Kanë dalë rezultatet nga disa degë të Partisë Demokratike për votimin ku kandidati i vetëm për kreun e partisë është Sali Berisha, ndërsa shifrat po nxjerrin në pah pjesëmarrje të ulët dhe vota kundër edhe në një proces pa garë reale.
Në degën 8 të PD-së në Tiranë, nga 1741 anëtarë me të drejtë vote, morën pjesë vetëm 665 demokratë, ose rreth 38% e totalit të anëtarësisë.
Në Vlorë, ku PD numëron rreth 1600 anëtarë, në kuti janë hedhur rreth 700 vota, çka përkthehet në një pjesëmarrje rreth 44%.
Në Kolonjë morën pjesë 217 votues, ku 213 votuan pro Berishës dhe 4 abstenuan.
Në Korçë, rezultati nxori 392 vota pro për Berishën, 7 abstenime dhe 18 vota të pavlefshme, duke e çuar totalin e votuesve në 417.
Në Gramsh votuan 268 demokratë, ku 215 ishin pro Berishës, 22 kundër dhe 3 abstenuan, ndërsa pjesa tjetër e votave rezultuan të pavlefshme.
Ndërkohë, në Maliq janë numëruar 735 vota në total, ku 731 ishin pro dhe 4 kundër Sali Berishës.
Në Lushnje, 550 anëtarë kanë votuar pro kandidaturës së Berishës, ndërsa 26 vota kanë qenë kundër. Gjithashtu janë regjistruar 10 abstenime dhe 6 fletë votimi të pavlefshme.
Pas të ashtuquajturin referendum për konfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike, në rrjet kanë shpërthyer memet që e krahasojnë atë me Enver Hoxhën dhe Joseph Stalin.
Mungesa e garës reale dhe rezultati i parashikuar paraprakisht prodhuan reagime ironike, ku përdorues të shumtë publikuan meme dhe montazhe që e krahasojnë Berishën me figura autoritare.

Në fotot e shpërndara online, referendumi i PD-së paraqitet si një proces formal, pa alternativë dhe pa konkurrencë politike, ndërsa krahasimet lidhen drejtpërdrejt me modelin e votimeve në regjimet komuniste.

Procesi i sotëm vulosi edhe një herë krizën e brendshme të Partisë Demokratike, ku prej vitesh çdo strukturë, forum apo proces zgjedhor kontrollohet nga një qendër e vetme vendimmarrjeje.

Në vend të një gare politike për drejtimin e opozitës, PD prodhoi një votim simbolik për të legjitimuar status quo-në.

PO ashtu në disa prej fletëve që po qarkullojnë në rrjet shkruhet “turp”.Ndërsa në një tjetër lexohet “merre partinë me vete në varr”.

Një tjetër votues ka shkruar “Gentjan Progni”, ndërsa dikush tjetër ka hedhur emrin “Ervin Salianji” në vend të votës për Berishën.


Në një tjetër fletë votimi është shkruar fraza fyese “Te q**sha mut noken”, çka tregon nivelin e irritimit dhe përçarjes që ekziston brenda vetë bazës së PD-së.

Fotot janë shpërndarë me shpejtësi në Facebook, Instagram dhe TikTok.

Reagimi i rrjetit tregoi se një pjesë e opinionit publik e lexoi këtë proces më shumë si ritual politik sesa si zgjedhje reale.

Kanë dalë rezultatet e votimit për rikonfirmimin e Sali Berishës në disa degë të Partisë Demokratike, ndërsa procesi po shoqërohet me pjesëmarrje të ulët dhe vota kundër edhe pse kreu demokrat garon pa rivalë.
Në Bashkinë e Selenicës, nga 270 anëtarë në listat e reformuara të PD-së, morën pjesë në votim 157 demokratë. Prej tyre, 147 votuan pro Sali Berishës, ndërsa 10 vota rezultuan kundër.
Pjesëmarrja më e dobët është regjistruar në Postec, ku nga 66 votues aktivë në degë janë paraqitur vetëm 15 persona. Sali Berisha ka marrë 13 vota pro, ndërsa është regjistruar 1 abstenim dhe 1 votë e pavlefshme.
Ndërkohë, në Këlcyrë, nga 232 votues në total, 205 kanë votuar pro Berishës, 16 kundër, ndërsa janë regjistruar edhe 10 abstenime dhe 1 votë e pavlefshme.
Edhe në Përmet pjesëmarrja ka qenë nën pritshmëri. Nga 400 votues të regjistruar, në referendum morën pjesë vetëm 228 anëtarë. Prej tyre, 217 votuan pro, 9 kundër dhe 2 abstenuan.
Procesi i votimit në Partinë Demokratike, ku Sali Berisha kandidon i vetëm për kreun e partisë, është shoqëruar gjatë gjithë ditës me akuza për mungesë gare reale, pjesëmarrje të ulët dhe pretendime për farsë nga zëra kritikë brenda demokratëve.
Kanë nisur të publikohen rezultatet e para nga votimi për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha, ndërsa procesi në disa qendra votimi është shtyrë deri në orën 19:00.
Në degën e PD-së në Sarandë, referendumi për Berishën është mbyllur me 181 vota pro nga 229 votues në total. Sipas të dhënave, 40 demokratë kanë votuar kundër, 3 kanë abstenuar dhe 5 vota janë shpallur të pavlefshme.
Ndërkohë, në Gjirokastër, 270 anëtarë kanë votuar pro Berishës, ndërsa 11 janë shprehur kundër. Po ashtu janë regjistruar 5 abstenime dhe 5 vota të pavlefshme.
Nga 400 votues të PD në Përmet, vetëm 228 prej tyre morën pjesë në referendum. 217 prej tyre kanë votuar pro, 9 kundër dhe 2 kanë abstenuar.
Procesi i votimit është shoqëruar gjatë gjithë ditës me debate dhe akuza nga zëra kritikë brenda Partisë Demokratike, të cilët e kanë cilësuar votimin një “farsë” për shkak të mungesës së garës reale, pasi Sali Berisha kandidon pa rivalë për drejtimin e partisë.
Në disa degë të PD-së, komisionet vendosën shtyrjen e orarit të votimit deri në 19:00, me argumentin për t’u dhënë mundësi anëtarëve të marrin pjesë në proces. Megjithatë, kritikët e kanë parë këtë si përpjekje për të rritur pjesëmarrjen në një proces që sipas tyre është shoqëruar me interes të ulët nga baza demokrate.

Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar shifra që sipas tij tregojnë “braktisjen totale” të procesit të votimit për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidati i vetëm është Sali Berisha.
Në një reagim të fortë, Salianji e cilësoi procesin një “farsë për uzurpimin e PD-së”, ndërsa pretendoi se pjesëmarrja reale në degët kryesore të partisë ka qenë shumë e ulët krahasuar me shifrat e deklaruara nga selia blu.
Sipas tij, deri në përfundim të votimit në orën 18:00, në degët qendër qarku kishin marrë pjesë vetëm 3885 votues.
Salianji akuzoi drejtuesit e PD-së për manipulim të procesit dhe ironizoi vendimin për shtyrjen e orarit të votimit.
“Braktisje totale e farsës për të uzurpuar PD-në. Demokratët e përbuzën dhe poshtëruan këtë provokim për gjasme zgjedhje. Teatri me shtyrje orari ishte i tepërt. Votojnë miliona shqiptarë dhe nuk shtyhet orari, ndërsa këta e shtyjnë për degët e mëdha që sipas uzurpatorit kanë 20 mijë votues, por ndërkohë nuk kanë votuar as 4 mijë gjithsej”, deklaroi ai.
Referendumi për rikonfirmimin e Sali Berishës do të shtyhet deri në orën 19:00 në disa degë të PD. Degët që do të kenë shtyrje janë disa në Tiranë si dhe në qarqet e tjera, konkretisht në Vlorë e Fier për shkak të numrit të lartë të anëtarëve.
“Si pasojë e disa kërkesave që kanë ardhur pranë KOKOE-s nga disa degë të mëdha, sikurse është edhe dega 2 që voton këtu në seli, KOKOE ka marrë vendim që për këto degë të mëdha, të cilat, në të cilat ka fluks votimi dhe presin fluks që të vazhdojë edhe mbas orës 18:00, procesi të qëndrojë i hapur deri në orën 19:00 për këto degë të mëdha, në mënyrë që t'u jepet mundësia të gjithë demokratëve që të votojnë dhe të shprehin pëlqimin e tyre për procesin e rikonfirmimit të kryetarit të partisë. Është proces i cili është drejt përfundimit në disa degë të vogla, të cilat e kanë ezauruar procesin për shkak të kohëzgjatjes së tyre”, tha Ivi Kaso.
Sipas raportimeve, në Vlorë, nga 1600 anëtarë me të drejtë vote deri më tani kanë votuar mbi 630 persona. Në Selenicë vazhdon procesi pa ndërprerje. Në Fier, pjesëmarrja në votim është 31%.
Njoftimi vjen pak minuta para mbylljes së votimit.
Teksa Sali Berisha garon i vetëm për kreun e Partisë Demokratike, selia blu ka pranuar për herë të parë se partia është tkurrur në vetëm 50 mijë anëtarë, nga 100 mijë që numëronte një dekadë më parë. Në ditën e votimit pa rivalë, procesi po shoqërohet me akuza për “farsë”, mungesë gare reale dhe dyshime mbi pjesëmarrjen, ndërsa kritikët brenda PD akuzojnë Berishën se ka ulur artificialisht numrin e anëtarësisë për të fshehur braktisjen dhe rënien e mbështetjes në parti.
Teksa Sali Berisha garon i vetëm për kreun e Partisë Demokratike, selia blu ka pranuar për herë të parë se partia është përgjysmuar në anëtarësi. Por krahas rënies drastike të demokratëve, pikëpyetje të forta janë ngritur edhe mbi pjesëmarrjen reale në votime.
Zgjedhjet e kësaj të shtune në Partinë Demokratike po zhvillohen pa garë dhe mes akuzave për farsë, ndërsa procesi ka nxjerrë në pah krizën më të thellë të demokratëve në më shumë se një dekadë.
Për herë të parë, vetë Partia Demokratike pranoi zyrtarisht se ka rreth 50 mijë anëtarë, një shifër që tregon tkurrjen dramatike të partisë që dikur numëronte mbi 100 mijë demokratë.
Në vitin 2013, pas largimit të Berishës nga pushteti, në garën Basha-Olldashi PD kishte rreth 100 mijë anëtarë. E njëjta shifër u ruajt edhe në vitin 2017, kur Lulzim Basha u përball me Eduard Selamin.
Rënia nisi pas humbjeve elektorale dhe përçarjeve të brendshme. Në vitin 2021, pas humbjes ndaj Edi Ramës, PD zbriti në 75 mijë anëtarë.
Por “Rithemelimi”, që Berisha e paraqiti si rikthimin e demokratëve në parti pas shpalljes “non grata”, duket se prodhoi efektin e kundërt. Vetëm në pesë vitet e fundit, PD ka humbur ose larguar rreth 25 mijë anëtarë të tjerë, ndërsa figura historike dhe mbështetës të njohur janë distancuar nga partia.
Edhe procesi i sotëm po shoqërohet me dyshime të forta mbi pjesëmarrjen reale. Në vitin 2022, kur Berisha garoi përballë Ibsen Elezit, Rithemelimi nuk publikoi asnjëherë numrin total të anëtarësisë, ndërsa deklaroi se kishin votuar rreth 46 mijë demokratë dhe Berisha kishte marrë mbi 43 mijë vota.
Këtë herë, me Berishën kandidat të vetëm, selia blu publikoi për herë të parë shifrën prej 50 mijë anëtarësh, por kritikët brenda PD pretendojnë se kjo është një mënyrë për të ulur artificialisht bazën dhe për të fshehur rënien e pjesëmarrjes.
Sipas Komisionit Zgjedhor të PD-së, deri në orën 15:00 kishin votuar 28 mijë e 379 anëtarë në 77 degë të partisë. Megjithatë, zëra kritikë brenda demokratëve pretendojnë se shifrat nuk përputhen me realitetin në terren dhe kanë paralajmëruar publikimin e pamjeve filmike nga qendrat e votimit.
Në një proces ku Sali Berisha garon pa rivalë, zgjedhjet në PD po shoqërohen jo vetëm me mungesë gare, por edhe me hijen e dyshimeve mbi pjesëmarrjen dhe krizën e thellë që ka përfshirë partinë më të madhe opozitare në vend.
Ish-deputeti demokrat Ervin Salianji ka sulmuar ashpër procesin për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Demokratike, duke e cilësuar atë një “farsë” dhe një proces pa standarde demokratike.
I ftuar në Euronews, Salianji deklaroi se votimi me kandidat të vetëm nuk mund të konsiderohet referendum apo garë reale, ndërsa hodhi dyshime edhe mbi shifrat e pjesëmarrjes të raportuara nga Partia Demokratike.
“Këtu nuk ka referendum sepse referendumi nuk njihet nga statuti. Partitë funksionojnë mbi bazën e ligjit dhe statutit. Që të ketë referendum duhet të ketë kushte, pjesëmarrje, përfaqësues që ruajnë votat, listë anëtarësie. Kanë nxjerrë një listë me 51 mijë anëtarë, kur PD ka pasur 120 mijë. Me një të rënë të lapsit kanë hequr më shumë se gjysmën e anëtarëve”, tha Salianji.
Ai pretendoi se pjesëmarrja reale në votime ka qenë shumë më e ulët nga ajo që raportohet zyrtarisht nga selia blu.
“Deri në orën 13:00 kanë votuar në gjithë Shqipërinë vetëm 1898 anëtarë. Këto të dhëna nuk përkojnë me atë që deklarojnë mediat dhe zonja Vokshi. Mund të thonë edhe 111 milionë, kush i kontrollon këto? Nesër do publikoj video të qarta nga qendrat e votimit ku shihet çdo gjë, sa hyjnë e sa dalin”, deklaroi ai.
Salianji tha se demokratët po e refuzojnë procesin dhe e krahasoi klimën në PD me periudhën e komunizmit.
“Ka një braktisje të këtij procesi. Ata që kanë shkuar masivisht kanë vendosur emrin tim në fletën e votimit. Të tjerë thonë se kemi luftuar 50 vite për të mos qenë në komunizëm dhe tani po kthehemi prapë. Ky është reagim nga e gjithë Shqipëria”, u shpreh ish-deputeti demokrat.
Në fund, Salianji hodhi edhe një sfidë të drejtpërdrejtë ndaj Sali Berishës, duke deklaruar se kreu i PD shmangu garën nga frika e humbjes.
“Kjo farsë tregoi frikën e Sali Berishës për t’u përballur në garë. Nëse unë do të isha në garë me Sali Berishën, do ta mundja në mënyrë dërrmuese. Demokratët janë të lodhur nga humbjet, mashtrimet dhe shmangia e përgjegjësisë”, tha ai.
Një nga demokratët më të njohur dhe më të zjarrtë në mbështetje të Sali Berishës, Ilir Vrenozi, ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, duke sulmuar ashpër procesin me një video të publikuar në rrjetet sociale.
Ndryshe nga herët e tjera, Vrenozi nuk është paraqitur në votim, ndërsa në reagimin e tij shprehet se nuk mund të votojë në një proces ku në fletë ndodhet vetëm një kandidat.
Demokrati korçar e cilëson mungesën e garës si një praktikë që i kujton komunizmin dhe thotë se ndjehet i “ofenduar” nga një proces i tillë.
“Mos kërko nga Vrenozi të votojë në një listë që është vetëm një emër. Të lutem, se më ofendon, vëlla! Për zotin më ofendon! Doktorin e kam xhan, kam 35 vjet që e ndjek, por për të respektuar gjakun e gjyshit dhe të njerëzve të nënës që kanë vdekur burgjeve, nuk dua të kthej komunizmin. Më duket sikur bëj faj po vajta aty”, shprehet Vrenozi.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, ai thekson se e konsideron votën si të shenjtë dhe refuzon ta “shpërdorojë” në një proces pa alternativë.
“Kur votova për Lulin kishte garë, ishin katër-pesë kandidatë. Tani kë të votoj? Saliun apo Berishën? Unë e dua votën shumë, vëlla. Nuk e shpërdoroj votën. Dakord jam që doktori të vazhdojë, por kur thua ‘s’ka tjetër’, atëherë nuk je parti. Pse s’ka tjetër pas 36 vitesh? Le të rrijë president nderi dhe të qarkullojnë të tjerët”, deklaron ai.
Qëndrimi i Vrenozit ka shkaktuar reagime në rrjet, pasi ai njihet si një nga mbështetësit më besnikë dhe më aktivë të Sali Berishës ndër vite.
Zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, ku kandidon i vetëm Sali Berisha, janë shoqëruar me kritika të forta dhe reagime të ashpra nga vetë demokratët, të cilët e kanë cilësuar procesin si “farsë”, “votim me urdhër” dhe “mungesë totale gare”.
Teksa sot po zhvillohet procesi i votimit për drejtimin e Partisë Demokratike, disa mbështetës të PD-së kanë dalë hapur kundër mënyrës së organizimit të zgjedhjeve, duke krahasuar situatën me periudhën e komunizmit.
Një demokrat nga Fieri, i irrituar pasi në fletën e votimit gjendej vetëm emri i Sali Berishës, bëri një krahasim të fortë me regjimin e Enver Hoxhës.
“Në kohën e Enverit votohej me urdhër për një. U kthye sistemi i diktaturës edhe sot në PD”, u shpreh ai.
Kritika të forta pati edhe nga demokratë të tjerë, të cilët e cilësuan procesin një “farsë elektorale” pa garë reale.
“Ky nuk është proces votimi, kjo është një farsë elektorale që zoti Berisha po organizon, si në kohën e komunizmit, me një kandidat të vetëm. Jam i sigurt që demokratët do e bojkotojnë këtë proces. Unë votova kundër Berishës”, deklaroi një tjetër mbështetës i PD-së.
Reagime pati edhe në Dibër, ku demokrati Lufti Loka refuzoi të marrë pjesë në votim, duke thënë se procesi nuk respekton statutin e partisë dhe nuk ka legjitimitet.
“PD nuk është kooperativë bujqësore. Unë bëj thirrje të gjithëve që mos t’i bashkohen këtij votimi që është fals. Referendumin e bën presidenti, jo kryetari i partisë. Për mua zgjedhje nuk ka”, tha ai.
Ndërkohë, zëra kritikë brenda partisë pretendojnë se mungesa e kandidatëve alternativë po e kthen procesin në një formalitet për konfirmimin e Sali Berishës në krye të Partisë Demokratike.
Sali Vucici do ia hedhe fajin Eduardos qe i beri dhjerokratet te marrin rruget e kurbetit qe te shkaterrohet PD. Mbajeni mend po nuk tha keshtu.