TAGS-AT E JAVËS

LIVE UPDATES14 Prill 2026, 17:43

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i gjithë pallati; 11 të lënduar

Shkruar nga Pamfleti
1 MUAJ ME PARE

"Zjarri është neutralizuar i gjithi", Prefekti i Tiranës: Po marrim masa për strehimin e qytetarëve të mbetur jashtë!

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Shkëlqim Hajdari

Prefekti i Tiranës, Shkëlqim Hajdari ka deklaruar se zjarri që përfshiu pallatin në Tiranë është vënë në kontroll.  Hajdari tha se është evakuuar edhe një tjetër person i moshuar, i cili ndodhej në pallatin pranë.

Ai gjithashtu shpjegoi se ngjarja është në zhvillim e sipër, megjithatë të gjitha forcat, zjarrfikësja, FNSH, zjarrfikës janë në gatishmëri.

“Një operacion shumë i vështirë. Nuk kemi viktimë. Kemi të dëmtuar me djegie dhe dëmtime të karakterit jo të rëndë. Janë nxjerrë disa banorë të pamundur nga gjendja shëndetësore. Para 10 minutash u evakuua një person i moshuar. Për të qetësuar të gjithë opinionin publik zjarri është vënë nën kontroll. Por operacioni do të vazhdojë deri në fund, kur të neutralizohet i gjithë zjarri”, tha më tej ai.

Më tej theksoi se ka urdhëruar Bashkinë e Tiranës dhe emergjencat civile për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur.

“Unë jam prefekti i qarkut të Tiranës dhe dal përpara jush jo për të bërë politikë. Shteti është këtu.”, tha ai.

1 MUAJ ME PARE

Zjarri që shkrumboi pallatin, Brataj jep detaje: Në total 11 pacientë të prekur, një person me djegie 15 %!

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka dhënë detaje lidhur me situatën e ndodhur në Tiranë, ku një pallat, pranë QSUT u përfshi nga zjarri.

Flakët shkaktuan dëme kolosale, ndërsa 11 persona u transportuan në urgjencë. Brataj theksoi se një person është i shtruar me djegie 15 %!

“Janë 11 në total. 6 janë shtruar. 4 tek toksikologjia, një është tek urgjenca. I vetmi person i shtruar për djegie, me djegie 15%, jashtë rrezikut për jetën. Është një grua rreth të 50-tat. Në këtë moment nuk kemi asnjë kod të kuq apo rrezik për jetën. Ka edhe nga zjarrfikësit, por nuk e di numrin e saktë për momentin që t’jua them”,- tha Brataj.

 

1 MUAJ ME PARE

Vijon prej 4 orësh zjarri pranë QSUT, disa apartamente ende në flakë (Foto/Video)

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Vijon zjarri

Zjarri i rënë në një pallat pranë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë vijon prej më shumë se katër orësh, ndërsa disa apartamente mbeten ende të përfshira nga flakët.

Sipas të dhënave nga terreni, ndërhyrja e forcave zjarrfikëse po vazhdon pa ndërprerje, në përpjekje për të izoluar vatrat aktive dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në pjesë të tjera të godinës.

Në operacion janë angazhuar dhjetëra forca, përfshirë mbi 50 zjarrfikës, emergjencat civile dhe Forcat e Armatosura. Ndërhyrja po zhvillohet si nga toka, ashtu edhe nga ajri, ku helikopterët Cougar vijojnë hedhjen e ujit mbi zonat më problematike.


Pavarësisht përpjekjeve intensive, flakët në disa apartamente vijojnë të jenë aktive, duke e bërë operacionin më kompleks për shkak të përhapjes në fasadë dhe strukturën e ndërtesës.

Deri më tani raportohen disa persona me shenja asfiksie, të cilët kanë marrë ndihmë mjekësore në QSUT, ndërsa në gatishmëri janë vendosur edhe autoambulanca për çdo rast emergjent.

Autoritetet bëjnë me dije se operacioni do të vijojë deri në neutralizimin e plotë të zjarrit, ndërsa paralelisht pritet të nisë edhe hetimi për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje.

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i

 

1 MUAJ ME PARE

Flakët nisën nga dyqanet në katin e parë, drejtori i zjarrfikësve të Tiranës: Fasada ndikoi në përhapjen e vatrës!

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Foto ilustruese

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një kompleks pallatesh pranë QSUT në Tiranë, duke vënë në rrezik jetën e qytetarëve dhe banesat e dhjetëra familjeve.

Në më shumë se gjysmën e pallatit ka mbetur vetëm fasada e djegur. Zjarri dyshohet se ka nisur nga dyqanet në katin e parë të pallatit dhe pastaj është përhapur me shpejtësi.

Shkëlqim Goxhaj, drejtori i zjarrfikësve të Tiranës dha një deklaratë për mediat, ku u shpreh se zjarri nisi në një biznes në katin e parë të pallatit dhe fasada ndikoi në përhapjen e flakëve.

“Autoshkallat janë në vendngjarje, janë duke punuar. Janë tre autoshkalla. Dy në aktivitet, një në pjesën veriore. Kemi futur të gjitha mjetet e nevojshme për të mundësuar shuarjen e zjarrit.
Nga volumi i zjarrit që shohim, zjarri ka nisur në katin e parë të objektit, ku ka qenë një biznes. Pas vendosjes nën kontroll të situatës, do të nisim ekspertizën zyrtare për nisjen e zjarrit. Ne u përqendruam në të dyja skajet e vatrave të zjarrit. Kemi përqendruar forca edhe në tarracë. Deri më tani nuk kemi informacion për pasoja fatale, gjë që është shumë e rëndësishme.

Fasada ka ndikuar në përhapjen e vatrës së zjarrit”, tha Goxhaj.

Deri më tani, 7 persona kanë mbetur të asfiksuar, 3 zjarrfikës dhe 4 qytetarë janë dërguar në urgjencën e QSUT.

 

 

1 MUAJ ME PARE

Ministria e Mbrojtjes jep detaje nga zjarri pranë QSUT: Vijon operacioni, disa institucione të angazhuara

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Momente nga zjarri

Ministria e Mbrojtjes ka reaguar pas zjarrit të rënë në një kompleks banimi në kryeqytet, duke bërë të ditur se situata po ndiqet nga afër dhe se në terren janë angazhuar forca të shumta për përballimin e emergjencës.

Sipas njoftimit zyrtar, në operacion janë përfshirë dhjetëra mjete zjarrfikëse dhe efektivë nga struktura të ndryshme, ndërsa deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar si pasojë direkte e flakëve.

Bashkia e Tiranës ka operuar me kapacitete të plota, si në mjete ashtu edhe në personel. Në mbështetje të saj janë angazhuar edhe Bashkia Kamëz me dy mjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, si dhe Bashkia Vorë me dy mjete të tjera dhe 10 efektivë.

Ndërkohë, Forcat e Armatosura kanë vënë në dispozicion katër mjete zjarrfikëse, 26 efektivë dhe një helikopter Cougar, i cili po ndërhyn nga ajri për shuarjen e flakëve. Në operacion është përfshirë edhe UKT, që ka ndihmuar me tre autobote uji.

Autoritetet bëjnë me dije se strukturat përkatëse vijojnë të jenë në gatishmëri të plotë dhe po ndjekin situatën në mënyrë të vazhdueshme, deri në normalizimin e plotë të saj.

 

1 MUAJ ME PARE

Zjarri që “përpiu” pallatin te QSUT, vijon përpjekja për të shuar tërësisht flakët!

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Foto ilustruese

Një zjarr i përmasave të mëdha që përfshiu një kompleks pallatesh pranë QSUT në Tiranë ka shkaktuar pasoja të rënda materiale dhe disa të lënduar, ndërsa ndërhyrja për shuarjen e flakëve ka zgjatur për rreth tre orë.

7 persona janë transportuar në spital për shkak të asfiksisë nga tymi, konkretisht 4 qytetarë dhe 3 zjarrfikës. Gjithashtu, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin dy gra që kishin mbetur të bllokuara brenda pallatit.

Operacioni për shuarjen e zjarrit ka qenë intensiv dhe i zgjatur. Në terren janë angazhuar forca të shumta zjarrfikëse nga Tirana, si dhe efektivë të forcave të ndërhyrjes së shpejtë.

Për shkak të përmasave të zjarrit, në ndihmë janë përdorur edhe dy helikopterë, të cilët kanë ndërhyrë nga ajri për të bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Shefi i zjarrfikësve të Tiranës, Arben Cara, ka bërë të ditur se zjarri ka përfshirë të gjithë kompleksin e pallateve.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se ka nisur në katet e para të ndërtesës.  Flakët më pas u ngjitën në godinë përmes fasadës së jashtme, duke arritur deri në katin e 12-të.

1 MUAJ ME PARE

Zjarri pranë QSUT, Drejtori i Policisë: Nuk ka viktima, po verifikojmë çdo detaj

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Skënder Hitaj

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, ka qenë i pranishëm në terren pas zjarrit masiv që përfshiu një pallat në zonën e “Farmacia 10”, pranë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke ndjekur nga afër operacionin e emergjencës.

Në një prononcim për mediat, ai bëri të ditur se deri në këto momente nuk raportohen viktima, ndërsa personat e paraqitur në spital kanë shfaqur kryesisht shenja asfiksie.

Nuk kanë probleme, por thjesht asfiksi. Akoma nuk e kemi bërë bilancin e të gjithë pasojave. Kur të kontrollojmë gjithë bizneset do ju bëjmë me dije për bilancin”, u shpreh drejtori i Policisë.

Sipas tij, edhe punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë pësuar dëmtime të lehta gjatë ndërhyrjes.

Punonjësit e shërbimit zjarrfikës kanë djegie të vogla, nuk kanë dëme të rënda,” tha ai.

Hitaj theksoi se të gjitha strukturat janë vënë në lëvizje menjëherë pas marrjes së njoftimit për zjarrin, duke përfshirë edhe strukturat speciale të policisë.

Janë angazhuar të gjitha strukturat me marrjen e njoftimit. Janë vënë në dispozicion forcat RENEA dhe repartet e tjera,” deklaroi ai.

Sa i përket situatës në terren, drejtori i Policisë nënvizoi se kontrollet vijojnë dhe se ende nuk është bërë një verifikim i plotë i të gjitha banesave dhe ambienteve të godinës.

Nuk ka njoftim zyrtar për humbje jete. Nuk janë kontrolluar të gjitha banesat. Më vonë do të kemi një bilanc të detajuar,” u shpreh ai.

Paralelisht me ndërhyrjen për shuarjen e flakëve, autoritetet kanë nisur edhe hetimet për të zbardhur shkaqet e zjarrit.

Po grumbullojmë provat, po marrim kamerat e sigurisë dhe do pyeten personat e përfshirë. Nëse ka persona përgjegjës do mbajnë përgjegjësi,” deklaroi drejtori i Policisë.

Ndërkohë, operacioni në terren vijon me angazhimin e mbi 50 forcave, përfshirë zjarrfikës, emergjencat civile dhe ushtrinë, si dhe me ndërhyrjen nga ajri të helikopterëve Cougar, në përpjekje për të vënë nën kontroll të plotë flakët dhe për të shmangur rrezikun për banorët dhe zonën përreth.

1 MUAJ ME PARE

Përkeqësohet situata te kompleksi pranë QSUT-së, flakët “përpijnë” apartamentet nga brenda; 6 të lënduar!

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Përkeqësohet situata te kompleksi pranë QSUT

Situata vijon të mbetet kritike në zonën ku u përfshi nga flakët fasada e pallatit pranë QSUT. Flakët kanë hyrë brenda apartamenteve, duke e vështirësuar edhe më tej ndërhyrjen për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë ka shkuar në 6 numri i të lënduarve që janë dërguar në spital, 3 prej tyre pjesë e forcave zjarrfikëse.

Për situatën e zjarrit angazhuar edhe helikopterë ushtrie, 6 ekipe zjarrfikëse, emergjencat civile, ushtarake etj.

Deri tani, zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa banorët janë evakuuar nga banesat e tyre.

 

1 MUAJ ME PARE

Angazhohet ushtria për të vënë nën kontroll zjarrin pranë QSUT, ndërhyrje me helikopter

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Pamje nga zjarri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat pranë Spitalit “Nënë Tereza” në Tiranë, duke vënë në lëvizje të gjitha strukturat emergjente në vend.

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura, të cilat po marrin pjesë aktivisht në operacion. Një helikopter i ushtrisë është përfshirë në ndërhyrje, duke punuar nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa efektivë ushtarakë ndodhen në terren për të mbështetur operacionin dhe për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

Zjarri ka përfshirë fasadën e një pallati në zonën tek “Farmacia 10”, në aksin e “5 Majit”, përballë QSUT-së. Pavarësisht reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, flakët kanë qenë intensive për disa minuta, ndërsa e gjithë zona është mbuluar nga tym i dendur.

Si pasojë e tymit, katër persona – dy qytetarë dhe dy zjarrfikës – janë paraqitur në urgjencën e QSUT-së me shenja asfiksie.

Operacioni i përbashkët mes zjarrfikësve dhe ushtrisë vijon, me fokus vënien nën kontroll të plotë të flakëve dhe shmangien e përhapjes së tyre në pjesë të tjera të godinës apo objektet përreth.

 

1 MUAJ ME PARE

Vijon beteja me flakët, dy qytetarë dhe dy zjarrfikës të asfiksuar dërgohen në urgjencën e QSUT

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zjarri i rënë në kompleksin e pallatesh pranë QSUT në Tiranë ka shkaktuar asfiksimin e katër personave, mes tyre dy qytetarë dhe dy efektivë zjarrfikës.

Të katër personat e asfiksuar janë transportuar drejt urgjencës së QSUT-së, ku po marrin ndihmë mjekësore. Ende nuk ka një informacion të detajuar mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, forcat zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren, duke evakuuar banorët që ndodhen ende brenda pallatit. Operacioni mbetet në zhvillim, ndërsa prioritet mbetet nxjerrja e sigurt e çdo personi nga ndërtesa e rrezikuar.

Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke përfshirë pothuajse të gjithë fasadën e pallatit, e cila është shkrumbuar nga flakët.

Nuk ka ende një bilanc të plotë të dëmeve në apartamente apo në strukturën e ndërtesës.

 

1 MUAJ ME PARE

Vijon zjarri pranë QSUT, zjarrfikësit përdorin shkallët për evakuimin e banorëve (Video)

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i

Një pallat është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte në Tiranë, në zonën përballë QSUT. 

Sipas të dhënave paraprake, zjarri ka përfshirë një pjesë të konsiderueshme të fasadës së jashtme të godinës, duke u përhapur me shpejtësi dhe duke shkaktuar dëme të dukshme materiale. Banorët e pallatit kanë reaguar menjëherë, duke u evakuuar nga ambientet e tyre.

Siç shihet edhe nga pamjet, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë ndërhyrë me mjete të specializuara. Zjarrfikësit kanë përdorur shkallë lëvizëse për t’u afruar në katet e sipërme të pallatit, duke ndihmuar në evakuimin e banorëve dhe në izolimin e flakëve.

Ndërhyrja e tyre është fokusuar si në shpëtimin e personave të mbetur në banesa, ashtu edhe në shuarjen e zjarrit për të parandaluar përhapjen në pjesë të tjera të godinës.

1 MUAJ ME PARE

Zjarri te pallati pranë QSUT-së, zjarrfikësit nxjerrin gruan e moshuar nga flakët

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Momenti kur zjarrëfikësit shpëtojnë të moshuarën

Zjarrfikësit kanë arritur të shpëtojnë një grua të moshuar nga flakët në kompleksin e pallateve pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu pak minuta më parë. 

Sipas informacionit të fundit, forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur nxjerrjen e gruas i nga ambientet e përfshira nga flakët. Nuk bëhen ende të ditura rrethanat shëndetësore në të cilat ndodhet ajo. 

Operacioni i shpëtimit vijon, ndërsa ekipet po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe sigurimin e zonës.

 

1 MUAJ ME PARE

Shkrumbohet e gjithë fasada, pamje të reja nga zjarri i madh në kompleksin e pallateve pranë QSUT-së! (Video)

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i

Janë publikuar pamje të reja nga zjarri i madh që ka përfshirë kompleksin e pallateve pranë QSUT-së. Në pamje shihet se si polisteroli i përdorur për izolimin e jashtëm të pallatit është shkrumbuar dhe po vijon të digjet ende, ndërkohë që zjarrëfikësit mundohen të shuajnë flakët.

Flakët dyshohet se kanë nisur në katin e parë të kompleksit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta. Zjarri është raportuar nga banorët e zonës, të cilët kanë vënë re përhapjen e shpejtë të flakëve dhe praninë e tymit të dendur. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikësja të cilët kanë evakuuar banorët e të gjithë pallatit.

 

1 MUAJ ME PARE

Fotot/ Momente të frikshme nga zjarri përballë QSUT-së, nëna me foshnjën dhe e moshuara nxitojnë të dalin nga flakët!

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Nëna vrapon me foshnjën ne duar, duke dalë nga pallati

Momente dramatike nga kompleksi i pallateve pranë QSUT, i cili është përfshirë nga flakët pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Zjarri mësohet se ka rënë në një nga katet e godinës, ndërsa tymi është përhapur me shpejtësi në të gjithë pallatin.

Ndërkohë janë publikuar pamjet ku banorët përpiqen të largohen me shpejtësi nga ndërtesa e përfshirë nga flakët. Mes tyre, bie në sy një nënë që vrapon me foshnjën në duar si dhe një e moshuar.

 Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i

Në vendin e ngjarjes ndodhen disa forca zjarrëfikëse, por mbeten ende të paqarta rrethanat sesi ra zjarri që dogji gjithë fasadën e jashtme të banesës.
Deri në këto momente, fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar, por dëme të konsiderueshme materiale. 

1 MUAJ ME PARE

Detaje nga zjarri në Tiranë/ Pallati i veshur me polisterol, e gjithë fasada në flakë

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i

Dalin të tjera detaje nga zjarri në Tiranë, ku një kompleks pallatesh është përfshirë nga flaktë te zona e QSUT. Siç shihen pamjet, ka marrë flakë e gjithë fasada e pallatit dhe dyshimet janë se kjo për shkak të veshjes me polisterol.

Pra duket se është e njëjta situatë si me pallatin te Delijorgji, i cili u shkrumbua muaj më parë. Nuk dihet ende se ku ka nisur zjarri, por veshja e fasadës ka arritur të ndizet dh është përhapur më pas kudo. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të lënduar, por policia po nxiton të largojë të gjithë banorët. Pamjet nga zona janë dramatike.

 

1 MUAJ ME PARE

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, rrezikohen edhe pallatet e tjera (Video)

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i

Zjarri i rënë te pallatet pranë QSUT ka marr përmasa të frikshme. Flakët janë duke agravuar duke bërë që të marrë e gjithë fasada. Mësohet se kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse dhe policia që po bëjnë evakuimin e banorëve.

Zjarri rrezikon të përhapet edhe te pallatet e tjera, pasi bëhet fjalë për një komples ku ka shumë ndërtesa. E gjithë zona është mbuluar nga tymi.

Ende nuk dihet se cili ka qenë shkaku i rënies së zjarrit, ndërsa deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme materiale.

1 MUAJ ME PARE

Zjarr i madh në Tiranë, flakët përfshijnë kompleksin e pallateve pranë QSUT-së! (Video)

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i
Pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një kompleks pallatesh në zonën pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, flakët dyshohet se kanë nisur në katin e parë të një prej ndërtesave, ndërsa situata mbetet ende në zhvillim.

Një zjarr i madh ka përfshirë kompleksin e pallateve pranë QSUT-së. Dyshohet se flakët kanë nisur në katin e parë të kompleksit, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Zjarri është raportuar nga banorët e zonës, të cilët kanë vënë re përhapjen e shpejtë të flakëve dhe praninë e tymit të dendur. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë policia dhe zjarrfikësja dhe po evakuohen banorët e të gjithë pallatit.

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i

Zjarri rrezikon të përfshijë edhe pallatin tjetër që ndodhet pranë.

Si pasojë e agravimit të situatës banorët janë në panik dhe të shqetësuar, ndërsa dëmet në banesa janë të konsiderueshme.

Ndërkohë ekipet zjarrfikëse vazhdojnë ndërhyrjen e tyre për të shuar flakët. Gjithashtu janë shpëtuar edhe dy persona që ishin të bllokuar në pallat. Zjarrfikësit kanë përdorur shkallë lëvizëse për t’u afruar në katet e sipërme të pallatit. Beteja me flakët vijon.

Minutë pas minute/ Neutralizohet zjarri pranë QSUT, shkrumbohet i

Në ndihmë të forcave zjarrfikëse janë angazhuar edhe Forcat e Armatosura, të cilat po marrin pjesë aktivisht në operacion. Një helikopter i ushtrisë është përfshirë në ndërhyrje, duke punuar nga ajri për shuarjen e flakëve, ndërsa efektivë ushtarakë ndodhen në terren për të mbështetur operacionin dhe për të ndihmuar në menaxhimin e situatës.

 

zjarr tirane qsut

1 Komente

  1. O
    Opionisti

    Amund hetohete nga prokuroia dhe fute ne burge

    Lini një Përgjigje