Operacioni "Liria", SHBA dhe Irani shkëmbjenë zjarr në Hormuz...
Përplasjet në Ngushticën e Hormuzit po marrin një dimension të ri ushtarak, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë drejtpërdrejt për të garantuar lirinë e lundrimit në këtë korridor strategjik.
Komanda Qendrore amerikane njoftoi se forcat e saj kanë shkatërruar gjashtë varka të vogla iraniane dhe kanë interceptuar raketa lundruese si edhe dronë të lëshuar nga Irani.
Admirali Brad Cooper deklaroi se rreth 15 mijë ushtarakë amerikanë janë përfshirë në operacionin “Project Freedom”, të nisur nga administrata Trump me qëllim rivendosjen e lirisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.
Ai deklaroi se qëllimi kryesor është ruajtja e sigurisë në një nga rrugët më të rëndësishme detare në botë, ndërsa paralajmëroi forcat iraniane të qëndrojnë larg mjeteve ushtarake amerikane për të shmangur një përshkallëzim të drejtpërdrejtë.
Në të njëjtën kohë, ai konfirmoi se bllokada amerikane ndaj Iranit mbetet në fuqi, duke kufizuar hyrje-daljet detare drejt territorit iranian. Sipas tij, kjo masë po rezulton më efektive nga sa ishte parashikuar fillimisht.
Sipas Cooper, sulmet me raketa dhe dronë janë kryer nga Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, të cilat, sipas tij, po përpiqen të pengojnë misionin amerikan për zhbllokimin e kësaj rruge strategjike detare.
Gjenerali amerikan paralajmëroi gjithashtu forcat iraniane, duke i “këshilluar fuqimisht” që të qëndrojnë larg mjeteve ushtarake të SHBA-së. Ai shtoi se bllokada detare e vendosur nga SHBA ndaj Iranit mbetet në fuqi, por nuk komentoi nëse ngjarjet e mëngjesit të së hënës përbëjnë shkelje të armëpushimit.
Zhvillimet vijnë në një moment tensioni të lartë në rajon, pas sulmeve ndaj anijeve dhe infrastrukturës energjetike në Gjirin Persik, si dhe paralajmërimeve të Iranit për goditje ndaj çdo pranie ushtarake në zonë.
Përshkallëzimi i fundit në Hormuz rrit ndjeshëm rrezikun e një përplasjeje më të gjerë, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e furnizimeve globale me energji dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.
Sulmet e fundit në Gjirin Persik tregojnë një përshkallëzim të drejtpërdrejtë nga Irani, i cili duket se po reagon ndaj zhvillimeve ushtarake dhe detare në Ngushticën e Hormuzit, duke rikthyer në shënjestër anijet dhe infrastrukturën energjetike në rajon.
Goditja me dronë ndaj kompleksit të naftës në Fujairah, një nga pikat kryesore të eksportit të energjisë në Emiratet e Bashkuara Arabe, vjen në një moment kur Shtetet e Bashkuara kanë ndërhyrë për të shoqëruar anijet tregtare të bllokuara në Hormuz. Ky operacion, i njohur si “Project Freedom”, synon të garantojë kalimin e sigurt në një korridor jetik për tregtinë globale.
Në këtë kontekst, veprimet iraniane interpretohen si kundërpërgjigje ndaj pranisë dhe ndërhyrjes amerikane, të cilën Teherani e konsideron shkelje të armëpushimit. Sulmet ndaj anijeve dhe objekteve energjetike pasqyrojnë një strategji të përsëritur të Iranit për të ushtruar presion mbi kapacitetet eksportuese të vendeve të Gjirit.
Kompleksi i Fujairah, ku shpërtheu zjarri pas sulmit, është një nga nyjet më të rëndësishme për depozitimin dhe shpërndarjen e naftës në Lindjen e Mesme. Goditja e tij thekson rrezikun në rritje për sigurinë e infrastrukturës kritike dhe për stabilitetin e tregjeve energjetike.
Përshkallëzimi i fundit tregon se kriza në Gjirin Persik po hyn në një fazë më të ndjeshme, ku përplasjet indirekte po shndërrohen në goditje të drejtpërdrejta ndaj objektivave strategjikë, duke rritur pasigurinë për furnizimet globale me energji.
Sulmi me dronë ndaj kompleksit të naftës në Fujairah ka shkaktuar edhe të plagosur, duke thelluar pasojat e përshkallëzimit të fundit në Gjirin Persik.
Zyra e Medias e Fujairah bëri të ditur se tre shtetas indianë janë dërguar në spital për trajtim mjekësor pas goditjes në zonën industriale të naftës (Fujairah Oil Industry Zone – FOIZ). Sipas deklaratës zyrtare, ata kanë pësuar lëndime të moderuara.
Kompleksi FOIZ konsiderohet një nga qendrat kryesore energjetike në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një nga kapacitetet më të mëdha të depozitimit të naftës në rajon.
Ngjarja vjen pas raportimeve për një zjarr të madh të shkaktuar nga sulmi, ndërsa autoritetet vijojnë përpjekjet për të vënë situatën nën kontroll. Incidenti është pjesë e një serie zhvillimesh të fundit në Ngushticën e Hormuzit dhe përreth saj, ku janë raportuar goditje ndaj anijeve dhe objekteve energjetike.
Zhvillimet e reja shtojnë shqetësimet për sigurinë e infrastrukturës kritike dhe për stabilitetin në një korridor kyç për tregtinë globale të energjisë.
Fluturimet me destinacion Dubain dhe Sharjahun në Emiratet e Bashkuara Arabe janë pezulluar përkohësisht ose po devijohen, pas sulmeve të fundit iraniane me dronë dhe raketa.
Sipas platformës së monitorimit të trafikut ajror Flightradar24, kompanitë ajrore kanë ndërmarrë masa të menjëhershme për të garantuar sigurinë e pasagjerëve dhe ekuipazheve.
Të dhënat tregojnë se disa avionë janë ridrejtuar drejt aeroporteve alternative, ndërsa të tjerë kanë vonuar nisjet deri në një vlerësim më të qartë të situatës së sigurisë në rajon. Hapësira ajrore në pjesë të Lindjes së Mesme po monitorohet nga afër, ndërsa autoritetet dhe linjat ajrore po përshtatin itineraret në kohë reale.
Zhvillimet vijnë në një moment tensioni të shtuar në rajon dhe pasqyrojnë ndikimin e drejtpërdrejtë të situatave të sigurisë në transportin ajror ndërkombëtar. Korridoret ajrore që lidhin Europën, Azinë dhe Gjirin Persik konsiderohen ndër më të ngarkuarat në botë, çka e bën çdo devijim të ketë pasoja zinxhir në oraret dhe operacionet e fluturimeve.
Deri tani nuk ka një afat të qartë për rikthimin e plotë të operacioneve normale, ndërsa situata mbetet në zhvillim dhe në varësi të stabilitetit në terren.
Anija koreano-jugore që u përfshi nga flakët në Ngushticën e Hormuzit dyshohet se ka qenë objekt i një sulmi.
Ministria e Oqeaneve dhe Peshkimit e Koresë së Jugut njoftoi se një “goditje e dyshuar” është regjistruar ndaj anijes së mallrave “HMM Namu”, e cila ndodhej e ankoruar pranë Emirateve të Bashkuara Arabe. Në bord ishin 24 persona, përfshirë gjashtë shtetas koreano-jugorë dhe 18 të huaj, pa raportime për viktima.
Sipas të dhënave paraprake, një shpërthim ndodhi në anën e majtë të dhomës së motorit, çka më pas shkaktoi zjarr në bord. Autoritetet po hetojnë për të përcaktuar shkakun dhe për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një sulm të qëllimshëm.
Zhvillimi vjen paralelisht me incidente të tjera në të njëjtën zonë. Autoritetet në Emiratet e Bashkuara Arabe raportuan më herët për goditjen e një anijeje cisternë të lidhur me kompaninë shtetërore Adnoc, ndërsa janë regjistruar edhe sulme me dronë dhe lëshime raketash.
Ngjarjet e fundit theksojnë përshkallëzimin e tensioneve në Ngushticën e Hormuzit, një korridor kyç për transportin global të naftës, ku çdo incident rrit menjëherë rrezikun për stabilitetin rajonal dhe sigurinë e furnizimeve energjetike.
Një sulm i ri me dronë ka goditur një nga nyjet më të rëndësishme energjetike në Gjirin Persik, duke shkaktuar një zjarr të madh në portin e naftës në Fujairah, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Flakët përfshinë zonën industriale të depozitimit të naftës, ndërsa ekipet e mbrojtjes civile ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll, bëri të ditur Zyra e Medias e qeverisë lokale përmes një njoftimi zyrtar.
Fujairah konsiderohet porti më i madh dhe një nga qendrat kryesore të magazinimit të naftës në Emirate, me rëndësi strategjike për furnizimin global me energji. Objekti kishte qenë në shënjestër edhe para armëpushimit, në sulme të ngjashme me dronë.
Ngjarja ndodh në një klimë të tensionuar në rajon. Ministria e Mbrojtjes e Emirateve njoftoi se ka interceptuar tre raketa të lëshuara nga Irani, duke parandaluar pasoja të mëtejshme.
Deri tani, autoritetet iraniane nuk kanë reaguar zyrtarisht ndaj akuzave për sulmin.
Incidenti thekson brishtësinë e situatës së sigurisë në Gjirin Persik dhe rrezikun e ndërprerjeve në një korridor jetik për tregtinë globale të energjisë.

Emiratet e Bashkuara Arabe japin alarmin: Mbrojtja ajrore po përballet me raketa dhe dronë që vijnë nga Irani...
Irani duket se i ka dhënë fund armëpushimit dhe ka rifilluar sulmet ushtarake në Gjirin Persik, duke rikthyer pasigurinë për agravimin e situatës.
Një zjarr i madh shpërtheu në një kompleks industrial të naftës në Fujairah, në Emiratet e Bashkuara Arabe, pas një sulmi me dronë që autoritetet lokale e lidhin me Iranin. Objekti i goditur konsiderohet pjesë e rëndësishme e infrastrukturës energjetike të rajonit.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë se mbrojtja e saj ajrore “aktualisht po përballet me sulme me raketa dhe dronë që vijnë nga Irani”.
“Ministria e Mbrojtjes konfirmon se tingujt e dëgjuar në pjesë të ndryshme të vendit janë rezultat i ndërhyrjes së sistemeve të mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe që kapin raketa balistike, raketa lundrimi dhe dronë”, tha ajo në një deklaratë për X.
Ministria e Mbrojtjes e Emirateve njoftoi se katër raketa u lëshuan nga territori iranian. Tre prej tyre u neutralizuan nga sistemet e mbrojtjes ajrore, ndërsa një tjetër përfundoi në det pa shkaktuar dëme.
Autoriteti Kombëtar për Menaxhimin e Emergjencave aktivizoi alarmet për popullsinë, duke sinjalizuar një kërcënim në zhvillim. Ky është ndër rastet e para të këtij niveli që nga hyrja në fuqi e armëpushimit, duke treguar për një përshkallëzim të menjëhershëm të situatës.
Pak më vonë, një njoftim i dytë zyrtar bëri të ditur se situata është vënë nën kontroll dhe qytetarët mund të rifillojnë aktivitetet normale, megjithatë tensionet mbeten të larta.
Zhvillimet vijnë në një moment kur Shtetet e Bashkuara kanë intensifikuar praninë detare në zonë për të garantuar kalimin e sigurt të anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, një korridor jetik për tregtinë globale. Në reagim, Irani ka paralajmëruar se çdo prani ushtarake në këtë zonë mund të konsiderohet objektiv.
Rikthimi i sulmeve dhe retorika e ashpër rrisin rrezikun e një përplasjeje më të gjerë, duke vënë në pikëpyetje qëndrueshmërinë e armëpushimit dhe sigurinë e një prej rrugëve më të rëndësishme të furnizimit me energji në botë.
Shpërthimet në Hormuz dhe paralajmërimet nga Irani rrisin tensionet në korridorin strategjik global...
Një shpërthim i ndjekur nga flakë në një anije koreano-jugore në Ngushticën e Hormuzit ka rikthyer në qendër të vëmendjes tensionet në një nga korridoret më të rëndësishme të energjisë në botë, aty ku çdo incident ka ndikim të drejtpërdrejtë në sigurinë rajonale dhe tregjet globale.
Anija, e operuar nga një kompani detare e Koresë së Jugut, ndodhej në ankorim pranë Emirateve të Bashkuara Arabe kur u regjistrua shpërthimi. Autoritetet në Seul konfirmuan se nuk ka viktima, ndërsa po vijojnë hetimet për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për një aksident apo një sulm të mundshëm.
Ngjarja ndodh në një klimë të tensionuar në Hormuz, ku Irani ka rritur presionin mbi trafikun detar. Zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Hossein Mohebi, deklaroi për “Press TV” se çdo anije që nuk respekton rregullat e vendosura nga Irani do të përballet me “pasoja serioze”, duke përfshirë ndalimin me forcë. Ai theksoi se kalimi i sigurt në ngushticë varet nga koordinimi me forcat iraniane.
Paralajmërimet e Teheranit vijnë në një moment kur Shtetet e Bashkuara kanë rritur praninë ushtarake në zonë. Në kuadër të operacionit “Project Freedom”, Komanda Qendrore Amerikane njoftoi se dy anije tregtare me flamur amerikan kanë kaluar me sukses ngushticën, të shoqëruara nga mjete ushtarake për të garantuar sigurinë e lundrimit.
Ndërkohë, forcat iraniane kanë raportuar se kanë qëlluar me të shtëna paralajmëruese ndaj anijeve luftarake amerikane, duke i akuzuar për mosrespektim të sinjaleve të tyre.
Sipas zyrës së marrëdhënieve me publikun të ushtrisë iraniane, shkatërruesit amerikanë “fikën radarët e tyre” në Detin e Omanit dhe u përpoqën t’i afroheshin Ngushticës së Hormuzit.
“Menjëherë pasi i ndezën radarët, ata u zbuluan dhe u përballën me një paralajmërim në radio nga marina e Republikës Islamike të Iranit në lidhje me rreziqet e shkeljes së armëpushimit”, tha ajo. Vetë SHBA e mohoi.
Kjo përplasje retorike dhe operative rrit rrezikun e incidenteve të paparashikuara në një zonë tashmë të brishtë.
Reagime ka pasur edhe nga vendet e rajonit. Katari dënoi një sulm të mëparshëm ndaj një anijeje të kompanisë energjetike të Emirateve, Adnoc, duke e cilësuar shkelje të së drejtës ndërkombëtare dhe të lirisë së navigimit. Doha theksoi se Ngushtica e Hormuzit nuk mund të përdoret si mjet presioni politik dhe kërkoi garantimin e kalimit të lirë për trafikun detar.
Hormuzi mbetet një arterie jetike për ekonominë globale, pasi përmes tij kalon një pjesë e konsiderueshme e eksportit botëror të naftës. Për këtë arsye, çdo incident, si ai me anijen koreano-jugore, dhe çdo paralajmërim nga aktorët kryesorë në rajon, rrit menjëherë shqetësimet për stabilitetin dhe sigurinë e furnizimeve energjetike në shkallë globale.
Një alarm emergjent për raketa është lëshuar në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke paralajmëruar për kërcënime të mundshme dhe duke u kërkuar banorëve të kërkonin menjëherë strehim dhe të prisnin udhëzime të mëtejshme.
Alarmi u shpërnda përmes sistemit të njoftimeve në telefonat celularë dhe u konfirmua nga dëshmitarë të cituar nga agjenci ndërkombëtare të lajmeve. Mesazhi fillestar theksonte nevojën për kujdes maksimal dhe respektimin e udhëzimeve të autoriteteve.
Pak më vonë, autoritetet në Dubai dërguan një njoftim të dytë, ku sqaruan se situata “tani është e sigurt” dhe se banorët mund të rifillojnë aktivitetet normale. Nuk janë dhënë menjëherë detaje shtesë mbi natyrën e kërcënimit apo nëse alarmi lidhej me një incident konkret.
Sipas raportimeve mediatike, ky është paralajmërimi i parë i këtij lloji në Emiratet e Bashkuara Arabe që nga hyrja në fuqi e armëpushimit mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, një marrëveshje që kishte ulur përkohësisht tensionet në rajon.
Megjithatë, situata në Gjirin Persik mbetet e brishtë. Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion detar për të shoqëruar anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët ujore më të rëndësishme për furnizimin global me energji dhe mallra.
Në reagim, Irani ka paralajmëruar se çdo anije ushtarake e pranishme në këtë korridor strategjik mund të konsiderohet objektiv. Këto zhvillime tregojnë për një rritje të rrezikut të përshkallëzimit, edhe pse nuk ka konfirmime për incidente të drejtpërdrejta të lidhura me alarmin e fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Këshilltari diplomatik i Emirateve të Bashkuara Arabe, Anwar Gargash, reagoi publikisht për incidentin në ngushticën e Hormuzit, ku u shënjestrua një tanker i lidhur me Kompaninë Kombëtare të Naftës së Abu Dhabit, ADNOC.
Në një postim në platformën X, Gargash e cilësoi ngjarjen si pjesë të një serie aktesh të përsëritura që, sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me Iranin.
Ai shkroi se: “Agresioni iranian vazhdon i pandërprerë, me akte piraterie detare që synojnë një tanker kombëtar të lidhur me Adnoc, ndërsa ai kalonte nëpër ngushticën e Hormuzit”.
Deklarata e tij e lidh incidentin konkret me një linjë më të gjerë përplasjeje në rajon, ku korridoret detare mbeten pika kritike për sigurinë energjetike dhe tregtinë ndërkombëtare. Ngushtica e Hormuzit përpunon një pjesë të konsiderueshme të trafikut global të naftës, çka e kthen çdo incident në çështje me impakt të drejtpërdrejtë gjeopolitik.
Gargash sqaroi edhe pozicionin zyrtar të Emirateve për këtë zhvillim.“Qëndrimi i Emirateve të Bashkuara Arabe mbetet i palëkundur në refuzimin e agresionit dhe në mbështetjen e lirisë së lundrimit në këtë kalim ndërkombëtar jetësor”, u shpreh ai.
Këshilltari diplomatik e mbylli reagimin duke e lidhur ngjarjen me një vlerësim më të gjerë për rolin e Iranit në rajon: “Këto sulme nënvizojnë se kërcënimi iranian për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit vazhdon dhe nuk mund të injorohet”.
Deklarata e Gargash e vendos incidentin në një kontekst përshkallëzimi, ku çdo episod në Hormuz përdoret si provë për një përballje më të gjerë politike dhe ushtarake në Gjirin Persik.
Irani tha të hënën pasdite se kishte qëlluar dy raketa drejt një anijeje luftarake amerikane pranë Ngushticës së Hormuzit , duke thënë se e kishte penguar atë të hynte në zonë.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Fars News, incidenti ndodhi pranë Ishullit Jask kur shkatërruesi amerikan injoroi paralajmërimet nga autoritetet iraniane. Anija thuhet se u godit nga dy raketa, të cilat më pas u larguan nga zona.
Në të njëjtën kohë, marina iraniane pretendoi, nëpërmjet televizionit shtetëror, se kishte penguar anijet luftarake amerikane të hynin në Ngushticën e Hormuzit .
Në të njëjtën kohë, megjithatë, një burim i lartë amerikan i cituar nga Barack Ravid i Axios mohoi se kishte një anije amerikane që ishte goditur nga raketa iraniane në zonë.
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) gjithashtu e mohoi këtë lajm.
Më parë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se SHBA-të do të fillonin të nxirrnin anijet "në mënyrë të sigurt" nga rruga ujore kritike, duke e quajtur këtë veprim një "gjest humanitar" pasi shumë nga anijet thuhet se po përballen me mungesa ushqimore.
Komanda Qendrore e SHBA-së tha se do të mbështeste operacionin me 15,000 trupa , më shumë se 100 avionë tokësorë dhe detarë, si dhe anije luftarake dhe dronë.
Garda Revolucionare ndërkohë ka publikuar një hartë të re të zonave në Ngushticën e Hormuzit që ata pretendojnë se janë nën kontrollin e marinës së tyre, sipas agjencisë lokale të lajmeve Fars . Kjo zonë shtrihet në perëndim nga një vijë midis majës më perëndimore të Ishullit Qeshm dhe emiratit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Umm al-Quwain. Në lindje, ajo arrin një vijë që lidh Malin Mubarak me emiratin e Fujairah. Nuk është e qartë se deri në çfarë mase kjo zonë kontrolli ndryshon nga ato të mëparshmet.
Paralajmërimet e Gardës Revolucionare për lundrimin
Në të njëjtën kohë, zëdhënësi i Gardës Revolucionare, Sardar Mohebbi, tha se çdo anije që nuk i përmbahet procedurës së menaxhimit të imponuar nga Teherani në Ngushticën e Hormuzit "do të ndalet me forcë".
"Nuk ka pasur asnjë ndryshim në procedurën e menaxhimit të Ngushticës së Hormuzit. Çdo lëvizje detare e anijeve civile dhe tregtare që ndjek protokollet e tranzitit detar të Gardës dhe kryhet në koordinim përmes rrugës së caktuar do të jetë e sigurt", tha ai.
Përkundrazi, siç paralajmëroi ai, çdo lëvizje tjetër që devijon nga udhëzimet "do të përballet me rreziqe serioze", ndërsa anijet që shkelin rregullat "do të ndalen me forcë".
Ai u bëri thirrje kompanive të transportit detar dhe kompanive të sigurimeve që t'i marrin seriozisht njoftimet e tij.
Kërcënime të reja për vendet e huaja
Ndërkohë, komandanti i lartë ushtarak i Iranit, Ali Abdullah Salehi, paralajmëroi marinat e huaja të mos hyjnë në Ngushticën e Hormuzit për të shoqëruar anijet tregtare.
Kreu i Shtabit të Përgjithshëm Khatam al-Anbiya akuzoi Shtetet e Bashkuara për destabilizim, duke argumentuar se veprimet e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kanë rrezikuar ekonominë dhe tregtinë globale pas sulmeve ndaj Iranit më 28 shkurt.
"Mbështetësit e Amerikës duhet të jenë të kujdesshëm dhe të mos ndërmarrin veprime që do të çojnë në pasoja të pariparueshme", tha ai, duke paralajmëruar se çdo përpjekje për të ndryshuar situatën do ta përkeqësonte krizën dhe do të rrezikonte sigurinë e anijeve në rajon.
Më parë, Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi nisjen e një operacioni të quajtur "Projekti Liria" , me kërkesë të vendeve, anijet e të cilave janë bllokuar në Ngushticë, me qëllim nxjerrjen e tyre të sigurt nga zona.
Lini një Përgjigje