TAGS-AT E JAVËS

Kulture26 Maj 2026, 22:01

Skandali/ RTSH tenton t’i marrë Festivalit për Fëmijë në Shkodër të drejtën e përfaqësimit në Junior Eurovision

Shkruar nga Pamfleti
Skandali/ RTSH tenton t’i marrë Festivalit për Fëmijë
Festivali për Fëmijë në Shkodër

RTSH nis konkurs paralel me Festivalin e Shkodrës, duke thyer marrëveshjen...

4 ditë para mbajtjes së netëve finale të edicionit të 64-ërt të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë Shkodër, një postim i bërë nga RTSH në rrjete sociale lidhur me nisjen e përgatitjeve për Junior Fest ka shkaktuar një tronditje të madhe.

Postimi ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë mes prindërve të këngëtarëve të vegjël, pjesëmarrës në Festivalin e Këngës për Fëmijë, por edhe mes konkurrentëve.

Por çfarë ka ndodhur?

Një vit më parë, falë marrëveshjes së nënshkruar mes Bashkisë Shkodër dhe Radio Televizioni Shqiptar, fituesi/ja e festivalit të Shkodrës në kategorinë 9-14 vjeç do të përfaqësonte Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest, i njohur ndryshe si Eurovisioni për fëmijë. Vendi ynë u përfaqësua me këngëtaren Kroni Pula, që zuri vendin e 6-të në këtë kompeticion evorpian.

Këngëtarët e vegjël, pjesëmarrës të këtij viti, synonin jo vetëm triumfin në skenën e Shkodrës, por edhe pjesëmarrjen në Junior Eurovision, që këtë vit zhvillohet në Maltë, më 24 tetor.

Skandali/ RTSH tenton t’i marrë Festivalit për Fëmijë

E ndërsa përgatitjet e konkurrentëve dhe prindërve të tyre janë këto ditë në fazën finale, pak para nisjes së udhëtimit të tyre drejt Shkodrës, njoftimi i bërë nga Radio Televizioni Shqiptar se “hap zyrtarisht rrugëtimin e edicionit të radhës së Junior Fest” ka revoltuar familjarët e këngëtarëve të vegjël.

Ftojmë të gjithë artistët e rinj, këngëtarë, interpretues dhe krijues të bëhen pjesë e këtij rrugëtimi të veçantë, që jo vetëm promovon talentin dhe kreativitetin, por edhe hap dyert drejt eksperiencës më të madhe europiane për fëmijë dhe adoleshentë, asaj të Junior Eurovision Song Contest”, shkruhet në njoftimin e RTSH-së, duke shkërmoqur kështu pritshmëritë e deritanishme të pjesëmarrësve në Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë Shkodër për një përfaqësim të mundshëm në Eurovizionin për Fëmijë.

Skandali/ RTSH tenton t’i marrë Festivalit për Fëmijë

Skandali i RTSH-së thellohet edhe më tej, kur një faqe informative me lajmet më të fundit nga Junior Eurovizion njofton në një postim të saj  në rrjete sociale se Shqipëria do ta përzgjedhë përfaqësuesin/en e saj në Eurovizionin për Fëmijë më datë 1 qershor, datë kur shpallet fituesi/ja e edicionit të 64-ërt të Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë Shkodër.

Në një kohë kur të huajt duket se janë mjaft të qartë se nga cili festival do të përzgjidhet përfaqësuesi i Shqipërisë në edicionin e këtij viti, duket se RTSH i bën lëmsh të gjithë duke shkërmoqur 4 ditë para finales ëndrrat e 20 konkurentëve junior.

Në kontaktet që “DurrësLajm” pati me prindër të fëmijëve pjesëmarrës na u komunikua se ata e cilësojnë skandaloz një njoftim të tillë, sepse sipas tyre të gjithë konkurrentët ishin impenjuar maksimalisht për këngët me të cilat do të prezantoheshin para jurisë së festivalit sepse qëllimi i tyre ishte që sillnin një këngë sa më të bukur të denjë edhe për Junior Eurovision.  

Megjithëse koha deri në ditën e finales është shumë e shkurtër, prindërit janë të vendosur të kontaktojnë të gjitha strukturat shtetërore përgjegjëse për të mos u mohuar me një të rënë të lapsit nga ana e RTSH-së të drejtën fëmijës së tyre, pse jo për të ëndëruar që këtë vit ai ose ajo që do ngjiten në skenën e Evropianit të Fëmijëve. /Durrës Lajm

rtsh festivali per femije shkoder junior eurovision

8 Komente

  1. S
    SNIPER 007

    Po cfare Junior do beje RTSH ja Eni Vasilit?! Nuk dine te bejne asgje! Eurovizionin e knoqën!...gjithe ajo kenge dhe e lane ne mes te rruges. Per festivalin e pranveres, kengetaret jo ne pritshmerite e nje festivali qe rikthehet pas kaq kohesh, promoja si e bere si para 20 vjetesh, e vjeter shume si ide, gje qe ben qe pritshmerite te jene te ulta. Kenga Fruta Perime nga Kroni e Adrian Hiles e perzgjedhur vjet ne festivalin e Shkodres ishte nje kenge shume e bukur. Juria e festivalit e perzgjedhur. Per cfare e duan Festivalin e femijeve kur skane kapacitetet e duhura, qe ta dhjesin dhe kete! RTSH mund ta marri se ne njefare menyre i takon, por kjo nuk do ishte per te miren e kenges, le te merren me shkaterrimin ne fazen e dyte kur duhet cuar ne Junior Eurovision. Nga ana tjeter Eni Vasili do qe ti rrisin taksen e aparatit a thua se paraadhesit e saj qe i kane bere te gjithe keto festivale, kane bere dhe programe e spektakle, nderkohe qe RTSH transmetonte dhe te gjithe kampionatet e futbolliit ne Europe e Shqiperi nuk punuan me te njejten takse. Por Eni Vasili nuk e ka kuptuar akoma qe po nuk pate ide dhe vizion po nuk pate njerzit e duhur po nuk pate aftesine, sado qe te ngrihet taksa e aparatit, asgje nuk ndryshon. Keshtu qe e vetmja takse qe i duhet rritur drejtoreshes eshte taksa e vizionit dhe aftesise!

    1. A
      ARMANDA

      KE FOL VLLAI. KETU NE RTSH ESHTE KAOTIKE SITUATA, SI ASNJEHERE TJETER. SPO MERRET VESH. 10 VETE PUNOJNE, 200 VETE JAPIN MEND. NEPER KORIDORE SHEH VETEM NJEREZ TE TREMBUR, DREJTUES E PREZANTES TE TREDHUR. I VETMI QE QESH ESHTE KOLLARJA ME ZARIN E PRODHIMIT, VEGLAT QORRE TE ENIT DMTH. KESHILLI INEKZISTENT, TURP I MADH! SA PER FESTIVALIN PRIT KUR TE JAPI DOREHQEJEN NDONJERI NGA ATA QE E KANE MARRE PERSIPER TA BEJ, SE SDINE KU KANE KOKEN!

    2. A
      AMANDA

      Junior Eurovizionin nuk e ndjek fare, u befte ajo qe eshte me mire per kengen Shqiptare. Per sa i perket takses se RTSH, shkon dhe del dhe Kryetari i Keshillit i mban ison Eni Vasilit! Largohuni ore merhumer nga ajo, distancohuni se ju ka marr me vete ne gremine! Eshte e vertete qe kush ka pas kurajon dhe e ka kundershtuar drejtoreshen e ka zhdukur, por ju cfare frike keni! Ju sju heqin dot! Zgjohu Keshilli, reagoni! Tregoni integritet o mjerane!

      1. B
        BESE

        Eshte arbitrare dhe jonjerezore qe ti nderpresesh endrren ne mes femijeve (4 dite perpara konkurimit), te cilet perpos deshires per te prekur skenen e nje festivali dinjitoz si ai i Shkodres, kane enderruar te prekin dhe Junior Eurovison. Po luhet ne kurriz te femijeve per interesa barbare e megallomane te njerezve qe mendojne qe kane pushtet absolut. Nje turp i madh te jemi pjese e kesaj shoqerie. Nje turp i madh qe perfaqesohemi nga njerez si keta!!!

        1. A
          Autori

          Keta jane gati te shkelin mbi gjithcka dhe mbi dinjitetin dhe endrrat e femijeve pasi e vetmja gje qe ju intereson jane leket, kap ca te kapesh dmth. A japin diku llogari keta drejtues?! A ka njeri qe u kerkon llogari ketyre monstrave?!

        2. E
          E verteta

          Eniiii mojjjjj kush ta dha idene e juniorit ? Anduena (keshilltaret e saj te tredhur, kollarja nga fisi yt, apo qorri nga lajmet) ?!?! Dhe thua qe rtsh ecen perpara nese do eci me kollaren, mjere ti

          1. P
            Papioni

            Kollares, Fred Peza i erdhi hakut, e kapi qe diten e pare prej zhelesh dhe e flaku jashte me gjithe gru! Na fal Fredi!

            1. R
              RTSH

              HAHAAAA..E KAPI NGA KOLLARJA

          Lini një Përgjigje