjet e shiut, masivi shtufor bie në rrugë; bllokohet aksi Tepelenë-Gjirokastër

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në

Moti i keq ka shkaktuar problematika në aksin nacional Tepelenë-Gjirokastër në vendin e quajtur "Shkalla e Zezë".

Një masiv shtufor ka rënë në rrugë duke shkaktuar bllokimin e aksit në fjalë. Kjo ka shkaktuar radhë të gjata pritjeje tek automjetet në të dy anët e rrugës.

Në vendngjarje ka shkuar Policia Rrugore dhe punonjësit e firmës kontraktore për të hequr baltën shtufore.

 

5 MUAJ ME PARE

Përmbytje edhe në Vorë, ndërhyjnë automjetet zjarrfikëse për të thithur ujin

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Përmbytje në Vorë

Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në Vorë, ndërsa më herët ishte njoftuar për prezencë të lartë uji në autostradën Tiranë-Durrës.

Nga raportimet mësohet se në Vorë ka një prezencë të lartë të ujit në bllokun e pallateve dykatëshe në rrugën “Unaza”.

Gjithashtu në disa biznese ka pasur një depërtim të ujit, ndërsa një automjet zjarrfikës vijon tërheqjen e ujit.

5 MUAJ ME PARE

Dallgët deri në 7 ballë, anulohen udhëtimet drejt Italisë nga bregdeti i Vlorës

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në

Shqipëria është pushtuar ditën e sotme nga moti i keq, ku situata në shumë qytete dhe fshatra paraqitet shumë problematike.

Për shkak të situatës së krijuar dhe përkeqësimit të kushteve atmosferike, vijon pezullimi i lundrimit detar për të gjitha anijet e vogla dhe peshkarexhat.

Janë anuluar gjithashtu edhe lundrimet drejt Italisë, për shkak të erërave të forta dhe detit me dallgë deri në 7 ballë.

Ndërkohë, Kapiteneria e Portit të Vlorës ka njoftuar mjetet e vogla lundruese, përfshirë tonazhin e lehtë si dhe mjetet e peshkimit, që të qëndrojnë të ankoruara dhe te presin një njoftim të dytë, pasi, sipas parashikimeve, moti është përkeqësuar dhe ekziston rreziku i mbytjes se tyre.

Trageti parashikohet të niset në mbrëmje nga Brindisi drejt Vlorës, dhe kjo varet nga ndryshimi i erës dhe dallgëve.

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq pushton Shqipërinë, Aeroporti i Tiranës paralajmëron udhëtarët: Mund të ketë vonesa

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Foto Ilustruese

Moti i keq ka përfshirë Shqipërinë, duke krijuar bllokime rrugësh, trafik, përmbytje, ndërprerje të energjisë elektrike si dhe anulim të mësimit në disa shkolla. 

Kushtet e përkeqësuara atmosferike kanë ndikuar edhe tek fluturimet. Në një njoftim për pasagjerët, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, njofton se për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, disa fluturime mund të kenë vonesa.

“Për shkak të kushteve të pafavorshme të motit, disa fluturime mund të ndikohen në aspektin e orarit.

Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës vazhdojnë normalisht, me ekipet që punojnë në koordinim të ngushtë për të siguruar shërbime të qeta dhe pa probleme në aeroport.

 Pasagjerët këshillohen të kontrollojnë statusin e fluturimit të tyre dhe të qëndrojnë në kontakt me linjën ajrore për përditësime”, thuhet në njoftim.

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në

5 MUAJ ME PARE

Nga përmbytjet e rrugëve dhe banesave te mbyllja e shkollave; moti i keq kap ‘mat’ strukturat

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Moti i keq shkaton kaos

Lezha dhe Shkodra regjistrojnë sasinë më të madhe të reshjeve në orët e fundit, ndërsa Durrësi është përmbytur...

Moti i keq ka zënë të papërgatitura një pjesë të konsiderueshme të strukturave të bashkive dhe vetë Qeverinë. Edhe pse prej ditësh ishte paralajmëruar se vendi do të përfshihej nga reshje intensive, veçanërisht në disa qytete kryesore, duket se paralajmërimet nuk janë marrë me seriozitet.

Ministri i Mbrojtjes ka thirrur Komitetin e Emergjencave Civile në një mbledhje të posaçme, për të bërë një vlerësim të situatës dhe për të përgatitur reagimin në orët në vijim.

Në shumë zona të vendit, rrugët janë kthyer në përrenj, ndërsa banesa janë përmbytur. Në Durrës është pezulluar mësimi për shkak të gjendjes së rënduar, ndërsa qyteti bregdetar i ngjan Shkodrës së dikurshme – që përmbytej sa herë ka reshje intensive dhe shkarkime nga hidrocentralet mbi Drin.

Në disa akse rrugore janë raportuar rrëshqitje dherash dhe gurësh, ndërsa prania e ujit ka bërë të vështirë qarkullimin e mjeteve. Policia e Shtetit njoftoi për devijim trafiku në segmentin Tiranë–Durrës për shkak të përmbytjeve.

Në qarkun e Gjirokastrës po regjistrohen reshje të dendura dhe erëra të forta. Probleme janë evidentuar në aksin Tepelenë–Gjirokastër, ku ka rënie inertesh dhe qarkullimi bëhet vetëm me një korsi.

Në Vlorë, reshjet janë me intensitet të ulët, por ka pasur ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike në bashkinë Finiq dhe disa zona periferike. Furnizimi me ujë të pijshëm dhe sistemet hidrike janë në funksion të rregullt.

Në Kukës, reshjet me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e qarkut, por akset nacionale janë aktualisht të qarkullueshme.

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në

Durrësi

Edhe pse sipas të dhënave zyrtare Durrësi nuk ka patur nivelin më të lartë të reshjeve, situata në terren është ndër më të rëndat. Qyteti dhe zonat përreth kanë përjetuar përmbytje të rënda, ndërprerje të energjisë dhe vështirësi në funksionimin e bizneseve dhe institucioneve.

Janë raportuar rreth 10 familje të evakuuara, kryesisht në zonat e Nish Tullës dhe Kavaleshencës. Prefektura e Durrësit u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes të shtuar.

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në

Lezha

Edhe në qarkun e Lezhës situata është përkeqësuar. Mësimi është pezulluar në dy shkolla, ndërsa sipas të dhënave zyrtare, rreth 20% e territorit të Bashkisë Lezhë është nën ujë.

Kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, deklaroi se lumenjtë janë fryrë nga prurjet e larta dhe ka prezencë uji në toka bujqësore, por deri më tani nuk raportohet përmbytje të banesave.

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në

Shkodra

Në qarkun e Shkodrës janë evakuuar 15 familje në Malësinë e Madhe për shkak të përmbytjeve. Hidrovoret po furnizohen normalisht me energji elektrike. Ndërkohë, për shkak të rritjes së prurjeve në Drin, kanë nisur shkarkime të kontrolluara nga HEC Koman dhe HEC Vau i Dejës, me një prurje aktuale prej 700 m³/sek.

Komisioni i Emergjencave Civile është në kontakt të vazhdueshëm me KESH-in për monitorimin e situatës, dhe deri tani nuk raportohen probleme serioze në argjinatura apo kanale kulluese. Megjithatë, lumi Gjadër ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në lagjen “Kapedani”.

Fshati Flakë vijon të jetë i izoluar për shkak të përmbytjeve nga përroi i zonës. Probleme me furnizimin me energji elektrike janë shënuar në zonat Kelmend dhe Shkrel në Malësi të Madhe.

Apeli nga Policia

Policia e Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar, duke bërë apel për kujdes maksimal në rrugë për shkak të reshjeve intensive që kanë vështirësuar qarkullimin në disa segmente.

Janë bërë devijime për automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, rekomandohet përdorimi i rrugës së Plepave për në Ndroq dhe më pas Rruga Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë.

Në Durrës, kalimi rekomandohet të bëhet nga rruga e Universitetit drejt Spitallës, për të shmangur zonën e përmbytur pranë karburantit në hyrje të qytetit.

Policia Rrugore dhe patrullat janë në terren për të lehtësuar qarkullimin dhe për të ndihmuar qytetarët. Apelohet që të shmangen lëvizjet e panevojshme dhe të ndiqen me përpikëri udhëzimet e forcave të rendit. /Pamfleti/

 

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq/ 'Paralizohet' qarkullimi në autostradën Tiranë-Durrës; qytetarët bllokohen në trafik 

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Situata në autostradë n Tiranë-Durrës

Moti i keq ka përfshirë disa qytete të vendit, duke krijuar përmbytje, vështirësi në qarkullim, ndërprerje të energjisë elektrike si dhe anulim të mesimit. 

Autostrada Tiranë-Durrës është përmbytyr nga reshjet e shiut, duke krijuar trafik të dendur. 

Qytarët janë bllokuar për orë të tëra në trafik, teksa pak më herët mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit paralajmëroi qytetarët  që të tregohen të kujdesshëm nëse do të lëvizin në këtë aks rrugor, i cili është mbuluar i gjithi nga uji.

Një furgon ka mbetur i bllokuar në anë të rrugës, në pamundësi të lëvizë dhe në pritje të karrotrecit, ndërkohë që edhe disa autoambulanca kanë mbetur në trafik.

Për shkak të rrezikut të lartë, ka një devijim të lëvizjes. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë. Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë.

 

5 MUAJ ME PARE

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në disa qytete; evakuohen 8 familje

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Foto nga përmbytjet



5 MUAJ ME PARE

Moti i keq, bllokohet qarkullimi në Elbasan

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Foto ilustrim

Moti i keq vijon të sjellë problematika në vendin tonë.

Aksi rrugor Elbasan–Gjinar po përballet me vështirësi në qarkullim mëngjesin e sotëm si pasojë e prezencës së madhe të ujit dhe dherave përgjatë gjithë rrugës.

Në disa segmente, rrjedhjet e ujit dhe depozitimi i dherave kanë bërë kalimin e automjeteve të rrezikshëm, duke detyruar drejtuesit të udhëtojnë me shpejtësi të ulët dhe kujdes të shtuar.

Kjo situatë ka ndikim të drejtpërdrejtë në njësinë bashkiake Gjinar, e cila përfshin fshatrat Lleshan, Gjinar, Valesh, Pashtresh, Derstile, Llukan, Sterstan, Xibresh, Maskarth, Kaferr dhe Pobrat. Banorët e këtyre zonave dhe drejtuesit e mjeteve që përdorin këtë aks rrugor po hasin vështirësi të përditshme për lëvizje dhe transportimin e shërbimeve bazë.

Autoritetet lokale pritet të ndërhyjnë për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit, por deri në atë moment, drejtuesit e automjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar, sidomos në orët me reshje të shiut ose gjatë natës.

 

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq/ Lumi Gjadër del nga shtrati, disa zona në Malësinë e Madhe e Shkodër pa energji elektrike

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në

Në Lezhë, prurjet nga përrenjtë e lumenjtë janë shtuar në sasi të konsiderueshme por deri tani nuk janë konstatuar probleme.

Niveli i ujit nga Ura e Vjetër e Bunës është poshtë kuotës së rrezikut, po ashtu edhe nga lumenjtë Drin, Kir, Gjadër pavarësisht se kanë shtuar prurjet. Situata paraqitet e qëndrueshme edhe në rezervuarin Shtodër.

Hidrovoret Vilun e Cas janë në funksion me nga 5 pompa e në gatishmëri për funksionim me kapacitet të plotë.

Në Malësinë e Madhe, vijojnë reshjet e shiut me intensitet mesatar. Fshati Flakë vijon të jetë i bllokuar si pasojë e prurjeve të Përroit. Furnizimi me energji elektrike paraqitet problematik në disa zona, kryesisht në Kelmend e Shkrel.

Në Vaun e Dejës, lumi Gjadër ka dalë nga nga shtrati, duke shkaktuar rritje të nivelit të ujit në lagjen “Kapedani”.

Në Fushë-Arrëz ka shkarje dherash dhe rënie gurësh në disa rrugë autorurale.

Në Shkodër nuk ka problematika në qarkullimin rrugor, por rezultojnë pa energji elektrike Postriba dhe Kelmendi, për të cilat po punohet.

5 MUAJ ME PARE

Nis shkarkimi i kontrolluar nga HEC Koman e Vau i Dejës; Shkodra pa probleme, Rama publikon pamjet (Video)

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Shkarkimi nga HEC-et

Si pasojë e rritjes së prurjeje në kaskadën e Drinit, ka nisur shkarkimi i kontrolluar nga HEC-et e Komanit dhe Vau të Dejës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet, ndërsa në një postim në rrjetin social, shkruan se aktualisht po shkarkohet një sasi prej 700 m³/sekondë, përveç prodhimit, shkarkime këto të monitoruara dhe të menaxhuara nga specialistët e hidrocentraleve.

“Bashkia Shkodër është në koordinim të vazhdueshëm me KESH për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e çdo rreziku të mundshëm për zonat e territorit të bashkisë, ndërsa deri në këto momente nuk është evidentuar asnjë problematikë”, shkruan Rama.

Situata po monitorohet pasi shkarkimi i ujrave nga HEC-et më parë kanë krijuar probleme në Shkodër, duke përmbytur zona të qytetit.

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq në vend, rrezik për rënie gurësh në Qarkun Kukës 

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në

Reshjet e shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë të gjithë territorin e Qarkut Kukës. Si pasojë, në disa segmente të akseve rrugore nacionale është evidentuar rrezik nga rënia e gurëve dhe materialeve inerte. 

Situata më e theksuar sipas Prefekturës Kukës është konstatuar në akset rrugore nacionale të Bashkisë Tropojë, konkretisht në rrugën Bajram Curri–Valbonë, ku janë regjistruar rënie gurësh dhe vërshime uji në disa segmente të saj.

Ekipet e subjekteve kontraktore kanë qenë në terren gjatë gjithë kohës, duke ndërhyrë për pastrimin dhe mirëmbajtjen e rrugës, veçanërisht në segmentet më problematike të aksit Bajram Curri–Valbonë.

Aktualisht, qarkullimi në këtë aks rrugor, si dhe në të gjitha akset e tjera rrugore nacionale në Qarkun Kukës, zhvillohet normalisht. Sipas raportimeve nga bashkitë Kukës, Has dhe Tropojë, nuk ka situata emergjente apo problematika të shtuara. Furnizimi me energji elektrike në Qarkun Kukës është pothuajse i plotë, me përjashtim të 16 abonentëve në Njësinë Administrative Tropojë e Vjetër, Bashkia Tropojë.

Prefektura Kukës njofton se strukturat përgjegjëse vijojnë të jenë në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe janë të gatshme të ndërhyjnë menjëherë në rast të përkeqësimit të kushteve apo shfaqjes së problematikave të reja, në bashkëpunim me emergjencat civile të tre bashkive të qarkut. 

5 MUAJ ME PARE

Rrugët si lumenj, çfarë ndodh në Durrës si pasojë e reshjeve (Video)

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Rruget e permbytura ne Durres

Durrësi është një nga qytetet më të goditura si pasojë e motit të keq, ndërsa rrugët janë shndërruar në lumenj.

Video e mëposhtme tregon një nga rrugët e qytetit bregdetar, e mbuluar tërësisht nga uji. Pamjet po bëjnë xhiro në rrjetet sociale, ndërsa Bashkia e Durrësit duket tërësisht jashtë loje për të pasur situatën nën kontroll.

Betonizimi, mungesa e investimeve apo paaftësia, e kanë kthyer qytetin e Durrësit në një nga më të rrezikuarit, sa herë që ka reshje.

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq përfshin vendin, makinat 'zhyten' nën ujë në Durrës; automjeti bie në kanal në Vlorë 

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Automjeti i përmbysur në kanal në Vlorë

Moti i keq ka përfshirë disa qytete të Shqipërisë, duke sjellë përmbytje, vështirësi në qarkullim dhe ndërprerje të mësimit në disa shkolla.

Lagjja 18 në Durrës është përmbytur për shkak të motit të keq. Nga pamjet shihet vështirësia në qarkullim e automjeteve pasi uji ka arritur në nivel të lartë.

Automjetet shihen të zhytura në ujë, të paktën deri në gjysmën e tyre. Lëvizja është e mundur vetëm me automjete të larta.

Në Vlorë, një automjet tip “Ford” ka rënë në kanalin e Siavit. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Makinat 'nën ujë' në Durrës

 

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq, përmbyt rrugët; Akset rrugore ku devijohet lëvizja e mjeteve

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Rrugë e përmbytur

Moti i keq ka krijuar probleme në disa nga zonat e vendit, ku reshjet e shumta kanë përmbytur akset rrugore, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Në rrugën interurbane që lidh Tiranën me Durrësin, në zonën pranë karburantit në hyrje të Durrësit, ka prezencë të lartë të ujit në të dyja anët e lëvizjes, gjë që e bën të pamundur qarkullimin normal të mjeteve.

Policia Rrugore njofton se për të shmangur trafikun dhe aksidentet, Policia Rrugore njofton se do të devijohet lëvizja si më poshtë:

???? Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga “Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë”.

???? Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën “Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë”.

Policia apelon për drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, të tregojnë kujdes maksimal gjatë lëvizjes, të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë dhe të zbatojnë sinjalistikën rrugore.

Shërbimet e Policisë Rrugore dhe Patrullat e Përgjithshme po marrin masa për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe për të ndihmuar drejtuesit e mjeteve.

5 MUAJ ME PARE

Reshje të dendura shiu në Kurbin, përmbyten tokat bujqësore; ndërpritet mësimi në shkolla

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Tokat bujqësore të përmbytura

Reshjet e dendura të shiut gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm kanë sjellë probleme në zonën e Kurbinit.

Disa hektarë tokë bujqësore janë nën ujë, konkretisht pranë mbikalimit të Patokut në autostradë.

Në fshatin Adriatik, disa hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit si dhe disa banesa janë të rrethuara nga uji. Në fshatin Fushë Mamurras është ndërprerë mësimi.

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë problematika edhe në disa zona të qytetit të Lezhës.

 

 

 

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq 'paralizon' Shqipërinë, anulohet mësimi në disa shkolla

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në

Ndërkohë, për shkak të prezencës së ujit në ambientet e jashtme, është pezulluar procesi mësimor në shkollën 9-vjeçare “Kosova” dhe "Gjergj Fishta",

Moti i keq që ka përfshirë vendin tonë ka shkaktuar probleme në disa qytete, ku më e rëndë situata shfaqet në Durrës dhe në Lezhë.

Në Durrës, situata më problematike paraqitet në zonën rreth stadiumit, Spitallë dhe NISH Tulla, ku reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar përmbytje masive. Ndërkohë, në të gjithë qarkun e Durrësit është pezulluar procesi mësimor, ndërsa oborri i universitetit Aleksandër Moisiu është nën ‘pushtetin’ e ujit.

Në Lezhë, kanalizimet nëntokësore nuk e përballuan nivelin e lartë të prurjeve, duke sjellë përmbytje në lagjen “Besëlidhja”. Situata më problematike u paraqit në blloqet e banimit "11 janari" dhe "11.2 hektarë", ku niveli i ujit arriti në disa centimetra, duke bllokuar hyrjet e pallateve dhe vështirësuar lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve.

Ndërkohë, për shkak të prezencës së ujit në ambientet e jashtme, është pezulluar procesi mësimor në shkollën 9-vjeçare “Kosova” dhe "Gjergj Fishta", ndërsa prurjet e shumta të Lumit Drin kanë përmbytur shtetëroren në lagjen "Skëndërbeg".

Reshjet dhe prurjet e paparashikueshme nga lumenjtë anësorë kanë rritur gjithashtu nivelin e ujit në hidrocentralet e kaskadës së Drinit. Vijojnë shkarkimet e ujit nga hidrocentralet e Komanit dhe të Vaut të Dejës.

Aktualisht sipas të dhënave nga Bashkia Shkodër dhe Shtabi i Emergjencave në Prefekturë, nuk ka rrezik për përmbytje. Hidrocentrali i Fierzës ndodhet aktualisht në kuotën 280 metra, nga 296 metra që është kapaciteti maksimal i lejuar, duke vijuar operimin në parametra të kontrolluar.

Ndërkohë, në Bashkinë Kurbin reshjet kanë qenë intensive gjatë gjithë natës, me intensitet mesatar dhe herë-herë të lartë, të shoqëruara me vetëtima. Deri tani, është raportuar vetëm një rast i përmbytjes së një familjeje në Milot, ndërsa kanalet janë në kuota të larta dhe punonjësit e emergjencës po monitorojnë situatën. Në fshatin Adriatik, disa hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit si dhe disa banesa janë të rrethuara nga uji. Në fshatin Fushë Mamurras është ndërprerë mësimi.

Në Bashkinë Mirditë reshjet kanë qenë intensive, por deri tani nuk ka problematika serioze për banesat. Lumi Zalli Zmesë pranë qytetit është rritur, por nuk ka rrezik për përmbytje, ndërsa disa zona periferike të Rrëshenit po përballen me mungesë energjie.

Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme serioze në rrugën nacionale Burrel–Skuraj. Si pasojë e motit të keq, gurë dhe inerte kanë përfunduar në asfalt, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Rrëshqitje masive janë regjistruar në afërsi të urës së Ulzës, si dhe pranë sektorit C, ndërsa problematika të ngjashme janë konstatuar edhe në segmente të tjera të kësaj rruge. 

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq, rrëshqitje gurësh e inertesh në aksin Burrel-Skuraj

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në

Moti i keq ka krijuar probleme në qarkullimin e mjeteve në disa nga akset rrugore të vendit.

Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, në rrugën nacionale Burrel–Skuraj, ka pasur rrëshqitje gurësh dhe inertesh, duke krijuar rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Rrëshqitje masive janë regjistruar në afërsi të urës së Ulzës, si dhe pranë sektorit C, ndërsa problematika të ngjashme janë konstatuar edhe në segmente të tjera të kësaj rruge.

Gjatë orëve të natës, qarkullimi është zhvilluar vetëm në një krah, pasi aksi nga Burreli në drejtim të Milotit ka qenë i bllokuar në disa segmente, duke vështirësuar ndjeshëm lëvizjen e mjeteve.

Ky segment rrugor mbetet problematik sa herë ka reshje shiu, për shkak të rrëshqitjes së vazhdueshme të gurëve nga shpati i malit.

Mungesa e sinjalistikës, e mbrojtëseve anësore dhe gjendja e amortizuar e rrugës me gropa të shumta e rrit edhe më shumë rrezikun për drejtuesit e automjeteve.

Një devijim i vogël nga rruga mund të ketë pasoja të rënda, pasi ekziston rreziku i përfundimit të mjetit në Liqenin e Shkopetit.

Situata përkeqësohet edhe nga vërshimi i ujërave ne rrugë, si dhe në tunelin e Shkopetit, çka e bën qarkullimin edhe më të vështirë.

Aktualisht, firma e mirëmbajtjes rrugore ndodhet në terren dhe po punon për pastrimin e gurëve dhe inerteve nga rruga, ndërsa drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë aks.

 

5 MUAJ ME PARE

Reshjet e shiut 'paralizojnë' Durrësin, uji depërton në hyrjet e pallateve dhe bizneseve

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Foto nga reshjet e shiut në Durrës

Reshjet e dendura të shiut me intensitet të lartë kanë përfshirë qytetin e Durrësit këtë të martë duke shkaktuar përmbytje të shumta dhe vështirësi në qarkullim.

Si pasojë, disa akse rrugore janë mbuluar nga uji, duke u bërë tërësisht të pakalueshme për automjetet dhe këmbësorët.

Edhe në shëtitoren e Vollgës rrugët janë të mbuluara nga uji duke e bërë të pakalushme për qytetarët.

Në disa zona, uji ka depërtuar në hyrjet e pallateve dhe bizneseve buzë rrugës.

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në

 

5 MUAJ ME PARE

Moti i keq shkakton probleme në Lezhë, përmbyten disa lagje

Reshjet e shiut 'pushtojnë' Shqipërinë, kaos në
Foto Ilustrim

Moti i keq dhe reshjet e dendura të shiut që kanë rënë gjatë natës kanë sjellë problematika në disa zona të qytetit të Lezhës.

Më problematike paraqitet situata në lagjen “Besëlidhja”, si edhe në disa hyrje shkollash, ku niveli i ujit ka arritur disa centimetra, duke vështirësuar qarkullimin e këmbësorëve dhe mjeteve.

Grumbullimi i ujit është si pasojë e reshjeve intensive, ndërkohë që nuk raportohen dëme. Megjithatë, situata ka krijuar shqetësime për banorët dhe prindërit e nxënësve.

Autoritetet lokale bëjnë me dije se kjo problematikë pritet të marrë zgjidhje përfundimtare me përmbylljen e projektit të rehabilitimit të rrjetit të ujërave të bardha dhe të zeza, i cili po zbatohet prej disa muajsh në qytetin e Lezhës dhe synon përmirësimin e menaxhimit të përmbytjeve në raste reshjesh intensive.

 

reshjet e shiut shqiperine kaos ne disa qytete

Lini një Përgjigje