TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES22 Mars 2026, 19:13

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës dhe bllokim trafiku, PD marshim protestë në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti
2 MUAJ ME PARE

Sali Berisha nuk ndihet mirë, rrethohet nga truprojat; marshimi ndalet për disa minuta

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës
Berisha i rrethur nga turma

Berisha dyshohet se është ndier keq pas gazit lotsjellës dhe sprait djegës...

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nuk është ndier mirë gjatë zhvillimit të protestës së sotme në Tiranë, pas përplasjeve me policinë dhe përdorimit të gazit lotsjellës.

Pas marshimit të protestuesve në disa rrugë të kryeqytetit, tensionet janë shënuar pranë zonës së RTSH-së, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë duke përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës
Berisha me sytë e skuqur nga gazi

Në këtë moment, sipas burimeve në terren, Berisha është larguar nga turma dhe është drejtuar drejt rrugës pranë banesës së tij. Dyshimet se ai është sulmur me sprai në fytyrë. 

Ai është parë duke qëndruar në hyrje të një lokali në atë zonë, i rrethuar nga truprojat dhe mbështetësit, të cilët nuk kanë lejuar afrimin e gazetarëve dhe filmimin nga afër.

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës

Ka dyshime se lideri i opozitës mund të jetë ndier keq si pasojë e gazit të përdorur gjatë përplasjeve, megjithatë nuk ka një konfirmim zyrtar mbi gjendjen e tij shëndetësore. Paraprakisht protesta ndaloi për afro 10-15 minuta. Më pas kreu i PD u përmirësua dhe turma vijoi marshimin.  

2 MUAJ ME PARE

Protestuesit dalin nga mbrapa Kryeministrisë, policia i sulmon me ujë dhe gaz lotsjellës

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës

Protesta e Partisë Demokratike është zhvendosur në disa akse kryesore të Tiranës, ku turma e protestuesve ka marshuar nëpër rrugët e kryeqytetit pas grumbullimit fillestar para Kryeministrisë.

Protestuesit kanë lëvizur drejt zonës së ish-Bllokut, duke kaluar nëpër Sheshin “Willson” dhe në afërsi të stadiumit “Air Albania”, ndërsa situata ka qenë dinamike me lëvizje të vazhdueshme të turmës.

Gjatë kalimit pranë RTSH janë regjistruar tensione, ku policia ka ndërhyrë për të shpërndarë protestuesit duke përdorur autobotë uji dhe gaz lotsjellës.

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të rendit kanë qenë të përsëritura në disa momente, ndërsa turma ka vijuar lëvizjen në grup në rrugë të ndryshme të qytetit.

Situata mbetet e tensionuar dhe në zhvillim, ndërsa forcat e policisë vijojnë të ndjekin nga afër lëvizjet e protestuesve në zona të ndryshme të kryeqytetit.

2 MUAJ ME PARE

PD marshim nëpër rrugët e Tiranës, turma rikthehet në bulevardin "Dëshmorët e Kombit"

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës

Protestuesit e Partisë Demokratike kanë ndryshuar drejtim duke marshuar drejt Presidencës, pasi hasën dy bllokada të vendosura nga Policia e Shtetit gjatë marshimit në Tiranë. Ata i janë rikthyer bulevardit "Dëshmorët e Kombit".

Fillimisht, tubuesit tentuan të marshonin në drejtim të Drejtorisë së Policisë Tiranë, por u ndaluan nga kordone policore që bllokuan avancimin e tyre. Më pas, një tjetër bllokadë u vendos edhe pranë zonës së ish-Bllokut, duke mos lejuar afrimin e protestuesve drejt vilës së ish-diktatorit Enver Hoxha.

Protesta e opozitës nisi përpara godinës së Kryeministrisë, ku që në momentet e para u shoqërua me tensione. Një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të godinës së qeverisë, ndërsa policia ndërhyri me gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën.

Më pas, protesta u shndërrua në marshim në disa pika të kryeqytetit, duke përfshirë selinë e Partisë Socialiste dhe zona të tjera institucionale, ku janë raportuar incidente sporadike dhe përplasje me forcat e rendit.

Lëvizja e protestuesve në disa akse të qytetit dhe ndryshimi i vazhdueshëm i itinerarit tregojnë një protestë dinamike, e shoqëruar me tensione dhe ndërhyrje të policisë në pika kyçe.

Devijimi drejt Presidencës vjen pas pamundësisë për të avancuar në dy prej objektivave të mëparshëm të marshimit, duke zhvendosur fokusin e tubimit drejt një institucioni tjetër qendror.

2 MUAJ ME PARE

Simbolika e veçantë në protestën e PD: Ngrihet flamuri gjerman, zhduket ai amerikan

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës
Flamuri gjerman në protestën e PD

Protesta e sotme e Partisë Demokratike në Tiranë është shoqëruar me një simbolikë të pazakontë krahasuar me tubimet e mëparshme, ku në turmë kanë munguar flamujt amerikanë dhe kanë dominuar ato të Bashkimit Europian, Gjermanisë dhe Shqipërisë.

Ndryshe nga protestat e tjera, ku flamuri i SHBA-ve ka qenë pothuajse gjithmonë i pranishëm, këtë herë ai mungon plotësisht, ndërsa për herë të parë është vënë re në mënyrë të dukshme flamuri gjerman.

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës

Kjo zgjedhje po lexohet në kontekstin politik të zhvillimeve të fundit. Gjermania konsiderohet si një nga vendet që ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj qeverisë shqiptare, veçanërisht në raport me procesin e negociatave, të cilat janë përballur me bllokime dhe rezerva të përsëritura lidhur me çështje të sundimit të ligjit dhe përplasjet me drejtësinë.

Nga ana tjetër, mungesa e flamurit amerikan vjen në një moment kur nuk ka pasur reagim publik nga SHBA për çështje të debatit të brendshëm, përfshirë edhe rastin e mosheqjes së imunitetit të zëvendëskryeministres Belinda Balluku, një çështje që ka qenë në fokus të opozitës.

Në këtë kuadër, simbolika e përdorur në protestë shihet si një mesazh politik, ku theksi vendoset te raportet me Europën dhe veçanërisht me Gjermaninë, ndërsa vihet re një distancim nga referencat e zakonshme ndaj SHBA-ve.

2 MUAJ ME PARE

Pas selisë së PS, protestuesit marshojnë drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës

Pas tensioneve në Ministrinë e Brendshme dhe në selinë e PS, tubuesit kanë marshuar drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë.

Në kryqëzimin afër godinës, forcat e policisë janë vendosur në formë kordoni për të mos lejuar kalimin e tubuesve drejt institucionit, duke ndalur avancimin e tyre. Më pas, tubuesit kanë marshuar drejt zonës së ish-bllokut, "Vila 31".

Protesta e organizuar nga Partia Demokratike ka nisur me tensione të menjëhershme përpara godinës së Kryeministrisë në Tiranë. Sapo lideri i PD-së, Sali Berisha, së bashku me drejtues dhe mbështetës mbërritën në shesh, pas disa thirrjeve me megafon, një pjesë e protestuesve hodhën molotovë dhe fishekzjarre në drejtim të godinës së qeverisë.

Në përgjigje, forcat e policisë ndërhynë duke përdorur gaz lotsjellës dhe autobotë me ujë për të shpërndarë turmën dhe për të neutralizuar situatën.

Pas përplasjeve fillestare, tensione u raportuan edhe pranë Ministrisë së Brendshme dhe selisë së Partisë Socialiste, ku protestuesit janë përfshirë në incidente të tjera gjatë lëvizjes në qytet.Lëvizja e protestuesve ka zgjeruar perimetrin e tubimit përtej institucioneve qendrore, duke përfshirë edhe akse kryesore të kryeqytetit. 

2 MUAJ ME PARE

Pas Kryeministrisë dhe Ministrisë së Brendshme, protestuesit e opozitës zhvendosen para selisë së PS-së

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës

Pas sulmit me molotovë dhe fishekzjarre ndaj godinës së Kryeministrisë dhe Minsitrisë së Brendshme, protestuesit e opozitës e kanë zhvendosur tubimin para selisë së Partisë Socialiste.

Selia e PS-së ishte e rrethuar me policë gjë që e bëri të pamundur afrimin e tyre pranë godinës. Megjithatë kjo nuk i ndaloi protestuesit të hedhin molotovë para oborrit të selisë së PS-së. Pas këtij përshkallëzimi polciia ndërhyri me autobota dhe gaz lotsjellës gjë që bëri që protestuesit të zhvendosen sërish. 

Kujtojmë se pas përshkallëzimit të situatës para Kryeministrisë, një pjesë e turmës është larguar dhe është drejtuar në grup drejt Ministrisë së Brendshme. Edhe në këtë zonë janë shënuar incidente, ku protestues kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të godinës dhe kordonit policor.

Në përgjigje, Policia e Shtetit ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të rimarrë kontrollin e situatës.

2 MUAJ ME PARE

Tensionet zhvendosen pranë Ministrisë së Brendshme, molotovë dhe gaz lotsjellës (Video)

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës

Tensionet e protestës së Partisë Demokratike janë zhvendosur nga Kryeministria drejt Ministrisë së Brendshme, ku janë regjistruar përplasje të reja mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Pas përshkallëzimit të situatës para Kryeministrisë, një pjesë e turmës është larguar dhe është drejtuar në grup drejt Ministrisë së Brendshme, duke ndryshuar kështu fokusin e përplasjes në një tjetër pikë të rëndësishme institucionale.

Edhe në këtë zonë janë shënuar incidente, ku protestues kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të godinës dhe kordonit policor, duke rritur tensionin në terren.

Në përgjigje, Policia e Shtetit ka reaguar duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të rimarrë kontrollin e situatës, ndërsa forcat e rendit kanë shtuar praninë në zonë.

2 MUAJ ME PARE

Mbyllet tubimi para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin rrugëve të Tiranës!

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës

Protesta e opozitës para Kryeministrisë është mbyllur brenda pak minutave. Pas hedhjes së molotovëve në drejtim të godinës së Kryeministrisë, protestuesit janë zhvendosur nga Bulevardi ‘Dëshmorët e Kombit’.

Berisha dhe deputetët e tjerë të PD-së, nisën marshimin rrugëve të Tiranës, me protestuesti që po i ndjekin nga pas.

Ndërkohë që nuk ka ende një ide të qartë se ku do të jetë stacioni i radhës ku do të zhvendosen protestuesit, policia ka marrë masa për të siguruar institucionet si Kuvendi, Kryeministria dhe Selia e PS-së. Gjithashtu është siguruar edhe ish-vila e diktatorit Enver Hoxham në zonën e ish-bllokut.

 

2 MUAJ ME PARE

Tensionet para Kryeministrisë, policia "mbyt" me gaz lotjesllës protestuesit (Video)

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës

Tensione janë shënuar mbrëmjen e sotme para Kryeministrisë, ku protesta e Partisë Demokratike është shoqëruar me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Sipas zhvillimeve në terren, një pjesë e protestuesve kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të godinës së Kryeministrisë dhe kordonit policor, duke rritur ndjeshëm tensionin në zonë.

Në përgjigje, Policia e Shtetit ka ndërhyrë duke përdorur gaz lotsjellës në mënyrë masive për të shpërndarë turmën, ndërsa në terren janë aktivizuar edhe autobotë uji për të larguar protestuesit nga perimetri i sigurisë.

Situata para Kryeministrisë paraqitet e tensionuar, me lëvizje të vazhdueshme të protestuesve dhe ndërhyrje të përsëritura të forcave të rendit për të mbajtur nën kontroll zonën.

Protesta vjen pas thirrjes së Partisë Demokratike për mobilizim në kuadër të asaj që e cilëson si aksion opozitar kundër qeverisë, ndërsa autoritetet kishin paralajmëruar më herët masa të shtuara sigurie për të parandaluar incidente.

2 MUAJ ME PARE

Protesta e 6-të kombëtare, PD kërkon dorëheqjen e kryeministrit!

Minutë pas minute/ Molotovë, fishekzjarrë, gaz lotsjellës
Protesta e PD

PD zbret sërish në shesh kundër qeverisë, blindohen institucionet, selia e PS dhe Vila 31...

Ka nisur protesta e PD para Kryeministrisë.  Opozita mban sot në Tiranë protestën e saj të gjashtë kombëtare, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Qindra qytetarë janë mbledhur para Kryeministrisë, ndërkohë kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka dalë nga selia blu dhe është nisur në këmbë drejt bulevardit ku po zhvillohet protesta, ndërsa pritet t’i bashkohet turmës në vijim të tubimit. Lëvizja e tij drejt protestës vjen në një moment kur opozita ka intensifikuar thirrjet për pjesëmarrje dhe përshkallëzim të aksionit politik.

Kjo protestë zhvillohet në një klimë të tensionuar, pas tubimit të fundit që degjeneroi në përplasje mes protestuesve dhe policisë, ku u shënuan edhe episode të përdorimit të molotovëve pranë institucioneve shtetërore. Ngjarjet e protestës së kaluar kanë diktuar një prani të shtuar të forcave të rendit dhe masa më të forta sigurie për tubimin e sotëm.

Rreth 1500 efektivë policie janë angazhuar në terren për të garantuar rendin dhe sigurinë, ndërsa forca të shumta janë shpërndarë në disa pika të konsideruara sensitive në kryeqytet. Prani e shtuar policore është vendosur pranë ish-Vilës 31, rezidencës së dikurshme të Enver Hoxhës, e cila ishte një nga zonat ku u regjistruan tensione gjatë protestës së kaluar.

Ndërkohë, institucione kyçe si Kryeministria dhe Kuvendi janë rrethuar me gardhe metalike, ndërsa masa të ngjashme sigurie janë marrë edhe pranë selisë së Partisë Socialiste. Këto masa synojnë të parandalojnë çdo tentativë për depërtim apo përshkallëzim të situatës gjatë zhvillimit të tubimit.

Protesta po zhvillohet pa podium për mbajtjen e fjalimeve, duke ndjekur të njëjtin format si tubimi i mëparshëm, çka sugjeron një formë më të lirë organizimi në terren dhe një fokus më të madh te pjesëmarrja e protestuesve.

Autoritetet kanë paralajmëruar gjithashtu kufizime të qarkullimit në disa akse kryesore të Tiranës, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po zhvillohet protesta dhe të distancohen nga çdo akt i mundshëm i dhunshëm.

Mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet protesta në orët në vijim dhe nëse tubimi do të shoqërohet me incidente, në një situatë ku tensionet politike mbeten të larta.

 

Lini një Përgjigje